Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël poetik nga Beqir Cikaqi

Shko poshtë

Cikël poetik nga Beqir Cikaqi Empty Cikël poetik nga Beqir Cikaqi

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 04, 2010 1:59 am

Cikël poetik nga Beqir Cikaqi 148515_162499483791845_100000953846376_279110_2615289_n

Cikël poetik nga Beqir Cikaqi

Dashuri e pakuptim
- pseudopatriotëve -

Marrëzia nuk është dashuri
Gjithashtu jo çdo herë edhe
Dashuria nuk është marrëzi

E kur të marrët dashurojnë
Fjalët e tyre janë të kota
Edhe dashuria është boshe

Dashuria e të marrëve
Ka domethënien
E një dashuri të pa kuptimtë

Debati televiziv

Liderët në debate televizive
Vetëlavdërohen para kamerave
Njeri thot - kam bërë ashtu e kështu
Tjetri thot – do të bëjë kështu e ashtu

Premtimet që bëjnë
Nuk janë të vogla
Derisa teleshikuesit
Në fund të debatit sikur thonë
Liderët në ndërrimin e posteve
Sikur bëjnë tregti
Në moton e proverbit mashtrues
-“Dushk për gogla”

Fushata si paragjellë

- ata që bëjnë premtime të kota -

I servuat rrenat pa pjata
Në vend të bukës normale
Tavolina me “kore” të thata…
Ju “bëftë mirë”- urdhëruat
Kjo është vetëm paragjellë
Ma jepni kokrrën
Nëse doni arat t’i mbjellni
Mandej “bashkë” e ndajmë tortën

E more zotërinjë
Nëse kësaj i thoni Ju
Vetëm si paragjellë
Atëherë Ne ju themi
Edhe mushka paska me pjellë
--------------------------------------------

Nga libri "HESHTJA E NENELOKES", autor Beqir Cikaqi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi