Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ANP edhe zyrtarisht u emërua “Adem Jashari”

Shko poshtë

ANP edhe zyrtarisht u emërua “Adem Jashari”  Empty ANP edhe zyrtarisht u emërua “Adem Jashari”

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 28, 2010 11:12 pm

ANP edhe zyrtarisht u emërua “Adem Jashari”


ANP edhe zyrtarisht u emërua “Adem Jashari”  28_11_2010-ZKM-01
Në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe në datëlindjen e Adem Jasharit, duke mos harruar asnjëherë sakrificën e tij dhe të dëshmorëve të tjerë të kombit, të dielën është bërë emërtimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës me emrin e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.
Në ceremoninë solemne morën pjesë drejtues të institucioneve të shtetit të Kosovës, ministra në largim, familja Jashari, përfaqësues nga Republika e Shqipërisë etj.
Drejtori menaxhues i ANP-së, Agron Mustafa, duke folur për historikun e aeroportit, ka thënë se të gjitha sfidat e reja aeroporti i ka përballuar me sukses dhe në fund të vitit 2008 është certifikuar. Mustafa ka thënë se emërtimi i ANP-së me emrin e Adem Jasharit i bën të gjithë të ndihen krenar.
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se sot më 28 nëntor 2010, në festën më të lavdishme të shqiptarëve, po përurojmë ANP-në me emrin e komandantit legjendar Adem Jashari.
“Ky emër nga sot do t’i shoqërojë të gjithë udhëtarët për të fluturuar në ajrin e lirë të Kosovës”, ka thënë ai, duke shtuar se emërtimi i sotëm i aeroportit tonë me emrin Adem Jashari do t’iu shërbejë brezave për të kujtuar historinë tonë të lavdishme, tha Krasniqi.
Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se të gjithë kemi punuar që të jemi të lirë dhe sot të gjithë qytetarët e vendit të lirë dhe krenar me pavarësinë e Kosovës, por pavarësisë duhet dhënë kuptim me vlerat sublime të luftës çlirimtare me njeriun që i priu kësaj përpjekje për lirin dhe pavarësisë komandanti legjendar Adem Jashari.
“Nga sot të gjithë ata që udhëtojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, secili në mendje e në shpirt, sikurse e ka pasur komandanti legjendar Adem Jashari, do ta kenë në mendjen e tij kudo që nisen për në Bruksel dhe në gjithë botën. E gëzofshim gjithë Kosova, të gjithë shqiptarët”, ka thënë ai.
Sabit Brokaj, përfaqësues nga Shqipëria, i cili dha kontribut të madh në çështjen kombëtare dhe në luftën çlirimtare të Kosovës, është shprehur i nderuar që ndodhet në këtë ceremoni solemne dhe falënderoi Qeverinë e Kosovës që mori vendimin për të emërtuar ANP-në me emrin e lavdishëm Adem Jashari.
Rifat Jashari në emër të familjes Jashari ka uruar të pranishmit festat e Nëntorit dhe ka falënderuar të gjithë ata që kanë punuar në këtë drejtim që ANP-ja të mbajë emrin e komandantit legjendar Adem Jashari.
Shpalosja e mbishkrimit të ANP-së Adem Jashari është bërë nga ushtruesi i detyrës së presidentit Jakup Krasniqi, kryeministri në largim Hashim Thaçi, drejtori menaxhues i ANP-së Agron Mustafa, Rifat Jashari, Sabit Brokaj, Fadil Kodra.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi