Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bllacës i hiqet arresti shtëpiak, mbetet në proces

Shko poshtë

Bllacës i hiqet arresti shtëpiak, mbetet në proces Empty Bllacës i hiqet arresti shtëpiak, mbetet në proces

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 01, 2010 10:27 pm

Bllacës i hiqet arresti shtëpiak, mbetet në proces


Bllacës i hiqet arresti shtëpiak, mbetet në proces Nazim-bllaca01.

Misioni i Bashkimit Evropian të martën pasdite ka vendosur që t'i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak të shumëpërfolurit Nazim Bllaca, por ai do t'i nënshtrohet proceseve gjyqësore. "Në përputhje me ligjet e Kosovës, masa e ndalimit për Nazim Bllacën do të përfundojë sonte. Ai nuk do të jetë më nën arrest shtëpiak, megjithatë, ai do t'i nënshtrohet procedurave gjyqësore. Hetimi në rastin Bllaca është duke vazhduar", tha për gazetën, Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it.
Po ashtu pritet sipas Krasniqit, që të ngrihen edhe dy padi. "Një padi e dytë në lidhje me rastin Bllaca do të ngritët së shpejti kundër dy të pandehurve, e që ka të bëjë me krim të organizuar", tha ai. Ndërsa, më 5 nëntor Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti një padi kundër dy të pandehurve - Fahrudin Gashi dhe Hysri Rama - në lidhje me rastin Bllaca. Fahrudin Gashi dyshohet për vrasjen e Sali Gashit të kryer më 15 korrik 1999 në Lipjan. Seanca e konfirmimit u mbajt të enjten e kaluar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. I dyshuari për vrasje Nazim Bllaca në nëntor të vitit të kaluar pati përmendur disa emra si bashkëpjesëmarrës të tij në kryerjen e disa krimeve si pjesëtar i SHIK-ut. Më 29 nëntor të vitit të kaluar Nazim Bllaca nga Ribari i Madh i Lypjanit, pati dalë në platonë para Kuvendit të Kosovës duke rrëfyer publikisht për një seri krimesh të kryera nga ai dhe persona të tjerë në llogari të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), shërbim ky i afërt me Partinë Demokratike të Kosovës.
Azem Syla, Ekrem Jashari, Shpresim Uka, Fahredin Gashi, Shaban Syla, Driton Hajdari, Bekim Syla, Sadik Abazi dhe Hysri Rama, janë personat e përmendur në CD-në e Nazim Bllacës, për të cilët pritet që prokuroria e EULEX-it, të vendos në lidhje me ngritjen e aktakuzës në këtë rast. EULEX-i nuk ka dhënë shumë detaje dhe as nuk ka dashur t'i komentonte procedurat në "rastin Bllaca". Në lidhje me këto dëshmi të Nazim Bllacës, kohë më parë edhe Azem Syla, është paraqitur para Prokurorit Special të EULEX-it, me qëllim që të sqarojë dyshimet e ngritura kundër tij nga Bllaca. Ai me të dal nga prokuroria speciale kishte thënë se ishte përgjigjur në të gjitha pyetjet që i janë bërë nga ana e prokurorit në lidhje me akuzat e Nazim Bllacës. Fahredin Gashit (1969), procesi ndaj të cilit ka filluar të enjten në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, akuzohet se në bashkëveprim me Nazim Bllacën, në cilësinë e pjesëtarëve të UÇK- së kanë hyrë në shtëpinë e Salih Gashit dhe e kanë vrarë atë duke e qëlluar me armë automatike në Varigovc të Lypjanit, më 15 qershor të vitit 1999. I akuzuar bashkë më të është edhe Hysri Rama (1973) për dhënie të ndihmës autorëve të vrasjes, kryerësve pas kryerjes së veprës. Ish-polici i Kosovës, Rama, akuzohet se e ka ndihmuar Fahredin Gashin për të shmangur zbulimin e vrasjes. (Teuta Rexhepi)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi