Berisha: Shqipëria dhe Kosova, të bashkuara në Evropën e Bashkuar
Faqja 1 e 1

Bota sot
Kryeministri Berisha arriti në Kosovë. Shqipëria dhe Kosova nënshkruan gjashtë marrëveshje të rëndësishme, të karakterit politik dhe ekonomik që do të ndikojnë në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Gjithashtu, kryeministri Berisha është dekoruar nga Presidenti Sejdiu me medaljen e Lirisë.
Kjo është vizita e parë që kryeministri Sali Berisha i bën Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dekoron kryeministrin Sali Berisha me Medaljen e Lirisë. Me këtë rast kryeministri Berisha theksoi se ky është një akt madhor qe Kosova i bëhet atij.
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, arriti në Kosovë, me ç’rast ështtë takuar me përfaqësues të shtetit dhe të institucioneve të vendit, vizita e tij do të zgjasë dy ditë. Ai në orët e mëngjesit ka arritur në aeroportin e Prishtinës, duke u pritur nga personalitetet më të larta shtetërore të Republikës së Kosovës.
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, arriti në Kosovë, me ç’rast është takuar me përfaqësues të shtetit dhe të institucioneve të vendit, vizita e tij do të zgjasë dy ditë. Kryeministri shqiptar Sali Berisha në aeroportin e Prishtinës, duke u pritur nga personalitetet më të larta shtetërore të Republikës së Kosovës. Kosovë-Shqipëri, nanshkruan 6 marrëveshje bilaterale.
Takimi, Sejdiu-Berisha
Kosova, faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha tha se në Kosovë po ndërtohen dhe po vendosen institucione me standarde demokratike dhe sipas tij këto standarde në disa aspekte janë unike në rajon dhe më gjerë. Këto deklarata kryeministri Berisha i bëri të martën gjatë takimit që zhvilloi me presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Berisha: Kosova është shndërruar në një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.- Sejdiu: Kryeministri Berisha dhe shteti shqiptar e sigurojnë Kosovën për mbështetje të mëtejshme në ecjen përpara. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha tha se në Kosovë po ndërtohen dhe po vendosen institucione me standarde demokratike dhe sipas tij këto standarde në disa aspekte janë unike në rajon dhe më gjerë. Këto deklarata kryeministri Berisha i bëri të martën gjatë takimit që zhvilloi me presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Lidhur me procesin e decentralizimit në Kosovë, Berisha vlerësoi se formimi i komunave të reja përbën një ngjarje shumë pozitive për paqen dhe stabilitetin.
Kryeministri Berisha theksoi se Republika e Kosovës është shndërruar në një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, pasi sipas tij 20 muajt e fundit janë muajt e parë të stabilitetit në rajon dhe kjo falë pavarësisë së Kosovës. Berisha premtoi se vitin e ardhshëm do të fillojë edhe projekti për ndërtimin e hekurudhës mes Shqipërisë dhe Kosovës, që do të lidhte edhe më shumë dy vendet tona.
Çmohet roli i Shqipërisë
Kurse presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu theksoi se jemi në një kohë të re, në një kohë të dëshmimit të fuqishëm të vlerave të Republikë së Kosovës dhe të dëshmimit të vlerave të përbashkëta të identitetit tonë.
Ai pohoi se kryeministri Berisha dhe shteti shqiptar e sigurojnë Kosovën për mbështetje të mëtejshme në ecjen përpara.
"Sot dëshiroj të përgëzojë nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë", tha Sejdiu dhe njoftoi se në mënyrën më të shpejt do të bëjë miratimin e tyre. Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dekoron kryeministrin Sali Berisha me Medaljen e Lirisë. Me këtë rast kryeministri Berisha theksoi se ky është një akt madhor qe Kosova i bëhet atij.
Takimi Thaqi-BerishaBerisha: Shqipëri-Kosovë, dy vende, por vëllezër
Pyetjes së një gazetari të Reuters se si e shohin rrugën e integrimit në BE Kosova dhe Shqipëria, së bashku apo më vete, nisur edhe nga një deklaratë e Berishës për Shqipëri të madhe, kryeministri shqiptar iu përgjigj:
"Shqipëria dhe Kosova janë dy vende të ndryshme, por një komb. Nuk ka askund dy kombe shqiptar, dy kombe serbe etj. Por, ato nuk janë vende të huaja dhe ky koncept duhet të largohet, jemi vëllezër".Kryeministri Berisha më tej ka vlerësuar punën e mirë që është bërë në Kosovë, duke pranuar se në 20 muajt e fundit
Thaçi- Berishës: Realizove ëndrrën e shqiptarëve. Në fjalën e tij, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar Berishën si arkitekt të ndryshimeve në Shqipëri dhe realizuesin e projektit të ëndrrave të shqiptarëve për ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës. Në këtë drejtim Thaçi ka deklaruar se ata janë duke numëruar minutat për ndërtimin e autostradës në pjesën e Kosovës.
Më tej, ai e ka falënderuar Berishën për kontributin e tij dhe të politikës së Tiranës në mbështetje të forcimit të shtetit të Kosovës.
Nga takimi, Berisha-Thaqi
Dy homologët shqiptar, Berisha-Thaqi me vizione dhe qëllime të përbashkëta
Delegacioni i Kosovës e pret ngrohtësisht arrjen e Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha.
Marrëveshjet bilaterale
Shqipëria dhe Kosova nënshkruan gjashtë marrëveshje të rëndësishme, të karakterit politik dhe ekonomik që do të ndikojnë në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Gjashtë marrëveshjet mes dy vendeve u nëshkruan në selinë e qeverisë së Kosovës, në Prishtinë, në kuadër të vizitës zyrtare dy ditore që Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha nisi sot në këtë vend, me ftesë të homologut të tij, Hashim Thaçi. Ato u nënshkruan pas takimit që dy Kryeministrat zhvilluan pa praninë e gazetarëve. Marrëveshja e lëvizjes së ndërsjelltë të shtetasve dhe protokolli për qarkullimin në zonat kufitare, u nënshkruan nga Kryeministri i Shqipërisë, Berisha, dhe ai i Kosovës, Thaçi, ndërsa marrëveshjet e tjera u nënshkruan nga anëtarë të dy delegacioneve, Shqipëri- Kosovë. Zbatimi i tyre pritet të thellojë jo vetëm bashkëpunimin mes dy vendeve, por do të lehtësojë për më shumë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës dhe anasjelltas. Vizita e sotme e Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, në Prishtinë, e para pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt 2008, është konsideruar si një vizitë historike dhe e një rëndësie të veçantë dhe shihet si një mundësi e re për të shënuar progres në bashkëpunimin ndërshtetëror Shqipëri- Kosovë. Marrëveshjet e nënshkruara: Më poshtë vijojnë marrëveshjet dypalëshe të nënshkruara sot mes Shqipërisë dhe Kosovës: - Marrëveshja për Lëvizjen e ndërsjelltë të shtetasve.- Protokolli për qarkullimin në zonat kufitare.- Marrëveshja në fushën e doganave.- Marrëveshja e bashkëpunimit policor ndërkufitar.- Marrëveshja e ripranimit të personave me qëndrim të paligjshëm.- Marrëveshja e bashkëpunimit të Administratave lokale.
Berisha në Aeroportin e Prishtinës
Kryeministri Sali Berisha nisi sot vizitën e tij të parë në Kosovën e pavarur. Takimin e parë Kryeministri Berisha e pati në selinë e qeverisë së Kosovës me Kryeministrin Hashim Thaçi. Pas takimit, në prani të dy Kryeministrave dhe të medias, u nënshkruan 6 marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve: Marrëveshja për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve dhe Protokolli për qarkullimin në zonat kufitare, u nënshkruan nga Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Thaçi; Marrëveshja në fushën e doganave u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë Endri Pema dhe Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave të Kosovës Bedri Hamza; Marrëveshja e bashkëpunimit policor ndërkufitar u nënshkruar nga Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Lulzim Basha dhe Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës Zenun Pajaziti; Marrëveshja e ripranimit të personave me qëndrim të paligjshëm u nënshkruar nga Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Lulzim Basha dhe Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës Zenun Pajaziti; Marrëveshja e bashkëpunimit të administratave lokale u nënshkrua Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Lulzim Basha dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Sadri Ferati. Më pas, Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Thaçi dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp, në të cilën u shprehën: Kryeministri Berisha: Faleminderit zoti Kryeministër. Edhe një herë dua të shpreh mirënjohjen më të thellë, respektim më të madh dhe admirimin së pari për rolin dhe kontributin tuaj thelbësor në çlirimin e Kosovës, në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, në udhëheqjen e qeverisë së Kosovës, në një nga periudhat më historike për Kosovën. Ju falënderoj përzemërsisht për pritjen vëllazërore, por kam kënaqësinë time të madhe dhe gëzimin e veçantë të theksoj se në 20 muaj Kosova ka shënuar arritje të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare më shumë se çdo vend tjetër që unë di në historinë e re. Dhe kjo është një meritë e jashtëzakonshme e udhëheqjes politike të Kosovës, e forcave politike dhe qytetarëve të Kosovës. Ajo çka më impresionon në sensin më pozitiv është fakti se si luftëtarët e lirisë po ndërtojnë me përkushtimin më të madh vlerat për të cilat ata luftuan dhe kjo është një gjë e veçantë. Në 20 muaj, këtu, në Kosovë po vendosen disa standarde, të cilat do t’i kenë lakmi të gjitha vendet e tjera. Këtu po vendosen standardet më të gjera të respektimit të pakicave dhe unë jam i bindur se ky është një kontribut i madh i Kosovës për paqen dhe stabilitetin në rajon, por edhe një shembull i shkëlqyer në një nga fushat më sensitive. Në Kosovë po konsolidohet një sistem decentralizimi ndër më të mirët, ndër më të gjerët, i cili, absolutisht, do të prodhojë paqe, stabilitet dhe zhvillim dhe është një nga themelet e çdo demokracie. Më ka ardhur shumë mirë që u krijuan komunat e reja. Është jashtëzakonisht pozitive dhe unë jam i bindur se qeveria do t’u japë të gjitha përgjegjësitë e kompetencat. E rëndësishme për një vend të lirë është qe qytetarët të ndjehen të sigurt, të lirë dhe të kenë sa më afër qeverinë e tyre direkt. Në Kosovë është krijuan dhe po vazhdon të konsolidohet tradita e zgjedhjeve të lira. Pra, kemi të bëjmë me disa zhvillime shumë të rëndësishme, në një kohë rekord të shkurtër, Kosova është njohur gjithashtu nga 62 vende të lira të botës e vende të tjera janë në proces e sipër, është anëtarësuar në dy institucionet më serioze financiare të planetit, institucione të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Ekonomia e Kosovës është një ekonomi dinamike, e vogël, por që i rezistoi furtunës së përgjithshme financiare botërore. Në Kosovë ndodhet KFOR-i, një faktor shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon, por një faktor që do ndihmojë e po ndihmon Kosovën, forcat e sigurisë së saj në procesin e përgatitjes për integrimin në NATO. Në Kosovë, Bashkimi Europian ka sjellë një mision të fuqishëm, EULEX-i, i cili po mbështet qeverinë e Kosovës në ndërtimin e shtetit ligjor dhe konsolidimin e institucioneve, faktikisht, po jep një ndihmë të pazëvendësueshme në perspektivën europiane të Kosovës. Me Kryeministrin, ne bëmë një bilanc të zhvillimit dhe të marrëdhënieve si midis dy vendeve tona, ashtu edhe me fqinjët tanë. Ne jemi dy vende me popullsi shumicë shqiptare. Ne kemi përgjegjësi të madhe të përcjellim mesazhin tek të gjithë fqinjët tanë se kanë dy miq të vërtetë në Shqipëri dhe Kosovë. Më erdhi jashtëzakonisht mirë me progresin që ka bërë Kryeministri në negociatat me Maqedoninë. Edhe marrëdhëniet tona me Maqedoninë dhe Malin e Zi janë marrëdhënie shumë të mira, të shkëlqyera dhe shoh me interes shumë të madh intensifikimin çdo ditë e më shumë të marrëdhënieve me Kosovën, me Malin e Zi, me Maqedoninë, por dhe shpresoj së shpejti edhe me Serbinë. Fobia nuk shërben ndaj askujt. Në histori kemi kaluar shumë gjëra të pamerituara, por kompleksiteti i saj na ka çliruar nga komplekset. Ndaj jemi të vendosur të punojmë për një klimë miqësore bashkëpunimi dhe integrimi rajonal. Ishte një lajm shumë i gëzueshëm për mua dhe gjithë shqiptarët vendimi i qeverisë së Kosovës për të ndërtuar autostradën Prishtinë-Vermicë. Uroj që edhe qeveria serbe të fillojë ndërtimin nga Nishi. E informova Kryeministrin se gjatë këtij mandate, ne do të ndërtojmë autostradën tjetër Qafë Morinë-Shkodër, një pjesë e mirë është e ndërtuar, por pjesën tjetër të pandërtuar që është 34 kilometra, në mënyrë që Kosova perëndimore të ketë dalje më të shpejtë në det. Porti i Shëngjinit është i gatshëm. Qeveria shqiptare do t’i japë Kosovës në dispozicion të plotë këtë port. Vitin e ardhshëm do të nisë studimi i fizibilitetit dhe projektimi i hekurudhës që do të lidhë dy vendet tona. Ne do të kompletojmë hekurudhën me Maqedoninë , por do lidhemi edhe me Kosovën. Pozicioni i saj gjeografik është shumë për transportin hekurudhor nga portet tona, të cilat bëhen çdo ditë e më të rëndësishëm. E gjithë lufta dhe përpjekjet e shqiptarëve kudo që janë, në Shqipëri, Kosovë e kudo është që të kapim orën europiane. Ne kemi pasur problem të mëdha në të shkuarën, nuk kemi ndërtuar dot të ardhmen. Tani, ne jemi të lirë dhe po ndërtojmë të ardhmen. Kjo e ardhme ndërtohet në kuadrin e një bashkëpunimi të ngushtë e të gjithanshëm me miqtë tanë në rajon e kudo në botë. Sot, u nënshkruan një seri marrëveshjesh, të cilat synojnë të vendosin në këtë rajon standardet euroapiane të lëvizjes së lirë të qytetarëve, mallrave dhe problemeve të sigurisë. Nuk mund të mohohet se në disa aspekte, në rajon ora është mbrapa. Radhët e gjata që shihen në pikat tona kufitare në tërësi janë jashtë kohe. Ndaj është në detyrën e qeverive që të gjejnë format më të praktike, më lehtësuese për fluksin e pandalshëm të njerëzve dhe mallrave. Këtë diskutim e kam bërë edhe me kolegët e mi Malit të Zi, të Maqedonisë dhe shoh se ka një mirëkuptim të gjerë. Në të ardhmen do të nënshkruhen një seri marrëveshje të tjera që do të kompletojnë infrastrukturën ligjore të një bashkëpunimi dhe partneriteti vëllazëror shekullor, për të gjithë rajonin. Edhe një herë zoti Kryeministër, ju falënderoj me mirënjohje për të gjithë mikpritjen dhe më duhet sërish t’ju siguroj se në këtë qytet dhe këtë vend, janë të vetmit në botë që vij çdo ditë me kënaqësinë më të madhe, po të kem mundësi. Kryeministri Thaçi: Të nderuar përfaqësues të medias, autoritete qeveritare të Shqipërisë, i nderuari zoti kryeministër i Shqipërisë Sali Berisha! Sot jam i privilegjuar dhe emocionalisht i prekur thellë nga ndjenja e respektit për vizitën tuaj, të nderuar të pranishëm, për vizitën e mikut tim, Kryeministrit të Shqipërisë, zotit Sali Berisha dhe ka shumë arsye të ndjehem kështu, së pari, ta ftoj homologun tim nga Shqipëria si Kryeministër i Republikës së Kosovës, Kosovës shtet i pavarur, sovran, demokratik dhe multietnik, me vizion të qartë për integrim në NATO dhe Bashkimin Eruopian. Pastaj, kjo periudhë ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme edhe për Shqipërinë, edhe për Kosovën. Vizita e Kryeministrit të Shqipërisë, zotit Sali Berisha, është vizita e parë në Kosovën e pavarur, prandaj i nderuar Kryeministër, zoti Sali Berisha, mirë se ke ardhur në Kosovë, institucionet legjitime të Republikës së Kosovës të mirëpresin, populli i Kosovë të mirëpret. Sot, Kosova pret arkitektin e ndryshimeve në Shqipëri, Kryeministrin Sali Berisha, realizuesin e projektit të ëndrrave të shqiptarëve me ndërtimin e autostradës Durrës-Morinë. Por, i nderuari Kryeministër, kam kënaqësinë t’ju informoj se edhe ne tani më nuk po numërojmë muajt apo vitet, por po numërojmë ditët kur do të fillojmë me realizimin e projektit gjithashtu ëndërr të qytetarëve të Republikës së Kosovës për ndërtimin e autostradës Morinë-Prizren-Prishtinë dhe unë dua të besoj fuqishëm dhe ju ftoj qysh sot që, siç kishim shtrëngimin apo përqafimin e ngrohtë në tunelin e Kalimashit në hyrjen e muajit historik, do ta kemi përqafimin e ngrohtë në ambient të hapur në Morinë, buzë bjeshkëve të Pashtrikut, për vazhdimin e autostradës në drejtim të Morinit, Prizrenit, Prishtinës. Sot, pritëm jetësuesin e integrimit të Shqipërisë në NATO, Kryeministrin Sali Berisha, kontribuesin e madh për pavarësinë e Kosovës. Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti, siç edhe jeni të njoftuar, Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu do ta çmojë dhe do ta vlerësojë lart me çmimin për pavarësi, që ju e meritoni, Kryeministrin Berisha. I nderuari Kryeministri Berisha me lejo t’ju falënderoj personalisht për të gjithë kontributin tuaj personal, të qeverisë suaj, të politikës së Tiranës në mbështetje të forcimit të shtetit të Kosovës. Ne po ndërtojmë një shtet demokratik, me institucione funksionale, me demokraci të re, por të zhvilluar, të kultivuar, me respektimin në kuptimin më afirmativ të mundshëm të minoritarëve. Tani jemi në prag të organizimit të zgjedhjeve të para të lira në Kosovën e pavarur dhe është mjaft inkurajues që ne kemi shumë subjekte edhe minoritarë. Unë besoj fuqishëm dhe po punoj që edhe këtë provim të rëndësishëm të parë, mund të them jashtëzakonisht kuptimplotë, Kosova, partitë politike, institucionet, qytetarët ta kalojmë me sukses të plotë. Së shpejti presim edhe raportin e progresit nga Komisioni Europian për Kosovën, por edhe studimin e fizibilitetit. Kemi besim të plotë se Kosova do ta fitojë në mënyrë meritore udhërrëfyesin europian për integrimit, me të cilin do të ballafaqohemi me shumë sfida, por me përgjegjësi të lartë shtetërore për të implementuar të gjitha aktivitetet e nevojshme për një vend demokrat, kritere demokratike edhe në politikë, edhe në legjislacion, edhe në ekonomi. Tanimë shteti i Kosovës po konsolidohet. Tani ne jemi pjesë edhe e Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe i Bankës Botërore, së shpejti do të jemi pjesë edhe e Bankës Europian për Zhvillim dhe Rindërtim. Nuk është fshehtësi të themi publikisht se raportet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë raporte tej shtetërore, raporte vëllazërore. Ky bashkëpunim i shkëlqyer mes dy qeverive tona është duke u thelluar në vazhdimësi dhe si rrjedhojë e këtij bashkëpreokupimi, dy qeveritë tona nënshkruan marrëveshjen e lëvizjes së ndërsjellë ndërmjet dy vendeve, protokolli i për qarkullimin në zonat kufitare, marrëveshjen në fushën e doganave, e bashkëpunimit policor ndërkufitar, marrëveshjen e ripranimit të personave me qëndrim të paligjshëm dhe marrëveshjen e bashkëpunimit të administratave lokale. Këto marrëveshje rregullojnë bashkëpunimin ndërshtetërore në fushat përkatëse, duke vendosur rregullat që do të respektohen nga shtetet tona. Ne do të vazhdojmë të kemi një bashkëpunim shumë të avancuar. I nderuar zoti Kryeministër Berisha, ne, si institucione të Kosovës, kemi këshillat, rekomandimet dhe ndihmesën e pakursyer dhe shumë dobiprurëse edhe të komunitetit ndërkombëtar, kemi bashkëpunim me EULEX-in dhe KFOR-in. Jemi duke ndërtuar raporte të shkëlqyera me të gjitha vendet fqinje, me Maqedoninë, me Malin e Zi dhe vullneti është i njëjtë edhe në raportin ndërshtetëror me Serbinë. Prandaj, kam kënaqësinë për këtë mikpritjen të cilën e organizoi populli i Kosovë, institucionet e saj për ju, zoti Kryeministër. Ne do të vazhdojmë përkushtimet tona të përbashkëta që lidhen drejtpërdrejtë me integrimin euroatlantik dhe avancimin e ndërtimit të institucioneve tona. Pyetje: Si e shihni rrugën drejt BE-së të Shqipërisë dhe Kosovës si një shtet apo dy shtete? Kryeministri Berisha: Kombi është një dhe i pandarë në shpirtin dhe identitetin e tij. Nuk mund të bëhet fjalë për dy kombe shqiptare, dy kombe serbe apo dy kombe kroate, etj. Por a kanë pasur ndikim, a kanë pasur pasoja traumat dhe ndarjet e pamerituara midis shqiptarëve? Mos harroni se në një gjatësi të madhe të kufirit Shqipëri-Kosovë ka patur tela me gjemba. Nuk besoj të ketë pasur midis Vojvodinës dhe Hungarisë, apo dhe probleme të tjera . Është detyrë, për të mos thënë domosdoshmëri e qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Kosovës, të bashkëpunojmë ngushtësisht për kapërcimin e pasojave të këtyre ndarjeve. Sot ideali kombëtar i shqiptarëve është ideali evropian, sepse ne aty kemi përcaktuar të ardhmen tonë më të shkëlqyer. Nuk dimë ndonjë të ardhme më të ndritur për ne shqiptarët se integrimi në Evropë. Përpjekja jonë për të shpejtuar standardet që ekzistojnë në BE dhe për të bërë që ato t’i gëzojnë qytetarët shqiptarë është një përpjekje e drejtë dhe e ndershme. Dua të theksoj se Shqipëria dhe Kosova janë dy vende të ndryshme. Është në interesin jetik të çdo shqiptari konsolidimi i pavarësisë së Kosovës, por këto nuk janë vende të huaja për njëri-tjetrin, janë vende vëllezër. Shumë vende e cilësojnë njëri-tjetrin si vëllezër dhe në botë dy vendet që kanë më se të drejtë të quhen të tillë janë Shqipëria dhe Kosova. Kryeministri Thaçi: Realisht ne po kalojmë dhe po punojmë për tejkalimin e padrejtësive, të cilat kanë ndodhur. Po jetojmë në një realitet dhe po punojmë për një projekt të vlerave euroatlantike. Shqiptarët jetojnë në shumë shtete, por ne jemi një komb. Po punojmë fuqishëm për konsolidimin e demokracive në ato vende, për respektimin e angazhimeve demokratike dhe implementimin e të gjitha standardeve më të larta euroatlantike. Siç e përmendi dhe Kryeministri Berisha, vendet e rajonit, Kosovën dhe Shqipërinë, i kanë dy vende mike, dy vende të partneritetit, të bashkëpunimit, të paqes, të stabilitetit si dhe të angazhimeve integruese rajonale dhe euroatlantike. Sot Shqipëria është në NATO, shumë shpejt do të jetë edhe në BE. Le të rikthehemi për pak sekonda në histori. Ku ishte Shqipëria para pak vitesh? Ishte në një diktaturë të tmerrshme komuniste. Tani Shqipëria është e lirë prej diktaturës, është pjesë e NATO-s dhe do të ecë e sigurt drejt BE-së. Ku ishte Kosova, para disa kohësh? Duke bërë përpjekje për t’u çliruar nga komunizmi jugosllav e më pas duke luftuar për lirinë e saj. Sot Kosova është e lirë, e pavarur, po zhvillon demokracinë dhe po punon me hapa të sigurte për integrimin në NATO dhe në BE. Kështu po punojnë edhe vende të tjera të rajonit. Prandaj unë e shoh të ardhmen e rajonit dhe të dy vendeve tona si të ardhmen e vlerave evropiane, integruese dhe natyrisht të standardeve të BE-së: rajon pa kufij. Pyetje: Zoti Thaçi praktikisht me këto marrëveshje që nënshkruat, siç ishte dhe ajo e lëvizjes së lirë të qytetarëve, si mendoni se do ta presë komuniteti ndërkombëtar këtë veprim? Kryeministri Thaçi: Gjithë bota demokratike, bota e lirë, mendimi i hapur, bota civile, demokracia kërkon bashkëpunim, integrim, respektim të vlerave bashkëpunuese. Bashkëpunimi është një prej vlerave më të larta të komunitetit ndërkombëtar dhe e gjithë bashkësia ndërkombëtare e përkrah bashkëpunimin e Kosovës me të gjitha vendet e rajonit. Edhe me Shqipërinë, Maqedoninë e Malin e Zi kemi ndërtuar raporte të shkëlqyeshme. Gjithashtu, kemi vullnetin e mirë, qytetar, politik dhe shtetëror për bashkëpunim të ndërsjelltë ndërshtetëror edhe me Serbinë. Nga bashkëpunimi askush nuk duhet të ketë frikë. Përkundrazi. Kemi inkurajim dhe mbështetje të fuqishme në këtë drejtim. E gjithë bota demokratike e përkrah përkushtimin tonë euroatlantik. Pyetje: A e ndjeni veten lider i kombit, sikurse ju cilësojnë në Kosovë, zoti Berisha? Kryeministri Berisha: E ndjej veten një qytetar të lirë shqiptar, që pati fatin e jashtëzakonshëm të shohë ëndrrat e mëdha të kombit të realizuara. Ne na takoi fati i madh të përjetojmë shndërrimin në realitet të ëndrrës së lirisë, e cila është ëndrra e të gjitha ëndrrave, është projekti i të gjitha projekteve. Kosova e lirë është realizmi më i madh i shqiptarëve në historinë e tyre. Sigurisht nuk mund të them se pa Lidhjen e Prizrenit dhe Pavarësinë e Kosovës , kjo do të mund të kishte ndodhur. Por që nga koha e luftërave të Skënderbeut e deri më sot, kjo është arritja më e madhe e kombit shqiptar. Pastaj kemi projektuar arritje të tjera. E ndjej veten me fat të madh që jetova këto kohëra. Pyetje: Në Kosovë kohët e fundit po flitet për profilizm ideologjik të partive politike. Dimë që Partia Demokratike e Shqipërisë është e drejtuar nga e djathta. Nga është e drejtuar Partia Demokratike e Kosovës, nga e majta apo nga e djathta? Kryeministri Thaçi: Fillimisht dëshiroj të theksoj se ky është takim i nivelit më të lartë shtetëror, është vizitë institucionale shtetërore e kryeministrit Berisha dhe këtu të dy jemi si kryeministra të dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo vizitë, këto takime, janë mbi çdo ideologji dhe çdo parti. Janë përpjekjet tona shtetërore për implementimin e vullnetit të njerëzve edhe në Shqipëri edhe në Kosovë. Dua të flas shumë hapur. Edhe mua, edhe zotin Berisha na ka bashkuar idea edhe pa u njohur fizikisht. Zotit Berisha, është ithtar i luftës kundër diktaturës në Shqipëri. Unë si student kam udhëhequr lëvizjen studentore kundër komunizmit dhe pushtimit serb në Kosovë. Diktatura në Shqipëri ra në atë kohë. Këtu gjithashtu filloi dhe u godit shumë rëndë dhe natyrisht pushtimit serb në Kosovë po i jepej goditja më e rëndë. Partia Demokratike e Kosovës u themelua prej transformimit të lirive çlirimtare dhe grumbullimit të intelektualëve të çmuar të Kosovës, të vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Përpjekja ime ka qenë për atdhe. Tashmë është përpjekje për liri, për rend demokratik, për integrim në NATO dhe BE. Kryeministri Berisha: Do të shtoj se në këtë çështje koncepti dhe qëndrimi im është ky: Nuk ekziston midis forcave politike të shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës apo Maqedonisë e Malit të Zi, problemi i spektrit politik. Këtë ata e kanë në raport me grupimet evropiane apo botërore. Por kjo nuk është vetëm midis Shqipërisë dhe Kosovës. Edhe me vendet e tjera fqinje nuk ndikon në mmarrëdhëniet ndërshtetërore spektri politik i forcës politike që fiton zgjedhjet. Kushdo që fiton zgjedhjet në Itali, marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë mbeten të shkëlqyera. Kushdo që fiton zgjedhjet në Greqi marrëdhëniet mbeten të shkëlqyera. Kam pasur marrëdhëniet më të mira me kryeministrin Karamanlis dhe jam i bindur se po kaq të mira do të jenë edhe me kryeministrin e ri Papandreu. Ato janë çështje të strukturave partiake. Pyetje: Përballja e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë. Rusia si aleate e fortë e Serbisë ka deklaruar se do të jetë një mbështetëse e fortë e çështjes së Serbisë. A mendoni se kjo do të ndikojë në vendimmarrjen e gjykatës ndërkombëtare, duke patur parasysh se Rusia është një pengesë e fortë edhe për aleatët e Kosovës? Kryeministri Thaçi: Ne si Kosovë nuk duam dhe nuk pretendojmë ta politizojmë atë proces. Nuk dëshirojmë të vëmë ngjyrime të pretendimeve gjykuese politike apo paragjykuese ndaj ndonjë shteti të caktuar. Ne i besojmë këtij procesi. Jemi të përgatitur dhe do të kemi opinionin e drejtë, i cili do të përputhet realisht me vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe mendimeve të marra nga institucionet legjitime.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Zoti i bekoftë Shqipërinë dhe Kosovën
Zoti i bekoftë Shqipërinë dhe Kosovën
Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë
Sali Berisha
Të dashur Qytetare dhe Qytetarë të Kosovës,
Së pari dëshiroj t’ju falënderoj përzemërsisht dhe me mirënjohje të thellë ju të nderuar deputetë dhe ju zoti Kryetar Jakup Krasniqi, për nderin e madh që më bëtë duke më dhënë fjalën në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Unë e përjetoj këtë moment, si një nga ngjarjet më të shënuara të jetës sime. Kjo sepse, ju burrat dhe gratë, të rinjtë dhe të rejat e Kosovës, me sakrificat dhe përpjekjet tuaja mbinjerëzore shndërruat në realitet ëndrrën më të lashtë, më fisnike, më të bukur më sublime të njeriut të qytetëruar, ëndrrën e lirisë, kurse ata që dikur me zinxhirët e tankeve u vërsulën mbi parlamentin tuaj përfunduan në galerat e historisë.
Kosova, në 130 vitet e fundit, ka qenë gjithnjë djepi i lëvizjeve të mëdha kombëtare emancipuese të kombit shqiptar, i Lidhjes së Prizrenit dhe kryengritjeve të mëdha që sollën Pavarësinë e Shqipërisë. Por, Kosova e lirë dhe e pavarur, është faqja më e ndritur në historinë e kombit është kryevepra e tij politike më madhështore që nga koha e Skënderbeut, gjer ne ditët e sotme.
Prandaj dhe fjalët e para që burojnë nga zemra dhe shpirti im janë një nderim dhe mirënjohje të thellë e të pakufishme për ju, baballarët dhe gjyshërit tuaj, për qindra dhe mijëra burra dhe gra, martirë të kësaj toke që me sakrificat, qëndresën epike për liri, dinjitet njerëzor dhe kombëtar, që nga viti 1878 gjer në fundin e shekullit që shkoi, fituan pavdekësinë, duke bërë që drita e lirisë dhe flakët e saj të mos shuhen kurrë në Kosovë dhe që sot, kombi ynë në tërësi dhe çdo shqiptar në veçanti, të jetë i lirë dhe të fitojë dinjitetin që meriton. Liria është shpirti i vërtetë i një kombi. Njëlloj si shpirti, liria kombëtare është një dhe e pandarë. Sot jemi të lirë, lavdi zotit .
Sot, dua që nga kjo platformë, një nderim të veçantë të shpreh për burrin e madh të Kosovës dhe kombit shqiptar, arkitektin e pavarësisë së Kosovës, Presidentin Ibrahim Rrugova që me përfaqësimin e civilizuar, guximin, urtësinë dhe mençurinë e tij bëri që Kosovën ta donin dhe ata që s’e deshnin, ta njihnin edhe ata që nuk e kishin njohur. Ky burrë vigan i kombit tonë, ndërtoi në kushtet e okupacionit të egër në Kosovë pushtetin paralel dhe çështjen e drejtë të shqiptarëve të Kosovës e ngriti nga një barrakë e vogël në qendër të Prishtinës, deri në zyrën ovale të Presidentit të SHBA dhe Kancelaritë e mëdha të Evropës, si dhe udhëhoqi me guxim dhe sukses Kosovën gjer në prag-shpalljen e pavarësisë së saj.
Kombi do të nderojë për jetë burrin e tij të madh!
Unë dhe çdo shqiptar përulem me nderimin më të madh për komandantin legjendar, tribunin e lirisë, Adem Jashari, që me sakrificën e tij të madhe ndezi dritën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, si dhe para të gjithë luftëtarëve të lirisë, djemve dhe vajzave të Kosovës që luftuan në fundin e viteve ’90 në fushat, malet, kodrat, fshatrat dhe qytete e këtij vendi, dhe fituan luftën e fundit çlirimtare në Evropë, duke vendosur sakrificën e tyre sublime në themelet e Kosovës së lirë dhe të pavarur. Ata mbrojtën nderin dhe dinjitetin kombëtar të çdo shqiptari, kombi do t’ju jetë mirënjohës për jetë.
Zonja dhe Zotërinj Deputetë,
Pavarësia e Kosovës, shënoi fundin e njërës prej padrejtësive më të mëdha jo vetëm të Ballkanit por të gjithë Evropës ndaj dhe pas rënies së Murit të Berlinit, shpallja e pavarësisë së Kosovës, është ngjarja më e madhe në historinë e lirisë, jo vetëm të kombit shqiptar dhe rajonit, por dhe të mbarë Evropës, pas Luftës së Dytë Botërore.
Kosova u bë e lirë dhe e pavarur, sepse udhëheqja dhe qytetarët e Kosovës, me qëndresën, sakrificën dhe luftën e tyre, ia dolën të fitojnë mendjen dhe zemrën e qytetarëve ligjvënësve dhe Presidenteve të SHBA, qeverive dhe qytetarëve të vendeve të mëdha të Evropës, vendeve anëtare të Aleancës së Atllantikut te Veriut, e cila dhjetë vjet më pare, nen udhëheqjen e Presidentit Klinton, ndërmori betejën e parë në historinë e saj, për liritë dhe të drejtat njerëzore,dhe çlirimin e Kosovës. Shqiptarët në Kosovë por edhe në Shqipëri dhe kudo që janë ju mbetën mirënjohës atyre përjetë.
Zoti e bekoftë NATO-n dhe vendet anëtare!
Zotërinj Deputetë,
As dhe një komb tjetër në Evropë nuk ka patur të shkuar më të vështirë, më dramatike dhe të dhimbshme, se sa kombi shqiptar. Historia, në të shkuarën madje edhe të afërt të saj, u soll si një njerkë e pamëshirshme ndaj nesh. Ajo na rezervoi ne, shqiptarëve, pushtime të gjata, spastrime çnjerëzore, copëtime të mëdha, racizma primitive ksenofobira të egra, diktatura orvelliane. Ajo na rrëmbeu toka dhe territore, e pasuri, mori qindra e mijëra jetë njerëzish por më keq akoma na vrau kohën, na grabiti të ardhmen. Mirëpo ne jo vetëm mbijetuam, por dhe fituam, arritëm të mbrojmë dhe mbruajmë vokacionin tonë perëndimor, identitetin tonë kombëtar.
Ne, më në fund, hymë në rrugën e ndërtimit të së ardhmes që meritojmë. Është e vërtetë se rruga e mundimeve dhe sakrificave tona ka qenë e pashembullt, por shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që jetojnë, kanë njohur dhe po përjetojnë dekadat e fundit, mbështetjen, bujarinë, solidaritetin dhe ndihmën e gjithanshme më të madhe në tërë historinë e tyre, nga vendet e lira mike dhe institucioneve ndërkombëtare. Shqiptarët sot janë të përkushtuar, të vendosur që sakrificat, përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme për liri dhe dinjitet, ndihmën dhe solidaritetin e madh të miqve të tyre, t’i shndërrojnë në energji të pashtershme dhe përkushtim për paqen dhe stabilitetin, për ndërtimin e të ardhmes së tyre evropiane. Ne sot, jetojmë në një rajon në të cilin, konfliktet e djeshme janë zëvendësuar, në tërësi, me frymën e bashkëpunimit, mirëkuptimit, përpjekjes për integrimin rajonal, evropian dhe euroatlantik. Shqiptarët, më shumë së të gjithë të tjerët, kanë interesin dhe vullnetin dhe interesin të ndjekin këto rrjedha, Ne, vërtet jemi një komb i ndarë në disa shtete, por sot jemi të lire, te bashkuar ne idealin tone evropian, dhe të vendosur që hijet e të shkuarës të mos zbehin dritën e të ardhmes sonë evropiane.
Sot, në bindjen time më të thellë, interesi jetik kombëtar për çdo shqiptar kudo që jeton, është mosndryshimi dhe respektimi i kufijve aktual ndërkombëtar të rajonit dhe konsolidimi i pavarësisë së Kosovës, nëpërmjet njohjes së mëtejshme ndërkombëtare të saj dhe të ndërtimit të demokracisë së bazuar në vlerat e tregut, integrimi i Shqipërisë në BE dhe perspektiva e sigurt dhe integrimi Euroatlantik dhe Europian i Republikës së Kosovës, pra është bashkimi ynë në Evropën e bashkuar. Këto konfirmoj se janë dhe interesat më të mëdha dhe jetike kombëtare të shqiptarëve. Prandaj dhe për Shqipërinë, për Kosovën, integrimi evropian dhe Euroatlantik janë dhe do të mbeten ylli polar, qe ndriçon rrugën e te ardhmes sonë.
Zonja dhe zotërinj deputetë,
Këto 20 muaj kanë qenë kohë historike dhe suksesesh të mëdha për udhëheqjen politike, institucionet dhe për popullin e Kosovës. Në një kohë të shkurtër Republika e Kosovës, një vend i vogël, po shndërrohet në një faktor vërtet paqe, stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal. Pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 62 vende ndër të cilat fuqitë më të mëdha të botës së lirë dhe Evropës, si dhe institucionet prestigjioze ndërkombëtare më të mëdha si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Sot Kosova ka miq te medhenje e te çmuar me shume se kurrë ne historinë e saj, ka mbështetjen e fuqishme te vendit te madh te lirisë, SHBA, vendeve te mëdha te Evropës, Francës, Gjermanisë, Britanisë se Madhe, Italisë, vende te tjera mike ne te katër anët e globit, nga Australia ne Japoni, nga Arabia Saudite ne Kanada. Dhjetëra vende mike janë angazhuar në shqyrtimin e kërkesës së pavarësisë së Kosovës, si dëshmi e vullnetit të tyre për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. Në 20 muaj parlamenti, qeveria, institucionet dhe populli i Kosovës i faktuan dhe po faktojnë përdite botës përkushtimin e tyre të madh për paqen, demokracinë, per ndërtimin ne Kosove te një shoqërie te lire ku qytetaret shqiptare, serb, malazeze, boshnjake, turq, rome jetojnë ne harmoni dhe te barabarte përpara ligjit si dhe integrimin e tyre ne NATO dhe BE. Qeveria shqiptare është totalisht e angazhuar në promovimin dhe lotimin tek qeveritë e vendeve tjera të rëndësisë që ka njohja e pavarësisë së Kosovës për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.
Në një kohë rekord Qeveria, Parlamenti, institucionet dhe forcat politike të Kosovës kanë ndërmarrë reformat më të thella dhe më të gjithanshme në historinë e vendit, kanë projektuar, miratuar dhe po zbatojnë me sukses Kushtetutën demokratike dhe ligjet bazë të standardeve më të mira të institucioneve të reja të sistemit demokratik dhe ekonomisë së tregut.
Sot, në Kosovën e pavarur, tensionet ndëretnike janë gjithnjë në rënie dhe më të ulta se kurrë më parë , shoqëria plurifetare dhe multietnike e Kosovës po konsolidon traditën e shkëlqyer shqiptare të harmonisë dhe bashkëjetesës ndëretnike dhe tolerancës së shkëlqyer fetare. Sot largimet nga Kosova, për motive ndëretnike, po zëvendësohen me kthimin e të shpërngulurve në shtëpitë e tyre. Unë kam bindje se ju këtu, në Kosovë, do të shfrytëzoni të gjitha mundësitë dhe po i shfrytëzoni për të konsoliduar standardet më të larta të lirive dhe të drejtave të pakicave në rajon dhe në Evropë.
Qeveria shqiptare është e vendosur të ndihmojë qeverinë e Kosovës në përpjekjet e saj në sistemin e personave të shpërngulur.
Arritjet në luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit përbëjnë një sukses të rëndësishëm të qeverisë dhe institucioneve të Kosovës. Ekonomia e Kosovës po fiton dinamizëm të ri, interesi për investime të huaja vjen në rritje.
Në Kosovë Aleanca e Atllantikut të Veriut ka vendosur KFOR, njësitë e të cilit kanë bërë një punë të shkëlqyer duke dhënë një kontribut historik për paqen stabilitetin jo vetëm këtu por në mbarë rajonin tone. NATO ka ndihmuar dhe po ndihmon Kosovën për organizimin dhe reformimin e forcave të sigurisë, si një kusht për progresin e saj drejt anëtarësimit në NATO. Bashkimi Evropian, të gjitha vendet anëtare kanë sjellë këtu një mision të madh EULEX-in për t’ju mbështetur ju në ndërtimin e shtetit ligjor dhe demokracisë funksionuese, në garantimin dhe respektimin e standardeve më të mira evropiane për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe pakicave. Në një hark të shkurtër kohor, misioni i EULEX ka bërë dhe po bën një punë të admirueshme, ka dhënë dhe po jep një kontribut të pazëvendësueshëm në konsolidimin e institucioneve të shtetit demokratik të Kosovës dhe ekonomisë së lirë të tregut, kontribute këto, përcaktuese për perspektivën dhe të ardhmen e integrimit të Kosovës në BE.
Me këtë rast, edhe unë dua t’u shpreh mirënjohjen e thellë KFOR-it dhe EULEX-it, SHBA dhe vendeve anëtare te NATO-s, vendeve anetare te BE-së dhe Komisionit Europian, për kontributin e tyre madhor që japin për paqen dhe stabilitetin në Kosovë që rrezaton pozitivisht në mbarë rajonin tonë.
Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës po zhvillohen dhe intensifikohen çdo ditë në interesin më të mirë të qytetarëve tanë.
Shqipëria dhe Kosova janë dy vende vëllezër. Ata janë dy vende të ndryshme, por jo, kurrë të huaja për njëri-tjetrin. Ata me një bashkëpunim të gjithanshëm, partneritet vëllazëror, duhet të kapërcejmë pasojat e gjithanshme të ndarjes shekullore, bazuar në proceset dhe standardet më të mira të integrimit Evropian. Shqipëria do ti japë Kosovës te gjithë ndihmën për integrimin e saj ne NATO dhe proceset integruese evropiane.
Unë kam bindje se marrëdhëniet e ngushta midis Shqipërisë dhe Kosovës janë interesi më i mirë i bashkëpunimit rajonal dhe më gjerë. Dy vendet tona, me vepra duhet t’ju provojnë fqinjëve dhe të gjithë vendeve të tjera, mike dhe partnere, dy vende të pavarura në tërësi të banuara nga shqiptaret, janë dhe do të jenë për to, dy miq të vërtetë në rajon. Ne nuk duhet te harrojmë për asnjë moment se shqiptaret, si ne Shqipëri ashtu dhe ne Kosove jemi me kohehumbur më shumë se te gjithë te tjerët ne rajon dhe me gjere. Per ne eshte jetike dhe vendimtare te kapim orën evropiane, orën globale. Sigurisht që dhimbjet, vuajtjet, sakrificat ne do t’i nderojmë. Ato nuk harrohen, por në asnjë rast, nuk mund të pengojnë apo vështirësojnë bashkëpunimin miqësor me vendet e rajonit dhe vendet e tjera. Historia na ka imunizuar nga komplekset. Fobia ndaj shqiptarëve është thjesht një atavizëm që nuk i vlen më askujt. Shqiptarët dhe serbët, jam i bindur se do të gjejnë kurajën, mençurinë për një kapitull të ri në marrëdhëniet midis tyre në interesin më të mirë të vendeve dhe kombeve por dhe rajonit në tërësi. Shqiperia është e gatshme te punoje me vendosmeri per te.
Shqipëria dhe Kosova duhet të rindërtojnë dhe ndërtojnë infrastrukturën e re. Ne jemi të vendosur që me Kosovën dhe të gjitha vendet përreth, të adaptojmë çdo ditë e më shumë standardet e njëjta me ato të vendeve të tjera të BE-së për lëvizjen e qytetareve dhe mallrave ne mes vendeve tona.
Shqipëria po bën përpjekje të mëdha për të dyfishuar të gjitha lidhjet e transportit dhe të tjera me Italinë, Greqinë, Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi.
Qeveria shqiptare parashikon, gjatë këtyre katër viteve, të dyfishojë lidhjet këto lidhje infrastrukturore. Pas ndërtimit të korridorit Durrës-Prishtinë, ne parashikojmë dhënien me koncension për 99 vjet të Portit të Shëngjinit për Republikën e Kosovës, ndërtimin e autostradës Shkodër –Qafe Morine, si dhe fillimin e projektimit dhe më pas të ndërtimit të linjës hekurudhore që lidh Shqipërinë me Kosovën, ne do të kompletojmë lidhjen hekurudhore me Maqedoninë, krahas asaj që kemi me Malin e Zi. Shpresoj se së shpejti, me ndihmën bujare të Qeverisë Gjermane, do të fillojë ndërtimi i linjës së tensionit të lartë 420 KV me Kosovën, e më pas edhe me Maqedoninë.
Ne firmosëm sot me qeverinë e Kosovës, një seri marrëveshjesh te rëndësishme të bashkëpunimit për levizjen e lire te njerezve dhe mallave, luftën e përbashkët kundër kriminalitetit, për arsimin,dhe nje seri marreveshjesh te tjera ekonomike, ne fushen e kultures, turizmit jane ne përgatitje e sipër. Marrëdhëniet midis dy vendeve tona vëllezër do ti shndërrojmë ne marrëdhënie model, ne interesin me te mire te qytetareve rajonit. Marrëveshje të tjera do të nënshkruajmë me të gjitha vendet Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës do të intensifikohen gjithnjë e më shumë.
Dua ta mbyll këtë fjalë me një përshëndetje vëllazërore për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfaqësuesit e tyre të lartë në këtë parlament, por edhe të shpreh kënaqësinë dhe krenarinë time sepse nuk di ndonjë vend tjetër që ka lindur në kushte të ngjashme me këto të Kosovës, që të ketë arritur rezultate që janë shënuar në këtë vendnë më pak se dy vjet pavarësi. The Newborn në 20 muaj paraqitet si i ri i pjekur, dhe unë dua ti uroj atij rini të përjetshme dhe përjetësi!
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!
Zoti e bekofte Shqiperine!” (Fjala e Kryeministrit Berisha ne Kuvendin e Kosovës)

Presidenti Sejdiu dekoroi Kryeministrin Berisha me 'Medaljen e Artë të Lirisë'

Republika e Shqipërisë ka qenë përherë zë i artikuluar i mbështetjes së aspiratave legjitime të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci.
Kryeministri Berisha dekorohet me medaljen e Lirisë.
Kryeministri Sali Berisha është dëshmuar si një lider vizionar dhe i vendosur në sfidat e shumta me të cilat është ballafaquar. Ai me sukses punoi për Shqipërinë e integruar në institucionet euroatlantike dhe pati një rol vendimtar në transformimin e madh të Shqipërisë gjatë këtyre dy dekadave të fundit.
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu e ka dekoruar sot Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, dr.Sali Berisha, me Medaljen e Artë të Lirisë.Po ju përcjellim në vijim fjalën që Presidenti Sejdiu ka mbajtur në ceremoninë e dekorimit të Kryeministrit Berisha:
I nderuari kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi,
I nderuari kryeministër Hashim Thaçi,
Të nderuar deputetë dhe ministra,
I nderuari z.Feit dhe Kermabo
Të nderuar ambasadorë
Përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe të misioneve diplomatike në Kosovë,
Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës,
Zonja dhe zotërinj,
Më lejoni që në emër të qytetarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, t’i shpreh mirëseardhjen më të përzemërt Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha, i cili, pa dyshim, pati rol historik në ndryshimet dhe të arriturat e mëdha të Shqipërisë dhe të gjithë rajonit tonë gjatë dy dekadave të fundit. I nderuari Kryeministër Berisha, Qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës ju falënderojnë nga zemra për përkrahjen e parazervë që ju, Qeveria dhe i gjithë populli i Shqipërisë i keni dhënë Kosovës në vazhdimësi, dhe në çastet më të rënda të historisë sonë.
Republika e Shqipërisë ka qenë përherë zë i artikuluar i mbështetjes së aspiratave legjitime të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci. Shteti shqiptar është edhe sot i përkushtuar tërësisht për ta mbështetur Republikën e Kosovës. Ky përkushtim dëshmohet kudo dhe kurdo që Shqipërisë i jepet rasti të flasë për Kosovën dhe të drejtën e saj absolute për të qenë e lirë dhe e pavarur.
I nderuar Kryeministër Berisha,
Republika e Kosovës deri sot është njohur nga 62 shtete sovrane e demokratike të botës. Ne po punojmë që ky numër të rritet, sepse jemi të vendosur që procesin e pakthyeshëm të integrimit euroatlantik të vendit tonë ta përmbyllim me sukses.
Duke ripohuar zotimin tonë për garantimin e plotë të lirisë dhe të të drejtave të secilit qytetar pa dallim etnie dhe besimi, ne ritheksojmë po ashtu se Kosova është dhe do të jetë gjithmonë faktor i paqes, i stabilitetit dhe i së ardhmes prosperuese për tërë rajonin.

Nën udhëheqjen e tij, si president dhe kryeministër, por edhe si lider i opozitës, Shqipëria doli nga izolimi shumëvjeçar dhe iu bashkua botës së lirë e demokratike. Me kënaqësi të jashtëzakonshme, sot themi se Republika e Shqipërisë është anëtare e NATO-s, është në rrugë të mirë drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe po shënon çdo ditë rezultate të pamohueshme ekonomike.
Inaugurimi i autostradës Durrës-Morinë, ide e hershme e Presidentit Rugova, është një nga arritjet më të mëdha të Qeverisë Berisha, e cila duke jetësuar “udhën e kombit” krijoi mundësi të reja për bashkëpunimin dhe afrimin në mes dy vendeve tona.
Prandaj, duke i pasur parasysh të gjitha cilësitë e personalitetit dhe meritat e tij si lider politik e si burrështetas, dhe duke u mbështetur në kompetencat që me jep Kushtetuta e Republikës së Kosovës, si President i vendit, unë sot e kam dekoruar Kryeministrin Berisha me “Medaljen e Artë të Lirisë”.
Zoti e bekoftë Republikën e Shqipërisë!
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!
Zoti i bekoftë miqtë tanë!

Similar topics
» Shqipëria, rreze shprese në Evropën Juglindore
» SHQIPËRIA E BASHKUAR
» Një komb-Një shtet-Shqipëria e bashkuar
» Bashkohen Kosova dhe Shqipëria
» AGIM GASHI - E BASHKUAR RROFTË SHQIPËRIA

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi