Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Petraq J. Pali:Bregu i detit…“gurë gurë*”(popullore)!

Shko poshtë

Petraq J. Pali:Bregu i detit…“gurë gurë*”(popullore)! Empty Petraq J. Pali:Bregu i detit…“gurë gurë*”(popullore)!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 19, 2010 12:39 pm



Petraq J. Pali:Bregu i detit…“gurë gurë*”(popullore)!

Petraq J. Pali:Bregu i detit…“gurë gurë*”(popullore)! 5194

Petraq J. Pali:Bregu i detit…“gurë gurë*”(popullore)! Petraq_pali
Nga Petraq J. Pali



Hypur përmbi “Bens”, kam dalë e sodis,

Bukuritë e bregut, dua të “gëlltis”.

Rrugës anës detit, shtruar me asfalt,

Fshatërat janë lidhur, që të shtata bashk’.



Nuk di c’farë të them, një zakon traditë,

Po të jesh në breg…të “blujtë” të bëhen sytë.

Për shekuj të tëra, në harmoni të plotë,

Qëndruan fshatërat tona, u çudit një botë.



Kur zbres Llogorasë, vëndi jeshilon,

Nëpër rrugë me kthesa, në Palasë qëndron.

Një fshat me traditë, plot intelektualë,

Zanatçinj makinash…nga Palasa dalë !



Pimë një ujë të ftoftë, nisemi përsëri,

Ndalojmë në Kondraqe, të fshatit Dhërmi.

Kjo perlë bregu, të çmënd me bukuri,

Horizont i tija, një sfond pa fundësi.



Ngjyra e kristaltë…e detit mbi JON,

Porsi në pasqyrë, Dhërmiu qëndron.

Plazhet fantastike, me rërë të larë,

Nëpër dallgë e vite…tjetri kerkon ti mbajë*! (ti pronësojë)



Përshëndes Dhërmiun, me kamerë xhiroj

Bukuritë e tija, dua të reklamoj.

Një lagje të vogël, me njerëz të ngritur,

Salutoj Iljasin, me burrat e ndritur.



Në rrugë të vështirë, por të bukur shumë,

Mbas disa minutash, Vuno u gjënda unë.

Fshat arkitekturë, shtëpitë si brezare,

Rrugë të kalldrëmta, të marrosin fare.



Fshat me histori, ka lindë kapedanë,

Odise Kasnecin*, pabesisht e vranë! (kapedan Odiseja)

Ikim nga Vunoi, më të poshtë nga Visha,

Rrugë e rezikëshme, me një pyll pa pisha.



Ndalojmë në Himarë, në kalanë e lashtë,

Çati përmbi çati, gjithë shtëpirat bashkë.

Lidhur harmonishëm, me qemer* mbi derë. (gurë të gdhëndur si hark)

Janë fshatra bregu, prandaj i thonë PERLË !!



Me kamerë në dorë, para syve fanitet* (çfaqet, duket)

Plazhi dhe Spileja, mu në shpirt më ngjiten.

Deti i blujtë thellë, Spilenë reflekton,

Në plazh përmbi rërë, betone shikon.



Ndërtimet urgjente, që koha sajoi* (krijoi, çfaqi)

Të mos shëmtojnë bregun, se bukuria shkoi.

Lëvizim me makinë, drejt ballkonit të bregut,

Nga Piluri me këngë…shikojmë nisitë* e Grekut. (ishujt)



Horizont e ajër, porsi në kristal,

Bukurinë e rrallë, zoti ja ka fal’, (Pilurit)

Përshëndes fshatarët, miqtë e mi të vjetër,

Njihem me të tërë…që në epokën tjetër. (epoka e Partisë)



Kudhësi është fshati, në dy lagje ndarë,

Gjelbërim jeshile, bukuri e rrallë.

Me kamerë në dorë, qylimin shikoj,

Fushën e Qeparoit, dua ta filmoj.



Lloje ngjyrëshmërie, kemi thënë më parë,

Fshatrat e breg detit, bij të JONIT janë.

Bukuria e tyre, është për të çmuar,

Le të ndërtojnë djemtë, të lëvizin duart.



E nisa këtë këngë, të harmonizoj,

Dashurinë zakonet, bregu si harron.

Qeparoi eshtë i shtati*, që ka lindur kapedanë, (i shtati fshat)

Treqind metra, si shqiponjë, mbi shkëmbenj e tramundanë.



Këtu do ndalojmë…kam ardhë me pushime,

Në fshatin tim të shënjtë…e jo më shtegëtime.!!



(Ja kushtoj fshatërave të bregut të detit Jon,(HIMARES) që nëpër shekuj, ka qënë e janë në harmoni e dashuri të plotë, sikur janë të gjithë nga një fshat, me dashuri PJP në usa 2001.)



Tribuna
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi