Daci: Gjykimi kundër meje telenovelë e UNMIK-ut, akt grushtshteti

Dënimi
Sipas akuzës nëse personi zyrtar ka përfituar para mbi shumën 2500 euro, kryesi dënohet me burgim deri në pesë vjet, por nëse kryerja e veprës penale tejkalon shumën prej 5000 eurosh, atëherë, dënimi mund të shkojë deri në dhjetë vjet burgim.
Prokuroria kërkon fajësi për kreun e LDD-së
Prishtinë - Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci e ka quajtur një telenovelë politike të UNMIK-ut gjykimin e tij, që po zhvillohet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. “Mendoj që ka qenë një telenovelë politike e UNMIK-ut, e kërkuar fuqishëm prej njerëzve pa asnjë traditë as politike, as dije, as ndjenjë kombëtare, për ta sjellë Kosovën pikërisht në këtë pozicion në të cilin asnjë qytetar i Kosovës nuk është i lumtur”, deklaroi Daci të enjten në fjalën përfundimtare para trupit gjykues të kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it, në gjykimin kundër tij dhe ish këshilltarit të tij Ahmet Alishani. Ndërsa, në fjalën e saj përfundimtare prokurorja e çështjes, Fikrije Krasniqi, i propozoi trupit gjykues që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për faktin që siç, tha ajo, gjatë shqyrtimit kryesor është vërtetuar se Nexhat Daci dhe Ahmet Alishani kanë kryer veprat që u vihen në barrë. “Gjatë shqyrtimit gjyqësor u vërtetua se në mënyrë të plotë të akuzuarit i kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen. Propozoj që të akuzuarit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit”, tha prokurorja Krasniqi. Krejt këtë proces gjyqësor kundër tij, Daci e ka quajtur montim politik kundër tij me qëllim që siç tha ai, për tu arsyetuar grushtshteti i qetë demokratik, pas vdekjes së presidentit Rugova. “Them me bindje të plotë se ka qenë një perceptim i imi se krejt kjo lojë ka qenë në atë kohë me prapavijë politike për të ushtruar grushtshtetin e qetë demokratik pas vdekjes së presidentit Rugova, për të ardhur në pushtet njerëzit më të cilët mund të manipulohet lehtë, të përkeqësohet ardhmëria e shtetasve të Kosovës. Kjo është vërtetuar edhe nga Gjykata Kushtetuese dhe proceset tjera që janë të njohura për tu humbur autoriteti i Kosovës”, deklaroi Daci. Ndërsa, avokati i tij, Bajram Tmava, beson se me provat që janë shqyrtuar dhe administruar në gjykatë, është vërtetuar se klienti i tij nuk ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet. “Mendoj se kemi vërtetuar që Nexhat Daci në çështjen penale që është zbatuar kundër tij do të shpallet i pafajshëm”, theksoi Tmava. I akuzuari tjetër, Ahmet Alishani, tha se nuk e ka kryer veprën penale me të cilën akuza e ngarkon. “Nuk kam kryer vepër penale me të cilën më ngarkon prokuroria. Unë kam qenë këshilltar për siguri i Nexhat Dacit, dhe nuk kam dhënë urdhër për të blerë gjëra që akuza më ngarkon. Kam pritë që prokuroria të heqë dorë nga akuza, por siç duket mizën e bëjnë buall e buallin mizë”, deklaroi ai. Ndërsa, avokati i tij, Flamur Bogaj, tha se nga dëshmitë e dëshmitarëve nuk është dëshmuar se klienti i tij, është i ngarkuar me veprat që i vihen në barrë. Prandaj ai kërkoi që ndaj Alishanit të shqiptohet aktgjykim lirues. Shpallja e aktgjykimit do të bëhet me 10 nëntor. Nexhat Daci dhe Ahmet Alishani akuzohen për vepër të njëjtë penale, e cila parashihet konform nenit 340 të Kodit Penal të Kosovës.
T. Rexhepi

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Byler: Fushatë e ndyrë kundër meje
» Odisejada e një gjykimi kundër luftëtares së UÇK-së
» Grushtshteti brina ska!
» Kurti kundër "shtetit policor", Thaçi kundër "anarkisë"
» Kalon Projektligji kundër pjesëmarrjes në luftëra terroriste, Vetëvendosje voton kundër

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi