Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beqir Cikaqi: Turne madhështor për nder të festave

Shko poshtë

Beqir Cikaqi: Turne madhështor për nder të festave Empty Beqir Cikaqi: Turne madhështor për nder të festave

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 23, 2009 1:26 am

Beqir Cikaqi: Turne madhështor për nder të festave U1_BeqirCikaqiTurne madhështor për nder të festave
Tiumfoi “Dardania”e Montebellunos
Nga Beqir Cikaqi, Itali
Në vazhden e manifestimëve të diasporës shqiptare për nder të Pavarsisë së Kosovës dhe Epopesë së UCK-së, në Treviso të Italisë, përkatësisht në Palestren sportive të Istranës (lokalitet i Trevisos) dy ditë rresht me 7 e 8 mars 2009, u organizua turnir në futboll të vogël. Turniri kushtuar Epopesë UCK-së është tashmë tradicional, i pesti me radhë, ndersa kësaj radhe i kushtohej edhe një vjetorit të Pavarsisë Kosovës, pasi që këto dy festa jan shumë afër njera tjetrës.Organizator ishte si zakonisht shoqata “Kosova” dhe Bar KOSOVA e Postiomës(TV) në bashkëpunim me komunitetin shqiptar që jeton e punon në Treviso dhe më gjërë.Pregaditjet për këtë turnir kan filluar muaj ma parë.
Komisioni i përbër nga Driton Shuka,Flurim Lumi. Haki Qatani,Feim Begaj dhe Beqir Cikaqi, në përfundim të turnirit u ndan shumë të kënaqur me mbarevajtjen e turnirit, e sidomos me sjelljet e lojtareve,dhe siç u shpreh njëri nga ta, Driton Shuka” ky ishte turneë ma i mirë, me sjellje, si të lojtareve po ashtu edhe të shikuesve, ku pjesëmarrës ishin ekipe nga një largësi e madhe prej këtu , si nga Brescha e Piazenca.Mandej palestra sportive ishte në nivel të lart, edhe me zërim, ku për herë të parë shikuesit në pauza u argëtuan edhe me pika të zgjedhura muzikore, kushtuar festes se Pavarsisë, dëshmoreve, etj...” u shpreh z. Shukaj, i cili ishte edhe moderator i turnirit.
Në këtë turnir morën pjesë 25 ekipe, turniri ka edhe rregulloren , dhe për herë të parë u jetësua pika e rregullores së turnirit, që pas tërheqjes së shortit(dy ditë para turnirit) të mos pranohen ekipe tjera.Turniri u mbajt në sistenmin e eliminim,ku xhiroja e parë u zhvillua të shtunën , e të tjerat të dielen.Referuan arbitra vendas (me profesion) dy të shtunën dy të dielën, me ndrrime.Përveq lojtarëve shqiptarë , pjesëmarres ishin edhe lojtar vendor, e të huaj si maqedon, marokien, mandej edhe lojtar afrikian(për ekipin Bar Kosova).Për një organizim kaq madhështor nuk kërsyen komplimentet edhe vendoret, sidomos arbitërit.
Duhet cekur se më të veqant nga turnet tjera,e bëri atë paraqitja e nxënësve të shkollës shqipe nga Bassano të drejtuar nga mësuesi i tyre.Këta nxënës u paraqiten me pika karakteristike për Pavarësin e Kosovës, për luftën e lavdishme të UCK-së, për dëshmorët, etj. i argetuan t pranishmit, sikurse edhe loja dhe sjelljet shumë të bukura të lojtarëve.Nxënesit u paaqiten në ditën e dytë nga ndeshjet e çerkfinales, ku pas çdo loje të përfunduar prezentoheshin me program të zgjedhur.
Vendi i tretë për shkak të kohës së caktuar, u caktua me ekzekutimin e panalltive në mes ekipit Theranda dhe Studeçani, ku më shumë fat patën lojtarët e Studençanit, që u radhiten në vendin e treëë.Para ndeshjes finale u bë intonimi i himnit kombëtar shqiptar dhe himnit shtetror të Kosoves.Në finale u takuan dy ekipet më meritorë Dardania e Montebellunos dhe Rinesa (fitues i dyfisht i këtij turniri në vitet e kaluara) , pasë një loje shumë të pëlqyer nga shikuesit e shumtë të pranishëm, rezultati përfundimtar ishte 4:2 në të mirë të Dardanisë. Duhet përmendur se edhe lojtar më i mirë i turnirit ishte Mukrem Vejselovski (nga Maqedonia) i ekipit Dardania, dhe portieri më i mirë u shpall Dibran Mazreku, i ekipit Rinesa. Ndërsa, golashënues më i mirë Leonard Gashi i ekipit Theranda, i njejti lojtaredhe në turnirin e shkuar ishte më efikasi.Për më të mirët u ndan kupa, medalione dhe për tri ekipet e para edhe mjete në euro, varësisht nga pozita perfundimtare.
Organizatorët nga një kupë ndanë edhe për referin Bruniera Lorenzo, dhe shikuesin më të vjetër e më të rregullt edhe në turniret tjera, ky ishte Kadri Gashi. Peërveq organizatorëve trofe ndau dhe sigurimi me renome në Itali TORO, për mes agjentit Besnik Besimi (nga Prizreni).Toro ndau trofe dhe kupa për ekipin e Veteraneve, per Shoqaten KOSOVA(organizatorin) dhe për autorin e këti shkrimi si gazetar i vetem që informon nga ky lokalitet italian.
Ndërsa agjensioni “JAHA TOURS”s.r.l. përmes menaxherit Jahir Bytyqi, ndau trofe mjaft me vlerë për nxënësit e shkollës shqipe nga Bassano, që ishin pjesëmarrës në pjesën përfundimtare të turneut, dhe një tjetër për mësuesin e tyra me rastin e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit(që koincidonte me ditën e parë të turnirit).
Fituesit e turnirit
Rradhitja e tri ekipeve të para:
Vendi i 1. Dardania; 2. Rinesa, dhe 3. Studençani
Ekipi fitues luajti me këtë përbërje: Fatmir Kryeziu, Agron Berisha, Mukrem Vejselovski, Bledar Elshani, Rexhep Berisha, Faton Fondaj, Frashër Shpati dhe Hamëz Elshani.
Për të gjith lojtarët e ekipeve të para u ndan medalione, ndërsa ekipi fitues, përveq kupës dhe një shume të hollave, në pronësi të përkohshme (deri në turneun e ardhshëm) mori bustin e Adem Jasharit- Komandantit Legjendar të UCK-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi