Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dodona Donikja Donika Donika:ARDHJA dhe IKJA , jane dy fenomenet vendimtare per FILLIMIN dhe per MBARIMIN !Kush e di pervec se ZOTIT !

Shko poshtë

Dodona Donikja Donika Donika:ARDHJA dhe IKJA , jane dy fenomenet vendimtare per FILLIMIN dhe per MBARIMIN !Kush e di pervec se ZOTIT ! Empty Dodona Donikja Donika Donika:ARDHJA dhe IKJA , jane dy fenomenet vendimtare per FILLIMIN dhe per MBARIMIN !Kush e di pervec se ZOTIT !

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 30, 2010 11:03 pm





Dodona Donikja Donika Donika:ARDHJA dhe IKJA , jane dy fenomenet vendimtare per FILLIMIN dhe per MBARIMIN !Kush e di pervec se ZOTIT ! 161183_100000981830642_5001208_n

Dodona Donikja Donika Donika:ARDHJA dhe IKJA , jane dy fenomenet vendimtare per FILLIMIN dhe per MBARIMIN !Kush e di pervec se ZOTIT !



Cdo kush,ikjen ,

e kupton me menyren e vet ,

para gjashte vjetesh "iku"nena ime,

mamaja jone,

sic ishim mesuar ta therisnim.



Per ne, qe jemi larg ,

ikja, ka te tjera dimensione,

kush mund te pranoje,

detyrimin e sistemit,

te mos kem te drejte ,

te shkoj, te varros mamane time?!



Sa absurd dhe i pakuptueshem,

ju percillet nje realitet i tille?

Po keshtu eshte ,

dhe nuk jam njeriu i vetem ,qe ka ndjerre,

zhgenjimin dhe percmueshmerine.



Tani kane kaluar kaq vite ,

dhe urrejtja e atyre diteve,

ka fluturuar larg shume larg.

Ikja , mendoj se eshte,

pjese e jetes .

Po percjellja ,

a nuk eahte detyre e te tjereve,

qe mbeten pas?



Nuk do t`ja urroja kurre ,

kerkujt nje ndjenje te tille,

urrejtja ne keto momente ,

te ben te mos llogjikosh asnjegje,

shyqyr ,qe sistemi na ka zhveshur,

krejtesisht , nga te drejtat ,

sepse ne momente te vecanta ,

llogjika nuk ka permasat e te "urtit" .



Ike nena ime ,

e vetme , pa asnje femije ,

askush nuk t`u ndodh prane,

ne asnje cast, per asnje moment ,

fati yt ishte, te ikje e braktisur nga femijet,

mallkim apo detyrim ?,

kerkush s`do te gjeje pergjigjen ,

sepse jeta ka , kaq bema te cuditshme,

vetem nje gje di dhe kam mesuar,



Vijme, se na sjellin te tjeret,

vijojme jeten, sepse jemi te detyruar ,

kush me hir , kush me pahir ,

ta pershkojme, trajektoren e jetes,



Ikija ,vjen nga debimi qe na behet ,

ne duam ne s`duam ,

se kur do te ndodhe,

vetem nje ZOT e di!



Ike , lamtumire s`te thame ,

sepse te tjeret ,

s`na lane!!!!

Ike ,se, deri aty ,

ishte rruga e jetes tende!



Ike ,

dhe syte e tu s`paten fatin,

te shikonin syte e femijeve te tu,

O te tere o hic fare ,

dhe ti e dije shume mire,

qe te gjithe s`mund te ishim bashke!



Ike ,

e mira jone ,

trimeresha jone,

e drejta jone,

jetedhenesja jone,

LAMTUMIRE, MAMA!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi