Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bukoshi pret ftesën nga Mustafa

Shko poshtë

Bukoshi pret ftesën nga Mustafa Empty Bukoshi pret ftesën nga Mustafa

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 08, 2010 2:18 pm

Bukoshi pret ftesën nga Mustafa

Bukoshi pret ftesën nga Mustafa Bujar-Bukoshi-2

Në një intervistë për Radio Kosovën, Bujar Bukoshi nuk ka përjashtuar mundësinë të kthehet në LDK, pasi siç shprehet ai, tashmë është larguar pengesa me emrin Fatmir Sejdiu. I pyetur se si e vlerësonte zgjedhjen e Isa Mustafës në krye të LDK-së, Bukoshi ka thënë se e konsideron si “rezultat të punës, të cilën ne e patëm filluar me përpjekjet për të nisur disa procese reformuese në LDK dhe për të hequr bllokimin që zoti Fatmir Sejdiu bëri në këtë parti për sa kohë që drejtoi ai. Personalisht ndjehem i kënaqur me zgjedhjen e zotit Mustafa, sepse ky rezultat është dhe pjesë e kontributit tim personal, pasi ia arritëm që tani të kemi një situatë krejtësisht tjetër.
Duke filluar nga sot e tutje janë krijuar shanse më të mira që Lidhja Demokratike e Kosovës të konsolidohet, sado që ka shumë punë dhe sfidat vazhdojnë. Procesi i reformimit të LDK-së nuk mbaron me largimin e zotit Sejdiu, sepse aty ka punë të madhe për përtëritjen dhe ndërrimin e strukturave të ndryshkura në LDK. Mendoj se po të mos ishte ky proces paraprak, do të ishte vështirë të fillonin këto lëvizje të tilla pozitive që u bënë.
Bukoshi ripërsëriti se ai me djalin e Rugovës janë po ashtu të hapur dhe të gatshëm që për arsye të këtij realiteti të ri dhe këtij konstolacioni ndryshimesh që ndodhën, të bisedojnë për të gjetur një emërues të përbashkët - i mirëfilltë, vetëm e vetëm për të mirën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për forcimin e saj, reformimin e saj dhe modernizimin e saj.
“Në atë moment që zoti Isa Mustafa do të na ftojë, ne do të ulemi dhe do të bisedojmë me seriozitetin dhe përgjegjësinë më të madhe të mundshme, gjithmonë duke pasur në radhë të parë interesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe interesin e vendit tonë – Kosovës”, është shprehur Bukoshi.
I pyetur sërish nëse është i gatshëm të tërhiq “Listën qytetare Ibrahim Rugova” Bujar Bukoshi pohoi se “Jemi të hapur për këtë, nuk jemi ndonjë sekt religjioze fanatik. Ju më në fund e dini edhe arsyen dhe historinë se pse u themelua dhe u formua kjo listë qytetare, pra ju kujtoj: pikërisht për shkak se zoti Fatmir Sejdiu i pati bllokuar të gjitha mundësitë dhe të gjitha rrugët e reformimit në parti, duke mbyllur partinë hermetikisht. Tani ky faktor çrregullues, është eliminuar. Ajo që mbetet janë sfidat si të menaxhohet kjo LDK në të ardhmen”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi