VERA PELAJ:RRËFIMI PËR NJERIUN E POPULLIT NË ROMANIN E SYLEJMAN ALIUT
Faqja 1 e 1
VERA PELAJ:RRËFIMI PËR NJERIUN E POPULLIT NË ROMANIN E SYLEJMAN ALIUT
RRËFIMI PËR NJERIUN E POPULLIT NË ROMANIN E SYLEJMAN ALIUT
Intervistoi: Vera Pelaj
Në një intervistë për Radio Kosovën, autori Aliu flet për librin e tij të fundit, idetë, personazhet, realitetin, profesionin etj.
Radio Kosova: Z. Aliu, sapo keni botuar romanin “Piramida e vetmisë”! Kush është brenda kësaj Piramide?
Sylejman Aliu: Mund të them se, në saje të frymëzimit dhe të përjetimit tim të përditshëm, brenda kësaj piramide jemi ne, kolektivi ynë kombëtar. Mendoj se, jo vetëm tash, por dhe gjatë periudhave të rëndësishme historike të popullit tonë të copëtuar gjithmonë, kemi bërë dhe bëjmë çmos që të mos jemi ne, por të jem vetëm unë dhe, vetëm unë. Shpjegimi rreth pyetjes suaj mund të jetë i gjatë, por e di saktësisht se edhe ky shpjegim do të përjetojë vetminë, njësoj siç e përjeton këtë vetmi dhe këto ethe vetmishë edhe populli ynë në tokat e tyre të shenjta. Zgjedhin parinë e tyre, pastaj përjetojnë shëmtinë e tyre morale. Zhgënjimi, pastaj, ua krijon mllefin e heshtur dhe dhembjen e dashurisë për njeriun tonë aq të tronditur, por dhe aq hero në shumë periudha tona vdekjesh e martirizimesh.
Radio Kosova: Pse jemi ne? Në çfarë aspekti e keni menduar?
Sylejman Aliu: E shihni dhe i përjetoni dhe ju të gjitha këto që i kemi përjetuar dhe i përjetojmë edhe sot. Shqipëria, po e zëmë, është e lirë, e bukur, e plleshme, margaritare botërore e bukurisë. E çfarë i bëjnë asaj përditë? E duam, si pari, vetëm vetveten dhe, vetveten e ndërton mbi rrënimet e vendit dhe të popullit të saj. Ndaj dhe sot, edhe Shqipëria është futur në këtë piramidë vetmie karshi vendeve dhe popujve të tjerë, të cilat dhe të cilët e duan vendin e tyre më shumë se vetveten, duke rrënuar çdo përpjekje tinëzare e grykëse qoftë edhe të një individi, që brenda tyre përpiqen të ngrehin piramida të tilla të vetmisë. Ngjashëm dhe, edhe më keq, është Kosova dhe populli i saj. Paritë udhëheqëse, në të vërtetë, udhëheqin principin e kujdestarisë morbide të mbjelljes së heshtjes dhe të përuljes së vendit dhe të popullit, që të mos u ndihet zëri i vuajtjeve të rrëmbyeshme. Prandaj them se ne, shqiptarët në përgjithësi, ishim dhe jemi brenda një piramide të tillë.
Radio Kosova: Përderisa në roman trajtohet një temë e përditshmërisë dhe historisë sonë, a do të thotë që edhe personazhet janë janë të gjitha reale?
Sylejman Aliu: Ngjarjet dhe përditshmëria jonë, sipas përjetimit tim, janë reale, ngjarje që kanë ndoshur dhe që ndodhin edhe sot. Brenda këtyre ngjarjeve edhe përsonazhet janë reale. Uroj që këto realitete t’i kem realizuar siç duhet edhe në aspektin letrar të përkushtimit dhe të ndiesisë përjetuese.
Radio Kosova: Personazhi Hataturpi, është emër i përveçshëm apo i përgjithshëm?
Sylejman Aliu: Fatkeqësisht, ky personazh, në ngjarjet e këtij romani, është i përgjithshëm. Kishte dhe ka në mesin tonë emra të tillë që për të veçuar vetveten nga kolektivi i tyre shoqëror e kombëtar, ngarendin vetëm pas lakmisë së tyre për t’u veçuar dhe për të zënë majat e piramidave të tilla, të cilat i ndërtojnë për vete mbi gërmadhat që i shkaktojnë. Keni dëgjuar se si një akademik, po e zëmë, përpiqet të shembë një shkrimtar tonin botëror vetëm pse nuk mund ta shoh atë në këto maja krijuese. Nëse nuk përpiqet ta shembë në këtë mënyrë hataturpëshe, atëherë si mund ta sheh veteveten se sa i vogël dhe i parëndësishëm është vetë? Lexuesi është vetvetja dhe ai, duke lexuar një vepër letrare, arrin me sinqeritet ta lexoj edhe shkrimtarin dhe përkushtimin e tij në gjithë jetën e tij krijuese.
Radio Kosova: Meqenëse jemi tek personazhet, brenda “Piramida e Vetmisë” e kemi, përveç të tjerëve, edhe Njeriun e Popullit! Çfarë përfaqëson në përmbajtjen e romanit ky personazh?
Sylejman Aliu: Njeriu i Popullit në këtë roman është më tepër një shpalim mashtrues dhe vetëmashtrues, jo vetëm i këtij personazhi, por edhe i popullit të mashtruar e të vetëmashtruar. Populli dhe paria e tij, dogmash të ndryshme dhe idila lakmishë, vrapojnë të shpallin e të ndërtojnë heroizma të paqena individësh. Pastaj, i shpallin heronj të gjallë, i quajnë “baba të kombit” dhe jo pse i duan, por pse, duke vepruar kështu, duan të paraqiten edhe ata se sa heronj e baba të kombit janë edhe vetë. Ju e dini se edhe Adem Jasharin, e quajtën komandant të UÇK-së, pastaj ia shtuan edhe “kualifikimin” legjendar, ndërkohë që asnjëri nga këta, por as populli sot e gjithë ditën nuk japin asnjë shpjegim se ky komandant ku e kishte ushtrinë, kur ai me gjithë familjen e tij të madhe, po shfarosej nga vrasësit serbë?
Radio Kosova: Ky Njeri i Popullit, në jetën e popullit arrin të vetëvaret në zingjirin e fjalëve të tij. Si shpjegohet kjo?
Sylejman Aliu: Zinxhiri i fjalamanisë mburrëse të tij, përkundër veprimeve të tij të zeza brenda popullit, arriti më në fund të ndryshket krejtësisht dhe ai nuk pati tjetër çfarë të bëjë që të vazhdojë ta mashtrojë popullin, prandaj doli se ai, si metaforë, u vetëvar në këtë zinxhir të fjalamanisë së tij mburrëse dhe mashtruese.
Radio Kosova: Po përmes personazheve femra, çka keni dashur të përcillni tek lexuesit?
Sylejman Aliu: Tek lexuesi kam dashur të përcjell një vepër të mirë, brenda të cilit, s’ka urrejtje, por të vërteta të shumta të jetës sonë. Pjesë të këtyre të vërtetave janë edhe dashuria dhe përjetimi i saj i përnjëmendtë, por edhe dashuria mashtruese dhe shërbyese. Sara, për shembull, rron dhe vepron me dashuri dhe me shpirt të pastër, ndërsa Mirsa bukurinë e saj femërore e shfrytëzon vetëm si joshje mashtruese drejt realizimit të qëllimeve të zeza për popullin dhe vendin tonë, e cila në lëndinën tonë të bukur, në Kosovë, sjell, edhe nëpërmjet hataturpëve, shtriga e shtriganë të huaj.
Radio Kosova: Jeni shkrimtar dhe gazetar. Sa ka “ndërhyrë” gazetaria në krijimtarinë tuaj artistike?
Sylejman Aliu: Gazetaria është një profesion përplot motive stimulative. Të krijon mundësi të njohësh dhe të jeshë pranë gjithçkafes që ndodhë kudo. Këto njohuri të bëjnë, pastaj, t’i mendosh efektet, arësyet, të mirat dhe prapësitë e gjithanshme. Nëpërmjet këtyre arrin të njohësh edhe mendjen, edhe dashurinë, edhe zilinë, edhe lakmitë në të gjitha këto ambiente tonat. Këto njohje, pastaj, të frymëzojnë dhe të detyrojnë të kapërcesh pragun e gazetarisë dhe të kalosh brenda zhurmës së ndjesive letrare.
Radio Kosova:Jeni autor i disa librave me poezi, prozë, drama dhe publicistikë. Zakonisht nuk bëni përurime. Pse?
Sylejman Aliu: Ishte një kohë jo shumë e hershme kur autorët e organizonin me shumicë përurime të tilla librash për arësye se s’kishin forma të tjera të publikimit të informatave për librat që botoheshin. Përurimet, edhe pse kushtonin bukur shtrenjë për autorët sigurimi i sallave, ishin ato që i bënin këto publike, para një numri herë të madh e herë në miniaturë të pjesëmarrësve. Unë nuk e shoh si shumë të rëndësishme një mënyrë të tillë të publikimit. Lexuesi i interesuar e kërkon dhe e gjenë librin tim në librari e te libërshitësit e shumtë. Këta të fundit, mund të them, bëjnë një punë mjaft të vyeshme ndaj lexuesve, edhe pse detyrohen të rrinë, për shembull, në sheshet e Prishtinës, në diell, në shi e në dëborë pranë librave dhe pranë lexuesve. Është e çuditshme se si asnjë udhëheqje e Prishtinës nuk u tregua deri tash dashamir i librit, që këtyre vendshitjeve librash t’ua bëjë, së paku, nga një strehë mbrojtje.
Radio Kosova: Deri tani u treguat shumë temperament në përgjigjet e juaja! E nëse situatat ,që ju i theksuat, nuk ndryshojnë, çfarë do të bëni?
Sylejman Aliu: Mbase natyra ime është e tillë dhe emocionuese. Megjithatë, pavarësisht se ç’përshtypje lë temperamenti i përgjigjeve të mia, kujtoj se ne të gjithë, mbi të gjitha, mediet tona në përgjithësi, po të duan mund të ndryshojnë shumë çështje që kanë të bëjnë, jo vetëm me informacione politike, por edhe për librin. Mendoj se këto medie mund të bashkëpunojnë me shtëpitë botuese të librit, duke kërkuar nga to që t’i dërgojnë në redaksitë e tyre së paku nga një libër të ri të botuar. Kështu do të informoheshin më mirë lexuesit për botimet e reja, ndërkohë që edhe redaksitë do të mund të krijonin dhe të pasuronin bibliotekat e tyre mediatike.
Radio Kosova: Diçka për fund të kësaj bisede?
Sylejman Aliu: Uroj që populli shqiptar të bindet se britmat folklorike tashmë e ka lodhur dhe s’e ka asnjë përfitim kombëtar nga to. Në vend të këtyre britmave dhe mburrjeve shterpë të vrapojë pas dijes. Thuhet dhe shkruhet se “nuk është mëkat të mos dijshë, por është mëkat shkatërrues të mos duash të dishë”. Ne përditë po ballafaqohemi me mosdashje për dije. I shohim sidomos te njerëzit tanë që janë në majat e politikës.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vera Pelaj: Bisedë me Ali Podrimjen
» VERA PELAJ:SHKRIMTARI DHE KONCEPTI I DASHURISË
» Vera Pelaj: Intervistë me zonjën Flutura Açka
» Vera Pelaj: Shqiptarët, nuk arrijnë të bëhen bashkë as përballë Serbisë!
» Sylejman Aliu:Të gjeta në vetmi
» VERA PELAJ:SHKRIMTARI DHE KONCEPTI I DASHURISË
» Vera Pelaj: Intervistë me zonjën Flutura Açka
» Vera Pelaj: Shqiptarët, nuk arrijnë të bëhen bashkë as përballë Serbisë!
» Sylejman Aliu:Të gjeta në vetmi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi