Pacolli: Qytetari ynë humbi çdo kontroll mbi institucionet që votoi!

Behgjet Pacolli
Fjala e Kryetarit të AKR-së, z. Behgjet Pacolli në seancën kushtuar mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë iniciuar nga AKR.
Para tre viteve kur dola në këtë foltore, isha tejet i gëzuar dhe i impresionuar nga arritjet e popullit të Kosovës. Isha plot shpresë në rrugën që e priste shtetin e ri. Ne, të gjithë këtu në një shumicë dërmuese votuam qeverinë e parë që do ta drejtonte shtetin e ri të Kosovës. Kjo Qeveri ishte e obliguar t'u printe proceseve historike të vendit si: Organizimit të procesit për shpallje të pavarësisë; Përpilimit të kushtetutës së vendit; Miratimit të ligjeve për shtetbërjen e Kosovës.
Dhe ajo që është me rëndësi, krijimit të kushteve për zhvillim ekonomik të vendit dhe ngritje të mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kështu u zotuat edhe ju, bile dhatë edhe premtime të tjera, shumë premtime. Atë kohë unë dhe partia ime, ishim optimistë për të ardhmen dhe ishim të gatshëm të kontribuojmë në çdo drejtim.
Unë nga kjo foltore e mbështeta këtë Qeveri fuqishëm, por sinqerisht, atëherë as që mendoja se ju nuk do t’i përmbushni premtimet tuaja. Nuk mendoja se me mbështetjen time do të dëmtoja subjektin tim politik dhe më e rënda do të dëmtohet edhe qytetari i Kosovës.
Sidoqoftë, unë kam respekt të madh për ju z. Kryeministër dhe kolegët e mi parlamentarë me të cilët s’bashku shpallëm Pavarësinë e Kosovës. Ishim në gjendje të bëjmë çdo gjë, se për herë të parë formuam shtetin e Kosovës dhe se e gjithë bota i kishte sytë e drejtuar tek ne.
Besoja në unitet dhe isha i bindur se s’bashku do të ndërtojmë shtet për qytetarët e Kosovës. Në atë kohë unë vija nga një lobim i fortë për pavarësinë e Kosovës dhe në mendjen time ekzistonte vetëm pavarësia, shteti për qytetarët e Kosovës dhe konstruktiviteti i të gjitha forcave politike.
Kjo ishte edhe dëshira e qytetarit e shprehur me votën e tij. Ne nuk na interesonte pushteti por shteti. Formuat koalicionin dhe unë nga kjo foltore ku jam sot ju thashë se për çështjet madhore do t’ju mbështes gjithmonë me gjithë qenien time dhe me subjektin tim politik dhe me miqtë e mi.
Nga ai moment filluam të bashkëpunojmë, të respektojmë institucionet dhe përfaqësuesit e tyre, filluam bashkëpunimin edhe me ju z. Kryeministër, pa prapavija, paragjykime dhe favore. Mbështetjen për Qeverinë tuaj e konsideroja si obligim. Në premtimet tuaja që ju u dhatë qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore 2007, i përsëritet edhe në këtë foltore kur e formuat Qeverinë. Nga kjo foltore po ashtu u thashë se nëse dështoni në premtimet dhe zotimet tuaja unë do të jem kundër jush. Akti i shpalljes së pavarësisë, me impresionoi deri në atë masë sa që harrova se dikush në këtë vend mundet ta shfrytëzojë këtë besim për interesa të tjera. Tani ju them se u vërtetua se koalicioni në mes jush ishte i panatyrshëm, siç u thashë atëherë.
Nuk patëm rrymë 24 orë, nuk patëm punësimin, nuk patëm autostrada 6 korsie, nuk e rritet buxhetin e Kosovës, nuk përmirësuat situatën e varfërisë, nuk patëm zhvillim ekonomik. Ndodhi krejtësisht e kundërta, dhe sot ju them se Ju nuk përmbushet premtimet Tuaja.
Edhe shtetin nuk e integruat, sovranitetin nuk e shtritë në tërë territorin e Kosovës, nuk përmirësuat cilësinë e arsimit dhe shëndetësisë, nuk ngritët etikën dhe moralin e shoqërisë. Munguan 100 njohjet e premtuara në 100 ditëshin e parë. Sot Kosova nuk është e sigurt, por këtu ndodhi krejtësisht e kundërta.
Edhe kjo Qeveri dështoi ashtu sikur edhe të gjitha të tjerat pas luftës. Do të jem tërësisht i sinqertë me ju: Ju keni dshtuar bashkë me koalicionin tuaj. Unë dhe AKR-ja kemi ngritur zërin shumë herë kundër këtyre dukurive pasi që edhe Parlamenti i Kosovës ka dështuar me ju, këtij të fundit i ka munguar gjithmonë vendim-marrja.
Ju dhe koalicioni juaj nuk u ndalet vetëm me dështimet e lartpërmendura por vazhduat tutje bashkë me partnerin tuaj në koalicion. Qytetari i parë i këtij shteti ishte mes të parëve që shkelën kushtetutën e një shteti të ri, madje ai thotë se këtë e ka bërë në marrëveshje me kryeministrin! Edhe vetë kryeministri e shkeli kushtetutën në rastin e Rahovecit! Ishte fati ynë, që ndikimi juaj nuk mbërriti tek Gjykata Kushtetuese.
Ministrat tuaj braktisën detyrën, dezertuan vendet e tyre të punës për interesa klanore duke shkelur ligjin dhe kushtetutën. Ikja dhe moszëvendësimi i tyre e la qytetarin e Kosovës pa shërbime dhe mbikëqyrje!
Qytetari ynë humbi çdo kontroll mbi institucionet që votoi!
Ç'është më e keqja, kjo qeveri tentoi dhe tenton ta drejtojë shtetin në mënyrë njëpartiake. Vendi gjendet kështu në një krizë të paparë ndonjëherë: pa 6 ministra dhe pa president. Ushtruesi i detyrës i lejon vetes që të firmosë brenda një dite mbi 140 gjyqtarë, një pjesë e të cilëve janë preferenca personale të tij. Kriza rrezikon buxhetin e Kosovës, rrogat e arsimtarëve, policëve, dhe zyrtarëve të tjerë civil. Ne pritëm dy javë që kryeministri të jepte dorëheqjen apo të plotësonte qeverinë sipas kushtetutës. Kjo nuk ndodhi, unë dhe subjekti im politik, e pamë të arsyeshme që këtë problem ta kthejmë nga kuloaret, rrugët dhe kafenetë, në Parlamentin e Kosovës, aty ku e ka vendin. Organizuam një tryezë të partive opozitare dhe jo-parlamentare, për të diskutuar tekstin e mocionit. Disa erdhën e disa jo. Me ata që erdhën ne formuluam tekstin e mocionit. Ne i falënderojmë 40 deputetët firmëtarë të mocionit për të rrëzuar këtë Qeveri. Kjo gjendje ishte e padurueshme dhe nuk priste më. Dikush ndjeu tek ky mocion mosbesimi që nisi AKR-ja, të tjerë kritikuan edhe tekstin. Në këtë moment është për mua e parëndësishme, kush çka thotë, ne jemi në anën e qytetarit e qytetari dëshiron qartësi. Ne e dimë se kjo qeveri de facto ka rënë, por kudo në botën moderne qeveritë rrëzohen me procedura. Ne e bëmë këtë. I falënderoj të gjithë deputetët nënshkrues të këtij mocioni. Tani kërkoj nga të gjithë të tjerët, që të votojnë këtë mocion, në mënyre që kjo Qeveri të shkojë në shtëpi. Të shkojmë në zgjedhje, qofshin ato të parakohshme apo të jashtëzakonshme, por këtu nga Bashkësia Ndërkombëtare kërkojmë ta përcjellë procesin e zgjedhjeve në mënyrë që vota e qytetarit të mos keqtrajtohet edhe njëherë. Ne i kërkojmë ndjesë qytetarit që do ta nxjerrim të votojë në mes të dimrit. Por, pas dimrit vjen pranvera. Pas zgjedhjeve qytetari do të ketë një qeveri të re, të sinqertë që punon për rritje ekonomike, për siguri, ngritje të vlerave të moralit dhe etikës, për integrim të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe shtrirje të sovranitetit në të gjithë Kosovën. Votojeni këtë mocion, kjo është kërkesa e qytetarit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Behgjet Pacolli president i KosovësBehgjet Pacolli president i KosovësBehgjet Pacolli president i Kosovës
» Kryeveterani i UÇK-së akuzohet se votoi 150 herë
» E tmerrshme: Qytetari i Kosovës vdes nga acari në Hungari
» Braçe, Thaçi votoi kundër vetvetes
» Së shpejti qarkullim pa kontroll Shqipëri – Kosovë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi