Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shevki Sh. Voca: Gjakovari dhe shkodrani

Shko poshtë

Shevki Sh. Voca: Gjakovari dhe shkodrani Empty Shevki Sh. Voca: Gjakovari dhe shkodrani

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 20, 2010 10:19 pm

Shevki Sh. Voca: Gjakovari dhe shkodrani U1_ShevkiVoca
GJAKOVARI DHE SHKODRANI
Përgatiti:Shevki Sh. Voca
Të nderuar lexues materialin të cilin do ta keni rast ta lexoni më poshtë është një tregim mjaft interesant e cila, dëshmon për tiparet me të vërtet fisnike të karakterit të shqiptarit: detyrën e mikpritjes, shenjtërinë e mysafirit si dhe trimërinë. Materialin në fjalë e kemi shkoqitur nga libri “Brenga e Ballkanit-dhe vepra të tjera për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruar nga mis Edit Durham (1863-1944), një mikesh e madhe e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, e cila më shumë se 20 vite i kaloi në mesin e këtij populli duke ec dhe vizituar çdo pëllëmbë të tokave të shqipes, të cilën Faik Konica e cilësonte si “Mikesha e përjetshme e shqiptarëve”.
“…Ishte një kohë kur dy shqiptarëve ju kishte dalë zëri si njerëz më trima në gjithë shqiptarinë. Njëri ishte nga Gjakova kurse tjetri nga Shkodra. Gjakovari ishte inatosur dhe betuar se do ta vriste shkodranin, që të mbetej vetëm ai si më trimi.
Mori udhën dhe u nis drejtë për në Shkodër, ku nuk njihte askënd. Në rrugë pyeti: “Cili nga ju është më trimi në qytet?” njerëzit iu përgjigjën: “Është ai atje, në pazar”, dhe ia treguan dyqanin e tij.
Gjakovari u ndal jashtë dhe zuri të shikonte mallrat. Shkodrani e pyeti prej nga vinte dhe ç’dëshironte.
Unë vi nga gjakova dhe nuk dua asgjë,-tha gjakovari.
A ke miq në qytet?-e pyeti shkodrani.
Asnjë,-tha gjakovari.
Me që ke ardhur prej larg,-tha shkodrani,-do të jesh shumë i lodhur dhe i etur. Hajde brenda dhe pusho.
Dhe gjakovari hyri brenda dhe u ul.
Shkodrani i dha ujë të ftoftë, pastaj kafe, dhe bisedoj me të me njerëzi. Gjakovari e piu kafen dhe nuk tha asgjë. Tri here i nxori shkodrani kafe, siç bëhet për një mik të nderuar. Pastaj i tha: “Tani që pive dhe u çlodhe, a më thua se çfarë pune ke këtu”. Në qytet nuk ke asnjë mik dhe do ta kesh vështirë, prandaj më lejo të ndihmoj.”
Gjakovari rinte i heshtur dhe u pendua keq për betimin që kishte bërë për të vrarë at burrë, që ishte treguar kaq i njerëzishëm ndaj një të huaji pa miq. Shkodrani e nxiti të fliste.
-Nuk mund të bezdis me punën time,-i tha gjakovari.
Po ti ke ardhur nga larg,-tha shkodrani,-pra do të kesh ndonjë punë shumë të rëndësishme.
Kam ardhur për të të vrarë ty,-tha gjakovari më në fund dhe i tregoi historinë fije e për pe.
Vritmë, atëherë,-iu përgjigj shkodrani.-Ja ku jam. Më ardhka keq që paske bërë një rrugë kaq të gjatë për kaq gjë.
Nuk mund të luftojmë këtu,-tha gjakovari pa dëshirë.
Shkodrani u ngrit dhe vuri koburet në brez.
Hajde dalim jashtë në fushë po të duash,-i tha.
Gjakovari i shkoi pas derisa mbërritën te një vend i vetmuar.
Tani qëllomë,-tha shkodrani,-ja ku është zemra ime.
Por edhe ti duhet të qëllosh,-thirri gjakovari.
Unë nuk kam bërë ndonjë betim,-qeshi shkodrani
Qëllo, përndryshe njerëzit do të tallen me ty kur të kthehesh në vendin tënd.
Gjakovari nxori koburen dhe qëlloi: ajo vetëtiu në bubëz.
Unë humba, tani është radha jote,-thirri shumë i lehtësuar.
Jo, tha shkodrani.-Vetëm një gjë nuk mund ta bëjë kurrë, dhe kjo është të vras një mik në shtëpinë time. Ti ke koburen tjetër, mos e harro betimin. Provoje edhe një herë.
Gjakovari, pa dëshirë, nxori koburen e dytë, qëlloi dhe e gërvishti xhaketën shkodranit. Pastaj, duke i hedhur armët për tokë e përqafoi shkodranin nxehtësisht: “Unë nuk jam i zoti të rri të më qëllojnë pa u mbrojtur!-thirri. Ti, pra, je burri më trim në botë...”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi