Gurë për Bogdanoviqin
Gurë për Bogdanoviqin
Gurë për Bogdanoviqin
Në mënyrë të pazakontë, serbët sulmojnë serbët. Kjo ka ndodhur të shtunën në veri të Mitrovicës, ku protestuesit serbë kanë gjuajtur me gurë makinën e ministrit serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq. Thuhet se kjo ka ndodhur pasi që Bogdanoviq tash sa ditë u ka bërë thirrje për ndaljen e protestave që serbët po i mbajnë tash një javë kundër kontrollit të EULEX-it në pikat doganore 1 dhe 31.
Nga Besiana Xharra më 27.06.2009 në ora 20:58
Protestuesit serbë në veri të Mitrovicës, kanë gjuajtur me gurë makinën në të cilën ishte Goran Bogdanoviq, ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe Nebojsha Bradiqev, ministër i Kulturës.
Të shtunën, këta dy, bashkë me përcjellje po shkonin në Mitrovicë, për të festuar të dielën festën e serbëve, Vidovdan, kur papritmas, posa po kalonin afër protestuesve serbë në Leposaviq, janë gjuajtur me gurë nga protestuesit serbë.
Policia e Kosovës tregon se makina ka vazhduar lëvizjen dhe se nuk ka pësuar ndonjë aksident.
“Nuk i dimë shkaqet e këtij incidenti. Ata kanë ardhur me leje të Qeverisë së Kosovës për festën e tyre, Vidovdan, dhe pse janë sulmuar nga protestuesit, mbetet të zbulohet”, tha Besim Hoti, zëdhënës i Policisë Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Edhe pse ai thotë se nuk i di arsyet, mediat serbe deklarojnë se kjo ka ndodhur pasi që Bogdanoviq tash sa ditë është duke kërkuar nga serbët në Veri që të ndërpresin protestat.
Ata kanë filluar të protestojnë tash një javë, kundër EULEX-it, i cili po bën kontrollin e pikave doganore në Leposaviq dhe Zubin Potok, pasi që, sipas tyre, nuk duan t’i paguajnë taksë Qeverisë së Kosovës, por vetëm asaj të Serbisë.
Ministri serb për Kosovën disa herë iu ka bërë thirrje protestuesve serbë që të ndërpresin protestën në veri të Mitrovicës.
Mirëpo, protestuesit serbë, me këmbëngulje thonë se nuk do të ndalen derisa EULEX-i të largohet nga pikat doganore 1 dhe 31.
Zëvendëskryetari i Komunës së Leposaviqit, Goran Lazoviq, ka thënë për Kontakt Plus se magjistralja në Leposaviq gjatë tërë ditës vazhdon të mbetet e bllokuar për të gjitha makinat e EULEX-it.
Ai thotë se të hënën pret një takim me protestuesit e Zubin Potokut për të biseduar rreth gjendjes së deritanishme, kurse thirrjes së tyre për të negociuar me EULEX-in dhe Qeverinë Serbë, nuk i është përgjigjur askush.
Edhe Stevan Bozoviq, kryetar në Zubin Potok, ka deklaruar se edhe në atë pjesë magjistralja vazhdon të bllokohet dhe po ashtu nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga EULEX-i për bisedime.
“Nuk do t’i ndalim protestat derisa EULEX-i nuk ndërpret doganën për serbët që hyjnë në Kosovë”, u ka thënë Bozoviq protestuesve të Zubin Potokut.
Mirëpo, edhe pse ata po mundohen të bllokojnë punën e zyrtarëve të EULEX-it, bëhet e ditur se në asnjë moment nuk kanë arritur të bëjnë një gjë të tillë.
“Pavarësisht nga sulmet e fundit për ta parandaluar, EULEX-i po regjistron mallrat tregtare dhe po merr fotokopje të licencave të shoferëve të kamionëve, si dhe të dokumenteve me listën e vlerës dhe llojit të mallit që transportojnë, e gjitha kjo, në një mënyrë transparente dhe në një përpjekje për të ulur edhe më tej kontrabandën”, është shprehur Karin Limdal, zëdhënëse e EULEX-it.
Si zyrtarë të EULEX-it, po ashtu edhe të Policisë Kosovës, kanë deklaruar se prej se EULEX-i është vendosur në atë pjesë, kontrabanda me Serbinë është ulur dukshëm.
Serbët në Veri, për herë të tretë brenda dy muajve po protestojnë për heqjen e kësaj kontrolle.
Hera e parë ka qenë më datën 20 maj, kur EULEX-i pati filluar të zbatojë masat parandaluese për aktivitetet kontrabanduese, duke kërkuar që mallrat e transportuara të kenë dëshmi të caktuar.
Ndryshe prej herëve të kaluara, kur protestat e tyre kanë zgjatur 1 apo 2 orë në ditë, kësaj radhe ata po i mbajnë nga 12 orë.
Por edhe zëdhënësi i policisë, Besim Hoti, tregon se përkundër deklaratave të serbëve që po bllokojnë rrugën, ata nuk kanë fuqi të bëjnë një gjë të tillë.
“Tubimi i këtyre serbëve nuk ka fuqi që të bllokojë në tërësi magjistralen, pasi që policia e ka nën kontroll dhe qarkullimi është i lirshëm në ato vende. Ata rrinë aty vetëm fizikisht, sepse punën e EULEX-it nuk mund ta pengojnë”, është shprehur Hoti.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Petraq J. Pali:Bregu i detit…“gurë gurë*”(popullore)!
» Mihajloviç: Kuçi po gjuan gurë
» Sulmohet me gurë tubimi i PDK-së në Prishtinë
» Protesta, goditet me gurë selia e BDI-së dhe komunës Çair (FOTO)
» Greqi, shoferët grekë të KTEL sulmojnë me gurë autobusin shqiptar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi