Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga konferenca e LDD-së pas denimit të z.Daci

Shko poshtë

Nga konferenca e LDD-së pas denimit të z.Daci Empty Nga konferenca e LDD-së pas denimit të z.Daci

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 10, 2010 9:31 pm

Daci do ti prijë listës së LDD-së në zgjedhjet e 12 dhjetorit
e mërkurë, 10 nëntor 2010 19:00
Të nderuar qytetarë!

Nëse dikush deri sot ka pasur besimin së në Kosovë mund të ekzistoj minimumi i moralit në drejtësi dhe në shtetin e së drejtës, sot me keqardhje e themi se i tëri ky besim është fundosur.

Nga konferenca e LDD-së pas denimit të z.Daci Picture-2049
LDD sot i drejtohet opinionit se rruga jonë deri në krijimin e një shteti ligjor është me shumë rreziqe dhe ky rrezik ka një adresë tashmë të qartë.

Partitë politike me individ të udhëhequra nga paranoja e krimit dhe mafia po e rrezikojnë të ardhmen dhe perspektiven e vendit , shtetin e Kosovës që tashmë po e mbajnë peng.

Nëntoka politike sot po udhëheqë me shtetin, po udhëheqë me drejtësinë, dhe këtu duam ta theksojmë se për fat të keq as strukturat dhe komponenta e Eulex-it nuk po qëndron imune.

LDD vlerëson se aktgjykimet e montuara dhe të motivuara politikisht kanë qëllim të qartë rrënimin e kësaj pak elite politike dhe intelektuale që i ka mbetur Kosovës duke marrë shtetin dhe drejtësinë në duar strukturat kriminale dhe nga politikanët e shantazhuar dhe me bisht të shkelur (siq thotë populli).

Skenari i orkestruar i ashtuquajtur drejtësi para çdo kampanje zgjedhore dhe marrja e aktgjykimit një ditë para qartifikimit për zgjedhjet nacionale nuk do koment se thotë shumë, Kjo është porosi se kemi të bëjmë me një skenar të të ashtuquajturën drejtësi e Kosovës e që është në sherbim të politikës dhe grupeve të interesit.

Edhe sot kur dikush shpreson se LDD-në po e pengon nga vizioni për ndërtimin e shtetit kushtetues dhe ligjor, nga rruga për luftimin e krimit politik dhe ekonomik, ju bëjmë me dije se kanë shpresuar kot.

LDD sot është me e vendosur dhe më fuqishme se kurrë më parë, dhe në këtë proces zgjedhor, LDD e prirë nga akademik Nexhat Daci dhe mbështetur nga qytetarët e Kosovës, nga të gjithë ata që Kosovë e duan vend të sigurt, pa krim dhe nëntokë politike janë garancë se rruga e LDD është e sigurt drejt suksesit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi