Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:Këtu

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:Këtu Empty Adem Zaplluzha:Këtu

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 15, 2010 1:38 pm


Adem Zaplluzha:Këtu
Adem Zaplluzha:Këtu Img009ow
Shpeshherë
Në mua zgjohet
Zëri trishtuar i memories
Kur lumenjtë mbesin
Pa pikë uji
Në këtë rrugëtim
Gjethet vuajnë
Nga një ankth i panjohur
Kockanjarët e handakosur
I mashtrojnë udhët e jetës
9
II
Në leqendinë e vajit
Nuk rritet bari
Si në kujtesën time
As delet
Nuk dalin në kullota
Kur çobaneshave
U përzihen ëndrrat
Me kujtime të trishta
Këtu në këtë shtrojerë
Shumë herë hajnisht
Na kanë kallajisur gjuhën
Si kazanin e rakisë
Këtu në këtë lentim
Jemi përtypur
Nga të përbuzurit
Deri në asgjësim
10
III
Në këtë bërrakore
Si në pazarin e kuajve
Ndërrohen mitet
Kronikat e gjelbra
Gërryejnë
Nëpër faqet e gazetave
Historia na shfaqet e lakuriqur
Herë shi i brymtë
Herë dëborë e kuqe
Herë diell i akullt
Herë acar i përvëluar
11
IV
Këtu si kakërdhia
U kllaposën fantazmat
Kur u fanitën
Ushtarët e lashtësisë
Gjatë historisë
Ndryshuan mëhallët
Çatitë e shtëpive
Disa herë
I ndërron sorrëshkinat
Këtu për çdo stinë
E për çdo mot
Ka pasur metamorfozë
O i madhi Zot

Nga libri Hijet e ndryshkura
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi