Dashmir Osmani: Letër e hapur drejtuar Ali Ahmetit
Faqja 1 e 1
Dashmir Osmani: Letër e hapur drejtuar Ali Ahmetit
Letër e hapur drejtuar Ali Ahmetit
Në vend të pranisë sime në takimin që keni paralajmëruar për në Gostivar më datë 02.04.2009 në ora 18:00, ju drejtohem me këtë letër të hapur.
Fillimisht Ju falemenderoj për ftesën e bërë nga ana Juaj për tu takuar me ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të rajonit të Gostivarit, por megjithatë konsideroj se bashkëbisedimi ynë në këtë takim do të ishte jo i barabartë, prandaj edhe vendosa që ti përgjigjem ftesës suaj në formë shumë transparente dhe të hapur me anë të kësaj letre të hapur.
Duke patur për konsideratë gjithmonë kontributin Tuaj të dhënë në të kaluarën, për asnjë çast nuk dua të devalvoj ose të mos pranoj të arriturat e juaja në aspekt kombëtar, por jo edhe në situatën aktuale kur Struktura Juaj partiake në Gostivar pëson humbjen, kjo ftesë për të ballafaquar mendimet me bashkëluftëtarët është e organizuar tepër vonë. Kush jam unë nuk ka nevojë të prezantohem shumë, opinioni pak më i gjerë në Gostivar, njeh aktivitetet, kontributet e çdonjërit nga ne personalisht.
Është hera e dytë që Ju drejtohem Juve personalisht, dhe shkaku përse e bëj këtë duhet për Ju si një përfaqësues legjitim i shqiptarëve në Maqedoni të jetë i qartë. Ju gjatë viteve nga 2001 e këndej Jeni ndër njerëzit që vendosët për shumëçka në këtë shoqëri, me konsideratë për të arriturat por dhimbje për shumë të paarritura e që keni patur besimin blanko se Ju do të duhej ti realizoni ato dhe jo rastësisht ju keni qenë fitimtarë. Por çndodh ?!
-ligji për mbrojtjen e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së as që është në sirtarët e Juaj edhe pas kaq shumë vitesh. (Ju keni obligimin moral për të realizuar këtë)
-ligji për përdorimin e gjuhës shqipe as që është në dijeni kush se sa në të vërtet mbush kërkesat e qytetarëve (barazinë e gjuhës, shembulli më i mirë po edhe më i keqi i multietnicitetit ”edhe pakot e cigareve në Kosovë janë në dygjuhësi“ që sdo koment të mëtejshëm). Juve u dhamë mandatin për të kryer këto dhe të ngjashme.
-ligji për mbrojtjen sociale që u votua nga deputetët e Juaj vendosi në pozita jo të lakmueshme fëmijët e një etnie dhe përdhosi komunitetin tonë (duhej të tjerë të reagonin e të shfuqizoheshin këtë).
-endjet e të punësuarve(të të papunësuarve) në Ministrinë e Kulturës, dhe në vende të tjera, përfaqësimi adekuat as që shihet se arrin vlerën e duhur (Ju keni patur dhe keni mandatin për të kryer këtë dhe sa e sa mos rendis punë të tjera të cilat janë obligime të shkruara).
-u përfol shumë risocializimi i ushtarëve, inkorporomi i tyre në rrjedhat normale të një shoqërie, Përkundrazi ata u nëpërkëmbën si asnjëherë më parë dhe sidomos në Gostivar, të njëjtit janë lënë në mëshirë të fatit, disa u larguan nga puna pse mendonin ndryshe, unë bëj pjesë në ata të cilëve në buxhetin familjar ndalët qumështin për fëmijët e mij, po edhe sa fëmijë e prind të tjerë të ish-ushtarëve vuajnë nga shkaku se padronët që zgjodhët Ju në dikastere të ndryshme as që donin të dëgjonin për këta ushtarë, dhe dëgjuan aq herë sa kishin nevojat e tyre nepotiste, familjare, personale etj.
Yoti Ali! Ju keni ditur dhe Jeni në dijeni për të bërat dhe të pabërat. aspak nuk mund të shfajësoheni nga këto. Ju bekuat strukturën në Gostivar disa herë pa bekimin legjitim të një kuvendi me procedurë normale. Ju të gjitha këto i dini dhe vetëm mund të shtireni se nuk dini. Ju patët krenarinë, guximin të nisni luftën dhe të fitoni atë , po kam pritur që Ju do keni krenarinë dhe guximin që në paqe të ballafaqoheni me humbjen dhe në formën xhentile ta pranoni këtë.
Nuk ka nevojë Gostivari të shërbejë si një nga strukturat që do të keni fuqinë ose jo, kjo mbetet të jetë një leksion për të gjitha strukturat që në format më abuzive të mos përcaktojnë kandidatët për funksione të ndryshme e të cilat do të duhet të prodhojnë të mira dhe lumturi për të gjithë dhe jo begati vetëm për një klan njerëzish. Të thirreni në ish-ushtarët vetëm atëherë kur Ju e shihni të nevojshme në prag të zgjedhjes më të kryer për komunën e Gostivarit nuk është aspak e ndershme.
Kam thirrur në ndërgjegjen e Juaj para disa muajsh për rastin që kam patur me të emëruarit Tuaj, duke ua bërë me dije atëherë disa nga gabimet. Duke e lënë pas dore këtë kategori të njerëzve që dhanë kontribute, meqë kurrgjë nuk ndërmorët atëherë, kemi thirrur në forma individuale e grupore se organizimi i tillë në Gostivar nuk na çon kund. Ju gjithmonë keni injoruar këto vlerësime,dhe tani kur përgjigja për të gjitha këto erdhi si rezultat i mosdëgjimit të vlerësimeve më herët a më vonë që janë bërë, kjo ftesë për takimin në fjalë është e vonuar dhe më vjen keq që nuk takohemi tani.
Me gjithë respekt në ndonjë kohë e hapësirë tjetër do të kisha dashur të takohem. Atë që kam pritur nga Ju ka qenë pranimi i humbjes në Gostivar dhe dhënia dorës fituesit Rufi Osmani, ai dha përgjigjen e të gjitha kërkesave që u bënë sot e qëmoti e të cilat nga struktura e Juaj gjithë kohën u injoruan. Nuk kam pse të mbroj asnjërin po aspektin legjitim Tuajin e kam mbrojtur atëherë kur ju keni qenë fitimtarë, lejoni ata që u legjitimuan të përfaqësojnë.
Dashmir Osmani
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» L S H A K S H -Gjermani
» Gëzim Mekuli: Letër e hapur drejtuar dy Presidentëve Shqiptarë
» Paulin Palushi: Leter e hapur drejtuar Autoriteteve Bashkiake Shkoder
» Nurishah Knushaj, New York-Letër e hapur drejtuar kryeministrit të Kosovës
» Zyra per Mbrojtjen e Konsumatoreve: Leter e hapur drejtuar Kryeministrit Berisha
» Gëzim Mekuli: Letër e hapur drejtuar dy Presidentëve Shqiptarë
» Paulin Palushi: Leter e hapur drejtuar Autoriteteve Bashkiake Shkoder
» Nurishah Knushaj, New York-Letër e hapur drejtuar kryeministrit të Kosovës
» Zyra per Mbrojtjen e Konsumatoreve: Leter e hapur drejtuar Kryeministrit Berisha
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi