Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fadil Demaku:Intelektualët e shpartalluar, injoranca e fortë dhe populli i nëpërkëmbu

Shko poshtë

Fadil Demaku:Intelektualët e shpartalluar, injoranca e fortë dhe populli i nëpërkëmbu Empty Fadil Demaku:Intelektualët e shpartalluar, injoranca e fortë dhe populli i nëpërkëmbu

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 06, 2010 5:24 pm



Fadil Demaku:THIRRJE E MIQEVE TE LEVIZJES DEMOKRATIKE RUGOVIANE





Fadil Demaku:Intelektualët e shpartalluar, injoranca e fortë dhe populli i nëpërkëmbu 150007_138971212821607_100001261885125_221499_2141988_n
Ju jeni figurat qendrore prej të cilëve presim përgjigje!







LDD dhe LDK janë vetëm dy krihët e plagosur të Lëvizjes së parë Demokratike në Evropën Lindore të Dr. Ibrahim Rugovës. Plagët e marra nga inteligjenca e dezorientuar nga "rojet e mjegullës" i ndjeu mbi supet e veta populli i Kosovës në rrugëtimin e tij pa timonierë.

Populli dhe atdheu pret nga ju, o sot o kurrë të bashkoheni rreth një flamuri të përbashkët- flamurit rugovian.

E sotmja kërkon vetëm një sakrificë të vogël prej jush. Të leni menjëanë kapriçot dhe inatet tuaja personale për hirë të shtetit të sapobërë, njeriut kosovar që dëshiron të ndjehet i lirë dhe i lumtur në Kosovën e Re.

Nëse karriga është qëllimi, më afër saj do të jeni të bashkuar!Do të ketë vend për të gjithë, nëse uleni dhe bisedoni si intelektualë të njëmendët, përndryshe do të ngeleni në margjina dhe shembull i keq i orientimit të politikës kosovare, njëkohësishtë i përçarjes së popullit që definitivishtë po humb besimin në inteligjencen e tij.

Jeni para një momenti historik!Po nuk e shfrytëzuat rrota e rënd e historisë do të shkel përfundimishtë dhe plandos për vdekje besimin tuaj te populli për të cilin ekzistoni si qenje politike.

Provoni njëherë të bëni një hap të madh dhe dëshmoni këtij populli se jeni bijtë e tij. Uluni së bashku dhe bisedoni mbi mundësinë e daljes me lista të përbashkëta në këto zgjedhje.

Ky do të ishte hapi më i madh progresiv , që votuesin do ta sillte pranë kutive të votimit të LDK-së. Edhe votuesin më të zhgënjyer do ta detyronte t'i rikthehej shpresa se më në fund dikush po mendon për te.

Kjo do të garantonte fitore të sigurtë të krahut rugovian.

Përndryshe, votuesi kosovar do të ndjehet i injoruar.

Në kutitë e votimeve do të dalin vetëm militantët e bandave politike.

Në Kosovë do të këndohet kënga e vjetër mbi tenderat, hajnitë dhe korrupsionin.

Intelektualët e shpartalluar, Injoranca e fortë dhe populli i zhgënjyer!

Dëshmoni të kundërten për hirë të fëmijëve tuaj dhe ardhmërisë sonë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi