Mungesa e kohezionit në personalitetin e njeriut
Faqja 1 e 1
Mungesa e kohezionit në personalitetin e njeriut
Mungesa e kohezionit në personalitetin e njeriut |
Nga Pjerin KURTI Java e përkujtimeve nëpër ekranet e ngjarjeve të cilat ndodhën në ditët kur përmbysej diktatura më shtyu të ulem dhe të ndjek emisionet që TV e ndryshme transmetonin me të ftuar të zgjedhur në studiot. TV Klan si studio e lidhur me të gjitha fijet me qeverinë ftoi në emisionin Opinion Z. Neritan Ceka. Natyrisht kisha interes të dëgjoja shpjegimin e Cekës për ngjarjen nyje të atyre ditëve, devijimin e demonstruesve nga rruga e Bllokut për te Sheshi Skëndërbej. Edhe kësaj radhe u dëshmua ajo që, politikanët shqiptarët të cilët i hyjnë politikës dhe që janë pjesëmarrës në ndodhi të këtyre përmasave asnjëherë më vonë nuk e shpjegojnë në mënyrë bindëse qenien e tyre atje në atë moment. Këtë e them për disa arsye. Prisja që zoti Ceka të shpjegonte se si është e mundur që pa u shfaqur asnjëherë deri në atë moment si një organizator i manifestimeve të këtij karakteri, antidiktaturë, menjëherë në një çast vendimtar shpërthim revolte të vërtetë, u çfaq mbi shpinën e një diagaçi me fortafolës në dorë duke formuluar thirrjen revoltuesve për marrjen e drejtimit nga sheshi kryesor dhe jo nga blloku. Argumenti i pohuar prej atij se me këtë veprim u parandalua një gjakderdhje është mëse i vërtetë. Mirëpo skema e thërritjes së Cekës në këtë orë të ngjarjeve aq tronditëse nuk del e shpjeguar nga Neritani në emisionin e Fevziut. Kjo fshehje të shpie në këtë përfundim sidomos kur lidhet me pjesën tjetër të intervistës së atij. Psh. Ceka, me një barrë eksperience jete, me një maturi formimi arsimor e shoqëror të lakmueshme na del sipas shpjegimit të tij se deklarata e bërë në zyrën e Ramiz Alisë në prani të Berishës ishte një nga gabimet e tij të pafalshme në dëm të PD- së. Dhe shkau në këtë gabim si pasojë e mungesës së eksperiencës në politikë, pra sipas tij ishin të papërgatitur për këto punë. Vërtetë na mendon kaq naivë sa mund të pranojmë të tilla pohime! Padashur i shpëtoi një pohim madhor- Qeveria e stabilitetit kishte nisur ti bënte punët mbarë, por kjo gjë nuk përputhej me objektivin e Berishës, i cili ëndërronte me sytë e skuqur kolltukun presidencial. Mbarësia e ecurisë së qeverisë së stabilitetit ishte ajo që i bëri disa nga këta njerëz të arsimuar drejtues të PD-së që, të insistonin për vazhdimësinë e saj dhe jo prishjen e këtij koalicioni qeverisës. Pra në rastin e deklaratës së Cekës te zyra e Alisë përkonin dy zogj të vrarë me një të shtënë. Edhe qeveria e stabilitetit ruhej e reformat ecnin pa u djegur ato që ishin vlera ekonomike në vend ndërkohë që, edhe ruajtja e statukuosë së presidentit Alia me të tijtë vazhdonte e tillë, as mish as peshk. Në vazhdim të intervistës një belbëzim u dëgjua dhe një dridhje zëri u ndje në fjalët e Cekës kur përmendi Nexhmijen dhe Hekuranin, aq sa çuditërisht i përmendi duke u vënë përpara fjalët Zonja Nexhmije Hoxha dhe Zoti Hekuran Isai. E pazakontë kjo përmendje e këtyre emrave të ish-ve nga takëmi i drejtuesve demokrat si të fillimit ashtu edhe të sotmit. Sikur të ritransmetohej kjo intervistë do rishihnim këtë episod zhgënjyes të politikanit demokrat Ceka. Pra eksperienca e mëvonshme e mësoi Cekën me kompani që, mbas dhënies së munxës Berishës edhe të riktheheshin më pas në koalicione qeveritare me atë, edhe të mos mbanin premtimin për rikthim në profesion, edhe marrje bursash 1 vjeçare studimi në Gjermani e vende të tjera mbas turbullirave politiko shoqërore në Shqipëri, edhe të ringjallte pështirshëm Xhuvelin me deklarimin për riardhje në koalicion me PD- në mbas fitores së zgjedhjeve, etj, etj. Pra detyra vazhdon dhe përputhet mirë me një favor të madh personal – ruajtja e kolltukut në pushtet me gjithë të mirat që të sjell. Kushdo që ka ndjekur këto zhvillime bën natyrshëm një pyetje: Ata që ishin bërthama e muajve të parë të PD- së si Zogaj, Ceka, Pashko, Ruli, Imami, Pollo, etj, dhe që më vonë u larguan prej saj, në 6 mujorin e dytë të 2004-ës vallë si u rikthyen me parullën e një fillimi të ri? Krahas të qënurit karaktere karrieristësh deri në palcë duhet të kenë edhe ndonjë arsye tjetër që, Berisha nga njëra anë dhe këta më anë tjetër, pranohet arsyeja dhe mirëkuptohet si mision në vazhdim nga të dy palët. Koinçidoi që kjo javë intervistash përkujtuese të na sillte bujshëm edhe lajmin e prishjes së Marubit. Sigurisht, mbroj me vullnet të plotë iniciativa dhe zhvillime si kjo që quhet Universiteti i filmit Marubi. Nuk pajtohem me mënyrën e trajtuar kaq thatë, kaq me llogari bardhë e zi të trajtuar nga Z.Mark Marku. Po ashtu nuk mbështes në plotësinë e argumentit të tij z. Ardian Klosi. Ja përse: Te një person që e mban veten dhe trajtohet edhe nga të tjerët si një personalitet në fushën e artit duam të shikojmë një njeri të plotë si kohezion personaliteti. D.m.th, kur e njohim Z. Çashku si regjisor me emër krahas anëtar të forumit të të drejtave të njeriut dje atëherë, duam prej atij që të mos na bëj të kafshojmë buzën sot kur mësojmë se na qenka shtrirë në territore të përvetësuara në mënyrë të kundraligjshme duke cënuar direkt të drejtat e njerëzve të tjerë të panjohur në publik, sikurse ka bërë Çashku. Nuk duam të zhgënjehemi prej Çashkut, të cilin kur dëgjuam lajmet e para u mprehëm që ta mbështesim me të gjitha forcat e arsyetimit logjik në emër të vlerave të artit, por, ah, dreqi e mori, pse, thamë me vete i paska dhënë këtë shans ministrit të kulturës Pango dhe ministrit të territoreve Aleksandër Frangaj që, të kenë ku të kapen dhe të na bëjnë që të demoralizohemi edhe ne njerëzit e thjeshtë nga personalitetet tona të artit. Në emër të ndërtimit të diçkaje që do i vlej nesër shoqërisë nuk mund të lejohesh të bësh sot një veprim antiligjor që bie ndesh me ato parime për të cilat flet nëpër forume. Shoqëria jonë ka nevojë për fillime iniciativash të pastra sepse në të kundërt zoti Çashku për hir të mbijetesës së Marubit do lëshoj pe majtas e djathtas duke shfaqur cënime të personalitetit të tij si peng të mbijetesës së biznesit që zhvillon. Pra le të kemi shpirt ndërtimi në art dhe kulturë, në urbanistikë dhe energjetikë etj, por na duhet të kemi edhe një sens të drejtë të kuptimit e zbatimit të ligjeve që na organizojnë jetën qytetare. Unë e kuptoj mirë, deri në thellësinë e saj, egërsinë e anëtarëve të shtetit në këtë rast, të cilët duan të gllabërojnë për vete sa janë në pushtet. Mirëpo, sikur të kishte bërë punë të mençur që në fillim z. Çashku duke sistemuar disa procedura ligjore me shtetin në bashkëpunim edhe me ish pronarët real, atëherë egërsinë e shtetit shkatërrues në këtë rast do e dënonim me të gjitha mënyrat. Flas kështu sepse edhe ky dreq shtet që kemi nuk na i trajton të barabartë njerëzit njësoj përpara ligjeve që gjoja zbaton. I bie egërsisht Çashkut në emër të ligjit dhe favorizon ca të tjerë që ka nën sqetull duke e menderosur ligjin për ata të vetët. Sot ne njerëzit nuk mund të shkojmë pas berihajt të një njeriu publik i cili, vërtetë do të bëj diçka të mirë në fushën e artit, pavarësisht leverdisë personale mirëpo, kemi mirë parasysh se ndërkohë duam të ndërtojmë edhe shtet ligjor që njeh në radhë të parë barazinë e të drejtave të njeriut para ligjit, atë që propagandon me zë të lartë z. Çashku. Kur problemet trajtohen në vërtetësinë e tyre atëherë parandalohen vetvetiu skena qesharake si ajo me njerëzit e kulturës Klosi e Marku në emisionin e Vizion Plus nga ku pak më parë ishte larguar nxitimthi Zoti Çashku. Nuk është mirë kështu si vepron z. Klosi që në emër të ndihmës që paska dhënë Instituti Gëte të mos trajtohet e vërteta në të dy anët e saj të medaljes, pasi njëanshmëria në trajtim e zbeh akoma më shumë jo vetëm Çashkun, por edhe apologjinë e varfër të Ardian Klosit. Dhe dëgjojmë pastaj si pasojë e kësaj varfërie edhe etiketime që i bëjnë këta të dy, Marku dhe Klosi njëri tjetrit, në emisionin e vonët të Çanit, se mbase ti ke qenë i rekrutuar ndërkohë që reagon tjetri duke i thënë, ti Klosi ke qenë i rekrutuar. Zhgënjimi më pas shtohet dhe vlerat e debatit ulen deri në zvogëlim të personalitetit të çdonjërit debatues. Gallata e Çanit shtohet, ndërsa keqardhja e shikuesit artdashës rritet dëshpërueshëm. E prisja me një ndjenjë ankthi dëshpërues reagimin antiart të Pangos, por përse ta hajë djalli thashë, ky Çashku në këtë rast të jetës së tij nuk na u shfaq me atë integritet të njeriut, personalitet arti sikurse e kishim njohur deri në vitin 2004 kur filloi aktivitetin ndërtues të biznesit. Kështu konkludojmë në një mësim të vyer të jetës se, një figurë publike është e pranueshme dhe shumëvlerësuar në sytë e njerëzve kur te ai përputhen profesionisti i aftë me njeriun me personalitet solid, respektues i të vërtetave profesionale po aq sa respektues i të drejtave që u njihen individëve me ligj. |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» MBI PERSONALITETIN
» Shaip Beqiri:MUNGESA ME NJË VRIMË TË ZEZË NË MES
» Intervistë e Alfred Papuçiut me personalitetin e Vitit 2009, Vaçen tonë...
» Ndihet mungesa e futbollistëve
» Aurel Dasarati:Mungesa e Kodit moral në mediumet elektronike shqiptare!
» Shaip Beqiri:MUNGESA ME NJË VRIMË TË ZEZË NË MES
» Intervistë e Alfred Papuçiut me personalitetin e Vitit 2009, Vaçen tonë...
» Ndihet mungesa e futbollistëve
» Aurel Dasarati:Mungesa e Kodit moral në mediumet elektronike shqiptare!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi