Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhafer Leci:Kremtë madhështore në Kirchheim-Teck të Gjermanisë

Shko poshtë

Xhafer Leci:Kremtë madhështore në Kirchheim-Teck të Gjermanisë Empty Xhafer Leci:Kremtë madhështore në Kirchheim-Teck të Gjermanisë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 02, 2010 9:49 pm

Kremtë madhështore në Kirchheim-Teck të Gjermanisë

Xhafer Leci:Kremtë madhështore në Kirchheim-Teck të Gjermanisë Sam0235o
Shkruan:Xhafer Leci

Për ditën e flamurit më 27-28.11.2010, si zakonisht salla nuk kishte vend për të gjithë. Muarën pjesë mbi 800 mërgimtarë burra, gra e fëmijë të të gjitha moshave.
Përmes projektorit gravironte flamuri kombëtarë, foto e Skënder Beut dhe Ismail Qemalit.

Xhafer Leci:Kremtë madhështore në Kirchheim-Teck të Gjermanisë Sam0270

Pamje nga festa e organizuar
Me pjesëmarrjen e tyre festën e nderuan edhe zëvendës konsulli i Republikës të Kosovës në Stuttgart z.Ymer Lladrovci me bashkëshorten e tij, si dhe asistentja e konsullatës zonja Hanife Statovci po ashtu me bashkëshortin e saj.
Tubimin, me një përshëndetje, e hapi moderatorja zonja Arbenita Sylaj, ndërsa z.Gani Ismajli, përmes projektorit paraqiti ndarjen e mjeteve materiale për 5 familje të varfura në Kosovë, ku për sejcilën familje janë dhanë nga 300 Euro, si dhe 200 Euro për vërshimet në Shqipëri, gjithsejt 1700 Euro, mjete këto të grumbulluara nga aktivitetet tona për festat kombëtare etj.
Vlen të përmendim se manifestimet tona festohen në formë shtetërore, jo për biznese...
Me mjetet tona personale bëjmë të gjitha punët organizative.
U ndanë 6 mirënjohje për veprimtarët e dalluar të çështjes tonë kombëtare këtu në mërgim.
Këta janë: Selim Koca, Osman Doda, Sylë Sylaj, Abaz Imeri, Emin Demaj dhe Bedri Kryeziu.

Pas intonimit të hymnit me një minutë heshtje, në skenë u paraqiten grupi i shkëlqyer profesionist vallëzues nga Singen-i, të shoqëruar nga mjeshtri i mirënjohur koreografi Rrustem Selca dhe veprimtari shumëvjeçar z.Hasan Hajdari.
Më pas udhëheqësi i grupit organizativ Xhafer Leci, përshëndeti të gjithë pjesmarrësit, në veçanti zëvendës konsullin z.Ymer Lladrovci dhe asistenten e konsullatës zonjën Hanife Statovci, me emër përshëndeti edhe dy nga veprimtarët më të vjetër për nga mosha z. Selim Koca dhe z.Zenel Jashari, si dhe të gjithë veprimtarët tjerë të pranishëm.
Leci, foli në pika të shkurtëra, në mënyrë kronologjike, me një përmbledhje historike për ecjen e Shqipërisë nëpër shekuj, që nga ilirët para Krishtit e deri në ditët e sotme.
Z.ymer Lladrovci, zëvendës konsull, shkurt por qartë, foli për pavarësinë e Shqipërisë,
për kontributin e madh të UÇK-së e në veçanti të komandantit legjendar Adem Jashari, duke e cilsuar Prekazin si vend të shenjëtë për të gjithë shqiptarët.

Xhafer Leci ua rikujtojë të pranishëmve se nuk ka harruar të përmend kontributin e luftëtarëve të lirisë të komandanitit Adem Jashari, të dr.Ibrahim Rugovës etj.
Me rastin e festës të pavarësisë të Kosovës me 17.2.2010, kemi folur për këto ngjarje.
Sot jemi përcaktuar të flasim rreth pavarësisë të Shqipërisë, për çka edhe jemi këtu,- shtoi ai.
Të pranishmit i përshëndeti edhe veprimatri shumëvjeçar z.Selim Koca, i cili apeloi tek mërgimtarët që me mjete materiale ta lehtësojnë, sa do pak, varfërinë e popullit tonë.
Në pa mundësi për të marrë pjesë në festen e flamurit, moderatorja Arbenita Sylaj e lexoi
letrën përshëndetëse të konsullit të konsullatës të Frankfurtit z.Astrit Zemaj.

Shkelqyeshëm kënduan: Silvana Dollapi nga Shqipëria dhe Gazmend Kumanova me instrumentalistin Shenolli.
Për këtë përgaditje të mrekullueshme meritat u takojnë organizatorëve: Xhafer Leci, Hasan e Kreshnik Dançe, Gani Ismajli, Rexhep Hulaj e Selami Morina, si dhe kujdestarëve, Flamur Tafilaj, Arben Ragami dhe Durim Hulaj.
Përmes këtij shkrimi përshëndesim dhe falënderojmë të gjithë pjesmarrësit të cilët nëpër festat tona kombëtare etj. që kemi organizuar ne, për 20 vite me radhë, asnjëherë deri më sot nuk kemi pasur asnjë eksces. Për këtë edhe zyrtarët e komunës të Kirchheim -Teck-ut dhe drejtuesi i Sallës Stadthalle z.Hubert kanë shprehur mirënjohje.

Këtu poshtë po paraqesim fjalen e rastit
Të nderuar bashkatdhetarë,
Të nderuar miq të ftuar,
Të dashur motra dhe vëllazër,

Jemi mbeldhur përsëri bashkë që të festojmë festën tonë më të madhe kombëtare, 28 nëntorin, ditën e shpalljes të pavarësisë të Shqipërisë, për të 98-tin vit.
Kjo datë historike këtu në Kirchheim-Teck dhe Nürtinegen të Gjermanisë festohet që nga viti 1990-të, kur me shembjen e Murit të Berlin-it u shemb edhe komunizmi.

Për këto 20 vite me radhë kemi folur për burrat e mëdhenj të dheut, diplomatë e luftëtarë, të cilët u mblodhën në Vlorën heroike atë 28 nëntor, të prirë nga Ismajl Qemali, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini e shumë patriotë të tjerë, për herë të parë, pas gati 500 vjetësh nën pushtimin e Perandorisë osmane. Ismail Qemali, politikan e diplomat i shquar, ngriti flamurin në sheshin e Vlorës dhe shpalli Pavarësinë për themelimin e shteit të Shqipërisë.
Këtë radhë për të mos përsëritur ato që kemi folur në festat e mëparëshme, e kam parë të arsyeshme të flas, në pika të shkurtëra kronologjike për ecjen e Shqipërisë nëpër shekuj.


Shqipëri - Përmbledhje historike
Në historinë politike të Evropës Juglindore Shqipëria ka luajtur një rol të rëndësishëm, ajo ishte një portë e madhe në Adriatik.
Shqiptarët gjurmojnë origjinën e tyre që nga Ilirët, një nga popujt më të vjetër të Evropës. Qendrat e shtetit ilir kanë qenë Durrësi dhe Shkodra. Gjuha shqipe njihet ndërmjet Shekulli 6 dhe 4 para Krishtit, e cila është zhvilluar nga ilirët.
Mmbreti i fundit i ilirëve, Gentius u mund nga Romakët, Shqipëria në mes Shekullit 167/165 para Krishtit bëhet pjesë e Perandorisë Romake (Iliria).
Në periudhen e viteve 395 Iliria sundohet nga Perandoria Bizantine. Në periudhën në mes Shekullit 10 dhe 15, vendi i Ilirëve ka qenë objekt i ngatrresave dhe mosmarrëveshjeve të ktyre perandorive, ndërmjet Perandorisë së parë bullgare, Perandorisë serbe, Epirius Depotastat dhe Mbretërisë së Napolit.
Termi "shqiptar” për herë të parë u shfaq në Shekullin 11.
Heroi kombëtar i Shqipërisë të sotme , Princi i Krujës (1405-1468), i njohur si Skënderbeu, arriti, për herë të parë, në vitin 1444, duke i bashkuar shqiptarët për të larguar pushtuesit osmanë.
Pas vdekjes të Skënderbeut më 1468 vendi përsëri sundohet nga Perandoria Osmane. Në përjashtim të disa porteve, turqit zënë të gjithë vendin.
Për herë të parë më 1878 në Lidhjen e Prizrenit - është shprehur dëshira për një autonomi.Edhe pas luftimeve kundër turqve, kërkesa e delegacionit shqiptarë për pjesëmarrje në Kongresin e Berlinit, nuk u pranue nga fuqitë e mëdha.
Më 1910 shqiptarët zhvillojnë luftë të hapur kundër turqve.
Në tetor 1912 serbët, malazezët dhe grekët i shpallin luftë Turqisë dhe marshojnë në territoret e Shqipërisë.
Pas shpërthimit të Luftës të Parë Ballkanike, Ismail Qemali me 28 Nëntor 1912 në Vlorë shpallë pavarësinë e Shqipërisë.
28 Nëntori 1912 është Ditë kombëtare në Shqipëri.
Pavarësia e plotë e Shqipërisë arrihet 8 vjet më vonë.
Më 1912-1919 fuqitë e mëdha evropiane (Anglia, Gjermania, Rusia, Austro-Hungaria, Franca dhe Italia) më 29 korrik 1913 në Londër ranë dakord për krijimin e një principate të pavarur.
Me këtë rast Serbisë i pamundësohet të këtë portin e saj detar në Adriatik.
Në mars 1914 princi gjerman Wilhelm Wid emërohet Princ i Shqipërisë. Princ Wid-i nuk arriti ta ushtrojë pushtetin e tij dhe pas gjashtë muajsh u largua nga Shqipëria. Deri në fund të Luftës të Parë Botërore, pjesa veriore e Shqipërisë ka qenë e okupuar nga trupat gjermane, Austro-hungareze, greke, franceze dhe serbe, ndërsa pjesa jugore nga italianët.
Më1920 pas përfundimit të Luftës të Parë Botërore shqiptarët i janë mirënjohës dhe i falënderohen vetos të presidentit amerikan Woodrow Wilson, i cili e kundërshtoi një plan për ta ndarë Shqipërinë nga vendet fqinje.
Më 1919 fillon tërheqja e trupave italiane, më 1920 Shqipëria fiton pavarësinë e saj brenda kufijve të 1913-tës. Më 1920 Shqipëria pranohet në Lidhjen e popujve.
Ahmet Zogu (8 tetor 1895 - 9 prill 1961) më1922 vjen në pushtet . Pas një revolte publike në mes të vitit 1924, Ai u detyrua të largohej në Jugosllavi. Formohet një qeveri e re me kryeministër Fan Stilian Nolin. Zogu me përkrahje të armatosur pas gjashtë muajsh kthehet në Shqipëri. Më1925 bëhet President i vendit dhe shpallë Republikën, e cila u miratua. Më 1928 shpallet mbret, me titullin Zogu i I-rë. Në mes viteve(1928-1939) mbanë titullin e mbretit. Shtrydhur në mes të forcave të Jugosllavisë, Greqisë dhe Italisë, Shqipëria orientohet nga Italia e Musolini-t ( kontrata e parë 1926 dhe kontrata e dytë 1927 nga Tirana).
Italia në Shqipëri bëhet kryeurë e saj në Ballkan duke kontrolluar ushtrinë dhe financat.
Më 1939 Italia okupon Shqipërinë - Zogu ikën jashtë vendit - Shqipëria ishte e lidhur në një bashkim personal me Italinë. Italia nga territori i Shqipërisë sulmon Greqinë – por pa sukses. Më 1941 Gjermania naziste sulmon dhe i mund Greqinë dhe Jugosllaviavinë, Shqipëria e administron rajonin e Kosovës. Në këtë shtet të ri më (1943 Gjermania e zëvendësonë Italinë si fuqi pushtuese) kjo zgjati deri më 28 nëntor 1944, datë që kujtohet si çlirimi i Shqipërisë nga fashizmi.
Kur gjermanët tërhiqën në nëntor 1944, Kosova dhunshëm i rikëthehet Jugosllavisë.
Kreu i Partisë Komuniste, themeluar në vitin 1941, Enver Hoxha (16. 10. 1908 -11 prill 1985), pas tërheqjes të trupave gjermane, i ndihmuar nga udhëheqësi jugosllav komunisti Tito, formon një qeveri - Fronti Popullor. E.Hoxha në vitin 1946 bënë ndryshimin-eleminimin e opozitës, që njihet me Gjyqin kundër deputetëve demokrat dhe shpallë emërtimin - Republika Popullore e Shqipërisë. Ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste (1944-1954) dhe në të njëjtën kohë Kryeministër (1944-1954). Njëkohësisht fillon reformën për tokën, ekonomia u nacionalizua dhe klasa zotëruese e pasurive të vendit u shfuqizua, duke e sekuestruar dhe dënuar si shfrytësuese kapitaliste e popullit. Në vitet në vijim, gjithnjë e më shumë Shqipëria po izolohej nga shtetet e tjera, duke u kthyer në një karantinë mjerimi e diktature.
Më 24.5.1944 në Përmet bëhet formimi i një qeverie të përkohshme e kryesuar nga komunistët
Më 20.11.1944 Partizanët shqiptarë marshojnë në Tiranë.
Më 28.11.1944 ushtria gjermane largohet nga Shkodra,Shqipëria çlirohet tërësisht .
Janar 1945 zyrtarisht mbyllet traktati i një marreveshje jugosllavo-shqiptare për kthimin e Kosovës nën Jugosllavi.
Më 02.12. 1945 fitore e madhe zgjedhore-parlamentare nga komunistët.
Më 11.1. 1945 Shpallja e Republikës Popullore Socialiste, me ligj ndalon
të gjitha veprimtaritë e grupeve jo-komuniste.

Korrik 1946 nënshkruhet Traktati i Miqësisë Jugosllavi-Shqipëri.
Më 29.6.1948 Shqipëria prishet me Jugosllavinë dhe bëhet aleate
me Bashkimin Sovjetik
Shkurt 1949 Shqipëria bëhet anëtare e Këshillit të Ndihmave Ekonomike Reciproke.
Më 14.5.1955 Shqipëria bëhet antare e Paktit Ushtarak të Varshavës.
Tetor 1957 Themelohet Universiteti i Tiranës
Në qershor 1959 Nikita Hrushqovi vizitoi Shqipërinë

Më 16.11.1960 Enver Hoxha kritikoi reformat e Hrushqovit, për liberalizimin e Bashkimit Sovjetzik.

Më 1961 Lidhja me Kinën (deri më 1978)
Më 3.12. 1961 Bashkimi Sovjetik prish marredhëniet diplomatike më Shqipërinë.
Më 1967 bëhet ndalimi total fetar, Shqipëria zyrtarisht bëhet vend i parë ateist në botë.
Më 13.9.1968 Shqipëria lagohet nga Pakti i Varshavës.
Më 28.12. 1976 në Shqipëri Kushtetuta e re, ndalon borxhet e huaja.
Më 18.12. 1981 vrasja misterioze e kryeministrit Mehmet Shehu, supozohet se

Enver Hoxha qendron prapa kësaj vrasjeje.
Më 11.4.1985 vdekja e Enver Hoxhës, Ramiz Alia pasardhës i tij.

Janar 1990 Demostrata e parë antikomuniste në Shkodër.

Që nga viti 1991, Shqipëria është një republikë presidenciale.

Në janar u botua gazeta e parë opozitare, Rilindja Demokratike. Mars / prill ishte hera e parë që nga viti 1946 që përsëri u mbajtën zgjedhje shumë-partiake. Partia e Punës fitoi 67% të votave, partia Demokratike 30%. Ramiz Alia u rizgjodh president. Në qershor 1991 një kushtetutë e re hyri në fuqi për ndarjen e pushteteve dhe në këtë mënyrë Kushtetuta e vitit 1976 u pezullua. Rreth formimit të qeverisë ka pasur disa kriza qeveritare, gjë që çoi në zgjedhjet e vitit 1992. Këto zgjedhje u fituan nga demokratët.
Në prill të vitit 1992, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha u zgjodh president.
Në shtator 1992, duke përfshirë ish-Presidentin Alia dhe tetëmbëdhjetë udhëheqës të tjerë koimunistë, si edhe veja e E.Hoxhës, janë akuzuar dhe dënuar për krime kundër popullit dhe koirrupsion.
Përsëri më 1996 nga zgjedhjet parlamentare Partia Demokratike doli fitues dhe Sali Berisha u bë president.
Në pranverë, përmes skemave të investimeve spekulative (piramidale) pas trazirave politike erdhi deri tek rënja e qeverisë. Nga grabitjet masive, të industrisë dhe infrastrukturës vendi është shkatërruar shumë, disa pjesë të vendit ranë në duart e bandave të armatosura. Shumë prej armëve të vjedhura nga kazermat janë ende në qarkullim. Vendi ishte hedhur prapa ekonomikisht për 1-2 vjet.

Ndërsa, në trazirat e vitit 1997-të, duke i hapur dhunshëm burgjet, janë liruar shumë të burgosur, për të mos u kthyer kurrë në vuajtjen e dënimeve meritore.

Në gusht 1997-të, pjesëmarrja e OSBE-së ishte për zgjedhje të reja, e cila propzoi një qeveri koalicioni e kryesuar nga Partia Socialiste si fituese.
Në korrik 1997 Rexhep Mejdani, emërohet president i vendit, Fatos Nano bëhet kryeministër.
Në shtator 1998, Azem Hajdari, një bashkëpunëtor i ngushtë i Sali Berishës u vra, përsëri në mes subjekteve polike kishte shumë vështirësi serioze për bashkëpunim...
Edhepse kanë kaluar dy dekada nga nisma e proceseve demokratike, Shqipëria ende nuk ka dalë nga tranzicioni i mirëfilltë. Ngërçi ngulfatës politik vazhdon, si rrjedhojë e etjes për pushtet.

Kirchheim-Teck, 28.Nëntor 2010
Xhafer Leci-Gjermani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi