Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beqir Cikaqi-Nga cikli poetik:Dilema e shqetësimir Cikaqi

Shko poshtë

Beqir Cikaqi-Nga cikli poetik:Dilema e shqetësimir Cikaqi Empty Beqir Cikaqi-Nga cikli poetik:Dilema e shqetësimir Cikaqi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 24, 2010 7:29 pm

Beqir Cikaqi-Nga cikli poetik:Dilema e shqetësimir Cikaqi 161584_100000953846376_1482357_n

Beqir Cikaqi

Nga cikli poetik:Dilema e shqetësimi (I)
A kan dallim

A kan dallim
Bishat në mes veti


A kan dallim
Hajnat në mes veti


A kan dallim
Pushtuesit në mes veti
. . .
Përgjigjeja dihet
Është - JO


Se gjithëmonë synojnë
Mundin e gjakun e huaj




A është faji jetim...

Thuhet se faji është jetim
Pse nuk e pranon askush
A mos vall është kopil


Me ardhjen e njeriut në këtë botë
U krijua apo u lind edhe faji
Këtë e di çdo kush
Por,...pse...
Mohohet nga çdo kush-
E nuk e pranon askush




Horoskopi

E kuptova se
Horoskopi me parashikimet
Që vazhdimisht sygjerojnë yjet astronomik
Janë vetëm premtime të kota
Me një refren frazologjik


Horoskopi s'ka kuptim për mua
Është mashtrim shpirtërot
Dhe s'ka ndikim aspak...
Prandaj më nuk e lexoj
Vetëm se kot
Në memorien e trurit
Më ka mbetut shenja - binjak




Krejt ndryshe

Sikur të mos ekzistonin
Mes njerzëve mosmarrveshjet
Krejt ndryshe
Mund ta shkruanim historinë -
Ngjyra e letra do të kursehet
Memoria më pak ngarkesë...
Do të kishte


Dhe do të ishte
Krejt ndryshe
Në këtë botë


Mërzia...

Mërzia si ngarkesë
Sa psikike
Sa mendore
Edhe shpirtërore
-peshon rëndë


Njësi për matjen e saj-ska
Sepse parametrat i ka
Pa kufi e limit të definuar
_______________________

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi