Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodër,14130 hektarë nën ujë Basha: Situata mbetet e rëndë apel për evakuim

Shko poshtë

Shkodër,14130 hektarë nën ujë Basha: Situata mbetet e rëndë apel për evakuim Empty Shkodër,14130 hektarë nën ujë Basha: Situata mbetet e rëndë apel për evakuim

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 06, 2010 4:06 am

Shkodër,14130 hektarë nën ujë Basha: Situata mbetet e rëndë apel për evakuim


Shkodër,14130 hektarë nën ujë Basha: Situata mbetet e rëndë apel për evakuim Shko-Bildschirmfoto


SHKODER- Qarku i Shkodrës prej ditësh përjeton momente të vështira mes përmbytjeve të shkaktuara nga fryrja e liqenit te Shkodrës, lumit Buna, e Drin si dhe shkarkimet nga 3 HEC-et me liqenet e tyre te tejmbushur. Niveli i ujit ne rritje ne qytet, ne komuna shenoi sot 3 m. Qarkullimi vetem me varka, nis tregtia e zeze. Pagese per te levizur nga lagja ne lagje me mjet lundrues. Shume kryefamiljare nuk pranuan te evakuohen, frike nga grabitjet ne banesat e permbytura. Politikane inspektojne zonat e permbytura.
META: PRISNIM RAMËN NË SHTABIN E EMERGJENCAVE
Ora: 21:23- Gjatë një konference për shtyp të dhënë në orët e mbrëmjes së sotme në lidhje me situatën e përmbytjes në qarkun e Shkodrës, Zv/kryeministri Ili Meta, i cili është edhe kryetar i Shtabit të Emergjencës Civile, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, foli edhe për vizitën e sotme në qytetin e Shkodrës të liderit socialist Edi Rama.
Pyetjes së bërë në lidhje me deklaratën e zotit Rama për rishikimin e buxhetit të vitit 2011, Meta iu përgjigj se, "zoti Rama do të kishte bërë mirë të kishte ardhur edhe këtu në shtabin e emergjencave, në mënyrë që këto ide t’i parashtronte, sepse këtu është gati treçereku i ministrave në mënyrë të angazhuar dhe gjithë drejtuesit e pushtetit vendor."
Meta shtoi se "natyrisht qe Rama është kujtuar shumë vonë me idetë e tij, për arsye se buxheti vetëm tre ditë më parë u diskutua dhe këto propozime mund të ishin bërë në mënyrë konstruktive".
Shkodër,14130 hektarë nën ujë Basha: Situata mbetet e rëndë apel për evakuim Shkoderrrr01
BASHA: SITUATA MBETET E RËNDË, APEL PËR EVAKUIM
Ora: 20:06- Rreth 270 persona janë evakuar përmes ajrit gjatë ditës së sotme nga zonat e izoluara nga uji në Shkodër.
Evakuimi i banorëve të zonave të izoluara nga uji në Shkodër, duhet të vazhdojë me ritme më të larta. Ky është apeli që ka bërë sot ministri i Brendshëm Lulëzim Basha. Ai theksoi se pavarësisht përmirësimit të kushteve të motit, situata mbetet mjaft e rëndë.
“Ju bëj thirrje banorëve ti përgjigjen kryekomunarëve dhe të ëprgatiten për evakuim. Sot dita është me kohë të mirë dhe kjo lehtëson operacionet por situata vazhdon të mbetet e vështirë. Kemi të gjitha mundësitë për të evakuar deri në 100 persona në orë nga ajri dhe dhjetra persona në orë nga uji. E rëndësishme është që banorët ti përgjigjen thirrjeve për evakuim ” u shpreh Basha nga Dajci.
Ministri Basha theksoi se furnizimi me ushqime tashmë është më i lehtë sepse në dispozicion të forcave të ushtrisë janë edhe helikopterët e ardhur nga Turiqa.
Ministria e Brendshme bën të ditur se sot janë shpërndarë 2700 pako ushqimore, 68 ton ujë, 4 mijë qirinj e 660 batanije.
SHKODËR, RRITET SIPËRFAQJA E TOKËS SË PËRMBYTUR, 14130 HA TOKË NËN UJË
Ora: 19:35- Të dhënat e fundit nga shtabi i emergjencave në Shkodër flasin për një rritje të sipërfaqes së tokës të përfshirë nga uji në qarkun e Shkodrës.
Nëse gjatë paradites janë raportuar 14 mijë hektarë tokë nën ujë, në orën 19:00 sipërfaqja e tokës së përmbytur është 14130 hektarë.
Pavarësisht motit të mirë, pa reshje gjatë gjithë ditës së sotme, uji është përhapur duke përmbytur qindra hektarë të tjera toke.
Ndërkohë banesat e rrethuara nga uji janë 4610, ndërsa nën ujë raportohen 2580 shtëpi.
SHKODRA NGRYSET PA RESHJE, POR MBETET NËN UJË
Ora: 18:38- Shkodra mbetet nën ujë, dhe pse mund të thuhet se ka një përmirësim të lehtë të situtës, vetëm duke u bazuar në kushtet e motit, që gjatë gjithë ditës ka qenë pa reshje.
Lagje të përmbytura dhe banorët e tyre përpiqen të mbijetojnë në qytetin e Shkodrës ndërsa në rrethinat e tij kjo është akoma më e vështirë.
Situata bëhet akoma më tragjike sapo kalon Kalanë e Rozafës, ku nuk sheh gjë tjetër veç fushave të tëra mbuluar nga uji, ku nuk mund të dallosh se ku mbaron një fshat e ku nis një tjetër, pasi syri të zë vetëm sipërfaqe të tëra me ujë.
Ushtria me gomone dhe helikopterë është e vetmja mundësi furnizimi me ushqime për banorët e izoluar.
Dajçi, dhe fshatrat Rrushkull, Petan, Obot e kështu me radhë janë disa ndër më të prekurit nga kjo përmbytje. Këto zona janë thuajse të braktisura, por ka dhe nga ata që kanë zgjedhur të mos ikin nga shtëpitë e tyre, ndaj ndihmat drejt tyre dërgohen vetëm me helikopterë.
POLICIA: MORËM 387 KËRKESA PËR NDIHMË NË SHKODËR
Ora: 18:21- Strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për përballimin situatës së krijuar për shkak të reshjeve të shumta të ditëve të fundit në Qarkun e Shkodrës. Zëdhënësja e policisë së shtetit bën të duitur se për menaxhimin sa më mirë të kësaj situate dhe përgjigjen në kohë të çdo kërkese për ndihmë të qytetarëve janë angazhuar në terren: 650 forca policore, 3 helikopterë të Policisë së Shtetit, 10 kamionë për transport, 76 automjete të tjera të llojeve të ndryshme, si dhe 14 mjete lundurese.
Mësohet se përgjatë kater ditëve, strukturat e Policisë së Shtetit kanë evidentuar gjithsej 387 kërkesa për ndihmë nga familjarë të zonave të përmbytura, të cilëve u është dhënë ndihma e nevojshme kryesisht për evakuimin e tyre, për trajtimin mjekësor, apo për sigurimin e bazës ushqimore.
RAMA NE SHKODER: DUHET NJË OPERACION RADIKAL PARANDALUES
Ora: 15:43- Pas inspektimit në argjinaturën e Torovicës, kreu socialist Edi Rama ka mbërritur në Shkodër për të parë nga afër gjendjen e qytetarëve që tashmë janë duke kaluar ditën e katërt nën ujë.
Gjatë një deklarate nga studiot e News24 në Shkodër, Rama theksoi se në situatën në të cilën gjendet vendi, është i domosdoshëm një operacion radikal parandalues, në mënyrë që sic tha ai, uji të kthehen në mirëqënie dhe jo në fatkeqësi për shqiptarët.
“Kemi ndjekur që në sekondën e parë situatën në Shkodër. Ajo që vlen të thuhet është domosdoshmëria për një operacion radikal, i cili duhet të adresojë këtë problem madhor” u shpreh Rama.
Sipas kryesocialistit, politika duhet ti rikthehet hartimit të buxhetit dhe të adresojë fondet e duhura për të marrë masa konkrete në parandalimin e përmbytjeve dhe në ndalimin e erozionit.
“Nuk ka asnjë arsye në botë që Shqipëria të jetë pre e ujit, që uji të kthehet në një burim fatkeqësie, një nga pasuritë më të mëdha që ka vendi. Kjo qeveri e dështuar duhet të dëgjojë dhe të veprojë sa nuk është vone përpara se një katastrofe më e madhe të përmbysë Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë. ” tha Rama.
PËRMBYTJET, ITALIA NDIHMA NË VESHJE DHE USHQIME
ORA 14:15-Ambasada Italiane në Tiranë njoftoi sot se , Qeveria italiane iu përgjigj menjëherë kërkesës për ndihmë të Autoriteteve shqiptare për përballimin e emergjëncës në Qarkun e Shkodrës.
Departamenti i Mbrojtjes Civile, në bashkërendim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe me Kryqin e Kuq italian, ka urdhëruar dërgimin e menjëhershëm të ndihmave të emergjencës. Do të mbërrijë kështu në Portin e Durrësit një karvan me 5 maune të cilat përmbajnë:
- 25 ton mallra ushqimorë;
- 5 ton veshje dhe pajisje kundër shiut;
- 4 ton produkte për higjenën vetjake.
Në bashkëpunim me Autoritetet kompetente shqiptare, ndihmat do të transportohen menjëherë në Qarkun e Shkodrës për shpërndarjen e tyre. Bëhet fjalë vetëm për karvanin e parë me ndihma, pasi në ditët e ardhshme do të vijojnë ngarkesa të tjera me ndihma, njofton Ambasada Italiane në Tiranë.
TOPALLI INSPEKTON SHKODRËN: QEVERIA PO PËRBALLON SITUATËN
ORA 14:10-Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka qëndruar sot në Shkodër dhe ka ndjekur nga afër situatën me përmbytjet në qytet. Për mediat, Topalli theksoi se Qeveria po përballon me situatën e vështirë që ka përfshirë zonën. “Shteti po merr masa të jashtëzakonshme, ushtria po kryen operacione shpëtimi, I falenderoj për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë”, tha Topalli
RAMA INSPEKTON TOROVICËN NE LEZHE: SITUATA, PASOJË E NEGLISHENCËS
ORA 13:30-Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka inspektuar sot Torovicën në Lezhë për tu njohur më afër me situatën e argjinaturës që rrezikon të cahet nëse niveli i ujit përparon me rritje.
Rama tha se ndërhyrja nga shteti për të përballuar situatën në Torovicë është e vonuar, pasi sistemimi i dhe forcimi i argjinaturës duhet të ishte bërë prej kohësëh. Sipas kryesocialistit kjo neglizhencë ndodhi dhe për shkak të shpërdorimit të fondeve nga ana e pushtetit vendor. Rama kërkoi që të rishikohet buxheti për vitin 2011 dhe të merren parasyh paratë që duhet për të forcuar argjinaturën e Torovicës.
Zona e Torovicës qëndron e përmbytur prej dy ditësh, ndërkohë që argjinatura që mban pjesën kryesore të ujit rrezikonte të cahej duke kërcënuar kështu me përmbytje gjithë qytetin e Lezhës.
KRYEBASHKIAKU I SHKODRËS: BANORËT TË DENONCOJNË VARKËTARËT QË U KËRKOJNË PARA QYTETARËVE
ORA 12:45-Lorenc Luka, Kryetar i Bashkisë së Shkodrës në një intervistë për TVNEWS24 ka apeluar që banorët të denoncojnë në polici cdo rast kur u kërkohet para për të qarkulluar me varka.
Rastin e denoncuar nga gazetarët se varkëtarët kanë kërkuar para (shuma që variojnë nga 500 deri 3 mijë lekë të reja) për të kaluar nga një lagje në lagjen tjetër të përmbytur të Shkodrës, kryebashkiakua e ka cilësuar si praktikë të gabuar, pasi varkat e Shoqatës së Peshkimit furnizohen me naftë me paratë e Bashkisë së Shkodrës. “Ne kemi ngarkuar njerëzit me varka të shpërndajnë ndihma, ushqime në dyert e pallateve të izoluara nga uji dhe paguajmë naftë për qarkullimin e tyre. I bëj apel banorëve të denoncojnë cdo rast kur varkëtarët u kërkojnë para për të qarkulluar për nevojat e tyre në qytet me varka”.
I pyetur nga TVNEWS24 se pse nuk është marrë asnjë masë për përmbytjet duke marrë shkas nga përmbytjet e muajit Janar të këtij viti, z. Luka tha se janë dy projkete afatgjata që mund ti japin qytetit një shpëtim nga përmbytjet si këto të fundit. “Kemi një projekt të Këshillit të Qarkut, një projekt nga Universiteti i Arkitekturës së Firences, nuk janë projkete të momentin janë projekte afatgjatë që do ti japin Liqenit të Shkodrës një zgjidhje që në raste reshjesh të mos dalë nga shtrati.
Kryebashkiaku duke theksuar se përmbytje të tilla nuk janë parë kurrë në Shkodër, tha se këtë vit shkaktar ka qënë shiu që gjatë gjithë vitit nuk pushoi në zonat e Shkodrës. “Pleqtë e mocëm në Shkodër thanë se përmbytje të tilla nuk janë parë kurrë në qytet. Unë them se ne në Shkodër kemi përjetuar një vit plot me shi. Është tejngopur toka, u zgjuan burimet nëntokësore në liqenin e Shkodrës dhe niveli i tij u rrit. Në Shkodër këtë vit ka qënë shprehja e ditës, ‘Kur po pushon shiu’”, tha Luka në intervisten e tij për TVNEWS24.
SHKODËR, META INSPEKTOI POMPAT E UJËSJELLËSIT
ORA 12:00-Ministri i Energjitikës Ilir Meta ndodhet në Shkodër për të ndjekur nga afër situatën me përmbytjet. Ditën e sotme Meta ka kryer një inspektim në pompat Ujësjellësin e Shkodrës duke garantuar se 2Qeveria po angazhohet që ujësjellësi të funksionojë”. Sipas Metës është bërë një punë e jashtëzakonshme që Ujësjellësi të mbrohej nga situata e përmbyetjeve.
Minisrti i Energjitikës gjithashtu garantoi se nuk do të rrezikohest as furnizimi me energji i qytetarëve.
RRETH 400 ROME NE GJENDJE TE MJERUAR, PAS PERMBYTJEVE PA UJE E NGROHJE
ORA 11:00-Jane 11 mije persona te evakuuar, nder te cilet rreth 400 i perkasin komunitetit rom dhe pak atij egjiptian. Por shtresa rome e evakuuar nga banesat e tyre sot jane në gjendje të mjerueshme. Te strehuar tek reparti ushtarak i qytetit te Shkodres ne Renze, jane 92 familje rome, me 380 vetë që prej 3 ditësh, askush nuk kujtohet për ta. Momentalisht ata nuk kane as ndihma në veshje, as ujë e as bukë, duke u kthyer në një tjetër izolim, kësaj radhe jo më nga uji, por nga mungesa e një përkujdesjeje nga shteti. Ne strehimin e perkohshem romet nuk kane as ngrohje ne keto dite kur temüperaturat jane ulur ndjeshem. I vetmi ushqim i derguar kane qene, hamburgerat, nderkohe qe nenat thoen se nuk kane me cfare te ushqejne femijet e tyre poshte 4 vjec qe nuk pertypin dot ushqime te thata. "Nuk na kane derguar asgje, asnje veshje, asnej ushqim, cfare patem ne shtepiat tona i humbem, na i mori lumi. Do dalim te lypim, po ku te dalim ne kete kohe te keqe", shprehet per TVNEWS24 nje prej grave rome te strehuara ne rapartin ushtarak per TVNEWS24. Nderkohe forca te ushtrise nuk kane lejuar kamerat te filmojne ne brendesi te ambienteve ku jane strehuar pjestare te komunitetit Rom.
PËRMBYTJET, HAXHINASTO TAKON AMBASADORËT E BE E NATO-S
ORA 10:30-Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto ka takuar sot ambasadorët e BE dhe NATO të akredituar në vendin tonë të cilët i ka informuar sot rreth situatës në veri të vendit.
Pasi i falenderoi për gatishmërinë e treguar, Haxhinasto i informoi ambasadorët në lidhje me situatën e emergjencës civile të krijuar si pasojë e përmbytjeve për shkak të të cilave u detyruan të evakuohen mijëra familje ndërsa dëmet materiale janë shumë të mëdha.
“Falenderoj Italinë për paketën e ndihmës, Austrinë për menaxhimin e mirë të situatës. I informova ambasadorët përsa I takon zonave të përmbytura, banorëve të evakuuar, shtëpive të përmbytura dhe u paraqita nevojat më emergjente për situatën më të fundit në Shkodër”, tha Haxhinasto për mediat.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë theksoi se kërkesa për ndihma fokusohej më shumë tek varkat e vogla dhe cadrat që do tu shërbejnë banorëve për zgjidhje të përkohshme në këtë situatë ku ndodhen aktuaklisht.
“Bëra kërkesë për varka të vogla që të mund të nisim ushqimet dhe pajisje mjekësore, kërkuam cadra apo mjete të tjera që do ndihmojnë banorët për strehimin e tyre të përkohshëm”, tha Haxhinasto.
PËRMBYTJET, NUK DIHEN ENDE DËMET NË LEKE
ORA 09:10-Ndërsa përmbytjet mbajnë të bllokuar qindra banesa, mijëra ha tokë bujqësore dhe jo bujqësore, si dhe ka vërshuar në dhjetra e dhjetra biznese të vogla e të mëdha përvec banesave, nuk dihet ende dëmi në shifra i shkaktuar. Banorët janë shprehur për TVNews24 se dëmi I shkaktuar ka qënë tepër I madh, përvec atij moral, ku frika se do të mbyteshin ka bërë që të largohen me shpëjtësi duke braksitusr gjithcka. Shumë banorë janë strehuar përkohësisht tek të afërmit, që ende nuk u ka hyrë uji nëpër banesa, shumë kanë zënë hotele, disa tek pallati i sportit etj.
Përvec shkatërrimit të kulturave bujqësore në komunat e Shkodrës, dëme janë shkaktuar dhe tek gjëja e gjallë që nuk është mundur të shpëtohet komplet nga pronarët. Pa llogaritur në gjithë këtë, qindra orendi e sende shtëpiake, shumica të sapoblera pas shkatërrimeve që këta banorë pësuan nga përmbytjet e Janarit të këtij viti.
LEZHË, SITUATA NË TOROVICË NËN KONTROLL
ORA 09:00-Edhe në Lezhë vijon situata problematike me përmbytjet, TVNeës24 mëson se në Torovicë ku argjinatura rrezikonte shembjen, pas pushimit të reshjeve, situata paraqitet nën kontroll.
ORA 08:45-PUSHON SHIU, ULEN TEMPERATURAT. JA LAGJET ME KRITIKE NE SHKODER
Mëngjesi i ditës së dielë e ka gjetur Shkodrën pa reshje, ndërsa shënohen ulje të ndjeshme të temperaturave.
Gjatë orëve të natës, reshjet e shiut vijuan të dendura në të gjithë territorin e qarkut të Shkodrës, duke ndikuar në përkeqësim të situatës. Në qytet zonat e përmbytjes kanë shënuar rritje të sipërfaqeve të tyre, ku niveli më i lartë i ujit, është përqëndruar në rrugën kryesore, në lagjen Xhabiaj, e cila shërben për qarkullimin e automjeteve me një sens në dalje nga qëndra e qytetit, që tashmë komandohet vetëm nga mjetet lundruese. Në orët e vona të mesnatës, prezenca e ujit në këtë rrugë avancoi edhe më tepër drejt qendrës së Shkodrës.
Situatë shumë e vështirë paraqitet dhe në brendësi të kësaj lagjeje, ku depërtimi i ujit me nivele të larta ka përmbytur shtëpitë private njëkatëshe dhe katet e para të pallateve.
Banorët e saj si dhe të zonave që kufizohen me Liqenin e Shkodrës, si Tophana, Kirasi dhe Livadhet si dhe Ajasëm, Draçin, Perash dhe Mark Lula, në kufij me lumenjtë Drin dhe Kir, kanë probleme në komunikimin me pjesën tjetër të qytetit dhe qarkullimi i tyre vazhdon të realizohet vetem me mjete lundruese.
Strukturat e Shtabit të Emergjencës të prefekturës së Shkodrës në bashkëpunim me ato të Bashkisë vazhdojnë të jenë në terren në ndihmë të komunitetit, sidomos me shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe veshmbathje.
BANORËT FRIKË NGA GRABITJET, NGUJOHEN NË BANESAT E PËRMBYTURA
ORA 08:25-Edhe pse plot 11 mijë banorë janë evakuuar nga banesat e tyre, shumica nga Dajci, Oboti, Bushati dhe lagjet periferike të Shkodrës, shumë kryefamiljarë nuk kanë braktisur pronat. Eljona Kodra, korrespondentja e NEWS24 nga Shkodra informon se frika nga grabitjet mban të ngujuar në banesat plot me ujë dhjetra persona që ruajnë shtëpitë.
në pamundësi të rimarrin sendet e tyre shtëpiake, kryefamiljarët qëndrojnë në ruajtje të tyre nën kërcënimin e vazhdueshëm të nivelit të ujit që sa vjen e rritet si pasojë e shkarkimeve të HEC-eve mbi Drin nga tejmbushja e tyre për shkak të reshjeve me intensitet në zonat veriore dhe lindore të vendit përgjatë ditëve të fundit
UJI ARRIN 3 METËR NË KOMUNAT E PËRMBYTURA TË SHKODRËS
ORA 08:00-Shkodra është zgjuar dhe sot nën ujë ndërsa situata nuk premton përmirësim. Gjatë natës ranë reshje të denura shiu me intensitet të lartë, ndërsa ditën e sotme reshjet kanë pushuar duke shtuar shpresën se moti I mirë do të përmirësojë situatën në zonat e Shkodrës. Aktuaklisht të bllokuara nga uji totalisht janë Dajci, Bushati, Velipoja. Në këto komuna uji ka arritur mbi 3 metër.
situata në Fierzë, gjatë ditës së sotme nuk kemi situatë të qetë. Vazhdojnë shkarkimet në Fierzë, duke sjellë një situatë kritike mbi urën në Drin, kalojnë vetëm automjetet me tonazhe të mëdha
NGA LAGJA NE LAGJE, VARKA 3 MIJE LEK
ORA 07:05-Plas tregu i zi në lagjet "veneciane" të Shkodrës. Në lagjet e përmbytura të këtij qyteti, udhëtimi me varka kushton afro dhjetëfish më shumë se udhëtimi nga Shkodra drejt Tiranës. Pazari i "ferrit" nis në lagjen "Xhabie" që në orët e para të mëngjesit. Sapo zbardh dita, pronarët e varkave nisin maratonën e transportit të njerëzve që kanë familjet e tyre të "ngujuara" në zonat ku uji arrin 1 metër, 2 deri në 2.5 metra. Në bisedat e para me varkëtarët që kanë mbushur mjetet e tyre lundruese plot me njerëz, bukë, shishe uji dhe ushqime të tjera, gati sa nuk bind veten se çdo gjë bëhet për humanizëm. "Sa lekë kushton varka deri në "Xhabie" zotëri?" Asnjë lek moj zonjë, transportin e njerëzve e bëjmë falas. Kjo është përgjigjia që merr nga secili prej tyre. Por kjo përgjigje është vetëm për të huajt kureshtarë dhe gazetarët. Pak minuta më pas e kupton se je mashtruar nga "bamirësia" e varkëtarëve, të cilët i tremben përballjes me policët bashkiakë apo të Rendit që ndodhen në vendin ku sapo nis vala e ujit. Në çdo moment mbërrijnë varka me gra, burra dhe fëmijë, ndërsa varka të tjera nisin lundrimin në drejtimin e kundërt me qendrën e qytetit, për në dalje të lagjes "Xhabie", për në lagjen "Tophanë", Livade" etj. (Shkeputur nga Gazeta Shqiptare)
Ora 07:00-NËN UJË 14 MIJË HA TOKË, TË EVAKUUAR 11MIJE PERSONA
Rreth 14 mije ha tokë e përmbytur dhe mbi 11 mijë persona janë evakuuar nga banesat e përmbytura në zonat e Shkodrës, bën të ditur Ministria e Brendshme që njoftoi për situatën më të fundit të krijuar nga përmbytjet.
Informacioni në vijim paraqet të dhëna të grumbulluara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, mbi situatën e krijuar nga reshjet
Aktualisht Sipërfaqja e tokës së përmbytur rezulton 13 950 ha. Të rrethuara nga uji gjenden 4597 shtëpi, ndërkohë janë të përmbytura 2561 shtëpi.Nga zonat e përmbytura janë evakuuar 2623 familje me 11023 persona.
Efektivat e Policisë së Shtetit dhe të Forcave të Armatosura që po veprojnë në terren krahas evakuimit të banorëve po kryejnë edhe furnizimin me ushqim, ujë të pijshëm e veshmbathje të banorëve të evakuuar, e po kështu po angazhohen për përforcimin e argjinaturave.
Nderkohe në Shkodër, 6 lagje të izoluara nga uji. Banorët e lagjet Asajëm, Bahcallëk, Xhabije, Salo Halili lëvizja bëhet vetëm me varka.
“Liqeni është fryrë dhe i gjithë uji po vërshon drejt Shkodrës. Tepër problematike situata në komunat Dajc, Ana e Malit, Velipojë, Gur i Zi. Banorëve u bëhet thirrje e herëpashershme të evakuohen pasi rrezikshmëria sa vjen e rëndohet. Si Presidenti Topi ashtu dhe kryeministri Berisha kanë pohuar se situata është e rënduar jo vetëm në Shkodër por dhe në qytete të tjera. Ata i bëjnë apel thirrjeve të banorëëve të evakuohen për ti shmangur përballjet me situata më të vështira.
Dje Presidenti Bamir Topi vizitoi zonat nen uje te Shkodres.
"Jemi në një moment kritik dhe akut. E gjithë Shqipëria po vuan nga rreshjet e mëdha të shiut. - ka deklaruar presidenti Topi pas takimit që zhvilloi në prefekturën e qytetit të Shkodrës duke kujtuar se e tërë Europa po përballet këto ditë me situata të vështira të shkaktuara nga moti i keq. Qarku i Shkodrës- nënvizoi presidenti- është në momente më kritike për vetë pozicionin gjeografik“.
Në takim e zhvilluar në prefekturë kreu i shtetit u informua për situatën, dhe në mbledhje ishin të pranishëm edhe ministra të kabinetit qeveritar.
Kreu i shtetit bëri apel për bashkëpunim të qytetarëve me forcat e ushtrisë për të përballuar situatën.
“Nuk është momenti për debate. Debatet le të bëhen ku është vendi“- ka apeluar presidenti Topi. I pyetur për mbledhjen e Komitetit të Sigurisë Kombëtare, Presidenti pohoi se akoma nuk është bërë e mundur kjo mbledhje, por do të veprohet duke parë situatën.
Më pas, Presidenti Topi u largua drejt Vaut të Dejës për të parë nga afër situatën në këtë HEC. Në Shkodër pritet të mbërrijë kryeministri Berisha. (bw/bs)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi