Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sami Islami:MAMI, PSE ATA FËMIJË JANË TË VARFËR?(tregim)

Shko poshtë

Sami Islami:MAMI, PSE ATA FËMIJË JANË TË VARFËR?(tregim) Empty Sami Islami:MAMI, PSE ATA FËMIJË JANË TË VARFËR?(tregim)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 27, 2011 5:18 pm



Sami Islami:MAMI, PSE ATA FËMIJË JANË TË VARFËR?(tregim) Portret

Sami Islami
MAMI, PSE ATA FËMIJË JANË TË VARFËR?

-Tregim-



Atë ditë Dardania po e festonte Ditën e Pavarësisë. Qyteti po ziente nga njerëzit, të cilët ishin drejtu kah sheshi kryesor, aty ku, nga mesdita, do të fillonte të mbahej një koncert me kangëtarët ma të mirë të vendit. Në shesh ishte ngritë një tribunë e bukur, e stolisur me flamuj shtetnorë e kombtarë. Përreth sheshit ishin vendosë, poashtu, flamuj bashkë me balona shumëngjyrësh, të dizajnuar me shije. Nëpër shtyllat e dritave të neonit ishin vendosë altoparlantë, zani i të cilëve përhapej pothuaj në gjithë qytetin! Me një fjalë sheshi ishte zbukuru si asnjëherë ma parë!
Për me e pa koncertin e Pavarësisë, në mesin e shumë qytetarëve, ishte nisë edhe Dona bashkë me nanën e saj dhe me vajzën e vogël Anën. Ishte ditë shkurti. Moti ishte bukur i ftohtë dhe i vranët. Të gjithë ata që ia kishin mësy sheshit, duke e pa se qielli ishte plot re, sikur mendonin: “Ah, sikur të mos binte shi sot!” Dhe vërtetë shi nuk ra fare, se, sidomos, në këtë ditë feste do të prishte shumë punë!
Kur ajo iu afru sheshit, me Anën përdore, koncerti sapo kishte fillu dhe atmosfera festive ishte ndezë bukur shumë. Dëgjoheshin kangë për pavarësinë, për herojtë, por edhe kangë të tjera. Njerëzit dukeshin shumë të gëzuar. Disa këndonin (si në kor) bashkë me artistët në skenë, disa ma të rinj edhe kërcenin! Si të rij ma!
Kiosqet rreth sheshit, sot kishin punë ma shumë se kurrë! Shihje njerëz blenin ambëlsira e gjana tjera për vete dhe për fëmijët e tyre…
Dona po qëndronte në një skaj të bulevardit, dhe duke shiku, sa programin, sa edhe turmën e madhe të njerëzve, i shkuan sytë në qoshen përballë, ku vërejti një burrë krejt të leckosur! Nga pamja të jepte përshtypjen e një njeriu të moshës pesëdhjetë apo ma shumë vjeçare, por ma vonë kuptoi se ishte shumë i ri, po telashet e jetës e kishin plakë para kohës! Vërehej qartë se ai, pothuaj, nuk shfaqte asnjë interesim për koncertin! Në ballin e tij plot rrudha mund të lexoje vetëm vujatje. Edhe ai paska ardhë me “festu” Ditën e Pavarësisë!?- mendoi. Po ai nuk ishte vetëm! Afër tij qëndronin pesë fëmijët e tij të mitur, të cilët i kishte sjellë në concert, që siç mësoi Dona ma vonë, ai i kishte sjellë në concert se fëmijët e kishin lutë babën e tyre qysh nje natë ma parë se “qenka nje koncert në sheshin e qytetit dhe mund ta shikosh pa pagesë!” Kjo “pa pagesë” e kishte bindë burin t’i sillte fëmijët këtu, përndryshe ai s’do ta kishte pasë mundësi ta kapërcente pragun e shtëpisë!
Vajza e tij, ma e madhja, nuk dukej të kishte ma shumë se tetë- nandë vjet. Gjithë të tjerët ma të vegjël! Prush, si thonë! Të gjithë të veshur si mos ma keq dhe të gjithë me qizme të llastikut, ku dukeshin qartë mishtë të këmbëve! Rrinin afër babës së tyre, shikon konceretin dhe dukeshin të hareshëm. Fundja për ta ishte një ngjarje e jatëzakonshme se po shikonin një koncert me kangëtarët e preferuar!
Nuk e di a e vuri re dikush tjetër këtë skenë, por Donën, kjo pamje e turbulloi fare! Edhe Dona ma shumë kishte ardhë për hir të vajzës se për vete. Për një çast mendoi “O Zot, si asht e mundur të ketë kësi varfërie në mes të kryeqytetit të Dardanisë, madje edhe mu në mesin e sheshit festiv!? Athu sa familje të tjera në Dardaninë tonë të dashur janë në këtë gjendje”!? E tronditur nga kjo skenë, shumë mendime i silleshin në kokë: “E po ku asht kjo qeveri që i le të vuajnë këta njerëz kështu? Ku janë ata të zgjedhurit e këtij populli, që nuk çajnë kokën për këta njerëz?” Po përgjegje nuk po gjente se ata që duhej të jepnin përgjegje nuk mund t’i gjeje aty me popullin fare! Si duket ata, nga se ishin ngritë aq lart në poste shtetërore, nuk “kishin mundësi” t’i shihnin ma këta fatkeq, që vujnë, pa fajin e tyre, edhe për kafshatën e gojës, sigurisht !
Burri vazhdonte të qëndronte me kokë ulë në mendime afër tribunës së improvizuar.
“Po sikur t’ia jap ca euro”- mendoi.
Edhe pse ishte e vetëdijshme se kjo nuk ishte ku me ditë se çfarë ndihme, vendosi t’i jepte pak të holla, në mos për asgja tjetër, bile t’u blente edhe ai diçka fëmijëve të tij, të cilët i shikonin të tjerët që po hanin ambëlira! Dhe pas pak futi dorën në çantën e vet , iu afrua me dashamirësi dhe i tha:
- Të lutem zotni merri këto të holla!
Ai u ngushtu shumë nga kjo ofertë e papritur dhe nuk e ngriti fare kokën. As nuk mund t’i refuzonte por edhe i vinte keq t’i merrte. Filloi ta sillte kokën herë majtas e herë djathtas. Në mimikën e fytyrës së tij e lexoje qartë mendimin : “Ah, i shkreti unë në çfarë gjendje kam ra, i mora në qafë edhe këta fëmijë!”. “Kush e beson që nuk kam asnjë cent në xhep”!?
“O, s’kisha ardhë kurrë këtu, po këta fëmijë më sollën!” “Ah çka qenka fëmija po të futka në dhe për së gjalli!”
Burri vetëm tani çoi kryet dhe pa para vetes një zonjë, e cila po qëndronte ende para tij me dorë të zgjatur dhe me të holla në dorë. Burri e zgjati dorën dhe i mori. “Uh, sa u çlirova”! – tha Dona vetë me vete, e cila në atë çast e ndjeu veten shumë të lehtësuar, sikur ta kishte lëshu në tokë një barrë të madhe, që deri atëherë po e mbante mbi supe! Njëkohësisht ndjeu një ngrohtësi në zemër që, sado pak në këtë ditë feste po i gëzonte ata fëmijë!
Për një çast burri nuk foli asgja, bante sikur diçka ia kishte zënë fytin , sa mezi përbihej! Me gjasë kjo qe nga nga emocionet që e kishin kaplu burrin e gjorë! Derisa ajo po bante hapat në drejtim të kundërt, e dëgjoi prindin e këtyre fëmijëve me një za të dridhur t’i thoshte: “Faleminderit!” dhe ia plasi vajit. Uh ç’skenë tronditëse! A ka gja më të randë për burrin, se të vijë në këtë gjendje!? Ai përpiqej të kthente kokën me një anë që të mos vërehej se po i rridhnin lotët faqeve, por kot!
Ky asht realiteti i shtetit të ri të Dardanisë! Në këtë shesh po luheshin dy shfaqje në të njejtën kohë: e para , në skenën e madhe; programi i Pavarësisë me kangë e me valle, kurse e dyta, në skenën e vogël, aty në qoshe të bulevardit, ku luhej shfaqja tragjike e hidhur e kombit! Paradoks i vërtetë!
Po ta shikoje skenën e madhe, fitoje përshtypjen se ky ishte populli ma i lumtur në botë!. Por skena tjetër, e demantonte këtë të parën! Ajo po i tregonte qartë plagët e vërteta të kësaj shoqërie ‘demokratke’!
Duke e përjetu shpirtërisht këtë realitet, Dona dhe nëna së saj, e shikonin burrin dhe fëmijët e tij, skenë kjo që i shkrehu në vaj edhe ato. Ana e vogël, e cila deri tani e kishte vëmendjen te koncerti dhe tek kangëtarët, kur e pa se mami dhe gjyshja e saj po qanin, pyeti:
-Pse mami po qanë?
-Po me vjen keq për ata fëmijë të varfër dhe për babin e tyre, që s’ka me se t’i gëzojë, as në ditë feste!
-Mami, pse ata fëmijë janë të varfër?- pyeti prap Ana e vogël.

Sami ISLAMI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi