Intervistë e Alfred Papuçiut me personalitetin e Vitit 2009, Vaçen tonë...
Faqja 1 e 1
Intervistë e Alfred Papuçiut me personalitetin e Vitit 2009, Vaçen tonë...
Danja dhe Vaçja |
Intervistë e Alfred Papuçiut me personalitetin e Vitit 2009, Vaçen tonë mbarëkombëtare, Perlën e muzikës shqiptare
Si e festuat 70 vjetorin e lindjes suaj dhe shpalljen tuaj si Personalitet i vitit 2009 nga Ministria e Kulturës?
7 prilli ka qenë një ditë e veçantë. E kam të vështirë t’jua përshkruaj emocionet e asaj dite. Kam marrë telefonata të pafundme, të cilat kanë filluar në orën 7.00 të mëngjesit dhe kanë përfunduar rreth mesit të natës. Më kanë marrë të njohur dhe të panjohur në telefon, por ajo që më ka prekur më së shumti ka qenë telefonata e presidentit Topi, i cili më uroi në emër të të gjithë shqiptarëve. Më parë ai më dërgoi nëpërmjet kryetarit të Bashkisë së Lushnjës një buqetë të bukur me lule dhe disa dhurata me dedikimin të posaçëm. Po ashtu më ka prekur shumë edhe telefonata e një shkolle fillore. Ata zëra fëmijësh që më uronin të gjithë në kor ditëlindjen. Po jo vetëm telefonatat. Nuk pushonte së rëni edhe zilja e derës. Korrierë njëri pas tjetrit, që sillnin buqeta me lule. Nuk e di t’ua them sa buqeta më kanë ardhur nga Shqipëria, një buqetë me 70 trëndafila nga Franca, të tjera nga Italia, Austria dhe mjaft vende të tjera. Ka qenë një ditë e paharruar. Gjithashtu koncerti i organizuar nën kujdesin e Zonjës së Parë për nderin timin, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Gjithë ato urime të bukura të marra nga kolegët e mi. Fakti, që gjimnazi Qemal Stafa organizoi një veprimtari të veçantë për mua në këtë ditë, si ish nxënëse e këtij gjimnazi. Oh! Kam frikë se nuk jua kam përmendur të gjitha. Natyrisht edhe shpallja Personalitet i Vitit ishte një nder i rrallë për mua. Të gjitha këto unë kam fatin e madh t’i përjetoj për së gjalli, prandaj dhe i jam aq mirënjohëse atij vendi që më rriti, më bëri atë që jam dhe që mbi të gjitha më nderon edhe sot, megjithëse mungoj prej gati një çerek shekulli nga skena shqiptare. Këtë gjë di ta bëj vetëm populli ynë i mrekullueshëm.
Çfarë mbresash patët nga takimi me bashkëkombasit tuaj në Nëshatel më 9 maj 2009 dhe kur dëgjonit këngët tuaja të shoqëruara nga duatrokitjet e bashkëkombasve në Zvicër?
Thuajse të njëjta me ato të ditëlindjes. Salla e gjithë e ngritur në këmbë që për pesë minuta me rradhë nuk rreshte së duartrokituri, aq sa më vinte zor, sepse ai takim bëhej për nder të shkrimtarit të madh, profesor Bedri Dedja. E gjithë kjo u nxit edhe nga fakti, se mikja e familjes sonë, vajza e Bedriut, Edlira Dedja, kishte vënë në manjetofon këngën me tekstin aq domethënës „Po ku ka si ti o Shqipëria ime!“ Qe një veprimtari dinjitoze, e organizuar shumë bukur, ashtu si e meritonte i ndjeri zoti Dedja, që tregoi se artistët e vërtetë nuk vdesin kurrë.
Kur keni filluar të këndoni për herë të parë?
Kisha vetëm nëntë vjeç dhe më hipën në një karrige, më veshën një fustan nuseje. E vetmja gjë që nuk gjetën dot ishin një palë këpucë, kështu që herën e parë kam kënduar zbathur. Por nuk u kuptua, sepse i leva këmbët me shkumës. Edhe sot qesh kur më kujtohet ajo ditë.
Zgjedhja e profesionit tuaj si këngëtare si erdhi?
Në mënyrën më të natyrshme. Ajo ishte gjëja që mund të bëja më mirë se gjthshka tjetër. Në fakt unë rrjedh nga një familje që e ka dashur shumë këngën. Nëna ime ka patur zë të bukur, kështu që edhe unë jam rritur me dashurinë për këngën. Megjithatë prindërit donin që unë të mësoja diçka tjetër, sepse kënga nuk u dukej zanat.
A keni ndonjë kujtim të bukur nga jeta teatrale, pasi ju keni mbaruar shkollën e lartë për teatër?
Unë kam luajtur vetëm në një pjesë teatrale. Në fakt unë kisha vetëm një qëllim, të bëhesha këngëtare e zonja. Por meqenëse u zhgënjeva njëherë, sepse nuk më pranuan në Liceun Artistik duke më quajtur të paaftë dhe doja me çdo kusht të studioja, mendova se Shkolla e Lartë për Teatër do të më ndihmonte për të interpretuar më mirë këngën.
Karriera e suksesshme si këngëtare ju ka ofruar më shumë sfida apo kënaqësi?
Të dyja së bashku. Sot natyrisht që unë kujtoj vetëm kënaqësitë dhe si ju thashë edhe më lart kam fatin e rrallë, që të përjetoj kënaqësi po aq të mëdhaja, sa edhe kur ngjitesha në skenë.
Sa vite i bëtë në skenën kombëtare? Ju keni kënduar në disa zhanre në muzikë. Keni kënduar edhe këngë popullore dhe të lehta. Cila këngë e intepretuar nga ju, ju ka lënë më tepër mbresa?
Kam kaluar një jetë të tër në skenë, rreth 40 vjet. Nuk di t’ju them se cila këngë më pëlqen më shumë, sepse unë kam dashur me shpirt çdo këngë që kam kënduar. Natyrisht kam qenë shumë kërkuese. Jo rrallë i kam munduar kolegët e mi kompozitorë dhe poetë, sepse nuk pranoja të këndoja asnjë frazë jo më këngë, që nuk më «ngjiste». Sa netë pa gjumë që kanë kaluar prej meje, por më pas ma falnin mundin që u krijoja, sepse bindeshin që kisha patur të drejtë.
Çfarë ju ka mbetur në kujtesë nga pjesëmarrja juaj në turnetë jashtë shtetit me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore?
Kur kam kënduar për herë të parë në Kosovë në vitin 1979. Kanë qenë emocione të rralla, të papërsëritshme. Por kam edhe kujtime të tjera të bukura. Nuk di ç’të përmend më parë. Në Norvegji më dhanë dy orë para koncertit një këngë norvegjeze për ta kënduar. Mendoni sa e vështirë është të mësosh për dy orë një këngë në një gjuhë që nuk e njeh. Pasi këndova strofën e parë, për një moment harrova tekstin. Por pa kaluar as një minutë, sikur ta kishin bërë të gjithë me fjalë, 2000 spekatorë ngrihen njëherazi në këmbë dhe vazhdojnë së bashku me mua të këndojnë këngën. Qe një emocion aq i madh sa kolegët e mi më vonë, më thonin që ti bëre enkas sikur harrove fjalët. Një tjetër kujtim i bukur është koncerti në Firence, kur kam kënduar këngën italiane „Firenze stanotte“. Janë disa këngë që lenë gjurmë të thella në publikun vendas, i cili me një lloj fanatizmi ruan interpretimin e këngëtarëve vendas dhe e ka shumë të vështirë, për të mos thënë të pamundur, të pranojë se një i huaj mund t’i këndojë këngët e tyre më mirë. Unë kam patur fatin ta përjetoj një gjë të tillë. Edhe atje është ngritur i gjithë publiku në këmbë, duke kënduar së bashku me mua.
Sëmundja ju ka ndarë nga skena, por jo nga hobi juaj për lulet. A kujdeseni për to?
Sa do të doja ta bëja një gjë të tillë, por për shkak të gjendjes sime shëndetësore tani e kam të pamundur. Vajza ime Irma, e cila ka trashëguar edhe ajo pasionin për lulet, kujdeset sot për to. Përpara se të sëmuresha kaloja orë të tëra në baçe, sa që komshijtë e mi zviceranë më quajnë „zonja me gishtat jeshilë“ dhe me shaka thonë, se ata duhet të paguajnë për atë pamje të bukur që shohin nga dritaret e tyre. Edhe dyqanet që shesin lule më njohin dhe kur shkoj, shitësit si me shaka më thonë, „Oh zonjë, u bë kohë e gjatë, gati një javë që s’ju kemi parë“.
Vajza juaj Irma ka zgjedhur profesionin ekonomiste. A do të kishit dëshirë që ajo të ishte bërë këngëtare si ju?
Jo, këtë nuk e kam dashur kurrë. Pastaj ajo përsa i përket profesionit ka trashëguar më shumë nga i jati, prej të cilit ka patur edhe prirjen për shkencat egzakte.
Çfarë mesazhi keni për brezat e rinj të këngëtarëve shqiptare? Cili është mendimi juaj për muzikën shqiptare në tërësi?
E kam të vështirë të luaj rolin e mësueses në distancë, por do t’u lutesha që të ruajnë me çdo kusht identitetin tonë kombëtar, që është gjëja më e vyer që kemi.
Vaçja dhe familja. A keni ndonjë kompliment për bashkëshortin tuaj Pjetër dhe vajzën Irma.
Vazhdoj të jetoj sot pas tërë atyre sëmundjeve të rënda që kam kaluar vetëm në sajë të dashurisë dhe përkushtimit të tyre ndaj meje.
A keni dëshirë të ktheheni ndonjëherë në qytetin tuaj të lindjes dhe në përgjithësi në Shqipëri?
Oh kjo është një pyetje, që më mirë mos të ma kishit bërë, sepse më mbush me trishtim. Kjo është ëndrra ime më e madhe. Do të doja me gjithë shpirt të shkelja edhe një herë rrugicën ku kam lindur dhe kam kënduar për herë të parë. Të shoh se si ka ndryshuar Tirana, ku kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime. Lus Zotin çdo ditë, që të ma realizojë këtë dëshirë, sepse Shqipëria për mua ka qenë dhe mbetet vendi që më ka falur emocione të jashtëzakonshme, që më ka bërë të ndjehem njeriu më i lumtur në botë. Prandaj jua them me gjithë shpirt: jam aq krenare që jam shqiptare, se ai vend më mungon më shumë se gjithshka tjetër.
Falenderim nga bashkëshorti i Vaçes, Pjetër Rodiqi
„Për urimet e dërguara me rastin e 70-të Vjetorit të ditëlindjes, Vaçja lutet të pranoni falenderimet më të sinqerta dhe shprehjen e mirënjohjes së saj dhe ju dëshiron familjarisht shëndet, mbarësi e gjithë të mirat e mundshme. Vlerësimet dashamirëse të bëra në adresë të saj, ç’është e vërteta, e kanë emocionuar e mallëngjyer, por njëkohësisht i kanë shërbyer edhe si mbështetje dhe nxitje të fuqishme për përballimin e vështirësive që lidhen me gjendjen e saj jo gjithnjë të mirë shëndetësore.
Edhe unë, bashkë me Irmën, ju falenderojmë dhe shpresojmë të kemi rast t’ua shpërblejmë në të mira dhe gëzime.
Miqësisht, Pjetër Rodiqi
Miqësisht, Pjetër Rodiqi
Ps: Po ju japim sot lexuesve fotografitë e Vaçes sonë kombëtare me miq dhe bashkëkombas, në mënyrë që së bashku t’i bashkohemi urimit tonë: „Jetë të lumtur e të gjatë e madhja Vaçe, ashtu siç do të jetë i përjetshëm zëri Yt magjik“
Ali dhe Shpresa Mehmeti me Vaçen dhe Pjetrin |
Roza, Vaçja, Edlira dhe Fredi |
Edlira Dedja Vaçja në sallën e promovimit |
Roza, Edlira, Drita, Vaçja, Ëngjëlli |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ekskluzive: Intervistë e Alfred Papuçiut me Prof. Dr. Isuf Kalon (I)
» Një libër i ri i Alfred Papuçiut
» KK I GJILANIT ZGJODHI PERSONALITETIN E VITIT 2008
» Alfred Papuçiu: T’i përmbahemi vlerave të Kombit tonë të lashtë
» Me zemër të pastër- Intervistë e gazetarit me shkrimtarin Alfred Papuçiu
» Një libër i ri i Alfred Papuçiut
» KK I GJILANIT ZGJODHI PERSONALITETIN E VITIT 2008
» Alfred Papuçiu: T’i përmbahemi vlerave të Kombit tonë të lashtë
» Me zemër të pastër- Intervistë e gazetarit me shkrimtarin Alfred Papuçiu
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi