MITET, IDHUJT DHE VETEDIJA KOLEKTIVE
Faqja 1 e 1
MITET, IDHUJT DHE VETEDIJA KOLEKTIVE
MITET, IDHUJT DHE VETEDIJA KOLEKTIVE
Besim R. Cengu
Besim R. Cengu
T‘i ruash mitet e vjetra dhe të prodhosh mite të reja është aftësi, është një akt mbijetësor i një populli. Ka plot popuj që janë të paaftë të bëjnë një gjë të tillë. Atyre u mungon aftësia e prodhimit të tyre që përcaktohet nga historia e krijimit dhe kalvarit nëpër të cilin kanë kaluar. Këta popuj janë të destinuar të mos i rezistojnë rrebesheve të historisë. Jemi dëshmitarët e daljes në skenë të historisë në çastin e duhur të mitit tonë, Adem Jashari, i cili ashtu si Gjergj Elez Alia, ashtu si Skënderbeu, ndali balozin e kohëve të sotme, që nuk kishte ardhur nga deti si në rastin e Gjergjit, por nga errësira e stepave të largëta e të akullta prapa Karpateve.
Mitet janë sintezë e historisë e pjesë e krenarisë së një kombi. Nëse nuk krenohet me mitet e veta, me çfarë vlerash do të paraqiten para të tjerëve një popull? Mitet janë të pranishme në të gjitha mendjen e zemrat e një populli, i cili flet e mendon njëlloj, ka një gjak, një zemër, një ëndërr e një qëllim, mbush me fjalë drite shpirtin e popullit të vet e me guxim ngre peshë entuziazmin e njerëzve të cilëve u përket. Mitet lindin e veprojnë në kapërcyellin e epokave. Ata lindin për të ndryshuar gjendjen kolektive përmes ideve të reja që hapin shtigje drejt një të ardhmeje më të mirë. Mitet janë njerëzit e aspiratave.
Përkundër miteve, idhujt janë ata që bëjnë dëmin më të madh në epoka të ndryshme të një populli. Me vegimin dhe iluzionin e rremë, se ata janë të pagabueshëm e të pakritikueshëm, idhujt nëpër epoka të ndryshme, bëhen autorë dhe aktorë të devijimeve e deformimeve të mëdha në jetën e popujve që kanë fatin të drejtojnë, interpretë autentikë të repesioneve shoqërore, që më pas, pikërisht këtyre popujve që e pësojnë për shkak të këtij shkëlqimi të rremë, u duhet mund i madh, përpjekje titanike, gjak e djersë, për të dalë nga gjendjet që ata i përplasin. Ndërsa mitet lindin në kohën kur popujve u duhen ata për të kaluar në një stad më të lartë, idhujt lindin në periudha zhgënjimesh të një populli, në periudha dëshpërimi e depresioni të madh. Idhuj të tillë si Hitleri apo Stalini, Pol Poti apo Pinoçeti lindën pikërisht në periudhat më të zymta historike të popujve të tyre.
Rëndom sot ngatërrohen konceptet mit dhe idhull. Ngatërrohen këto dy koncepte dhe pastaj kemi këndvështrime të shtrembëruara apo interpretime që
paraqesin rrezik eventual. Në fakt, idhulli ndryshon thelbësisht nga miti. Ndoshta këtu ka bërë folenë e vet edhe keqkuptimi i madh në artikujt e deritashëm kur është shqyrtuar termi "çmitizim" i miteve, apo "zbritje në tokë" e miteve, apo "zhveshje e miteve" etj. Për dikë po përmende mitin, presupozohesh se je shkëputur nga toka. Ai sipas tyre është diku lart në qiell larg saj, që nuk ka lidhje me njerëzit, me shoqërinë që e ka lindur etj., d.m.h, është një figurë abstrakte, madje e tejkaluar në kohë e gjykimet e sotme. Krejt i pasaktë, por edhe i rrezikshëm njëkohësisht ky gjykim. Realisht është e kundërta e këtij gjykimi e vërteta. Miti më së shumti ka lidhje me tokën, me njerëzit me problemet e shoqërisë që e ka lindë. Anteu merrte forcë e ripërtërihej sa herë që takonte tokën. Edhe mitet shqiptare kanë lidhje të jashtëzakonshme me tokën. Pa tokën ato nuk mund të kuptohen, nuk janë mite, janë tjetër gjë, njerëz të zakonshëm (kujto se para se të vdiste Gjergj Elez Alia, së pari la amanet tokën). Mitet janë të jashtëzakonshme, sepse lindin në situata të jashtëzakonshme të gjendjes psikologjike e sociale të një populli, në stade zhvillimi ekomomik të jashtëzakonshëm, pikërisht atëherëë kur ky popull përnjëmend kanoset për zhdukje totale. E theksojmë edhe një herë se ndryshimi i madh është se mitin e thirr historia e një populli për ta nxjerrë nga situata e vështirë, ndërsa idhujt përkundër kësaj, e lusin historinë me përgjërim për t‘i përjetësuar në një prej faqeve të saj. Prandaj mitet kanë mandatin e përjetësisë në ndërgjegjen e një populli, ndërsa idhujt kanë mandat të përkohshëm, prandaj mitet kurrë nuk harrohen, ndërsa idhujt harrohen shpejt.
Së pari, idhulli nuk është pjesë e të gjithëve, por vetëm e një pjese të atij populli që mundohet ta përfaqësojë. Ndërsa miti është i të gjithëve, me veprën e tij madhore ai pushton të gjitha zemrat e shoqërisë a popullit që i përket dhe mbron interesat e të gjithëve.
Së dyti, idhulli pothuajse në të gjitha rastet nuk shikohet me simpati prej pjesës tjetër që zakonisht i kundërvihet. Idhujt janë të prirë ta ndajnë popullin që e ka lindur, në dy ose më shumë pjesë dhe përmes përçarjes dhe instrumenteve të tjera ndarëse t‘i vejë përballë këto blloqe në luftë me njëri-tjetrin. Miti, përkundrazi, duke i përfaqësuar të gjithë dhe si sintezë e mendimit të popullit të vet, vlerësohet nga të gjithë dhe merret si shembull nga të gjithë.
Së treti, për lindjen e idhujve, shoqëria apo një popull nuk mundohet shumë. Mjafton një situatë politike apo një krizë shoqërore dhe ja doli idhulli, prapa të cilit njerëzit të rendin si të marrë me shpresë se do të shohin shpresën për të ripërtëritur shpirtin kolektiv. Për lindjen e një miti mblidhen energjitë kombëtare për një a më shumë shekuj dhe e lindin që ai t‘u fusë dritë në shpirtin e atij populli që e ka pjellë dhe që vuan për shkak të mungesës së lirisë në të shumtën e rasteve. Jo më kot mitet lindin rrallë, në epoka dramatike të historisë së një vendi, në periudhat e diskutimit të ekzistencës apo jo, në kushtet e asimilimit kolektiv. Ata lindin për të shpëtuar popullin që e ka lindur pikërisht për këtë qëllim.
Mitet janë të vetëdijshëm për misionin që kanë në histori. Ndërsa idhujt lindin orë e çast.
Së katërti, idhujt nuk kanë dritë në shpirtin e tyre dhe si të tillë, nuk kanë asnjë mundësi të përcjellin dritën në shpirtin e të tjerëve.
Nuk kanë se ç‘t‘u japin njerëzve as në epokën që jetojnë pa le më për të ardhmen të afërt apo të largët. Si të tillë nuk kanë se si të përcjellin mesazhe te
njerëzit, dhe për rrjedhojë, dalëngadalë, u varfërohen idetë, u pakësohen fjalët, u ikën patosi dhe entuziazmi i fillimit dhe...fiken duke lënë prapa zakonisht zhgënjimin e madh, dëshpërimin kolektiv. Përkundrazi mitet janë plot dritë që e përhapin me zemërgjerësi të pashoqe, pareshtur dhe pa kursim te njerëzit që përfaqëson. Miteve nuk u soset ndriçimi, nuk u shterojnë mesazhet dhe fjalët e tyre mbushur plot ide e vizion shndërrohen në sentenca që gdhenden
përgjithmonë në vetëdijet kolektive të popujve.
Në librat e shenjtë idhujt i ka urryer perëndia sa herë që ato janë shfaqur mbi tokë dhe përkohësisht kanë ndikuar në shoqëritë njerëzore, ndaj besimin e adhurimin për to nuk e lejonte kurrsesi. Librat e shenjtë idhujt i paraqesin si deviatorët e mëdhenj që shoqëritë e tyre i kanë çuar në greminë, në katastrofa tragjike prej të cilave u është dashtë shumë e shumë mund për të dalë. Mjerisht ne sot kemi plot idhuj, sepse kemi plot liderë politikë (por edhe jo politikë, e kam fjalën për idhuj të fushave të tjera) që kërkojnë të zhveshin kostumin e miteve të vërtetë për t‘i veshur vetë. Ata zënë zakonisht vend vetëm në një pjesë të popullit. Është karakteristikë e idhujve (jo vetëm politikë) që të vetëquhen mite. Asnjë prej tyre nuk e kupton prej paranoizmit të tyre, se rrjedha e historisë i harron shpejt.
Te tregimi brilant i Ismail Kadaresë me titullin "Kënga", trajtohet mjaft mirë ideja se ata që kanë merita nuk e kërkojnë këngën. Ata e meritojnë vetë. Një njeri ëndërronte t‘i nxirrnin një këngë dhe ua kërkonte çdo ditë atë rapsodëve, por kënga lindi pranë një të vrari në rrugë, se ai e meritonte, këngë të cilën rapsodët e morën me vete e përhapën anekënd. Mitit, vetë populli ia ngre këngën pa e porositur. Ndërsa idhujt e porositin këngën pa e merituar për t‘i ngritur një përmendore të përkohshme vetes, përmendore e cila është e destinuar të rrënohet shpejt.
Mjerë ata që kërkojnë t‘u këndohet kënga, t‘u ngrihen buste e t‘u thuren legjenda për së gjalli. Ç‘u mbetet pasi të vdesin?! U mbetet vetëm rrënimi i veprave të pamerituara.
Këtu mendoj se qëndron ndryshimi i madh mes miteve dhe idhujve.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vangjush Ziko:Vetëdija qytetare e një poeteje
» Romeo Hanxhari: Mitet e të tjerëve
» Ballkani ende jeton në „mitet dhe paragjykimet“ e së kaluarës
» ME ADEM ZAPLLUZHËN, KUR MITET VAJTOJNË
» Mr.sc. Sadri Ramabaja:Alternativa ose humbja kolektive

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi