Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaban Cakolli:ME KËNGËN JETA ËSHTË MË E LEHTË

Shko poshtë

Shaban Cakolli:ME KËNGËN JETA ËSHTË MË E LEHTË Empty Shaban Cakolli:ME KËNGËN JETA ËSHTË MË E LEHTË

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 09, 2011 11:55 pm

Shaban Cakolli:ME KËNGËN JETA ËSHTË MË E LEHTË

Shaban Cakolli:ME KËNGËN JETA ËSHTË MË E LEHTË 70839_100001399044603_5567186_n

Me këngën njeriu jeton edhe kur ka gëzim edhe kur ka trishtim në jetë,por për të jetuar me te,ose duhet
kënduar vet,ose duhet zgjedhur këngëtarin që arrin kulmin e artit interpretues.
Kur kënga buron nga këngëtarët e mirëfilltë,ajo kënaq kërshërinë e secilit,qoftë edhe në momente,futet brenda këngës duke i dhënë formën më të pastër dhe më të sinqertë,duke i dhënë fuqinë
thuaja magnetike,që të tërheqin edhe momenteve më të vështira të jetës së njeriut.
Këngëtari i mirëfilltë qëndron mbi qenien,shpesh futet brenda këngës duke i dhënë asaj formën më të
pastër,motivin e fuqishëm që ka thuajse fuqi magnetike,që të tërhjek,që të fut në botën e pafund të
artit.
Shaban Cakolli:ME KËNGËN JETA ËSHTË MË E LEHTË 168807_143457282377572_100001399044603_234341_7961774_n
Bukuria e interpretimit artistikisht shkëlqen, reflektohet si art, pa iluzione, por shfaq një botë reale gjithë dritë me ngjyra vezulluese si produkt i një përsosmërie melodike, harmonike dhe ritmike. Njeriun e zbulon talenti që “flenë” brenda tij dhe si thotë estetika moderne “talenti lind si domosdoshmëri e që vegjeton mbi një terren të zbrazet, ku artisti e plotëson me shtysën e talentit të vet”
Njerëz që punojnë në këtë drejtim na kanë mundësuar të kemi të pranishëm një reportuar të gjërë këngësh me materiale të begatshme
kombëtare,kulturore -historike.I tillë është muzikologu ynë i shquar Demir Krasniqi,i cili dyzet vjet me radhë me një talent të
rrallë,në periudhën e vështirë të këngës ku veq talentit duhej guximi nga se kohët ishin të pa kohë
dhe trishtuese.Demir Krasniqi i cili ka mbi 4000 këngë të veta me zemër dhe guxim i ka kënduar
popullit,historisë kombëtare,gëzimeve dhe dhimbjeve kombëtare,sakrificave dhe krenarisë kombëtare.

Falë talentit ,punës së madhe dhe të guximshme,bëri rrugën e vështirë të karierës së tij,por karierë
plot fryte e begati.Ai diti të rrespektoj artdashësin,skenën,ai diti të krijoi këngën,të e përpunoi ate,
të i jep fuqi e domethënje,nota e melos,diti të gëzoj kur këndohej për gëzimin,diti shpirtërisht të
përjetoi dhimbjet e popullit,kur këndohej për dhimbjet.Këto 4000 këngë të tij,njeriu nuk mund të
i përshkruaj me ndonjë vështrim të shkurtër,por ne prekim shpesh dhimbjet që ndjeu këngëtari ynë
në sakrificat kombëtare,dhe plagët e kurbetit.Këto ai i ndjeu dhe këndoi me guxim dhe dhimbje.

Vuajtëjet,sakrificat dhe qëndresën e popullit ai më së miri i fillon me këto vargje:
Me atë ditë që hyri Serbia
Kurrë dritë t´bardhë nuk pa shqiptaria
Rob i robit në tokë të vet
nën këmbë të shkjaut 90 vjet
90 vjet,k´shtu kanë kalue
nënat tona tue vajtue
vajtojnë motra e vajtojnë bija
për djemt tanë që na i vret Serbia
Djem shqiptar vriten gjithë fare
shumë e djemt naj vranë ushtar
po don shkjau me na qitë fare
Vriten djema n´burgje e llogore
janë mbushë malet plot me vorre.

Disa nga llojet e lirikes shoqerore jane: kenget e kurbetit ose kenget e mergimit ekonomik politik dhe ushtarak, kenget me motive shoqerore per natyren kenget kunder padrejtesive
Kenget e kurbetit:ne folklorin shqiptar ka nje fond te pasur me kenget e kurbetit. Kjo shpjegohet me vendin e gjere qe ka zene kjo dukuri .shkaqet jan te ndryshme ekonomik politike etj, Drama qe shpaloset ne kenget e kurbetit ekonomik eshte e ndryshme diku vajtohet per ata qe shkojne neper bote pa derguar as lajm as leter, diku shohimata qe kthehen rishtazi pasi tani nuk e kane energjine e dikurshme.
Kenget e mergimit politik: keto kenge I takojne shekujve XV e XVI dhe lidhen drejteperdrejte me emigrimin e shqiptareve ne grupe te medha ne italine e jugut si rezultat I pushtimit osman. Ne keto kenge zotron dashuria per vendin e te parve dhe malli i madh
Kenget e mergimit ushtarak: u kushtohen djemve te Shqiperise qe merreshin nizame(ushtare rekrut) ne nje periudh sherbimi prej 7-12 vjetesh. Ata luftonin e vrtieshin hapesirave e skajeve te perandorise osmane. Ne keto kenge ndjehet shume dhembje.
Lirika intime(erotike):Këngë të dhimbjeve të këtij lloj Demir Krasniqi ka një kaptinë madhore,ku shpreh dhimbjet e kësaj plage të kobshme,që prekën shqiptarët qysh nga kohët e lashta:Psh.
Shkojnë pampurat rrethit të detit
dilni shihni,asqert e mbretit
disa qanin,disa këndonin
nga një letër n´vilat e qonin
nga një letër e qojnë nvilat
thonë shtatë vjet a na pritin gratë?!
Një lloj tjetër të kësaj dhimbje nga ky këngëtar e gjejmë tek këna”DY- TRI DITË PARA SHËNGJERGJIT”
Kur Demiri këndonte këtë këngë shprehej:
Unë kur shkova në gurbet
s´ndejta shumë veq 20 vjet
zemra e shkretë tym po më qet
Atë botë ne ishim të rinjë dhe nuk mundenim të arsyetonim këtë këngë!Me vete thonim:Këngëtari për të hijeshuar këngën e hiperbolizon,nga se nuk është e mundur të bëhen 20 vjet kurbet!Nuk na u desh shumë kohë,kur regjimi i kryevrasësit të Ballkanit
Millosheviq,na ndoq nga trojet tona dhe këtë dhimbje e përjetuam në lëkurën tonë!Tani besojmë gjithçka,i besojmë edhe këngës
së dhimbshme që këndon Demir Krasniqi,të cilës duhesh të kesh zemër të madhe me iu përmbajtur pa derdhur lot!
Në prehër të gruas e lash çikën
kur u nisa për kurbet
tash është rritë e është bërë nuse
pa e pa babën e vet!!
Të dhimbshme,por të vërteta,të cilat i përjetoi shumëkush nga ne.
Ne liriken tone gojore motive erotik ze nje vend te dukshem. Dashuria, ndjenja me njerezore eshte pjesa vitale e njeriut e cila ka perfituar te drejten e himnizit.Demiri i këndoi edhe këtij motivi,përmbushi kërkesat e të rinjëve,por diti të i thotë të gjitha,pa lënduar motivin e tillë,si e bëjnë shumë sot nga ne duke futur shund dhe kiç në kulturën tonë të begatshme.
Ai diti të përdor të bukurën në këtë motiv arti,pa ngarkesa barbarizmash,si psh.
Po shkon çika rrethit t´malit
tuj dëgju fyllin çobanit
mbas kumbonës në zabele
bashkë me qingja edhe me dele.
Jehoi zëri içobaneshës
afër rrugës në rrënzë të bjeshkës
jehuan fusha,kodra e brija
aty lindi dashuria….
Krejt në fund themi se rruga e mundimshme e karierës së Demir Krasniqit,rrugë dyzetvjeqare është rruga e begatisë shpirtërore të shpirtit të tij dhe kulturës sonë kombëtare.Gjitha 4000 këngët e tij do të i arsyentonte kënga e tij:
Po u këndoi një këngë
o ju shokët e mi
bash sikur ja thoja
dikur në rini
unë jam,ai që jam
përveq këngës
tjetër s´kam
këngën e kam pasuri
shpirtin e kam dashuri…..
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi