Mustafa: Vota për LDK-në e ndërron qeverisjen

Lidhja Demokratike e Kosovës me një tubim madhështor sot në Pishinë, me sloganin "LDK është e para", "Beso LDK", nisi fushatën e saj elektorale, me besimin e madh se do të dalë e para më 12 dhjetor. Me atmosferën solemne në sallë, ky tubim të kujtonte ditët më të mira të LDK-së. I përkrahur me brohoritje të shumta nga anëtarët dhe simpatizantët e flakët, kryetari i LDK-së, Isa Mutafa siguroi të pranishmit se do të ketë një qeveri të ndershme, rritje ekonomike, integrim në BE dhe prestigj të shtetit tonë në botë.
"Ne do të bëjmë çdo gjë që ky shtet të ndërtohet mbarë, kjo Kosovë të qeveriset mbarë, që Kosova të bëjë emër të mirë në arenën ndërkombëtare, që ne të bëjmë një qeveri të re, qeveri të ndershme, një qeveri punëtore, e cila do të jetë shembull i qeverisjes, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon edhe në Evropë", spikati Mustafa që në fillim të fjalimit të tij.
Me qeverisjen e LDK-së, shtoi Mustafa, Kosova do të integrohet në Evropë, sepse siç tha, Kosova ka vlera për Evropën, ka rini të mirë dhe qytetarë të ndershëm. Në planin e brendshëm ai tha se do të bëjë reforma në qeverisje dhe administratë, duke krijuar një qeveri të ndershme.
"Do ta zgjedhim një qeveri të re, të ndershme, me fytyra të ndershme që do ta marrin përgjegjësinë për të ardhmen e Kosovës, sepse ju jeni ata që do të votoni për këtë të ardhme", theksoi keu i LDK-së. Duke premtuar se LDK do të qeverisë me përgjegjësi, Mustafa tha se do të angazhohet që administrata në qeverisjen e tij të jetë më e vogël si dhe me më pak dikaster ministror. Në vijim ai theksin e vuri në sundimin e ligjit, duke rritur buxhetin për sistemin e gjyqësorit.
Sa i përket pagave, kreu i LDK-së siguroi se për të gjithë do të ketë rroga të sigurta, por jo edhe "vendime të kota për rritje pagash", duke aluduar në premtimet e kryeministrit në largim. "Unë u garantoj qytetarëve tanë, punëtorëve të arsimit, të shëndetësisë, kulturës, shërbyesve civil se ne do t'u japim paga të sigurta dhe ne përmes rritjes ekonomike, rritjes së buxhetit, produktit vendor ne do të rrisim edhe standardin e tyre që ata mund të jetojnë".
Këto paga, shtoi Mustafa, do ta mbrojnë ndershëm Kosovën, do t'i rrisim ndershëm fëmijët, do t'i mësojnë ndershëm studentët sepse na nevojitet një administratë e ndershme, e fortë, kompetente dhe një qeveri e tillë. Në këtë kontekst, Mustafa premton një qeverisje të mirë për Kosovën, me arsim cilësor, por jo universitete, siç tha, në çdo cep të Kosovës. Sa i përket dialogut mes Prishtinës e Beogradit që pritet të nisë pas krijimit të institucioneve të reja, Mustafa tha se LDK do të ndërtojë raporte të mira me të gjithë popujt fqinjë, përfshirë edhe Serbinë, por me Beogradin nuk do të bisedohet për statusin e Kosovës, duke nënvizuar se "Kosova është e pavarur një herë e përgjithmonë.
"Nuk do të diskutojmë për territorin e Kosovës sepse territori i Kosovës është unik", theksoi ai. Mustafa tha se do të angazhohet për stimulimin e biznesit privat, për konkurrencë të drejtë në treg, sepse sipas tij, kështu do të evitohen problemet sociale. Sa i takon shëndetësisë, ai tha se prioritet do të ketë zhvillimi i shëndetësisë. Ai ka premtuar eliminimin e krimit të organizuar, dhe liberalizimin e vizave për Kosovën. Ndërkaq nënkryetari i parë Sabri Hamiti vlerësoi se LDK-a është e para, është bashkimi më i madh politik e demokratik i Kosovës.
"LDK-ja është e para, sepse është bashkimi më i madh politik demokratik i shqiptarëve e cila është zëri i vullnetit qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi e prirë nga Rugova", theksoi Hamiti. Në fund të këtij tubimi janë prezantuar edhe kandidatët e LDK-së për deputetë të Kuvendit e ardhshëm të Republikës së të Kosovës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Mustafa: Vota për LDK-në e ndërron qeverisjen
Eqrem Kryeziu më duket se ka diçka magnetike sepse sado që elektorati nuk e do, udhëheqësit e duan dhe gjithkund e kn pranë. Garnitura e vjetër e LDK-së tregon haptas se në LDK asgjë nuk ka ndryshuar!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Salihaj: Vota e qytetarit ndalë qeverisjen e keqe
» Mustafa: Ta heqim qafe qeverisjen e keqe të PDK-së
» Mustafa e quan diktatoriale qeverisjen e Thaçit
» Mustafa: Ku mbetën 30 mijë vota
» LDK-ja akuzon për dështime qeverisjen e Vushtrrisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi