Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lidhja Demokratike e Dardanisë – Dega në Sued-Reagim!

Shko poshtë

Lidhja Demokratike e Dardanisë – Dega në Sued-Reagim! Empty Lidhja Demokratike e Dardanisë – Dega në Sued-Reagim!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 12, 2010 6:15 pm



Lidhja Demokratike e Dardanisë – Dega në Sued-Reagim! 14ldd4

Lidhja Demokratike e Dardanisë – Dega në Sued-Reagim!

Lidhja Demokratike e Dardanisë – Dega në Suedi, në krye me kryetarin e saj z. Hysen Ibrahimi, reagon ashpër kundër procesit të montuar pilitik ndaj Akademik Nexhat Dacit - ”Të mos preket identiteti ynë kombëtar, simbolet tona kombëtare, Flamuri, Hymni, figurat tona si portreti i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, figura e Nënës Terezë, Akademik Nexhat Daci, Ramush Haradinaj, e shumë të tjerë, sepse për mbarë opinionin, njerëzit të cilët e ishin në krye të institucioneve të kualicionit të fundit, e kanë humbur busollën e të qenurit Shqiptar”.

Tashmë po dihet hapur, se para çdo fushate, të nënçmohen figurat më madhore të çështjes kombëtare, akademike, shkencore dhe patriotike të Republikës së Kosovës, duke dëshmuar për një kurdisje të natyrës politike, dhe të lehen anash pa u prekur fare njerëzit që shkelin Kushtetutën, ligjet në fuqi, të korruptuarit, kriminelët dhe njerëz të cilët kurdisin kompllote me tendenca politike. Më kryesorja mund të konsiderohet, dhe të konstatohet se, mu para zgjedhjeve nacionale të kurdiset gjykimi i Akademik Nexhat Dacit, nuk do mend se është skenar i përgaditur dhe proces i montuar politik, dhe asgjë nuk ka të bëjë me realitetin. Në kuadër të këtyre tendencave, për të kompromituar njerëzit më të devotshëm, na e përkujtojnë kohën e serbisë, kur intelegjencën e kishin vu në shënjestër, kurse të paditurit dhe të dëgjuarit, serbija i kishte vu në ballë të pushtetit. Është e njejta gjendje që po përsëritet, dhe kjo është duke prekur shtresen më të ndërgjegjshme të popullit Shqiptar në mbarë hapësirën shqiptare dhe në mërgatë. Ky farë gjykimi, nuk konsiderohet ndryshe vetëm qind për dind, i montuar, i porositur dhe i paguar majmë nga disa vendorë, sikurse që po dalin njerëzit më të korruptuar edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare në Kosovë. Atyre nuk është duke ju interesuar të ndërtohet dhe zhvillohet Kosova, por të pasurohen për një kohë të shkurtër dhe të këthehen në vendet e tyre të qetë dhe të pasur. Lajmi i shpalljes së aktgjykimit, ishte hiq tjetër vetëm një sihariq, se ja ne jemi ata që po ”merremi me drejtësi”! Turp. Turp, për të gjithë ata që qëndrojnë prapa këtij skenari të kurdisur, por edhe i atyreve që i qëndrojnë pranë këtyre kurdisjeve.

Po pse vallë kjo gjykatë nuk po merret me krimin e organizuar, korrupcionin i cili e ka përmbysë Kosovën, kërrcnimet, vrasjet, vjedhjet, haraqet, e krime që nuk kanë të ndalur dhe janë dëshmitarët që i kanë paraqitur këto ngjarje. Le të shkojnë në Mitrovicë dhe të përcjellin situatën sa krimet kurdisen dhe bëhen kundër Kosovës dhe atyreve që i’a donë të mirën Kosovës. Planet e atyreve që tentuan që ta ulin autoritetin e Akademik Nexhat Dacit, jua themi se keni dështuar, dhe u pa surrati i juaj. Përkundrazi, ne tani e pamë se Akademik Nexhat Daci, është njeri i vlerave dhe se autoriteti i tij vetëm sa është çelikos edhe më shumë te antarësia, te nëndegët, te degët, strukturat e Lidhjes Demokratike të Dardanisë dhe mbarë populli Shqiptar, e në veçanti në mërgatë. Kurse drejtësia, ka marrë një shuplakë të rëndë, duke u treguar se ata nuk guxojnë të merren me ata që u’a shtërngojnë dhëmbët, por i gjejnë njerëz të shkencës, botës akademike dhe intelektuale, që s’kanë probleme fare edhe po qe se i denojnë! Ky lloi tipi i denimit, nuk ka të bëjë fare me drejtësinë, por megjithate është diq pozitive, se më në fund u pa, u arritë dhe u dëshmua dhe u zbulua para opinionit se Akademik Nexhat Daci, është i pastër si kristali para drejtësisë që kjo do të mbahet në mend si ”proces historik i montuar politik”. Dikush ka menduar se do ta heqin nga skena politike kryetarin Daci, por ka ndodhur e kundërta.

Prandaj, zëri i ndërgjegjes, kërkon që të ndalohen këto precese të montuara politike, të mos preken njerëzit tanë të intelegjencës, të shkencës dhe botës akademike. Të mos preket identiteti ynë kombëtar, simbolet tona kombëtare, Flamuri, Hymni, figurat tona si portreti i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, figura e Nënës Terezë, Akademik Nexhat Daci, Ramush Haradinaj, e shumë të tjerë, sepse për mbarë opinionin, njerëzit të cilët e ishin në krye të institucioneve të kualicionit të fundit, e kanë humbur busollën e të qenurit Shqiptar
Kryesia e Lidhjes Demokratike e Dardanisë – Dega në Suedi, në krye me kryetarin e saj z. Hysen Ibrahimi, reagon ashpër kundër këtoj procesi të montuar politik, kundër Akademik Nexhat Dacit. Kurse e gëzon përkrahjen tonë të madhe të LDD-së për Suedi, antarësisë së saj të gjërë për quarjen e proceseve drejtë zhvillimit dhe ndërtimit të Republikës së Kosovës.

Komisioni për Informim i LDK-së,
Dega në Suedi, Rrahman Rrahmani, sekretar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi