Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:MËRGATA RUGOVJANE, FUQISHËM NË PËRKRAHJE TË HAFIZ GAGICËS - KANDIDAT PËR DEPUTET

Shko poshtë

Mentor Thaqi:MËRGATA RUGOVJANE, FUQISHËM NË PËRKRAHJE TË HAFIZ GAGICËS - KANDIDAT PËR DEPUTET Empty Mentor Thaqi:MËRGATA RUGOVJANE, FUQISHËM NË PËRKRAHJE TË HAFIZ GAGICËS - KANDIDAT PËR DEPUTET

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 06, 2010 1:01 am




Mentor Thaqi:MËRGATA RUGOVJANE, FUQISHËM NË PËRKRAHJE TË HAFIZ GAGICËS - KANDIDAT PËR DEPUTET 41604_116519628387825_6775531_n


Mentor Thaqi:MËRGATA RUGOVJANE, FUQISHËM NË PËRKRAHJE TË HAFIZ GAGICËS - KANDIDAT PËR DEPUTET 156776_168819713157816_116519628387825_339982_5075379_n

Mentor Thaqi:MËRGATA RUGOVJANE, FUQISHËM NË PËRKRAHJE TË HAFIZ GAGICËS - KANDIDAT PËR DEPUTET

“Voto LDK-në me numër 36, voto Hafiz Gagica me numër 100, keni më shumë se 100 arsye për votim dhe asnjë arsye kundër!”

Nuk kanë të ndalur aktivitetet përkrahëse për z. Hafiz Gagica ish Kryetar shumëvjeçar i Degës së LDK-së në Gjermani dhe Kolegjiumit të Degëve për Diasporë, tashmë kandidat për Deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Zgjedhjet parlamentare të 12 Dhjetorit. Një Deklaratë përkrahjeje doli edhe nga takimi (tubimi) në Stuttgart i ish kryesisë së LD Gjermani tashmë në proces harmonizimi të ribashkimit me Degën e LDK-së në Gjermani. Sipas diskutimeve dhe formave potencuese të përkrahjes, doli një vendim unanim që: Z. Hafiz Gagica, si njeri dhe veprimtar kombëtar, politikan dhe diplomat, iniciues i shumë proceseve kombëtare si për formim të LDK-së në Gjermani, për ndihmën konkrete për tërheqjen e Qeverisë Bukoshi dhe vendosjen në Gjermani (konkretisht me sakrifica jo të pakta, sidomos në Lubjanë!!!), hapjen e fondeve të mirënjohura si ai i "Achenit", i "Vetëmbrojtjes" etj..., të nismës dhe ndërmarrjes së masave për dërgimin e vullnetarëve të parë për ushtrime ushtarake në Shqipëri, blerjen e armatimit të parë dhe materialeve tjera ushtarake në fillim të viteve 90-ta, etj., etj., hapjen e Zyrës-Ambasadës tonë të parë në Stuttgart (Sali Çeku, vetëkuptohet se ishte me të dhe i pandarë), dhe shumë aktivitete tjera atdhetare, që të ndihmohet me të gjitha format! Shkurt, vota për Hafiz Gagicën nënkupton kthimin e dinjitetit njerëzor e kombëtar, jo vetëm për Mërgatën që e lanë nën mëshirën e dezorientimeve qëllimkëqija të politikës së shëmtuar institucionale qe një dekadë, por, natyrisht për individin dhe vetë institucionet tona shtetërore.



Dhe, padyshim se motoja jonë mbetet:

“Voto LDK-në me numër 36, voto Hafiz Gagica me numër 100, keni më shumë se 100 arsye për votim dhe asnjë arsye kundër!”



Komisioni për Informim i LD Gjermani

LD Gjermani/ m.th./boss/ r.e./ h.rr.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi