Dita DioGuardi
Faqja 1 e 1
Dita DioGuardi
Dita DioGuardi
Editoriali
Dita e sotme është ditë e veçantë për Amerikën, prandaj është ditë e veçantë për mbarë botën, sepse të gjithë, anembanë globit ndjekin procesin e votimeve të ndërmjetme amerikane, prej nga priten ndryshime të ndjeshme në legjislativin amerikan, me ndikim në politikën amerikane, prandaj edhe botërore. Dita e sotme është, veç të tjerash, Dita DioGuardi. Prandaj 2 nëntori 2010 mbetet ditë historike dhe datë historike e veçantë për shqiptarët. Për herë të parë në histori një amerikan me gjak shqiptar në damarë konkurron për në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është ky një tjetër primat (rekord) që do ta mbajë i njëjti njeri, shqiptaroamerikani me prejardhje arbëreshe Joe Dioguardi. Ndërkohë Dioguardi mban primatin (rekordin) tjetër, se ka qenë dy herë radhazi anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan. Do të ishte një privilegj tejet i drejtë dhe tejet i merituar për politikanin e madh shqiptaroamerikan që të jetë mbajtësi i të dyja rekordeve, të jetë kampioni i padiskutueshëm, frymëzuesi i të gjithë shqiptarëve të cilët duan të bëjnë karrierë politike në Amerikë dhe përgjithësisht në Perëndim. Nëpër një rrugëtim të pazakonshëm, duke arritur të triumfonte në primaret (zgjedhjet paraprake) pa pasur përkrahjen zyrtare të Partisë Republikane, duke u bazuar vetëm në përkrahjen e krahut konservator amerikan, DioGuardi arriti të kualifikohet në garën për Senator në Nju Jork. Për muaj e muaj të tërë, DioGuardi u tregua energjik, i palodhur, argumentues i pakundërshtueshëm, duke i kaluar me sukses të plotë e spektakolar të gjitha etapat e fushatave, duke komunikuar në mënyrën më të shkëlqyer me publikun, si në tubimet anembanë rajonit, ashtu në debatet mediatike, si dhe në komunikimin e ngushtë nëpër familjet dhe bizneset e përkrahësve të tij, nëpërmjet bisedave të ngrohta e të çiltra edhe në rrugë. Vajtja e Joe DioGuardit, ashtu si ai e ka theksuar shumë herë në fushatën e tij, duke e shndërruar në një kryefjali të fushatës së tij, do t'ia jepte Senatit të SHBA një përmasë të fortë të cilën nuk e ka pasur, do t'ia jepte përmasën e financierit, e cila i ka munguar aq shumë legjislativit amerikan. Vetëm një vizion prej financieri të talentuar e të suksesshëm si vizioni i DioGuardit, ashtu siç ka theksuar ai gjatë gjithë garës, do ta ndihmonte Amerikën të dilte nga kriza, do ta ndihmonte atë në rolin e pazëvendësueshëm të lideres botërore, do ta rikthente ëndërrën amerikane tek të gjithë qytetarët amerikanë, në radhë të parë tek zgjedhësit e DioGuardit, në rajonin e tij në shtetin e Nju Jorkut, një nga më të rëndësishmit në SHBA. Ky rajon është edhe rajoni që e ka lindur dhe rritur politikanin e madh e të talentuar, çka e bën DioGuardin njohësin më të thellë dhe më ekspert, të interesuarin më të çiltër për përparimin e rajonit. Fatmirësisht rajoni është i banuar gjerësisht nga popullsia shqiptare, nga radhët e së cilës ka dalë përfaqësuesi i tyre më i përkryer, Joe DioGuardi. Prandaj pritet që vota shqiptare të shkojë pikërisht tek biri shqiptar, tek kolosi shqiptar i politikës amerikane Joe DioGuardi, tek themeluesi i lobizmit amerikan për çështjen shqiptare, në radhë të parë për çështjen madhore dhe të shenjtë të Kosovës. Prandaj Dita DioGuardi do të jetë një ditë tejet e gjatë si për zotërinë Joe DioGuardi dhe për shtabin e tij zgjedhor, ashtu edhe për të gjithë shqiptarët, veçanërisht për ata të Nju Jorkut dhe të Amerikës, por edhe për të të tjerët kudo që ndodhen. Ne i urojmë nga zemra zotëri DioGuardit që dita e sotme të jetë një ditë historike e lavdishme sa për zotëri DioGuardin aq edhe për të gjithë shqiptarët.
Bota Sot
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» 28 nëntori, dita e flamurit është dita më e madhe e të gjithë shqiptarëve!
» SHBA, Grossman: S`ia dhuruam NATO-n Shqipërisë, ajo e meritoi!
» Viktoria Xhako:Dje, e diel 11 nëntor, ishte dita e emrit të shenjtit Viktor, pra dita e emrit tim!
» DioGuardi optimist se do të zgjidhet senator
» Klojs-DioGuardi: Shqiptarët - shpëtimtarë të hebrenjve
» SHBA, Grossman: S`ia dhuruam NATO-n Shqipërisë, ajo e meritoi!
» Viktoria Xhako:Dje, e diel 11 nëntor, ishte dita e emrit të shenjtit Viktor, pra dita e emrit tim!
» DioGuardi optimist se do të zgjidhet senator
» Klojs-DioGuardi: Shqiptarët - shpëtimtarë të hebrenjve
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi