Sami Islami:DORËZAT E PËRHIMTA( Tregim)
Faqja 1 e 1
Sami Islami:DORËZAT E PËRHIMTA( Tregim)
Sami Islami:DORËZAT E PËRHIMTA(Tregim)
Atë buzëmbramje dimri, kur fëmijët ishin duke lujtë, erdhi baba nga qyteti. Fëmijët e lanë lojën dhe u futën mbrenda të shihnin se ç’u kishte sjellë ai kësaj radhe, sepse nuk ndodhte asnjëherë që të vinte nga qyteti e të mos u sillte ndonjë gja atyre. Posa u zbath, u ul afër stufës që të ngrohej pak. Fëmijët qëndrunë mbrenda, dhe prisnin se çfarë do të shihnin. Dhe, derisa ata po shikonin babën se çfarë u kishte sjellë, nana nxori nga çanta e babës diçka të mbështjellë me letër. Dhe çka me pa, baba u kishte sjellë për të gjithë fëmijët dorëza të ngrohta prej pambuku! Fëmijët u gëzunë pa masë. „Tani do të lujmë me borë ma më dëshirë se nuk do të na mërdhihen duart”- tha njëri prej tyre.. Nana ua shpërndau dorëzat secilit. Të gjitha ishin me ngjyrë hiri, kështuqë fëmijët nuk patën mospajtime për ngjyrat. Secili i mori dorëzat e veta sipas madhësisë. Amiri, si ma i madhi që ishte, i mori i fundit. I futi në dorë që t’i provonte. Sa të bukura dhe të ngrohta iu dukën!
Derisa e zuri gjumi, Amiri po mendonte se si do të lunte tani në borë pa iu ngri duart fare. Nga meraku se do të shkonte të nesërmen në shkollë me dorëza , dhe natyrisht do t’ua tregonte edhe shokëve dhe shoqeve të klasës, atë natë nuk fjeti deri vonë. Dhe të nesërmen, kur u zgju nga gjumi iu duk vërtetë se ishte vonë. O dreq o punë!-mendoi. -A është e mundur që mu sot të vonohem për shkollë?!
Amiri mëngjesin e hangri shpejt e shpejt dhe doli nga shpia. Posa doli në rrugë u habit se nuk pa asnjë fëmijë tjetër. „Sa mund të jetë ora?“-mendoi. Si nuk e pyta nanën se sa ishte ora, tha me vete. Ç’po flas edhe unë pa lidhje !- e qortoi prapë veten, e si do ta dinte nana sa ishte ora, kur ne s’kishim orë hiç në shpi?
Në atë kohë orë kishin vetëm dy-tre familje në fshat. Në mahallën e tyre orë kishte vetëm mixha Zenel, që ishte fqinji i parë i tij. Ai kishte shku shpesh te mixha Zenel ta pyste se sa ishte ora, por gjatë ditës, por jo në pikë të mëngjesit! Fundja a shkohet në mëngjes dimri te mixha Zenel për me pyet sa ishte ora? Ishte e vërtetë se mixha Zenel ishte i vetmi në atë lagje, që kishte një orë xhepi, të cilën nuk e mbante me vete, po gjithnjë e lente të varur në mur të odës, aty në ballë të oxhakut, që kur nuk kishte mysafirë mixha Zenel rrinte vetë në të. Si duket ai flente në odë, prandaj fëmijët e lagjes e dinin se ai ishte gjithmonë aty. Sa herë që i porositnin ata dikush nga ma të mëdhajtë të lagjes, fëmijët shkonin te mixha Zenel dhe e pysnin për orën. Dhe kur e pysnin „Sa është ora mixha Zenel?’- ai, para se të përgjigjej, shpesh kollitej nja dy-tri herë, e merrte orën nga muri ( se nuk mund ta shihte mirë nga vendi ku rrinte ulë) e shikonte me një lloj krenarie dhe u tregonte. Por shpesh, kur kishte dëshirë të mahitej me ta, u thoshte: „Ora asht sa një qepë, a s’po e shihni a?“ dhe qeshte, sikur donte të thoshte „Unë jam dikushi këtu, e shihni që vetëm unë kam orë të vjetër Turqie“!
Nejse.
Amiri doli në rrugën kryesore të fshatit, e cila të çonte në shkollë. Vrapoi deri tek kthesa se mos po shihte ndonjë fëmijë tjetër, por shokët dhe shoqet e tij të shkollës s’dukeshin askund! Se ishte vonë kjo punë u pa, por tani ai e kishte mendjen se çfarë të bante; të kthehej në shpi apo të shkonte në shkollë? Të kthehej në shpi do ta ndëshkonte baba, të shkonte në shkollë vonë do ta ndëshkonte mësuesi. Kah t’ia mbante i shkreti? I kapluar me këto mendime edhe gëzimi për dorëzat, që ia kishte ble baba dje sikur iu venit! Me mendime të përziera iu afrua shkollës.
Shkolla ku mësonte Amiri ishte e vogël. Kishte vetëm dy dhoma mësimi, një korridor dhe një zyrë të vogël të mësusve në mes. Dhoma e mësimit ku mësonte Amiri kishte pamje nga oborri, sa që ishte e pamundur që dikush të vinte nga jashtë e të mos vërehej. E dinte se mësues Jaku ishte një mësues pedant e parimor, shumë i disiplinuar në mësim, por ishte edhe i rreptë. Ishte i përpiktë në punë, të cilën gja e kërkonte edhe nga nxanësit. Nëse ndonjë nxanës vinte në shkollë pa i ba detyrat ose vonohej pa arsye, pa një pa dy, e ndëshkonte. Fundja, kësi qëndrimi si mësues Jaku kishin pothuaj të gjithë mësuesit e tjerë në atë kohë. Edhe mësues Dini në klasën përballë ishte i tillë. Bile nuk ndodhte të vinte ndonjë mësues pa thupër në klasë! Kjo „metodë“ mësimi ishte gja e rëndomtë atëherë. Ishte mendimi , ndoshta, se nga frika fëmijët do të mësonin ma shumë, apo ku ta dish? Amiri e dinte se edhe mësues Jaku mbante vazhdimisht thupër, të cilën posa hynte në klasë, e vendoste bashkë me ditarin në tavolinën e tij. Sa shumë neveri nxiste thupra e mësuesit Jak! Fëmijët e shkretë e dinin shumë mirë që thupra gjithë gunga-gunga ishte për ta, por askush nuk ishte në gjendje ta ndërronte këtë „rregull“...
Me çantën në shpinë dhe dorëzat në duar, Amiri iu afru derës së klasës së vet. Vendosi të trokiste në derë. Tak-tak, trokiti lehtas, po nuk e hapi derën menjëherë, sepse ishte rregull që pa e dëgju fjalën e mësuesit nuk mund të hyje. Dhe ashtu veproi. Trokiti edhe një herë, poashtu lehtas në derë dhe, kësaj radhe u dëgju fjala autoritative e mësues Jakut:
-Hyr!- tha. Në këto çaste Amiri e hapi derën dhe u fut ngadalë mbrenda në klasë.
–Mirëmëngjesi i dashuri mësues (se atëherë kështu u thoshin mësuesve), tha, sikur me dashtë m’ ia „zbutë“ pak zemrën mësuesit për vonesën e tij.
-Mirëmëngjesi! -ia ktheu edhe mësues Jaku. Po ku je deri tani Amir?- e pyti.
-Më fal, i dashuri mësues, ia ktheu Amiri sot nuk kam mujtë m’u zgju me kohë! Kështu i tha se nuk deshi të gënjente. Në fund të fundit pse të gënjente? „S’u ba nami pse u vonova pak një ditë’-mendoi ai! Por kështu, si duket, nuk po mendonte mësuesi! Shikoi nxanësit që ishin ulë në bankat e tyre dhe vërejti se të gjithë i kishin drejtu sytë kah ai. Ata ishin ba ‚sy e veshë’ të kuptonin se çfarë do të ndodhte tani me të. U kriju një qetësi momentale në klasë. Qetësinë e rastit e theu zani i mësues Jakut:
- Se je zgju vonë kjo po shihet, po pse u zgjove vonë se ?
-Paj, ç’të them , i dashuri mësues, tha Amiri, u vonova sot se mbramë nuk më zuri gjumi një kohë të gjatë se ...Deshi të tregonte se s’kishte fjetë nga gëzimi i dorëzave që ia kishte ble baba mbramë, por nuk tha, sepse mendoi që kjo nuk do ta shpëtonte nga ndëshkimi. Fundja edhe shokët e klasës do të mund të qeshnin me „arsyen” e vonesës së tij edhe ma shumë.
-Aha!- tha mësues Jaku, sikur deshi të thoshte „S’i ha unë këto gënjeshtra“ dhe, ndoshta, për t’u dhanë „lekcion“ edhe të tjerëve i tha:
-Eja këtu afër tavolinës!
Amiri u afru ndrojtas. Nuk bante verë me gojë! Bile iu duk shumë pa lidhje edhe arsyja që i tha mësuesit për vonesën, por ishte vonë për të ndërru mendim.
-Qite dorën!- tha mësues Jaku. Dhe Amiri e shtriu dorën, po ma parë e hoqi dorëzën e re që ia kishte ble baba mbramë nga dora (deri në këtë moment nuk i kishte heqë dorëzat fare nga duart). Mësuesi mori thuprën krejt gunga-gunga, që e kishte mbi tavolinë dhe me të i mëshoi dy herë në dorën e njomë të Amirit.
–Qite edhe tjetrën! Dhe Amiri e shtriu edhe dorën tjetër, por prapë e hoqi dorëzën edhe nga dora tjetër. Mësuesi e goditi edhe në dorën tjetër! Amiri ndiu dhembje shumë por nuk qajti nga inati, se iu duk ligësi me qajtë para shokëve dhe shoqeve të klasës. Atëherë mësues Jaku , me një buzëqeshje ironike, që s’po e kuptonte Amiri, por si duket nuk po e kuptonin as fëmijë e tjerë se për çfarë arsye po qeshte, e pyeti prapë atë:
-Pse i hoqe dorëzat Amir?
- Paj, i hoqa dorëzat, sepse me dorëza në duar thupra nuk të dhemb!- iu përgjegj ai me atë naivitetin fëmijënor (Amiri mendonte se ndëshkimi nuk quhet ndëshkim, po nuk shkaktoi dhembje!). Klasa qeshi.Tani mësuesi i tha Amirit të shkonte ne vendin e tij. Derisa po ulej në bankën e tij me dhembje në duar dhe tepër i zemëruar mendonte “Nuk di a bana mirë që i hoqa dorëzat”? Pse mësuesi më tha, pasi më dënoi “Pse i hoqe ato”? Athua sikur të kisha vepru ndryshe çfarë do të ndodhte me mu?
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sami Islami:KUR I MBUSHA GJASHTË MUAJ(Tregim)
» Sami Islami:MAMI, PSE ATA FËMIJË JANË TË VARFËR?(tregim)
» Sami Islami:Dy poezi
» Sami Islami:MUSHKAJA
» Sami Islami:GRACKA
» Sami Islami:MAMI, PSE ATA FËMIJË JANË TË VARFËR?(tregim)
» Sami Islami:Dy poezi
» Sami Islami:MUSHKAJA
» Sami Islami:GRACKA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi