Shaban Cakolli:KËNGËN E KA SHPIRT DHE TRADITË
Faqja 1 e 1
Shaban Cakolli:KËNGËN E KA SHPIRT DHE TRADITË
Shaban Cakolli:KËNGËN E KA SHPIRT DHE TRADITË
Shkruan:Shaban Cakolli
Atë botë kur edhe pse pak të ndrojtur edhe zogjët e malit këndonin shqip,po rritej një djaloshn i kreshtave të Akllapit.Një shpirt artisti që në vegjëli po duante me shpirt këngën.E filloj i ri dhe e përvetësoi u stërvit dhe e kultivoj bukur,dhe kënga e tij u bë jehonë e atyre anëve.Agim Gashi,emër ky që u bë shpejt i njohur dhe preki shpirtërat e artdashësve.Eh,po tani u bë aq i kërkuar sa që në ato kreshta të lira e thërrisnin ëmbël:Ohohoho,po ku je more Agim Gashi more heee´?Ohoho o jemi more jemi,u përgjigjej Agimi.Po a do të ja themi more he?O ,ja themi more ja themi.
E mirrte sharkinë Agim Gashi,e tuboheshin dikund odave,e ia thonin deri në orët e vona.Ai ishte i dashur e nuk ua prishte miqëve,ua plotësonte kërkesat ashtu si ata donin.E që buqiste kulla nga zëri i ëmbël i Agim Gashit,një burrë i pashëm e i shëndoshë,me mustake të dredhura,me zë të furishëm thuaje se ta dridhte tërë kullën.Ai i këndonte atdheut,kombit,shkollës,besa i këndonte edhe dashurisë.E ka pasur merak të i këndonte moj e mira.Agimi ka kënduar shumë nëpër oda e dasma,nëpër koncerte e shoqëri,ka kënduar folklor të pasur burimor,ka kënduar edhe këngën popullore, por gjithnjë ka kënduar një muzikë të mirëfilltë shqipe.
Nuk ka qenë i joshur mbas komercializmit, por ka ruajtur frymën e këngës të mirëfilltë shqipe,pa e ndotur ate me elemente të huaja.Agim Gashi kohën kur plaku ynë i urtër Anton Çetta mori nismën të zhduki hasmërinë ndërshqiptare,ka qenë krah i tij,me vete ka bartur sharkinë dhe në lugjet e pajtimeve i ka kënduar zhdukjeve të hasmërisë. Agimin e kanë dashur artdashësit e sa qindra- mijëra herë e kanë uruar:O tëlumtë goja Agim Gashi,o rrofsh sa malet,të lumshin duart e zemra të këndoftë.
Po gëzimi nuk zgjati edhe gjatë,okupatori fashist sllav,u hodh si korb për të na maltretuar,burgosur,përndjekur,për të na vra e poshtruar.Ai ishte i interesuar veq zhdukëjes tonë fizike të na zhduki edhe kulturën.Ai deshti të ja mbyllte edhe Agimit,po Agimi i tha:Jo,kurrën e kurrës,do të këndoi ose do të vdes.Në këto breshëri përndjekëjesh rrugën e mërgimit e mori edhe Agimi.Nuk e kam të njohur nëse e mori sharkinë me vete,apo e siguroi më vonë.Eh,po këtu në mërgim vështirë e ka njeriu të këndoi.Këtu në vende të huaja as shpirti nuk kërkon këngën,por as mundësitë e stërvitjeve nuk janë të mjaftueshme.Po jo nuk duhej të heshtej Agim Gashi,nuk duhej sepse heshtja do ta vriste,por edhe artdashësit i dhanë zemër dhe shpirt e kthyan në jetën e këngës.
Agimi një kohë punoi në Radio Deutsche Welle në Köln të Gjermanisë,po kohët e fundit nuk ndihet edhe aq mirë nga shëndeti dhe iu desh të e lë punën. Agim Gashi edhe këtu në kurbet ka shëruar zemrat e mërgimtarëve me këngë.Ka udhëtuar kilometra dhe kilometra për të plotësuar kërkesat e mërgimtarëve:Agimi është edhe poet,edhe antarë i Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë(LSHAKSH)në Gjermani.Saherë organizohemi në shënimet kulturore,festat kombëtare,Agimi reciton por edhe kënaq artdashësit me këngë.Sa duartrokitjet,sa uresat o rrofsh e këndosh Agim Gashi.Agimi në karieren e vet prej këngëtari ka të inçizuara qindra audio dhe video kaseta,Cd,dhe veprimtaria e kulturës së tij muzikore është mjaft e pasur.Urojmë që të prodhoi edhe shumë të tjera dhe të këndoi shumë,shumë gjat.
http://www.botasot.info/def.php?gjuha=0&category=65&id=91727
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shaban Cakolli:ME KËNGËN JETA ËSHTË MË E LEHTË
» Shaban Cakoli: Nga Shaban Cakolli
» Shaban Cakoli: KUR MA VRANË KËNGËN
» Shaban Cakolli:LAMTUMIRË
» ARBËRIA-POEZI NGA SHABAN CAKOLLI
» Shaban Cakoli: Nga Shaban Cakolli
» Shaban Cakoli: KUR MA VRANË KËNGËN
» Shaban Cakolli:LAMTUMIRË
» ARBËRIA-POEZI NGA SHABAN CAKOLLI
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi