Kosova edhe zyrtarisht në FMN dhe BB
Kosova edhe zyrtarisht në FMN dhe BB
Kosova edhe zyrtarisht në FMN dhe BB
Bota sot
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë nënshkruar sot në Washington zyrtarisht anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore.
Detaj nga nënshkrimi i marrëveshjes në mes udhëheqësve shtetëror të Republikës së Kosovës dhe atyre të FMN gjegjësisht Bamkës Botërore.
Anëtarësimi i Kosovës në FMN dhe BB do t’i hapë dyert që Kosova të anëtarësohet edhe në institucionet e tjera ndërkombëtare financiare, si në Bankën Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillim dhe në Organizatën Botërore të Tregtisë.
Ceremonia u zhvillua në Departamentin amerikan të Shtetit dhe nga një kopje e marrëveshjeve iu dorëzuan nënsekretarit të Shtetit, Xhejms Stajberg.
Kosova nga e hëna edhe zyrtarisht i është bashkuar Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore duke u bërë anëtari i 186 i këtyre dy institucioneve finansiare ndërkombëtare. Nënshkrimi u bë në ndërtesën e Departamentit Amerikan të Shtetit, në Dhomën e ashtuquajtur të Traktateve, në prani të zëvendëssekretarit të Shtetit, James Steinberg. Me rastin e nënshkrimit, zëvendëssekretari i Shtetit Stainberg theksoi se akti i nënshkrimit dhe i pranimit të Kosovës në FMN dhe Bankën Botërore është një rast për të shqyrtuar dhe përballur me sfidat ekonomike që ka Kosova. Vetë aktin ai e quajti një integrim të mëtejmë të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare.Zëvendëssekretari Stenberg theksoi se Kosovës do t’i falen 150 milion dollarë borxh që ka ndaj Bankës Botërore, një borxh i trashëguar i Kosovës nga periudha e ish Jugosllavisë. "Do t’i kthehem edhe njëherë borxhit të Kosovës ndaj Bankës Botërore për të sqaruar se e me një akt të ashtuquajtur hua e konsoliduar, Kosova merr përsipër pagesën e borxheve ekzistuese ndaj Bankës Botërore që kapin shumën prej 381 milionë dollarësh. Nga kjo shumë siç u theksua më lartë, SHBA ka premtuar se do t’i japë 150 milionë, duke e zbritur kështu borxhin e Kosovës në 231 milionë dollarë", theksoi Steinberg. Zyrtarët e Kosovës nënshkruan njohjen e pasjes së borxhit, megjithatë për t’u pranuar ai duhet të ratifikohet nga dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ashtu siç duhet të ratifikohet po nga ky Kuvend edhe anëtarësimi i Kosovës në FMN dhe Bankën Botërore. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri, Hashim Thaçi, i nënshkruan sot artikujt e marrëveshjes për anëtarësim në Departamentin e Shtetit në Uashington.
Ceremonia u zhvillua në Departamentin amerikan të Shtetit dhe nga një kopje e marrëveshjeve iu dorëzuan nënsekretarit të Shtetit, Xhejms Stajberg. Fondi Monetar Ndërkombëtar e miratoi anëtarësimin në fillim të muajit maj ,ndërsa Banka Botërore në fillim të këtij muaji.Kosova do të ketë të drejtën për të marrë kredi miliona dollarëshe të mbështetura nga këto dy institucione si dhe ekspertizë për zhvillimin e ekonomisë, të infrastrukturës dhe shoqërisë.
Anëtarësimi në këto dy institucione shumë të rëndësishme financiare ndërkombëtare, përveç peshës politike, është edhe një inkurajim shtesë për shtetin e Kosovës që të vazhdojë të ruajë stabilitetin makro ekonomik përmes disiplinës buxhetore dhe fiskale. Në delegacionin e Kosovës morën pjesë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni dhe ministri i Ekonomisë, Ahmet Shala. Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi e kanë quajtur pranimin e Prishtinës në këto institucione ndërkombëtare një sukses dhe zhvillim historik, që përmirëson imazhin e Kosovës në botë. Të hënën, udhëheqësit e Kosovës do të takohen me drejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Domique Strauss-Khan dhe me presidentin e Bankës Botërore, Robert Zoellick.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kosova edhe zyrtarisht në FMN dhe BB
» Tadiq: Konfirmohet politika “Edhe Evropa, edhe Kosova”
» ANP edhe zyrtarisht u emërua “Adem Jashari”
» Serbia arreston edhe një mërgimtar nga Kosova
» Pacolli mori edhe zyrtarisht detyrën e presidentit të Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi