Berisha: Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe flamurin e saj
Faqja 1 e 1
Berisha: Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe flamurin e saj
Berisha: Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe flamurin e saj
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij zonja Liri Berisha ishin të pranishëm sot në koncertin festiv të organizuar me rastin e vendimit të liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë. Qytetarë nga i mbarë vendi u mblodhën në koncertin madhështor të organizuar në sheshin “Nënë Tereza”, për të festuar bashkërisht këtë vendim historik.
Të pranishëm për të festuar së bashku me qytetarët, vendimin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë ishin gjithashtu Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ministra të kabinetit qeveritarë, deputetë të mazhorancës.
Në fjalën e mbajtur para qytetarëve të pranishëm, kryeministri Berisha u shpreh: “We win the race! Të dashur qytetarë dhe qytetare të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, Gëzuar festën. Jemi mbledhur sot të ndajmë së bashku, gëzimin, nderin, kënaqësinë e shndërrimit në realitet të ëndrrës sonë më të bukur, të ëndrrës së lirisë Evropiane.
Sot, me ne gëzojnë dhe festojnë, çdo i ri, çdo e re, çdo djalë dhe vajzë shqiptare kudo që ndodhen, në Shqipëri apo jashtë saj, sepse sot, ata ndihen më të lirë se kurrë në jetën e tyre , më të denjë se kurrë në jetën e tyre dhe se vendi i tyre, është sot më i lirë dhe më i denjë, në të gjithë historinë e tij.
Sot ne së bashku duhet të përulemi me nderim të thellë, para atyre qindra e qindrave, djemve dhe vajzave të kësaj toke, që sakrifikuan gjithçka, jetën dhe së bashku me të ëndrrat më të bukura, rininë e tyre, vetëm e vetëm për të gëzuar atë liri që ne gëzojmë sot.Sot ne së bashku duhet të shprehim nderimin tonë më të madh, të rinjve dhe te rejave të këtij vendi, të cilët 20 vjet më parë, do të mbushnin rrugët dhe sheshet e Tiranës me thirrjet që ju buronte nga shpirti dhe zemra e tyre “Shqipëria si Evropa”.
Sot Shqipëria është si Evropa vend pa kufi, Evropa nuk është sot një tokë e ndaluar për Shqipërinë dhe Shqiptarët.
Sot me ne së bashku gëzon çdo nënë shqiptare, e cila nuk do të ndihet më kurrë e ndarë për së gjalli me bijtë e saj, por mund ti takojë, ti përqafojë ata, kudo që ndodhen në çdo vend të Evropës.
Sot, me ne gëzon, çdo gjyshe, çdo gjysh i këtij vendi, i cili do të mund të përshëndesë, do të mund të takojë fëmijën e vetë, nipërit dhe mbesat kudo që ndodhen. Kurrë ndonjëherë më të denjë se sot, nuk kemi qenë.
Qytetarë dhe qytetare të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Nga ky shesh në emër tuaj, le të shprehim mirënjohjen me të thelle për të gjitha qeveritë e vendeve të Bashkimit Evropian, për besimin e tyre të madh, besimin e jashtëzakonshëm që dëshmuan ndaj nesh dhe ti sigurojmë se, vendimi i tyre fisnik, do të jetë një mirësi e madhe, të cilin ne do ta ndajmë me secilin prej tyre. Vendimin për heqjen e vizave për shqiptarët, përbën gjithashtu risinë e vërtetë të këtij kombi, në kontinentin nga i cili dekada dhe shekuj e ndanë, e veçuan pabesitë e mëdha , sot të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë, burrat dhe gratë e saj do të kenë mundësinë, si qytetarë të lirë të vizitojnë, të njohin, të shijojnë , vlerat, thesaret e çmuara të kulturës dhe qytetërimit tonë Evropian perëndimor. Ky vendim është gjithashtu vendimi i Shqipërisë pa kufi.
Shqipëria do të jetë gjithnjë e më shumë e preferuara e qytetarëve të Evropës dhe të mbarë Botës, për thesaret e saj mahnitëse, për bukuritë e saj përrallore, për miqësinë e saj, për mikpritjen e saj, më të mirën , më sublimen, më madhështoren, më jetësoren, që një komb mund të ketë në shpirtin e vet.
Rruga jonë drejt Evropës, nuk është dhe nuk ka qenë një rrugë e lehtë, nuk ka qenë si bulevardet e këtij qyteti, por rruga jonë drejt Evropës, është rruga e suksesit të vërtetë, është rruga e ndërtimit të vlerave të saj në qytete dhe fshatra, brigjet malet e Shqipërisë, është rruga e ndërtimit të Shqipërisë Evropiane, për të cilën ne, jemi të vendosur të ecim të sigurt, të sakrifikojmë dhe ta ndërtojmë atë, gjithnjë e më bukur, gjithnjë e më mirë, ta ndërtojmë atë si shtëpi e të ardhmes sonë të sigurt.
Qytetare dhe qytetarë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Ne mblidhemi sot, pasi kemi arritur jo vetëm lirinë Evropiane të lëvizjes sonë, dinjitetin Evropian në lëvizjen tonë, por pasi jemi afruar më shumë se kurrë me Evropën e qytetëruar. Lajmi i heqjes së vizave për Shqipërinë vjen me lajmin e shpalljes së Shqipërisë si njëshi i botës për vitin e ardhshëm turistik. Këto lajme janë merita juaj e madhe , janë vepra e të gjithë shqiptarëve, janë mundi dhe djersa e çdo shqiptari janë dinjiteti juaj.
Ndaj dhe ne le ta festojmë së bashku për Shqipërinë Evropiane, do të kemi një Shqipëri pa viza, nesër Shqipërinë Evropiane, nesër të ardhmen tonë të plotë Evropiane.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe flamurin e saj.
Zoti e bekoftë rininë shqiptare.
Gëzuar!”, tha numri një i qeverisë shqiptare Sali Berisha.
LD Gjermani fb/ boss
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Berisha: Zoti e bekoftë Shqipërinë, flamurin dhe rininë shqiptare
» Berisha: Shqipëria dhe Kosova, të bashkuara në Evropën e Bashkuar
» ARGJENTINË, KRYEPESHKOPI ALEKSANDËR - ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT KUDO QË JANË
» ‘Zoti e bekoftë Sali Berishën'!
» Flet Thaqi: Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës
» Berisha: Shqipëria dhe Kosova, të bashkuara në Evropën e Bashkuar
» ARGJENTINË, KRYEPESHKOPI ALEKSANDËR - ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT KUDO QË JANË
» ‘Zoti e bekoftë Sali Berishën'!
» Flet Thaqi: Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi