Kaosi parazgjedhor i jep fitoren në tabaka Hashim Thaçit

NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Këtë konkluzion që e kam nxjerrë si titull ma frymëzon situata parazgjedhore kaotike në Kosovë, pasi partitë e opozitës janë në konfuzion të plotë ndërsa deri në ditën e zgjedhjeve kanë mbetur vetëm 35 ditë kalendarike.
Kur Fatmir Sejdiu largoi ministrat nga kabineti i qeverisë Thaçi, ishte një veprim i eksplicit që bënte me dije se zgjedhjet e jashtëzakonshme ishin në prag të derës. Kështu dorëheqja e Kryeministrit të Kosovës dhe shpallja e datës së zgjedhjeve më 12 dhjetor nga Jakup Krasniqi ishte e paralajmëruar.
Veprimi i Fatmir Sejdiut për t’u larguar nga një koalicion me të cilin kish kaluar për tri vjet bashkë muaj mjalti nuk lidhej aspak me gjoja zemërimin e Sejdiut pse Thaçi e pranoi verdiktin e Gjykatës Kushtetuese, pasi e gjithë Kosova e dinte se Sejdiu e mbante postin e presidentit të republikës duke shkelur Kushtetutën, por thjesht me llogarinë se vetëm zgjedhjet e jashtëzakonshme mund t’i jepnin atij dhe klanit të tij mundësitë për të ruajtur me dorë të hekurt kontrollin mbi partinë, pa çarë krye se LDK-ja mund të ndahet e bëhet copa-copa rishtaz. Në fakt Fatmir Sejdiu dhe klani i tij do të hyjnë në histori si shpartalluesit e LDK-së. Dhe për këtë, Hashim Thaçi nuk ka si të mos i jetë mirënjohës.
Sa për teoritë e Fatmir Sejdiut se është vijues i rrugës së Rugovës, këto janë vetëm demagogji banale, sepse kur ishte fjala për të afruar Ukë Rugovën, të birin e Ibrahim Rugovës, një i ri me formim akademik në SHBA, Fatmir Sejdiu ia përplasi derën për fytyrë.
Po ashtu është zor të imagjinosh ndryshime nga Kongresi i LDK-së që po organizohet gati në "ilegalitet", ku deri edhe data e mbajtjes pothuaj është sekret. Fatmir Sejdiu e mban kreun e LDK-së me mjete jo demokratike, sepse do të ishte dashur që të kishte dhënë dorëheqjen që kur i humbi zgjedhjet më 2007. Ashtu si ndodhi për shembull në Britaninë e Madhe: kur Gordon Brown i humbi zgjedhjet, ai dha menjëherë dorëheqjen, dhe Partia Laburiste Britanike në Kuvend zgjodhi liderin e saj të ri Ed Miliband.
Duke qenë de facto i deligjitimuar, Fatmir Sejdiu jo vetëm që po mban peng LDK-në, duke mos lejuar reformimin e saj, por po pengon nga ana tjetër edhe organizimin e opozitës, sepse LDK-ja rezulton të jetë partia më e madhe opozitare, dhe po të ishte një parti normale do t'i duhej që në ditët e mbetura të inicionte konfigurimin e koalicioneve, pasi asnjë parti në Kosovë nuk mund të fitojë vetëm shumicën qeverisëse.
Që prej çlirimit dhe zgjedhjeve të para te 2001, skena politike e Kosovës është mbizotëruar nga dy parti krysore, LDK-ja dhe PDK-ja që reflektonin bipolaritet, si dhe disa parti të tjera të vogla, por me elektorat të qartë. Ky raport ndryshoi me zgjedhjet e 2007, ku LDK-ja humbi në mënyrë drastike dhe kreu i saj në mënyrë akrobatike, në vend që të dilte në opozitë, hyri në aleancë me kundërshtaren tradicionale të LDK-së. Duke parë se pragmaticizmi i Fatmir Sejdiut kur është fjala për pushtet nuk i njeh parimet, ai mund ta riciklojë rishtas aleancën sa t’i jepet shansi, për të prodhur një qeverisje binjake me atë që kemi parë deri më tani.
Fraksioni i LDK - Dr.Ibrahim Rugova brenda LDK-së natyrisht që do të ndikonte për të rikthyer elektoratin e partisë më të madhe, për t'i dhënë asaj frymëmarrjen e nevojshme, si dhe për ta nxjerrë partinë nga prangat e diktatit me qëllim dhënien fund të akrobacive të Sejdiut dhe bajrakut të tij tribal.
Sepse këto akrobaci të Fatmir Sejdiut, jo vetëm po e shkallmojnë LDK-në, por po i çorodisin tërësisht partitë e qendrës së djathtë, të cilat duhet ta mbledhin mendjen sa më shpejt për t’i shpëtuar kaosit që i degdis në humbje. Shpëtimi i tyre mbetet vetëm bashkimi dhe koalicioni. Idesë së koalicionit t’i bashkangjitet edhe Vetëvendosja e Fryma e Re. Duke e konfiguruar dhe organizuar qendrën e djathtë sipas modelit të Silvio Berlusconit në Itali. Dhe do të jetë vota e popullit ajo që do të vendosë për liderin e koalicionit. Sa më pak egocentrizëm, sa më pak llogari personale në të mirë të Kosovës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» “Turpërimi” i Hashim Thaçit
» WSJ: Shpifjet ndaj Hashim Thaçit
» VV:Qeverisja e Ramadan Mujës si ajo e Hashim Thaçit
» Atentat ndaj Hashim Thaçit?
» Pse nuk po hetohen vëllezërit e Hashim Thaçit?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi