Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Frrok Kristaj: Anton Çetta - Një jetë në shërbim të kombit

Shko poshtë

Frrok Kristaj: Anton Çetta - Një jetë në shërbim të kombit Empty Frrok Kristaj: Anton Çetta - Një jetë në shërbim të kombit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 05, 2010 3:31 am

Frrok Kristaj: Anton Çetta - Një jetë në shërbim të kombit U1_FrrokKristaj
Në 15-vjetorin e vdekjes së Anton Çettës
NJË JETË NË SHËRBIM TË KOMBIT
Anton Çetta, apo siç njihej edhe me nofkën Kryeplaku i Kosovës, në kohën kur populli shqiptar ballafaqohej me egërsinë dhe barbarinë serbe, që i kishte përçarë e hasmëruar armiku sllav, në propozim të një grupi të rinjsh nga Peja, kishte arritur që t'i prijë karvanit të pajtimtarëve që të falin mbi 1000 gjaqe, afro 600 plagosje dhe më se 700 ngatërresa të rënda
Nga Frrok KRISTAJ
Studiuesi që dha kontributin më të madh në letërsinë gojore shqiptare ishte Anton Çetta. Rëndësia dhe vlera e materialeve të mbledhura e të botuara nga Anton Çetta nuk shprehet vetëm në sasinë e tyre, por, para së gjithash, në cilësinë dhe shumëllojshmërinë e tyre. Ai i mblodhi dhe i publikoi (me botime të veçanta e nëpër revista shkencore) ato krijime që kishin një kuptimësi të qenësishme për botën shqiptare në përgjithësi dhe për botën shpirtërore të shqiptarëve në veçanti.
Ato krijime ngërthejnë në vetë aso kuptimesh e aso vlerash që mund ta pasurojnë edhe më shumë artistikisht shpirtin e shqiptarit. Me një fjalë, ai voli materialet folklorike të kësaj letërsie të pavdekshme, në të cilën rreh zemra e popullit, pasqyrohen aspiratat e mendimet kombëtare e uneversale të tij.
Frrok Kristaj: Anton Çetta - Një jetë në shërbim të kombit 41797_115313551825150_8194_n
Anton (nga i ati Lazër dhe e ëma Agata) Çetta u lind në Gjakovë në vitin 1920. Ishte vetëm nëntë muajsh kur u shpërngulën prindërit e tij në Tiranë. Atje ata jetuan tre vjet. Meqenëse i ati i Antonit - Lazëri i takonte Partisë Demokratike të Fan S. Nolit, regjimi i mbretit Zog e kishte burgosur. Pas lirimt nga burgu, Lazëri me bashkshorten Agata dhe djalin Anton kthehen në Prizren. Në këtë qytet muze Anton Çetta kreu tri klasë fillore te mësuesi zymjan Lazër Lumezi, që atëbotë ishte intelektual i njohur. Pastaj, i ati i Antonit me familjen e vet migruan në Francë. Këtë migrim e bëri nga frika se pushteti mbretëror e kishte në shenjestër për ta riburgosur. Në Francë qëndroi deri në vitin 1928, ku u kthye në Tiranë e ku qëndroi deri në vitin 1941. Gjatë asaj kohe Antoni i kreu edhe klasat e mbetura të fillores, pastaj ndoqi mësimet në Liceun e Korçës dhe më vonë atij iu akordua një bursë me të cilin ai e vazhdoi shkollimin në Liceun klasik në Milano të Italisë.
Me të kthyer nga Italia gjen punë në Post-telegrafinë e Tiranës prej nga kalon në detyrën e përgjegjësit të Postës në Prizren. Në vitin shkollor 1945-1946 Anton Çetta punoi në Gjimnazin e Prizrenit. Gjatë atij viti udhëhoqi korin e shkollës, por njëherësh ishte edhe ndër anëtarët e para të rregullt të shoqërisë kulturore-artistike “Agimi” të Prizrenit e më vonë edhe kryetar i saj.
Në vjeshtën e vitit 1946 u regjistrua në Fakultetin Filologjik (dega e gjuhës frënge) të Universitetit të Beogradit (në Serbi). Studimet i krue në vitin 1950 ku edhe u emërua asistent në Seminarin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, që funksiononte në kuadër të Fakultetit Filologjik të Uneversitetit të Beogradit. Në këtë detyrë punoi plot dhjetë vjet. Dy-tre vjet më vonë (1952-1953) së bashku me shefin e atëhershëm të Seminarit Shqiptar Vojislav Dançetoviq dhe me Kadri Halimin, etnograf, përgatiti (në tri vëllime) këngët më të njohura popullore të mbledhura në Kosovë dhe në Dukagjin. Meqenëse në ato vëllime kishte botuar edhe këngë popullore për Spiro Kapedanin e Ramë Bllacën, pushteti serb iu kërcënua Antonit me burgosje, e kjo e shtyri ta braktisë Beogradin dhe të kthehet në Prishtinë në vitin 1961, kohë kjo kur edhe në Prishtinë u hap Fakulteti Filozofik. Në këtë fakultet ai emërohet mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe, ku ligjëron lëndën e letërsisë së vjetër popullore (shqiptare).
Në vitin 1968 kaloi në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Atje udhëhoqi degën e folklorit. Plot tëtëmbëdhjetë vjet punoi në Institutin Albanologjik, pra deri në vitin 1986, kur edhe u pensionua.
Për aktivitetin shkencor, kulturor e kontributin e tij në përkthimin e shumë veprave, Anton Çetta u laurua shumë herë me çmime e shpërblime të njohura, e ndër to edhe me Çmimin e Dhjetorit.
Vjelësi më i njohur i letërsisë gojore
Profesor Anton Çetta kaloi në amshim pikërisht para 15 vjetësh, pra më 3 nëntor 1995, në orën 11 e 40 minuta, kurse u varros më 4 nëntor (1995) në Prizren.
Anton Çetta ishte shkrimtar - poet për fëmijë, shkenctar, përkthyes, hartues i teksteve shkollore, humanist, mbledhës i folklorit shqiptar, veprimtar e patriot. Ai gjatë jetës së vet botoi këto vepra: “Këngë popullore të Kosovë-Metohisë” II e III, “Mustafa Bakia” Prishtinë, 1954, përmbledhjen e poezive për fëmijë “Në prehen të gjyshes”, Prishtinë, 1956, “Libër leximi" për klasën III-IV të gjimnazit dhe të shkollave të mesme profesionale, "Rilindja", Prishtinë, 1959, “Nga proza popullore e Drenicës”, I e II, “Rilindja”, Prishtinë 1963 e 1972, “Balada dhe legjenda”, Instituti Albanologjik në Prishtinë, Prishtinë, 1973, “Këngë kreshnike” I e III, IAP, Prishtinë 1974, “Albanske narodne balade”, “Jedinstvo”, Prishtinë, 1976, “Përralla” I e II, IAP, Prishtinë, 1979, “Kërkime folklorike”, “Rilindja”, Prishtinë, 1981, “Albanske zagonetke” (Kashelasha shqipe), SANU knjiga 4, Beograd, 1976, “Këngë dasme” I e II , “Rilindja”, Prishtinë, 1980 e 1984, “Nga folklori ynë” I, II e III, “Rilindja”, Prishtinë, 1983, “Anekdota” I e II, IAP, Prishtinë, 1987 dhe “Vajtime, gjamë dhe elegji”, IAP, Prishtinë, 1987.
Profesor Anton Çetta pa dyshim se me punën e vet si vjelës (mbledhës), botues dhe studiues i letërsisë sonë gojore dha një ndër kontributet më të mëdha që njeh deri më tash historia e letërsisë sonë gojore. Rëndësia dhe vlera e materialeve të mbledhura e të botuara nga profesor Anton Çetta nuk shprehet vetëm me sasinë e tyre, por edhe me cilësinë e jashtëzakonshme.
Një fushë tjetër që ka gjurmuar me vëmendje të vazhdueshme Anton Çetta ëshë ajo e bisedave alegorike, ku spikatin aftësitë e një imagjinate të mprehtë krijuese.
Në qendër të interesimeve shkencore të Anton Çettës ka qenë edhe kënga historike, këto dëshmi konkrete të vetëdijes kombëtare të krahinave të ndryshme etinke shqiptare në Gadishullin Ilirik (Ballkanik). Nëpërmjet këngëve historike Anton Çetta është përpjekur të vërë në pah, në dritën e të dhënave të këngëve, atdhetarizimin e popullsisë shqiptare të Kosovës, përkatësisht përpjekjet e sakrificat e tij të vazhdueshme për liri e pavarësi kombëtare.
Profesor Anton Çetta ka marrë pjesë edhe në shumë simpoziume e konferenca shkencore, si në Simpoziumin për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun (mbajtur në Tiranë në vitin 1968), ku u prezentua me kontributin shkencor të tij “Fytyra e Skënderbeut në traditën popullore”. Me atë rast ai kishte sjellë njoftime të reja rreth përhapjes së këngëve dhe gojëdhënave për kryeheroin tonë kombëtar edhe në trevën e Kosovës.
Anton Çetta, apo siç e njihnin edhe si Plaku i Kosovës ose edhe Plaku i Shqiptarizmit gjatë punës së tij në Institutin Albanologjik në Prishtinë përmbushi gati në tërësi projektin prej 25 blenjësh me materiale të letërsisë gojore në Kosovë dhe trojet tjera etnike shqiptare jashtë Shqipërisë së sotme. Me iniciativën dhe punën e tij të palodhshme në Institut ngriti Arkivin e Degës së Folklorit, ku u grumbulluan mbi 50 mijë njësi folklorike të mbledhura në terren nga punonjësit e rregullt shkencorë dhe bashkëpunëtorët e jashtëm të Institutit. Në anën tjetër, shtatë vjet me radhë e udhëhoqi dhe e përgatiti revistën shkencore të Institutit Albanologjik “Gjurmime albanologjike" (serinë për folkor dhe etonlogji).
Profesori Anton Çetta njihet edhe si shkrimtar për fëmijë. Ai shkroi vjershat më të mira për fëmijë që njihen deri më tash, e të cilat janë të ndërtuara mbi temat më të zgjedhura të folklorit tonë të pasur. Pastaj, Anton Çetta njihet edhe si përkthyes i zellshëm. Ai ishte njohës i gjuhës frënge, italiane e sllave.
Pishtar i bashkimit kombëtar
Frrok Kristaj: Anton Çetta - Një jetë në shërbim të kombit Anton_Cetta
Sidoqoftë, kontributi më i madh dhe më i çmueshëm i Anton Çettës është ai i pajtimeve të gjaqeve dhe ngatërresave të tjera në mes të popullit shqiptar në Kosovë, në Kosovën Lindore, Maqedoni, Mal të Zi, në diasporën shqiptare e në vendet migruese të shqiptarëve nëpër botë. Me humanizmin e bindjen e tij ai ishte nisur drejt unitetit të bashkatdhetarëve, unitet këtë që e trajtonte si çelës për zgjidhjen e çdo problemi të së ardhmes së shqiptarëve, të përforcimit të vëllazërisë dhe bashkëjetesës paqësore si parim dhe themel i jetës së qytetëruar të popujve.
Anton Çetta me autoritetin e tij prej intelektuali, pedagogu, shkrimtari, bletarit të visarit kombëtar, pleqnarit, kryepajtimtarit, kryeplakut të urtë të Kosovës, u bë prijatar, pishtar e figura më e shquar e intelektualëve popullor, që u aktivizua në aksionet madhështore të pajtimit të hakmarrjeve ndërshqiptare, aktivitet ky që kishte filluar nga një grup i të rinjve shqiptarë të Pejës.
Në fakt, kur populli shqiptar ballafaqohej me egërsinë e barbarisë serbe, e kur ishte i përçarë populli shqiptar mu nga ajo barbari, që i kishte shtyrë shqiptarët të vriten e të hasmërohen në mes veti. Kështu, me iniciativën e një grupi të rinjsh nga Peja, Anton Çetta del në ballë të armatës së madhe të pleqnarëve të Kosovës, si kryeplaku i Kosovës, por edhe i mbarë shqiptarisë.
Fryt i këtij aksioni ishte pajtimi i mbi 1000 gjaqeve, afro 600 palgosjeve dhe i më se 700 ngatërresave të rënda. Me këtë aksion Anton Çetta me bashkëpunëtorë arriti të bëjë pajtimin dhe bashkimin kombëtar të shqiptarëve në Kosovë, të cilin më shumë se kurrë deri më atëherë e besa edhe tash, e kishin dhe e kanë të nevojshme shqiptarët e robëruar jashtë Shqipërisë administrative.
Me kontributin edhe të profesor Anton Çettes ishin ngritur themelet e tempullit të Institutit Albanologjik të Kosovës në Prishtinë. Nga shtalla e dikurshme e ushtrisë dolën blenjtë e folklorit të përgatitur me aq zell e përkushtim të profesor Çettes. E kishte vendin edhe në logun e akademikëve, sepse ai me punën e tij me siguri se do ta nderonte dhe do ta lartësonte Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, por ishin disa akademikë tanë që nuk e votuan dy herë rresht propozimin. Kjo profesor Çetten nuk e ligështoi në asnjë moment. Mu për këtë edhe figura e profesor Anton Çettes sot e gjithmonë e ka vendin mu para Institutit Albanologjik të Kosovës, ku do të duhej t'i ngritet shtatorja për t'i frymëzuar brezet e ardhme shqiptare.
Do përmendur se Anton Çetta së bashku me imzot Nikë Prelën, don Zef Gashin (tash arqipeshkëv i Tivarit), akademik Fehmi Aganin, por edhe shumë të tjerë, ishte ndër themeluesit e parë të shoqatës bamirëse e humanitare të Kosovës “Nëna Tereze” në Prishtinë.
Fjalët e ëmbla dhe porositë e urta të profesor Anton Çettes sikur edhe sot i dëgjojmë, e të cilat i mësojmë edhe nga varri i tij. Ai vdiq për të jetuar gjithmonë në mendjen dhe shpirtin e popullit shqiptar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi