Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10-Vjetori i rënies së heroit kombëtar Xhemail Mustafa

Shko poshtë

10-Vjetori i rënies së heroit kombëtar Xhemail Mustafa Empty 10-Vjetori i rënies së heroit kombëtar Xhemail Mustafa

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 23, 2010 10:00 pm




10-Vjetori i rënies së heroit kombëtar Xhemail Mustafa Xhemajl_mustafa_bs


10-Vjetori i rënies së heroit kombëtar Xhemail Mustafa

Bota Sot


Bëhen sot plot dhjetë vjet qëkur nuk e kemi më në mesin tonë figurën e ndritur të kombit, intelektualin, shkrimtarin, gazetarin, eseistin, bashkëpunëtorin e shquar të gazetës kombëtare "Bota Sot" Xhemajl Mustafa. Xhemajl Mustafa, këshilltar për informim i kryetarit Ibrahim Rugova dhe një nga bashkëluftëtarët e tij më të ngushtë, u vra pasditen e 23 nëntorit 2000 në një atentat në Prishtinë. Xhemajl Mustafa u vra nga dy persona, rreth orës 15:00, në hyrje të banesës së vet në lagjen Dardania, teksa kthehej nga puna. Qendra e Emergjencës në Prishtinë, ku u dërgua menjëherë dhe ku mjekët mundën të konstatojnë vetëm vdekjen e tij, bëri të ditur se Xhemajl Mustafa ishte goditur së paku me katër-pesë plumba në gjoks e në kokë. Në reagimin e menjëhershëm të organizmave për mbrojtjen e medieve të lira dhe të mendimit të lirë, me rastin e vrasjes së Xhemail Mustafës, shprehej hidhërimi për lajmin mbi vrasjen e njërit prej emrave të shquar të publicistikës shqiptare, Xhemail Mustafa. Në reagim më tej thuhej: "Z. Mustafa është vrarë mizorisht afër shtëpisë së tij në Prishtinë, duke shtuar zinxhirin e vrasjeve mizore ndaj intelektualëve shqiptarë prej segmenteve të papërgjegjshëm të shoqërisë. Z. Mustafa ka qenë për një kohë të gjatë komentator dhe drejtues i shtypit në Kosovë dhe së fundi si përfaqësues i shtypit pranë një institucioni politik. Vrasja e tij pason vrasjen e gazetarit të shquar Enver Maloku, plagosjen e rëndë të njërit prej shkrimtarëve të njohur të Kosovës Sabri Hamiti, vrasjen e disa gazetarëve të tjerë, përfshi të ndjerin Shefki Popova si dhe kërcënimet për vdekje që kanë marrë gazetarë të shtypit të shkruar në Kosovë, për shkak të qëndrimeve të tyre editorialiste që lidhen me zhvillimet e viteve të fundit në Kosovë. Vrasja e z. Mustafa është një rast i pastër i vrasjeve me karakter politik që synojnë frikësimin e njerëzve të shtypit. Vrasja e tij duket se është frymëzuar nga një farë agresiviteti dhe fryme revanshiste pas zgjedhjeve në Kosovë, nga njerëz që mendojnë se fajtor për humbjen e tyre politike janë njerëzit që i kanë qëndruar afër Dr. Ibrahim Rugovës. Z. Mustafa, i cili ishte së fundi zëdhënësi i tij, pushkatuar, mes të tjerash, pse është konsideruar si një zë autoritar që u ka prishur punë, atyre që mungesën e lirisë dhe pluralizmit në Kosovë, janë përpjekur ta mbushin me autoritete jo legjitimë të cilët ditët e fundit kanë kërcënuar se do të hakmerren ndaj popullit që nuk i votoi. Kjo frymë revanshi i mori jetën publicistit të shquar Xhemajl Mustafa, duke na bërë gjithë ne gazetarëve shqiptarë të ndihemi të vrarë dhe pa imunitet përballë kësaj logjike kriminale që po lejohet të mbijetojë në shoqërinë shqiptare." Instanca e mbrojtjes së medieve të lira i bënte thirrje autoritetit ndërkombëtar në Kosovë, të nxisë me urgjencë hetimin e ngjarjes, dhe të çelë të gjitha proceset për vrasjet politike të gazetarëve në Kosovë, duke filluar nga vrasja e Enver Malokut. "Çdo heshtje ndaj këtyre vrasjeve vetëm sa i lë pa imunitet gazetarët shqiptarë përballë krimit të organizuar dhe monopoleve politike mbi të," thuhej në këtë reagim. Dhjetë vjet pas rënies së heroit kombëtar Xhemajl Mustafa ende mbetet detyrë e shoqërisë së Kosovës, e cila nëpërmjet shtetit të saj, tashmë prej rreth tri vjetësh me pavarësi të zyrtarizuar, të ndriçojë plotësisht të gjitha vrasjet politike, duke i kontribuar kështu në mënyrë vendimtare vendosjes së shtetit ligjor demokratik në Kosovë, çka është përmasa më jetike dhe më e domosdoshme për të ardhmen e konsolidimit dhe forcimit të Kosovës së pavarur dhe sovrane, për të ardhmen e imazhit të shtetit më të ri të botës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi