Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Abdullah Konushevc:LUTJA E GJASHTËMBËDHJETË

Shko poshtë

 Abdullah Konushevc:LUTJA E GJASHTËMBËDHJETË Empty Abdullah Konushevc:LUTJA E GJASHTËMBËDHJETË

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 02, 2010 1:37 am

 Abdullah Konushevc:LUTJA E GJASHTËMBËDHJETË 41542_1462573627_2486800_n

Abdullah Konushevc:LUTJA E GJASHTËMBËDHJETË

Zot, na e fal të Saturnit ditë
Kemi m’i mbyllë derën me çelës
Mos me na ikë e patrandur
Nga dashuritë e mëdha

Mëngjesit kemi m’i ndihmue me lindë
Kemi me ngjye në puthje
Kemi me rrokë fort me zemër
M’u këputë më lehtë nga terri

Mesditës kemi m’i shtue zjarr
Si natën e Shën Gjergjit
Kuçedër mbi dhé s’kemi me lanë

Dhe kemi m’u lutë pa pushim
Oh, Zoti ynë, Zoti ynë
Të falemi pse po na shkrin
E nuk po na tret

Muzgu s’ka me na gjetë të lodhur
As të larë në djersë
Ka me na mbulue prajshëm
Si dy engjëj krahëlehtë

Natën kemi m'e ba me marrë ikën
Krejt të bardhë si një shukë drite
Kemi m’e ça anepërtej

Zot, na ndihmo
Ta kemi të panisur
Të Saturnit ditë

Prishtinë, më 1 dhejtor 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Abdullah Konushevc:LUTJA E GJASHTËMBËDHJETË Empty Abdullah Konushevci:LUTJA E PESËMBËDHJETË

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 02, 2010 1:43 am



Abdullah Konushevci:LUTJA E PESËMBËDHJETË

Ajo ishte në hënën e trembëdhjetë
Dhe ishte si hëna pesëmbëdhjetë

Ajo që shkeli patrembshëm
Në vetminë time të acartë
Dhe akujt filluan të shkrihen
Si me dorë

Nuk besova se është tjetër
Nga ato që erdhën dhe ikën

Ajo erdhi dhe rri bashkë me mua
Të dëgjojë ulërima ujqish lehje qensh

Kisha harruar se gjaku i mpiks ëndrrat
Se gjaku i mban themelet e shtëpisë

Ajo ishte në hënën e trembëdhjetë
Dhe ishte si hëna pesëmbëdhjetë

E pacakërruar e plotë
E përgjakur nga dielli
Tjetër dhe nuk mund të ishte
Kur erdhi dhe u struk
Në kraharorin tim
Ngërthyer nga stihi zjarresh

Perëndi e dashur, na mëshiro
Na mbush me dritë
Është shumë terr këtu ku jemi
Unë e dua deri në dhimbje
Deri në dhimbje më do ajo

Prishtinë, më 30 tetor 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi