Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Abdullah Konushevci:LUTJA E PARË

Shko poshtë

Abdullah Konushevci:LUTJA E PARË Empty Abdullah Konushevci:LUTJA E PARË

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 07, 2010 5:53 pm





Abdullah Konushevci:LUTJA E PARË 48946_1462573627_7054319_n

Abdullah Konushevci:LUTJA E PARË



Pas kësaj së shtune të Saturnit

Zot, zgjatmi ditët

Njeri s’do të mund të më dojë

Siç më deshi B.



Se buzëmbrëmjen e bëmë

Të gjëmonte nga puthjet

Se muzgun e ngjyem

Me mjaltin helm të dashurisë



Zot, zgjatmi ditët

Më duhet ta puth

Dhe një milion herë

Dhe një milion herë

Më duhet t’i them TË DUA

Ty dhe vetëm TY



Zot, zgjatmi ditët

Mbaji hijet vdekjen larg meje

Dhe bekoje, bekoje këtë ditë

Me emrin e thjeshtë B.

Nuk më duhet A.-ja pa të



Zot, zgjatmi ditët

Për herë të parë

Po të lutem kaq shumë



Prishtinë, më 6 nëntor 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi