Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaban Cakolli:SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË

Shko poshtë

Shaban Cakolli:SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË Empty Shaban Cakolli:SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 26, 2010 1:43 am

Shaban Cakolli:SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË

In Memoriam
Shaban Cakolli:SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË 155047_132291180160849_100001399044603_171802_426843_n
Ibrahim Ibishi(16dhjetor 1953-24 nëntor 2010)

Fjalët nuk kanë forcë e lotët nuk kanë mundësi të
shprehin peshën e dhimbjes për humbëjen e
mikut tonë të dashur shkrimtarit,poetit dhe kritikut Ibrahim Ibishi. Sa vështirë qenka të shkruajmë
për vdekjën tënde i dashuri vëlla Ibrahim .Mbrëmë ishe me ne në Facebook,u ndave duke na e
postuar një video të bukur për një natë të mirë.Ti ndoshta pate parandjenja vëlla,eh po ne sikur ta dinim,kujt i ka shkuar ndër mendje se po
na thua lamtumirën e fundit? Eh vëlla Ibro,sa vështirë qenka për ta thënë këtë lamtumirë,po u deshka meodomos!!!Ah sa kisha dashur të jem larg diku
ku nuk ndiej dhimbjen!Do të doja të isha diku larg mediave së paku edhe një kohë mos të dija
për këtë kumt.U ndjeva si i mpirë,thellë brenda vetës shpresova se është vetëm një ëndërr e keqe,se kur kjo ëndërr të më zgjoi
dhe pastaj do të kthehet gjithçka si më parë.Nuk po mundem të pranoj se një e keqe të ka ndodhur,po ajo çka më mundon
ti sonte më nuk je me ne.Qenka e vështirë të pranohet e vërteta e hidhur ,po nuk po u varka asgjë nga ne,po e kuptoj se më nuk
do të jesh në mesin tonë,se nuk do të na shkruash fjalë të ëmla sikur na shkruaje më parë,megjithatë ato shkrime që na i ke lënë
do ti ruajmë më të ëmbëla se saharoza.Një ditë do të vij nga mërgimi,do të kaloj para portës tënde ,por si të pranoi se nuk do
shoh hijen tënde dhe nuk do të dëgjoi zërin tëndë.Do të na mungoi fjala jote e ëmbël,dashuria
dhe ngrohtësia mbi të gjitha prania jote.Ishe shumë i dashur dhe i buzëqeshur,po ja buzëqeshja nuk zgjati,të mori kohën kur na u dashte më së shumëti.
Vdekja është proces i pa ndalshëm,por ka kohë që protestoi kundër saj.Kam fituar një bindje se
këto kohët e fundit vdekjet po i ngatërrojnë rendet,po sulmojnë në mosha të njoma,në njerëz që na duhen më së tepërmi.

Kur na e mori të madhin Azem Shkrelin na e dridhi tokën nën këmbë,me pamundësi të pranoja këtë kumt,protestova me vargje kështu:

NDARJE QË DHEMB

Në këtë kohë të pa kohë
për ne plot shtërngatë
duket edhe vdekjet
punojnë me inatë

Vijnë kohë e pa kohë
kërcejnë,ngatërrojnë rendet
sulmojnë atdhetarët
dhe njerëzit e penës.!!!

Po për ju vëlla Ibro,si të nisë protestën?Personalitetin tënd e stolisnin virtyte të larta,modestia,çiltëria,afërsia me njerëz,guximi për të u bërë ballë sfidave
të kohës që nuk ishin pak,përgaditja me njohuri dhe aftësi të gjëra nga fusha e arsimit,kulturës,traditës dhe historisë kombëtare.
Ishe shpirtkërkues si në shkrimin e poezisë,si dhe në edukimin e brezave të ri.Ti pishtar i arsimit
edukove shumë e shumë gjenerata,kreve misionin tënd duke sjellur shumë dritë e dituri,u shpalle shpesh mësuesi më i ndritshëm i Kosovës,e nesër do të
ndjejnë mungesën tënde shkolla dhe nxënësit,fëmijët dhe familjarët tu,po do të ruajnë krenarinë
që ty të kishin fisnikun,bujarin dhe të sinqertin që shkëlqeve në çdo mes të pranisë suaj.


IBRAHIM IBISHI

KAFJA E MËNGJEZIT

Në mëngjes zakonisht pi kafe
me aromën e ëndrres që ikë
...Në sumbullën e tavanit të kajmakut
...Gruaja e ëndërres lakuriq rri në divan
E unë i dehur harlisem
në vallen që nuk e luaj me të.
Në mëngjes pi zakonisht
kafe pa raki
Më mjafton ëndrra ime
e shprishur si lesh parajsor
në përrallen e paarritshme.
Mund të shoh edhe gjëra të parëndësishme
në rrugë
Si ta zëmë,një grua me flokë të verdhë
kah i përzien yjet me gërshetin grindavec
Atje tutje një makiato që avullon
me të zotin e humbur në shqetësimin
e natës që kaloi
dhe një zog si pikë e kaftë
në malin karshi
kur të dashurën e thërret
me mallin e bandilit të zhgënjyer
Zakonisht pi kafe
me mërrolat e pronarit të picerisë
Dhe dashurinë time e përcjell
deri në kthesën e parë
atje ku duket pikëllimi i njeriut
të gënjyar nga mosha
Sot e andej unë nuk jam
ai që isha dhjetë minuta më herët
Mbi tavanin e kafesë
ajo gruaja që më çmend
djersitet në vallen e urrejtjes
Dhe më bën xheloz.


Ibrahim Ibishi lindi në Kremenatë të Gallapit, më 16 dhjetor 1953. Me profesion ishte mësimdhënës i Gjuhës shqipe dhe letërsisë dhe mësues klasor. Përpos profesionit të mësimdhënësit ai kishte afinitet për krijimtari letrare në zhanre të ndryshme letrare. Ai është ishte, tregimtar, romansier dhe kritik letrar.

Ibrahim Ibishi deri më sot ka botuar këto vepra letrare: vëllimin poetik “ Varr në qiell “, botuar në vitin 1995, librin me tregime “ Shiu për kërpudha “, i botuar në vitin 1995, nga RL “ Jeta e re “, në Prishtinë, librin tjetër, po ashtu me tregime, “ Korbat mbi muranë “, e botoi në edicion të SHB “ Rilindja “, në vitin 1996, në Prishtinë, romanin “ Shtjella e vetmisë “, e botoi SHB “ Rilindja “, në vitin 2000, i cili roman për periudhën kohore, tetor 1999 – tetor 2000, nga SHSH të Kosovës u shpall libri më i mirë i botuar në prozë, romanin “ Trëndafil në varrezë “, e botoi në vitin 2000 në edicion të SHB “ Rozafa “, në Prishtinë, në vitin 2002, në edicion të SHB “ Faik Konica “, në Prishtinë, botoi vëllimin poetik “ Kaçurrelja që vrapon pas erës “ dhe, në vitin 2004, ky autor botoi romanin “ Njerëzit e vjeshtës … “, finansuar nga Ministria e Kulturës së Kosovës, e botuar nga SHB “ Rozafa “, në Prishtinë.

Në vitin 2008 botoi librin me poezi “ Baladë shiu “, finansuar nga Ministria e Kulturës e Rinisë dhe e Sportit e Republikës së Kosovës dhe librin me ese dhe shkrime diskursive “ Magjia e shkrimit dhe përjetimi i leximit”, finansuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës. Këta dy libra dolën nën edicionin e SHB “ Rozafa “ e Prishtinës. Ndërsa në process të botimit është edhe libri me vjersha e tregime për fëmijë “ Hajni topi dhe peshqit “, në edicion të SHB “ Faik Konica e Prishtinës.

Ibishi ka bashkëpunuar me shumë revista, gazeta e mediume të shikuara, si: “ Bota e re “, “ Zëri i rinisë “ ( më vonë “ Zëri “ ), “ Rilindja “ ( më vonë “ Bujku “, “ Pionieri “, “ fjala “, “ Jeta e re “, “ GEP – i “, “ Kosovarja “, “ Shkëndija “,“ Bota sot “, “ Koha ditore “, “ Ylliria Post “, “ Lajm “, “ RTK “,“ “ Nositi “, Dardanë “, Jehona “ e Bujanocit, “ Kalendari letrar “, “ Verbi “ e ndonjë tjetër.

Ibrahim Ibishi ishte po aq i suksesshëm edhe në profesionin e mësimdhënësit. Këtë e ilustron më së miri mirënjohja që iu dha nga Ministria e Arsimit të Kosovës, me rastin e 7 Marsit të vitit shkollor 2007 / 2008 , ku ai radhitet ndër mësimdhënësit më të mirë të Kosovës.

Ishte njëri ndër bashkëthemeluesit e Klubit Letrar “ Nositi “ të Dardanës ( ish Kamenicë).
Ibrahim Ibishi jetoi dhe veproi në Prishtinë.


URNË PËR DASHURINË

( Më lejo të të them
se lufta dhe dashuria
krijuar janë nga zjarri
dhe po me zjarr fashiten
Më pastaj mbetet vetëm hiri )

Më lerë të futem
vetëm një herë brenda teje
Ta ndiej sa e vogël është bota
e sa e ngrohtë nata e parë
dhe e fundit e varrit tim
sa i ëmbël është gjumi
nën hije palme
dhe sa e nxehtë rëra
në plazh ndër grushta thërmuar

Më lerë brenda teje
të shëtis rrugëve të pashkelura
në gjunglën e hirësisë sate
që botën ta shoh aq të vogël
Luftën pastaj të ngjizur ta kem
me dashurinë se i lidh zjarri
Dhe hiri tek e fundit dëshmi
le të jetë – luftë për dashurinë

Më lejo atëherë
brenda teje të futem
Në urnë hiri të shndërrohem
E ti paqja e përjetshme
në mua të flesh
të flesh
të flesh
e të shpërthesh

IMAZHE NGA DRITARJA E MBYLLUR

Djali shikon nga dritarja e autobusit
Petalet e trëndafilave tek rrëzohen
Në kopshtin e zverdhur
Dhe vashen tek grimos çerpikët
Me nektarin e harrimit
E mbi degët e plepave pezull rri dielli
Ndanë rrugës që kurrë nuk përfundon

Ndonjë zog flatëron krahët e rënduar
Nga fluturimi shko e eja
Ndërsa djaloshi kthehet në vendlindje
Si dikur moti po me të njëjtin tren
Me kupetë e grisura nga dorë e zhgënjyer
Nga koha që nuk ndalet në asnjë stacion

E koha ecën ecën ecën
E koha ecën

Mbi shilarëz dita thërret
Bilbilin me violinë
Tek gris zemrën me gjembat e trëndafilit
Plot aromë djalërie në ledinë

E dita ecën me mëngjesin
E nuk e di kur do të soset
rrugëtimi rrakadyl

nëpër pluhurat e planetit

që ha njerëzit e vet
E koha ecën me vrapin e hamshorit
E koha ecën ecën ecën
Ndërsa vajza pret fundin
E bredhjes nëpër ëndrra
Djali kurrë të zbret nga autobusi urban

E koha shkon
Ku e di nga shkon

KUR GJUMI NUK VJEN

E di se kënga ime të tremb
Kur e vetmuar
Natën
Ëndërrën kryeneçe herrë

E gjumi nuk vjen
E gjumi nuk vjen

Në mes të natës
Mundohesh të më hudhësh
Nga dritarja që nuk hapet
E unë kthehem nga dera
Hapur e harruar
Me shekuj e hapur
E ti me ndjenjen e braktisjes
Fytafyt

Kur gjumi nuk vjen
Kur gjumi nuk vjen

KUR HIDHËROHET HËNA

Sonte hëna me mua nuk doli
As shi nuk ra
Pasha t’madhin zot

Pranë rivierës u ndala
Mu në breg të dhembjes
Sonte hëna më mashtroi
As shi nuk pikëloi

I zbrazët ika
Të sodis thashë nga kepi
I zhveshur lakuriq qëndrova
Mes ëndrrës dhe vdekjes

E hëna nuk doli
As ti goca ime

Sonte romantika u gjet
Në pyllin e egër të gjelozisë
Me tingujt e karadyzenit nga veranda
Një turk i thinjur mëngjesin e blertë e thirri
Tërë natën e lume
E hëna nuk doli
As shiu se deshi shushurimën e vet

Sonte unë ika ti mbete
Të kujtojmë thashë ditët e verdha
Në egërsinë e këtij planeti të shkretë
Hëna nuk doli
As idili nuk ndodhi

NJË DITË S’DO TË KETË ËNDRRA

Një ditë nuk do të ketë fare
Dritë elektrike as diell
As ujë
Të zbutim etjen
As fjalë jermi për dashurinë

Një natë s’do të ketë as ëndrra
As fantazma s’do të ketë
As për syrin ekzotikë

Një ditë as unë nuk do të jem
Pos në gjumin e gjatë
Rrugëve qorre duke të kërkuar
Nëpër natë

Por nuk do të vdes
Ose vetëm njëri sy nuk do të mbyllet
Teknikisht
Lart nga qielli do të vigjilojë
Çdo ditë çdo natë
Mbretërinë tënde do ta lakmojë

SHËN VALENTINI

Dhembja e shpirtit s’mund të jetë
Veç një pëshpëritje e shurdhër

Një karafil një ëmbëlsirë një ofshamë
Dhe një kartolinë me intimen e rebeluar
Qiellin e shenjt mund ta lëpijnë
Atje ku është foleja e gjakuar
Atje ku është dhembja e ëmbël
Shën Valentin

VEÇ LOT SHIU

Ky mëngjes i pikëlluar
Veç lot shiu derdh

E unë e ndjell si bletën
Shi shi shi ooooo shi
Kur vdes në ëndrrën time
Të çuditshme
E nuk pikëlon e nuk pikëlon

Sot ky shi i pikëlluar
Përbiruar nëpër ashtin tim të ndezur
Veç lot shiu derdh derdh derdh

E TI KALËRON MBI GJUMIN TIM

Në të gjitha kafeteritë e qytetit
Të kërkova deri në Karagaç

E ti nuk ndodhesh
Në asnjë qytet të botës
Në asnjë stacion treni
Në asnjë bar caffe

Taksisë që më end
Nëpër ëndrrat e humbura
I kërkoj këngën HELLOU
Kur ti nuk ndodhesh
Në asnjë lulishte në asnjë morg qyteti
E çka mund t’i them asaj vajzës në FELLINI
Tek kapet për fillin e ëndrrës së zhdukur
Dhe pret përgjigjen se kur ka filluar
Dhembja e kësaj nate me shi
Kur ti kalëron mbi gjumin tim
Kur unë të kërkoj të kërkoj të kërkoj

SHI MBI ÇATI

Shi i mëngjesit
Gjarpërinj të lagësht nga çatia
Në vetminë time

Sitet ngeshëm
Qiellit teposhtë
Lirikë e ëndërrt shkallimi
E më mban peng në dritare

Shi o shi
Puthje të lagura
Mbi çati
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi