Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur Beogradi dhe Shkupi na i përzgjedhin tradhtarët e patriotët

Shko poshtë

Kur Beogradi dhe Shkupi na i përzgjedhin tradhtarët e patriotët Empty Kur Beogradi dhe Shkupi na i përzgjedhin tradhtarët e patriotët

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 04, 2010 1:37 pm




Kur Beogradi dhe Shkupi na i përzgjedhin tradhtarët e patriotët

Nga Iljasa SALIHU
Kur Beogradi dhe Shkupi na i përzgjedhin tradhtarët e patriotët Ligji%20per%20dosjet
Gjatë këtyre javëve, nëpërmjet mediave të Shqipërisë u njoftuam se Ahmet Zogu paska qenë patriot i madh dhe patjetër që figura e tij po merituaka të pllakoset në mozaikun e kolosëve më të ndritur të këtij kombi. Ndërsa unë gjatë këtyre ditëve planifikoj që të bëj
një takim me profesorin tim të historisë, i cili dikur më kishte mësuar se Ahmet Zogu ishte spiun i sjellë në Shqipëri nga serbo-malazezët. Ndoshta nuk mund t’ia kontestoj atë që dikur profesori i nderuar më kishte rrëfyer, mbase edhe sot e kësaj dite mund ta ketë mendimin e njëjtë për Ahmetin, por unë në mos më shumë do të kërkoj sqarime më të thella rreth ngjarjeve të asaj kohe.
Gjersa disa shqiptarë të atjeshëm po e artikulonin mugullimin patriotik të Ahmetit të atëhershëm, paralelisht me këtë rrëmujë shpalljesh, disa shqiptarë të tjerë në Maqedoni, në cilësinë e shpëtimtarëve të kombit, por gjithherë duke qëndruar nëpër kolltuqe të ngrohta, përmes publikimit të disa palo dosjeve, gjoja se na hoqën perden e injorancës dhe verbërisë, për të parë kështu më kristaltë mugullimin e tradhtisë spiune së Ahmetit të tanishëm. Sinkronizim shumë banal, ku ahmakët në të njëjtën kohë, njërin Ahmet na e shpallet patriot, kurse tjetrin Ahmet tradhtar e spiun. Për Ahmetin e atëhershëm ju thash se do të interesohem tek personat njohës të mirë të kësaj figure, mbase edhe nuk do të më bëhet vonë nëse nuk arrij në ndonjë konkluzion të mençur për këtë figurë, sepse kjo i përket të kaluarës së ngjeshur që u përshkua me lloj-lloj sistemi pas asaj periudhe. Ndërsa për Ahmetin tonë, s’kam nevojë të interesohem tek të njëjtit persona, ngase veprimtaria e tij dihet, edhe pse prej vitit 2006 e këndej na e mori fytyrën s’di sa herë, por assesi nuk guxojmë të qëndrojmë gojëmbyllur kur thuhet se ai paska qenë spiun.
Është një rregull elementar shumë i kapshëm, por shumë pak i përdorur ndër shqiptarët. Në këtë rregull thuhet: Kujdes se prej kujt po informohesh për ndonjë çështje të caktuar. Informatat që i solli korbi i zi me sfondin e kuq, për t’i marrë kështu në dorë njeriu i cili në dukje nuk ishte i zi, tregoi se në prapavijë të kësaj loje të fëlliqur qëndron një parti me një emër shumë të bukur në gjuhën shqipe. Dosjet prej këtyre korbave të zi, neve këndej ngjarjeve na u plasuan në formë gjëegjëza, ku të gjithë nxënësit e klasës së parë, për deshifrimin e këtyre gjëegjëzave ishin notuar shkëlqyeshëm prej mësuesve. Dikur ata që nuk ishin të kësaj partie, me automatizëm u shpalleshin si bashkëpunëtor të pushtetit, edhe atë në kohën kur kjo patri me lloj-lloj mjeti dëshironte të bëhej pjesë e pushtetit, madje njëherë e një kohë, një profesor nga radhët e kësaj partie e kishte pyetur një nxënës se sa maqedonas jetojnë në fshatin e tij, edhe pse dihej mirëfilli se ai fshat tërësisht ishte i banuar me shqiptar. Vetëm pas disa viteve, nxënësi i gjorë kishte arritur ta deshifrojë thelbin e asaj pyetje të profesorit, i cili me atë pyetje kishte dashur të thotë se të gjitha ata të cilët nuk janë me neve i takojnë kombësisë tjetër. Porse këta militant nuk ishit të këqij, siç mund të pandeh sot dikush, ata ishin burra të mirë, por fatkeqësisht kishin pranuar që ta loznin rolin e fëmijës spiun në shtëpi, i cili porsa të del në lagje është i prirë që menjëherë t’i tregoj shokëve se prindërit e tij lahen për çdo mëngjes, mbase edhe bashkërisht!
Në kohën kur lufta trokiti nëpër dyert tona, jo pse kështu kishte vendosur Ahmeti, apo dikush tjetër, porse kështu kishte vendosur servilizmi i filozofit të kësaj partie, po kjo parti përballë vrasjes së të atit dhe të birit në Tetovë, përballë vrasjeve tjera të ushtarëve të UÇK-së që ndodhën nëpër fshatrat e Tetovës dhe Likovës, mendoi se vetëm me disa deklarata qesharake do ta arsyetojë të qenit i pranishëm në qeverinë e Georgievskit, e cila në vend që atëherë burrërisht ta braktisë qeverinë dhe kuvendin, vendosi që në kohë paqeje të tregon burrërinë me braktisje dhe bojkot të kuvendit, shihet pra se sa kjo parti mendon për shqiptarët, por kujdes, përballë interesave të veta çdo interes tjetër kolektiv është i kotë. Po kjo parti në krye me nënkryen e saj, trimat e lirisë të cilët i kishin flijuar çerdhet e ngrohta familjare, i quajti si qenë të këqij, të cilët ujkun ua sollën këtyre në torishtë, duke harruar se vetë ata ishin dhelprat përballë ujqve gjakatar, po ky nënkryeja e kësaj partie në librin e tij, “Politika e Mbijetesës” luftën e 2001-shit e krahasoi me revolucionin e Leninit, ku guximshëm pyet se sa maqedonas i kanë vrarë shqiptarët e Kumanovës, habitet se gjithë ajo luftë virtuale (siç e quan ai) të mos jetë i vrarë asnjë maqedonas. Ndërsa unë habitem se pse vallë për çdo përvjetor të ministrisë së mbrojtëse mbahet një minutë heshtje për të rënët maqedonas të 2001-shit, mbase si argument e keni edhe gurin pranë kësaj ministrie me emra e mbiemra të këtyre mbrojtësve. Po nga kjo parti Georgievski nëpër kolumnat e tij në gazetën maqedonase Dnevnik (në redaksinë e së cilës mbijnë dosjet antishqiptare), lavdërohej se prej të vetmëve që e kishin mbështetur sulmin kundër terroristëve shqiptarë ishte filozofi i kësaj partie. Kështu që doktrina e kësaj partie, për të qenë besnik i atyre fjalëve, tani përmes mekanizmave tjerë, me çdo kush edhe zyrtarisht trumbeton që luftën dhe krenarinë e 2001-shit, madje edhe atë të Kosovës ta shpallë si tradhtare, e cila qenka krijuar në Beograd prej UDB-së. Këtë nuk e thotë PDSH-ja, por dosjet e sjella prej korbit të zi, ca serb të këtij shërbimi, të cilët pas humbjeve mizore ende mëtojnë të lëshojnë shtat nëpër këto treva dhe gazeta me një dozë të nacional-romantizmit maqedonas, që fatkeqësisht deri para do kohe, për çdo javë shkruante kolumna deputetja e BDI-së, zonja Teuta Arifi, që të njëjtën autore më kishte marr malli ta lexoja në gjuhën shqipe. Në bazë të tezave se gjoja Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare qenkan krijuar në Beograd, atëherë po na del se UDB-ja paska qenë për krijimin e Kosovës si shtet, sepse themeluesit e kësaj ushtrie të lavdishme i paska ndihmuar që armët e para t’i sjellin lirshëm në Kosovë, Luginë të Preshevës dhe Maqedoni. Ndërsa dihet roli fillestar i shërbimeve sekrete në përgjithësi. Ato me çdo kusht duan ta mbrojnë shtetin e tyre, duke mos e zgjedhur fare mjetin për mbrojtje. Por, roli i këtyre shërbimeve është tejet i madh edhe në paqe, ku sillen si të tërbuar pas humbjeve të betejave. Për ta parë më mirë dhe më afër rolin e tyre në paqe, mos nguroni që t’i sodisni akuzat e tanishme kundrejt themeluesve të këtyre ushtrive, sepse mjeti më sublim për t’i përçarë skaj më skaj shqiptarët është që, patriotët e dikurshëm t’i shpallin spiun, ndërsa spiunët si qenie e poshtër të mos i shpallin fare, për arsye se misioni i tyre pastaj mund të dështojë.
Ata të cilët e quajnë Ahmetin si spiun vetëm se kështu po thotë i pari i atyre, ju kisha lutur që vetëm për qejf, individualisht të dilni nja dy net në mal dhe pasi të ktheheni, të ikin qejf për qejfi nja dy vite në mërgim. Tek pastaj, kuptohet deri diku do të mund të jenë në gjendje ta kuptoni se sa vështirë e paska pas Ahmeti të qëndrojë me vite të tëra nëpër male, me dekada në kurbet dhe me net të tëra duke ikur prej përndjekjeve sllave. Po të kishte qenë ky spiun, besoni të nderuar lexues se nuk do ta dergjje nënën e tij për dekada me radhë me mungesën e tij absolute, në vend të kësaj ai do të vinte në vendlindje dhe do jetonte si bos pranë sllaveve, por jo, ata në atë kohë e kërkonin kokën e tij me qiri e me pishë. Të mos keqkuptohemi, nuk e kam ndërmend t’i krijoj Ahmetit elozhe, unë sado pak po mundohem të hedh dritë mbi Abazin e dikurshëm, ngaqë ky Ahmeti i sotshëm në disa raste i mbylli sytë, raste që i kërkonin sytë katër e veshtë tetë. Rasti i vrasjes së Harun Aliut me shokët e tij dhe ejakulimi i tij bajat për euro-atlantizmin imagjinar na irritoi si goxha shumë, mbase disa militantë të BDI-së pardje i dëgjova duke manifestuar kob për liderin e kësaj partie, madje nuk përtuan të thonë se Ahmetin me këto shpifje e zuri haku i invalidëve, ushtarëve dhe familjarëve të dëshmorëve, sepse rajonin e Likovës e ka lënë në mëshirë të gropave dhe antikitetit të zymtë, por sikur e mallkonin edhe Menduhin (njeri me një karizëm të fortë, e me një guxim të rrallë, por rrallëherë këtë guxim e përdori për të mirën e shqiptarëve) i cili përmes këtyre veprimeve po dëshiron që me çdo kusht t’ia rris namin Ahmetit, si dhe shumë raste e pakënaqësi të tjera ndaj liderit të BDI-së, që më parë i kam artikuluar përmes artikujve të shumtë, por edhe përskaj këtyre pakënaqësive, assesi s’kemi të drejtë të pohojmë se ky paska qenë spiun, me këtë edhe të gjitha luftërat çlirimtare.
Partia e cila po kënaqet me këto dosje, mua ma kujtoi njeriun i cili ishte frikuar shumë prej vdekjes dhe si rrjedhojë e kësaj, për ta shpëtuar kështu përfundimisht vetën prej kësaj frike të llahtarshme kishte bërë vetëvrasje! Dikur po kjo parti me këtë emër të bukur, e shpalli ndër popull zotëri Imer Imerin si spiun, verifikimi i të cilit u avullua së bashku me shkuarjen e tij për në botën e amshuar. Teksa Imeri tjetër ishte ministër i shëndetësisë të gjithë me entuziazëm e lavdëronin, por kur i gjori u largua prej kësaj partie, na doli se paska qenë edhe ai spiun i Gruevskit, mbase edhe mbiemrin ia deformuan në Selmanovski. Kurse tani pas atij vargani të “begatshëm” spiunësh, dukej se më në fund erdhën në fundin e tyre të turpshëm, duke tentuar që edhe elektricistit t’ia kontestojnë punën, mbase edhe çështjen e rrymës elektrike mendojnë që ta marrin në duart e veta, por unë si një qytetar i thjesht, i kisha lutur me një lutje prej vëllait, që të heqin dorë prej çështjeve të rrymës elektrike, sepse nuk janë të thirrur për këtë profesion, frikohem se shumë shpejt mund t’i kap rryma, ku pastaj askush nuk mund të merr hak prej kësaj vrastare, ngaqë ende nuk kemi ndonjë ligj që do ta dënonte rrymën për mbytje apo djegie të shtëpisë.
Kësisoj do humbim turpshëm të gjithë shqiptarët me këtë sëmundje të sjell nga Beogradi dhe do të denigrohemi marrëzisht në ambulancën e Shkupit, ngase me kokë në mend, më falni me mend në kokë po e lejojmë që ende Beogradi të na i përzgjedhë spiunët dhe patriotët, duke ia bërë të mundur që fjalën e fundit për këto dosje ta ketë simotra e saj në Shkup, por vallë Shkupi i plotëson kriteret e besueshmërisë për kësi lloj gjërash madhore???


[LKAB_cameri-arvaniti]


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi