Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Zoti e bekoftë Shqipërinë, flamurin dhe rininë shqiptare

Shko poshtë

Berisha: Zoti e bekoftë Shqipërinë, flamurin dhe rininë shqiptare Empty Berisha: Zoti e bekoftë Shqipërinë, flamurin dhe rininë shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 13, 2010 4:23 pm




Berisha: Zoti e bekoftë Shqipërinë, flamurin dhe rininë shqiptare November-12-21-32-345-1


Berisha: Zoti e bekoftë Shqipërinë, flamurin dhe rininë shqiptare

Të rinjtë, festime edhe në Bllok, atje ku deri 20 vjet më parë ishte bunkeri i izolimit

Berisha: Zoti e bekoftë Shqipërinë, flamurin dhe rininë shqiptare 7Berisha_bs13
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha i drejtohet turmës në qendër të Tiranës, gjatë një koncerti muzikor për të festuar heqjen e vizave për shqiptarët nga ana e Bashkimit Evropian.

Nën moton "pa viza në Evropë" me qindra e mijëra qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë festuan me një koncert madhështor, në Sheshin "Nënë Tereza" vendimin historik të lëvizjes së lirë. Koncerti madhështor, i organizuar nën kujdesin e veçantë të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha pati një performancë të pashfaqur ndonjëherë në Shqipëri, pasi iu dedikua të rinjve, burrave, grave, e veçanërisht atyre që sakrifikuan dhe dhanë jetën e tyre për të qenë të lirë në mbarë Evropën. Skena e dizenjuar me efekte speciale dritash, ndezi atmosferën tek të pranishmit. Para skenës ishin vendosur një grupe të rinjsh që mbanin një flamur gjigant me të gjitha shtetet e zonës Shengen. Nën drejtimin e Anjeza Majës, koncerti festiv u hap nga këngëtarja Rosela Gjylbegu, e cila uroi shqiptarët për këtë ditë të madhe. Të entuziazmuar nga ritmet e muzikës qytetarët e shumtë brohorisnin "të lirë, të lirë".
Berisha: Zoti e bekoftë Shqipërinë, flamurin dhe rininë shqiptare November-12-21-35-102
Berisha: Zoti e bekoftë Shqipërinë, flamurin dhe rininë shqiptare November-12-21-34-473

Heqja e vizave në 20-vjetorin jubilar të rrëzimit të komunizmit
Ovacione të shumta pati kur në skenë hipën grupi "Burn", i cili i kërkoi qytetarëve shqiptarë të pajisen me pasaporta biometrike për të shijuar lëvizjen e lirë. Jonida Maliqi, pasoi grupin "Burn" me këngët më hit të saj. Skena u ndez nga grupi i mirënjohur "Elita 5", të cilët i kanë shoqëruar shqiptarët në çdo arritje madhore me këngët e tyre. Jehonë tek të pranishmit pati edhe kënga pjesëmarrëse në Eurovizion e Juliana Pashës. Për dekorin spektakolar të skenës u kujdesën specialistët më në zë të Shqipërisë. Një grup prej 12 specialistësh, nën tingujt e muzikës, ngritën tribunën madhështore në Sheshin "Nënë Tereza", para oborrit të Akademisë së Arteve. Skena e koncertit ishte ideuar krejt ndryshe, me një skenografi të veçantë, e cila shoqërohej me 1 ekran gjigant dhe 2 ekrane të mëdhenj si dhe me ndriçim shumëngjyrësh. Pjesa e teknologjisë së lartë kompjuterike, e cila u përdor në këtë koncert, kanë bërë diferencën kësaj here. Para se të fliste arkitekti i "Shqipërisë Evropiane", Kryeministri Sali Berisha, Sheshi "Nënë Tereza" u pushtua nga fishekzjarrë të shumtë shumëngjyrëshe.
Berisha: Zoti e bekoftë Shqipërinë, flamurin dhe rininë shqiptare November-12-21-31-536
Minifilmi, nga kalvari i kapërcimit të kufijve në dimensionin e lirisë
Një tjetër moment i veçantë, ishte dhe shfaqja e një minifilmi, ku monitorë me drita të fuqishme u drejtuan nga Universiteti Politeknik për të nisur me shfaqjen e një pamjeje simbolike. Një mur gri që nisi të rrëzohej, si simbol i rrëzimit të diktaturës, e më pas pamjet u ravijëzuan në shfaqjen e kalvarit të anijeve, ku qytetarët shqiptarë, të varfër, të etur për liri, u nisën në një gjendje të mjerueshme drejt ëndrrës së tyre Evropë. Këto pamje u pasuan nga sekuenca filmike të takimeve të Kryeministrit Berisha me zyrtarë të lartë të BE, ku nënshkruheshin marrëveshje integrimi, Stabilizim-Asocimi, lehtësimi i vizave etj. Dhe, pas kësaj rruge të gjatë, shqiptarët të bashkuar festojnë realizimin e një ëndrre, për të cilën, shumë shqiptarë të tjerë, janë vrarë, persekutuar, torturuar, burgosur e varur në litar nga dora e hekurt e regjimit komunist. Me fillimin e këtij minifilmi, efektet elektronike dhanë imazhin e shembjes së fasadës së korpusit, e ideuar si muri që ndante shqiptarët nga Evropa. Më pas, nën efektet speciale dritaret e korpusit hapën kanatët për të hyrë më pas në Evropë të lirë. Pas mbarimit të minifilmit një shumëllojshmëri fishekzjarrësh u hodhën në Sheshin "Nënë Tereza", të cilat paraprinë mesazhin e urimit të Kryeministrit Berisha për të gjithë qytetarët shqiptarë. Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë uroi shqiptarët për këtë ditë të madhe. “Ne mblidhemi sot, pasi kemi arritur jo vetëm lirinë Evropiane të lëvizjes sonë, dinjitetin Evropian në lëvizjen tonë, por pasi jemi afruar më shumë se kurrë me Evropën e qytetëruar. Lajmi i heqjes së vizave për Shqipërinë vjen me lajmin e shpalljes së Shqipërisë si njëshi i botës për vitin e ardhshëm turistik. Këto lajme janë merita juaj e madhe, janë vepra e të gjithë shqiptarëve, janë mundi dhe djersa e çdo shqiptari janë dinjiteti juaj. Ndaj dhe ne le ta festojmë së bashku për Shqipërinë Evropiane, do të kemi një Shqipëri pa viza, nesër Shqipërinë Evropiane, nesër të ardhmen tonë të plotë Evropiane. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe flamurin e saj. Zoti e bekoftë rininë shqiptare”, tha ndër të tjera kryeministri Sali Berisha. Fundi i fjalës së Kryeministrit shënoi fundin e koncertit, por jo të festimeve, të cilat vazhduan deri në orët e para të mëngjesit. Sipër ndërtesës së Akademisë së Arteve u ndezën disa fishekzjarrë statik në mes të së cilëve shkruhej "Pa viza në EU".
Berisha: Zoti e bekoftë Shqipërinë, flamurin dhe rininë shqiptare November-12-21-35-411-1
Heqja e vizave në 20-vjetorin jubilar të rrëzimit të komunizmit
Marrja e vendimit për heqjen e vizave përkon edhe me festat e fundvitit, i cili po i vjen shqiptarëve si dhurata më e bukur që mund të kenë marrë gjatë këtyre 20 viteve demokraci. Pritet që qytetarët e Shqipërisë t'i festojnë Krishtlindjet në vendet e zonës Shengen, aty ku ndodhen edhe shumë emigrantë shqiptarë. Ky fakt historik do t'i afrojë njerëzit e thjeshtë më shumë me të afërmit e tyre. Nga viti 2008, kur Komisioni Evropian i dorëzoi Shqipërisë udhërrëfyesin për liberalizimin e regjimit të vizave, Shqipëria ka bërë një progres të ndjeshëm në drejtim të përmbushjes së kritereve të tij, progres që është vlerësuar në të gjitha raportet e institucioneve ndërkombëtare. Por, ajo që dukshëm bie në sy dhe vlen të theksohet është se, Bashkia e Tiranës s'ka improvizuar asnjë masë dekorative apo nismë për hir të këtij vendimi historik. Pasiviteti i Bashkisë Tiranë pritej nga qytetarët, pasi kontributi i kryetarit të saj, Edi Rama në këtë proces, ishte zero.
Berisha: Zoti e bekoftë Shqipërinë, flamurin dhe rininë shqiptare November-12-21-25-477
"Ne fituam garën!"
"Ne fituam garën!". Me këto fjali të shkurtër, por domethënëse për rrugën e Shqipërisë drejt liberalizimit të vizave, Kryeministri Berisha nisi përshëndetjen e tij ndaj qindra e mijëra qytetarëve, që kishin mbushur Sheshin "Nënë Tereza", për t'iu bashkuar festës për lëvizjen e lirë. Dhe, mjaftoi vetëm kjo fjali e shkurtër "Ne fituam garën", që sheshi i mbushur me flamujt kombëtarë e të Bashkimit Evropian të përshëndeste me ovacione shndërrimin e një ëndrre shekullore në realitet.

Festime tek ish-Blloku deri në orët e para të mëngjesit
Të rinjtë e ardhur nga mbarë vendi kanë festuar dje, vendimin historik për heqjen e vizave deri në orët e para të mëngjesit në stendat e ngritura në zonën e ish-Bllokut. Të mbledhur përbri ish-vilës të diktatorit Enver Hoxha, të rinjtë festuan edhe në formë proteste ndaj atyre që izoluan Shqipërinë dhe shqiptarët për 50 vjet nga Evropa. Gjatë festimeve kanë marrë pjesë edhe këngëtarë të njohur, të cilat i janë bashkuar festimeve nën ritmin e rrymave muzikore më të pëlqyera nga të rinjtë. Kështu, grupi "Kthjellu" ka performuar për të rinjtë këngët më të mëdha të të gjitha kohërave. Festave i janë bashkuar dhe grupe muzikore, që këndojnë në lokalet e natës në zonën e ish-Bllokut. Atmosfera ka qenë spektakolare, pasi të rinjtë kishin mundësi të zgjidhnin vendin ku luhej muzika që pëlqenin. Mbipopullimi i Bllokut nga të rinjtë të kujtonte festat e fund vitit. Organizatorët e këtyre minifestave, për të mos krijuar probleme me rendin dhe qetësinë janë kujdesur që të rinjtë të mos konsumonin shumë alkool. Për festimet gjatë natës ka ndihmuar edhe moti i mirë që i ka lejuar të rinjtë ta kalojnë natën pa probleme.

Sheshi "Nënë Tereza" vishet me flamujt kombëtarë dhe të BE
Dekori festiv veshi rrugët e Tiranës me flamujt blu të BE-së, banderola e tabela me emrat e kryeqyteteve kryesore të Evropës, mbi të cilat janë të shënuara distancat, tashmë vetëm kilometrike, drejt të cilave shqiptarët do të mund të udhëtojnë pa pengesa pas gati 70 vitesh. Ngjyra blu, ngjyra e BE-së bie në sy në çdo rrugë e kryqëzim të Tiranës, veçanërisht të hënën e 8 nëntorit nëpër çdo shtyllë valëviteshin flamujt blu të Bashkimit Evropian. Në mesin e Sheshit "Nënë Tereza" ishte ndërtuar një skenë gjigante, e veshur edhe kjo me blunë e flamurit evropian si dhe me yjet e verdha mbi të. Por, për shqiptarët, marrja e këtij vendimi përkon edhe me festat e fundvitit, i cili po i vjen shqiptarëve si dhurata më e bukur që mund të kenë marrë gjatë këtyre 20 viteve demokraci. Gjithashtu, një grup të rinjsh e të rejash kishte përgatitur një dhuratë për kryeministrin Berisha, një banket simbolik me lule blu në të cilin me disa lule të tjera të verdha shkruhej "Pa Viza". Pritet, që qytetarët e Shqipërisë t'i festojnë Krishtlindjet në vendet e zonës Shengen, aty ku ndodhen edhe shumë emigrantë shqiptarë. Ky fakt historik do t'i afrojë njerëzit e thjeshtë më shumë me të afërmit e tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi