Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipe Unikomb:NJE GJAKE, NJI GJUHE

Shko poshtë

Shqipe Unikomb:NJE GJAKE, NJI GJUHE Empty Shqipe Unikomb:NJE GJAKE, NJI GJUHE

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 07, 2010 10:21 pm



Shqipe Unikomb:NJE GJAKE, NJI GJUHE 49943_100001471475656_7039704_n

Shqipe Unikomb:NJE GJAKE, NJI GJUHE

Shtetet etnike nuk janë shtete të pastra etnike. Ato janë shtete kombëtare, të dominuara me shumicë nga kombi shtetformues dhe të banuara me pakica të ndryshme kombëtare. Asnjë shtet kombëtar i Evropës nuk është shtet i pastër etnikisht, por ata janë shtete kombëtare.



Nga miku im SHKODRAN :: Ervis ISUFI



http://www.nacionalalbania.com/index.php?option=com_content&view=article&id=967%3Anje-gjak-nje-gjuhe&catid=39%3Aopinion&Itemid=76

Shqipëria etnike, pas krijimit dhe bashkimit të saj, kurrsesi nuk do të jetë shtet i pastër etnikisht, siç po përpiqen ta arsyetojnë disa politikanë shqiptarë në Tiranë e Prishtinë, mosangazhimin e tyre për formimin e Shqipërisë Etnike, sepse në kuadër të saj do të ketë pakica të ndryshme etnike, si ato sllave, greke, boshnjake, turke, rome,…etj. Shteti i bashkuar dhe etnik i Shqiptarëve zyrtarisht nuk do të quhet Shqipëria Etnike, por do të quhet si edhe sot Republika e Shqipërisë. Dhe dallimi do të jetë se atëherë do të jetë shtet kombëtar i të gjithë shqiptarëve dhe nuk do të jetë i ndarë e gjysmak siç është sot. I vetmi shtet kombëtar i Evropës, i cili nuk pranon dhe nuk njeh pakicat etnike në territorin e vet është Greqia. Por, ky qëndrim racist e shovenist i pushtetarëve grekë nuk e bën aspak atë shtet të pastër etnik, por e bënë atë vetëm shtet jodemokratik, sepse realiteti nuk mund të fshihet e as të futet në xhep. Në këtë drejtim nuk mbetet shumë prapa edhe Turqia, e cila, përpos tjerëve, nuk pranon ekzistencën e popullit kurd dhe gjuhës së tyre në formë zyrtare e ligjore. Edhe regjimi kommunist i shtetit bullgar dikur nuk pranonte ekzistencën e pakicës turke në territorin e tij. Askund në botë nuk ka dhe nuk mundet të ketë shtet të pastër % monoetnik. Kjo është propagandë e atyre që janë kundër bashkimit të popujve e të kombeve, janë ata që duan të coptojnë tokat e të tjerëve dhe t’i mbajnë kombet të përçarë e të sunduar nga kombet më të mëdhenj e më të fuqishëm ekonomikisht dhe ushtarakisht. Bashkimi Evropian është për ndarjen e Kosovës dhe sëbashku me Rusinë dhe Serbinë do të provokojnë një shpërthim mbarëpopullor në Kosovë dhe në këtë mënyrë do të hiqet nga agjenda ditore Pavarësia e Kosovës dhe do të kalohet në bisedime direkte për ndarjen e Kosovës dhe krijimin e Serbisë së Madhe, duke spostuar Marrëveshjen e Dejtonit (1995) dhe duke hapur çështjen e ndryshimit të kufijve të Ballkanit dhe krijimin e shteteve etnike. Evropa është e vetëdijshme se Marrëveshja e Dejtonit ishte një ndërprerje e përkohshme e luftës, por jo një paqtim i atij regjioni. Të gjithë tanimë e kanë parë se kjo Marrëveshje ka dështuar dhe është e pazbatueshme. Edhe 12 vjet pas arritjes së asaj Marrveshjeje paqa dhe bashkëjetesa midis tre popujve të ndryshëm etnikë nuk është arritur dhe nuk do të arrihet kurrë. Në Bosnjë dhe Hercegovinë janë të pranishëm forcat ushtarake të Evropës dhe misioni civil ndërkombëtar. Në momentin që ata do të tërhiqen nga atje do të bëhet ndarja e atij shteti, qoftë me paqë, qoftë me luftë. Pra, Evropës i duhet që atje të qëndrojë me dekada e dekada të tëra që të ruaj paqen artificiale dhe bashkimin e dhunshëm të këtij shteti. Por kjo i kushton shumë shtrenjtë ekonomikisht Evropës dhe botës. Të njëjtën kopje të Dejtonit paraqet edhe Pakoja e Ahtisarit. Kosova sipas kësaj pakoje do të jetë një shtet gjysmak e jofunksional dhe paqa aty do të ruhet nga NATO, kurse pushtetin suprem do ta ketë i ashtuquajturi Misioni Civil i Bashkimit Evropian. Dhe kjo prani ushtarake e civile në Kosovë do të detyrohet që të qëndrojë atje përgjithmonë, sepse në momentin që ato do të tërhiqen prej aty, të nesërmen do të shpërthejë përleshja shqiptaro-serbe. Në këtë mënyrë bashkësia ndërkombëtare po investon kot në një projekt jetëshkurtër e të paqëndrueshëm, të destinuar për dështim që në fillim të tij, ashtu siç ka dështuar Marrëveshja e Dejtonit. Prandaj, OKB-ja, SHBA-të Bashkimi Evropian dhe Rusia nuk duan që të investojnë edhe në një Dejton II në Kosovë, duke shpenzuar miliarda dollarë dhe duke e lënë edhe më tej Ballkanin një ”fuçi baroti”, një bombë të kurdisur te porta e Evropës. Këtë më së paku do ta tolerojë Evropa, e cila pretendon të bashkohet dhe të shndërrohet në një Superfuqi të re ekonomiko-ushtarake. Evropa dhe bota kanë vendosur që Ballkanin nga ”fuçi baroti” ta kthejnë në një oazë të paqes dhe ta bëjnë vërtetë Evropë. Dhe kjo gjë arrihet vetëm përmes organizimit të një Konference Ndërkombëtare për Ballkanin, ku do të ndryshoheshin, me konsensus, kufijtë aktual të Ballkanit dhe do të krijoheshin shtetet etnike kombëtare, ndër ta edhe Shqipëria e Bashkuar, etnike dhe natyrale. Bashkimi Evropian është i vetëdijshëm se pa bërjen e Shqipërisë Etnike dhe konsolidimin etnik edhe të disa shteteve tjera të Ballkanit, nuk do të ketë paqe në Evropë dhe rrjedhimisht as bashkim të Evropës dhe as zhvillim ekonomik të saj. Evropa e Bashkuar nuk do të jetë kurrë e bashkuar me një Ballkan të ndarë e të copëtuar dhe as me Shqipërinë Etnike të pabashkuar. Evropa e Bashkuar nuk do që të mbesë prapa SHBA-ve, Rusisë dhe Kinës në ambicjet e saja për t'u bërë superfuqi ekonomike dhe më vonë edhe superfuqi ushtarake. Bashkimi Evropian duke plotësuar ambiciet serbomëdha të Serbisë, ajo indirekt edhe do të bëjë të mundur edhe hapjen dhe zgjidhjen e çështjes shqiptare dhe formimin edhe të Shqipërisë Etnike dhe të disa shteteve tjera etnike në Ballkan. Edhe pa pëlqimin e pushtetarëve shqiptarë Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare do ta bëjë ndryshimin e kufijve të Ballkanit, por është në të mirën tonë që Shqiptarët të kyçen në ketë proces që në fillim, se kështu do të kenë favore më të mira. Vetë humbja e durimit tonë, shpërthimi i shqiptarëve të Kosovës në revolta masive kundër status-kuosë së tanishme do të çonte në heqjen nga rendi i ditës të Kosovës-Shtet dhe fillimin e bisedimeve për ndryshimin e kufijve të Ballkanit. Por, ka një ndryshim të madh këtu, sepse në këtë rast shqiptarët do të cilësohen si rrebelë, paqeprishës e ektremistë dhe kështu do ta kenë një barrë mbi shpinë në Konferencën Ndërkombëtare për Ballkanin. Prandaj që t’i ikin revoltës së pakontrolluar të shqiptarëve, udhëheqësit shqiptarë duhet që t’i dalin së keqes përpara duke e shtruar në mënyrë të organizuar dhe paqësore zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan dhe formimin e shteteve etnike në këtë Siujdhesë të trazuar me shekuj e mijëvjeçarë. Pikërisht tani është rasti i përshtatshëm që Shqipëria dhe shqiptarët të mos mbeten si gjer më tani vetëm spektatorë të ngjarjeve në Ballkan, por duhet të zgjohen nga gjumi dhe të shndërrohen në aktorë të ngjarjeve të sotme dhe të nesërme që do të ndodhin patjetër në Ballkan. Të mos i përsërisim gabimet e shkuara të fillimit të shekullit që shkoi, kur e gjithë Evropa dëshironte prishjen e Turqisë, largimin e saj nga Ballkani dhe ndryshimin e kufijve etnikë të Ballkanit, kurse pikërisht udhëheqësit e shqiptarëve kërkonin ruajtjen e Turqisë, duke u kënaqur vetëm me një Autonomi brenda Turqisë. Dhe ndodhi ajo që deshën Fuqitë e Mëdha, Turqia u dëbua nga Ballkani, por shqiptarët mbetën me gisht në gojë, sepse ishin të papërgatitur për ndryshimin e kufijve, ishin të papërgatitur për formimin e shtetit kombëtar shqiptar. Kështu shqiptarët morën aq sa u dha Evropa, një gjysmë Shqipëri. Edhe nesër kur Evropa e bota do ta ndajnë edhe njëherë e përfundimisht Ballkanin, shqiptarët do të marrin një gjysmë Shqipëri Etnike, nëse nuk kyçen me kohë në rrjedhat e ngjarjeve të ardhshme dhe të bëhen aktorë të këtyre ndryshimeve. Pushtetarët shqiptarë nuk duhet të deklarojnë orë e çast, me paturpësi, se ”ne nuk kemi tjetër platformë, pos asaj për shtetin e Kosovës”(!), se ”ne nuk jemi për ndryshimin e kufijve të Ballkanit”(!), se ”ne nuk jemi për krijimin e shteteve etnike”(!),… dhe përralla të tjera me mbret. Ai pushtetar që do t’i përsërisë edhe në të ardhmen, si papagall, këto fraza antikombëtare, do ta dëshmojë para gjithë kombit shqiptar se është kundër lirisë, kundër bashkimit kombëtar dhe kundër formimit të Shqipërisë së Bashkuar, etnike e natyrale! Ai apo Ata pushtetarë do ta thonë e dëshmojnë me gojën e vet se janë tradhëtarë dhe meritojnë ndëshkimin kapital nga ana e gjyqit popullor. Në anën tjetër, Serbia i ka disa platforma për veprim: 1.Platformën për autonominë e Kosovës brenda Serbisë, 2.Platformën për copëtimin e brendshëm të Kosovës, 3.Platformën për ndarjen e Kosovës dhe 4.Platformën për formimin e Serbisë së madhe apo etnike. Serbia është e vetëdijshme se po të bëhet Kosova-Shtet do të fillojë zinxhirë edhe copëtimi i mëtejshëm i saj, sepse me këtë rast, heret a vonë, bile shumë shpejtë, do të kërkojë Sanxhaku që të shkëputet nga Serbia dhe një pjesë e Vojvodinës e banuar me shumicë hungareze. Që t’i iki kësaj Serbia, në momentin e fundit (e përkrahur haptas nga Rusia dhe disa shtete të Evropës), do të kërkojë hapur ndryshimin e kufijve të Ballkanit dhe krijimin e shteteve etnike. Vetëm në këtë mënyrë ajo do të qetësohet, duke dhënë disa territore, por duke marrë dyfishin e tyre me bashkimin e Republikës Serbe me Serbinë. Në këtë mënyrë do të qetësohej Serbia, por do të qetësoheshin edhe Shqiptarët, Kroatët e Bullgarët, do të qetësoheshin kombet relevante të Ballkanit dhe në këtë mënyrë do të qetësohej mbarë Ballkani dhe Evropa. Siç po duket, të gjithë në Ballkan dhe në Evropë janë të vetëdijshëm se pa formimin e shteteve etnike, pa ndryshimin e kufijve aktual të Ballkanit nuk mund të vendoset paqa e vërtetë dhe e qëndrueshm në këtë pjesë të Evropës, përveç shqiptarëve dhe pushtetarëve të tyre! A nuk e ka thënë kryepatrioti i Lëvizjes sonë Kombëtare, Abdyl Frashëri se: ”Pa bashkimin e trojeve shqiptare dhe formimin e Shqipërisë Etnike, nuk do të ketë kurrë paqe Evropa dhe Ballkani”? Ai e ka thënë përafërsisht kështu, por pushtetarët tanë antikombëtar, që janë kundër Platformës kombëtare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e kanë harruar këtë, apo bëhen sikur e kanë harruar, vetëm e vetëm që të ruajnë pushtetin, postet, karriket dhe privilegjet e tyre aktuale! Edhe po të bëhet Kosova shtet, kjo nuk do të thotë se do të qetsohej Ballkani, sepse pikë së pari Serbia nuk do ta pranonte kurrë një gjë të tillë, nuk do ta hiqte nga Preambula e Kushtetutës së saj Kosovën si pjesë integrale të saj dhe kështu do të nxiste trazira të vazhdueshme në Kosovë, përmes pakicave serbe atje, me qëllim që Kosovën ta rikthente nën sovranitetin dhe sundimin e saj. Por, çka është edhe më me rëndësi, Kosova-Shtet nuk do t’i kënaqë dhe nuk do t’i qetësojë fare as edhe Shqiptarët, përkundrazi, shteti i Kosovës do t’i trimërojë edhe më tepër Shqiptarët për t’u riorganizuar dhe për të vazhduar veprimtarinë dhe luftën e tyre për bashkim kombëtar dhe për Shqipërinë Etnike. Kosova-Shtet nuk është fundi, por është fillimi i një lufte të re serbo-shqiptare, e cila domosdoshmërisht do të çonte në mbajtjen e një Konference Ndërkombëtare për Ballkanin dhe në ndryshimin e kufijve të këtij Gadishulli dhe në formimin e shteteve etnike në Ballkan. Por, pse të imponohet me luftë të re serbo-shqiptare mbajtja e Konferencës për Ballkanin, kur kjo gjë mund të bëhet tani në rrugë paqësore?! Përse duhet edhe një gjakderdhje e re e shqiptarëve që të binden pushtetarët tanë se heshtja dhe mosveprimi i tyre është një kasaphanë e re për popullin tonë?! Se mosshtruarja për zgjidhje nga ana e pushtetarëve tanë e Shqipërisë Etnike është edhe një robëri e re për më se gjysmën e shqiptarëve dhe trojeve të tyre etnike! Një gjjë të këtillë Evropa e di, Serbia e di, Rusia e di, bota e di, por mjerisht vetëm pushtetarët shqiptarë të Tiranës, të Prishtinës dhe të Shkupit nuk e dijnë dhe nuk duan ta dijnë. Ata do ta dijnë kur të mbështeten për muri, kur të tjerët t’i vënë para aktit të kryer, por atëherë do të jetë shumë vonë, sepse do ta paguajnë me territore haraçin e pavetëdijsimit e të mosveprimit me kohë. Nga Konferenca Ndërkombëtare do të dalin me cungimin edhe të Shqipërisë Etnike, ashtu s, dolëm me një gjysmë Shqipëri nga Konferencat e Kongreset e Evropës në shekullin e kaluar! Mbajtja e Konferencës Ndërkombëtare për Ballkanin nuk do të thotë automatikisht se kufijtë e Shqipërisë Etnike janë të siguruar, por për ta duhet të argumentohet me urtësi, me fakte dhe me këmbëngulje të madhe edhe atje në tryezën e kësaj Konference. Pushtetarët shqiptarë të ”principatave” aktuale mesjetare shqiptare dhe të ”vilajeteve” aktuale otomane duhet të heqin dorë një orë e më parë nga teoria e tyre antikombëtare: ”Më mirë i pari në fshat, se i dyti në qytet”, të heqin dorë nga karrierizmi, egoizmi dhe bajraktarizmi i tyre personal dhe t’i bashkojnë forcat e idetë, të krijojnë një Platformë Kombëtare të Shqipërisë Etnike dhe në këtë mënyrë t’i bashkojnë edhe ”principatat” dhe ”vilajetet” e tyre aktuale. Në të kundërtën mallkimi dhe dënimi i kombit do të bjerë mbi ta. Në të kundërtën ata do të jenë shkaktarë të një gjakderdhjeje dhe vëllavrasjeje të re brendashqiptare. Shqipëria Etnike mund edhe të mbesë e pabashkuar dhe e copëtuar, për shkak të politikës antikombëtare të pushtetarëve të saj, por as pushtetarët nuk do t’i gëzojnë privilegjet dhe pasurinë e tyre, ata jo vetëm që do t’i humbin ato, por do ta humbin edhe jetën e tyre nga revolta popullore dhe luftëtarët kombëtarë, të cilët kurrë nuk do të rrijnë duarkryq, kurrë nuk do t’i dorëzojnë armët pa u bërë Shqipëria Etnike. Nëse sot në Kosovë janë 400 000 armë në duar të popullit, nesër do të jenë me siguri 4000 000 armë në duar të Shqiptarëve e të Shqipërisë Etnike, sepse kjo do të jetë rruga e vetme për ribashkimin kombëtar, për dëbimin e pushtuesve sllavo-grekë nga trojet tona dhe për dënimin e tradhëtisë dhe të tradhëtarve të sotëm e të nesërm. Moti kohë nuk është dënuar me plumb tradhëtia dhe tradhëtarët, prandaj po bëjnë të qetë gjumin e ariut pushtetarët shqiptarë dhe po shtojnë përditë pasuritë e tyre të paligjshme, duke grabitur popullin dhe atdheun. Por, ”kungulli nuk shkon gjithmon mbi ujë”, thotë populli. Këtë herë askush nuk do t’i shpëtojë dënimit kapital për tradhëti kombëtare. Shqiptarë e pushtetarë, ruajuni tradhëtisë kombëtare, sepse këtë herë populli nuk do t’ua falë tradhtinë. Hakmarrja e popullit do t’ju ndjekë deri në varr e përtej varrit, djalë pas djali e nip pas nipi. Kosova shtet është rruga e shkurtër dhe gjysmake e zgjidhjes së çështjes shqiptare, kurse ndryshimi i kufijve të Ballkanit, formimi i Shqipërisë Etnike është rruga më e gjatë, por zgjidhje e plotë e përfundimtare e çështjes shqiptare. Është paradoksale sjellja e papërgjegjshme dhe antikombëtare e pushtetarëve shqiptarë në Tiranë, Prishtinë e Shkup, kur ata deklarojnë se janë vetëm për Kosovën-Shtet, se nuk janë për ndryshimin e kufijve të Ballkanit dhe për formimin e shteteve etnike në këtë Gadishull. Ata ose nuk janë të vetëdijshëm se çka thonë, ose janë antikombëtarë dhe kundër bashkimit kombëtar të trojeve etnike shqiptare në Ballkan! E si mund të formohet Shqipëria Etnike pa ndërrimin e kufijve të Ballkanit?! Status-quoja e djeshme dhe e sotshme është pushtim e robëri, është copëtim i trojeve shqiptare. Vetëm ndryshimi i kësaj status-kuoje bën të mundur bashkimin kombëtar të shqiptarëve në një shtet të vetëm - në Shqipërinë e Bashkuar, etnike e natyrale. Shqiptarët dhe politikanët e tyre në pozitë dhe në opozitë duhet të jenë të parët që duhet të ngrejnë zërin dhe të kërkojnë ndërrimin paqësor të kufijve të Ballkanit, të kërkojnë formimin e shteteve etnike në këtë rajon dhe bërjen e Shqipërisë së vërtetë. Askush më shumë se kombi shqiptar dhe trojet e tij në Ballkan nuk janë më të copëtuar e më të ndarë, prandaj askujt më tepër se shqiptarëve nuk u takon dhe nuk u konvenon ndryshimi i kufijve dhe formimi i shteteve etnike. Kombi shqiptar nuk ka çka të humbasë nga ripërcaktimi i kufijve të Ballkanit, përveç copëtimit dhe robërisë aktuale. Nga ndryshimi i kufijve të Ballkanit ne do të fitojmë lirinë kombëtare dhe do të humbasim pushtimin e sotëm sllavo-grek. Deri tani as me luftë e gjakderdhje nuk kemi mundur që ta bashkojmë Shqipërinë. Tani është momenti historik që këtë ta bëjmë në mënyrë paqësore. Nëse edhe këtë çast historik kombi ynë nuk e shfrytëzon, atëherë shqiptarët do ta dëshmojnë tezën antishqiptare serbe se "nuk janë popull i civilizuar dhe shtetformues"(!). Atëherë edhe unë do të thosha se shqiptarët nuk e meritojnë as edhe këtë gjysmë Shqipërie (londineze) që e kanë! Deri tani pushtetarët shqiptarë, andej e këtej kufinjve shqiptaro-shqiptarë, janë në një gjumë të thellë dimëror, janë në kllapi, janë pasivë, janë të pavetëdijshëm e të pandërgjegjshëm dhe nuk e kanë opcion e vizion politiko-kombëtar formimin e Shqipërisë Etnike! Ata, në këtë mënyrë, rrezikojnë edhe tërësinë territoriale të Kosovës unmikistaneze! Nëse pushtetarët shqiptarë nuk do të jenë edhe në të ardhmen për ndryshimin e kufijve dhe formimin e shteteve etnike në Ballkan, atëherë Evropa dhe bota do t’i detyrojnë ata në ndarjen e Kosovës dhe në këtë rast do të fitojë vetëm Serbia, sepse nuk do të bashkohen shqiptarët dhe trojet e tyre, nuk do të bëhet Shqipëria e bashkuar etnike, por vetëm do t’i hiqet edhe një pjesë (Kosova veriore) integritetit territorial të Shqipërisë Etnike! Prandaj, po e përsëris edhe njëherë se, Organizatat patriotike dhe formacionet paraushtarake kombëtare, legale e ilegale, duhet t'u japin një Ultimatum të afatizuar pushtetarëve tanë që ata të zgjohen nga gjumi dhe një orë e më parë të shtrojnë para opinionit ndërkombëtar zgjidhjen e çëshjtes kombëtare shqiptare - formimin e Shqipërisë Etnike. Kurse përtej këtij afati, në rast se pushtetarët shqiptarë nuk zgjohen, atëherë forcat kombëtare politiko-ushtarake, legale e ilegale, duhet të bashkohen, pa kushte, ndërmjet veti dhe të marrin në dorë zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, duke i eliminuar nga skena politike pushtetarët antikombëtar, përmes një Kryengritjeje të Përgjithshme Mbarëkombëtare për çlirimin dhe bashkimin e Shqipërisë Etnike.Koha e fjalëve ka perënduar, tani është koha e veprimit. O sot, o kurrë, nesër do të jetë tepër vonë! Shqipëria Etnike duhet të bëhet nga Shqiptarët, për Shqiptarët dhe jo për inat të Shqiptarëve dhe në dëm të Shqiptarëve.

(Autori është publicist dhe gazetarë në Nacional Albania)



Shqipe Unikomb:NJE GJAKE, NJI GJUHE 40335_101601553232227_100001471475656_9924_1658627_n
❤ SHQIPËRIA E BASHKUAR ❤ Une dua bashkim kombëtar! ~ Vendose këtë, në statusin tuaj dhe të shohim se sa është e përkrahur, aspirata jonë për bashkim kombëtar! JEMI NJË!!!

BESA BESE PER VATAN DO TA BEJME SHQIPERIN NE BALLKAN...MALET DO TI RAFSHOJM PO SHQIPERIN DO E BEJME!
STABILITETIN E BALLKANIT, EVROPES E MA GJER E BENE VETEM SHQIPERIA E BASHKUAR(HISTORIKE-ETNIKE)
RROFT SHQIPERIA E BASHKUAR(HISTORIKE-ETNIKE)








Shqipe Unikomb:NJE GJAKE, NJI GJUHE 73718_122616834464032_100001471475656_157668_3611393_n

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi