Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj:Buzëqesh Dashuri!

Shko poshtë

Lediana Kapaj:Buzëqesh Dashuri! Empty Lediana Kapaj:Buzëqesh Dashuri!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 06, 2010 11:51 pm

Lediana Kapaj:Buzëqesh Dashuri! 156626_175012052528676_118736901489525_555723_1325921_n
Lediana Kapaj:Buzëqesh Dashuri! 161898_118736901489525_4466335_n
Lediana Kapaj:Buzëqesh Dashuri!
Ah Dashuri!
Sdo ta mbante kurrë ajri fluturimin e zogjve.
Dhe vetë toka që na mban,po të mos ishe ti do futej në pikëllim.
Nuk do shikoje drithërima ere në flokët e shpupuritur.
As lindjen e ëmbël të agimit që shkëlqen lotëve në shikimin tim.

Ti je e hijshme në kryqëzimin e ëndrrave të mia.
Një laureshë e bukur që veç këngë malli ka në kujtesë.
Mjellmë bardhësia e së cilës merr zjarr në perëndim.
Një botë e ngazëllueshme...
Ku vetë njeri harron se do të vdesë!

Ah moj Dashuri...
Ti je vetë nga ajo që bëhesh edhe akull edhe prush.
Përbrënda shpirtrave që me etje të përpijnë.
Dhe drita bujare e shpresës lodron në klithma gjaku.
Dhe tek ata që në fatin e tyre...
Nuk patën mundësinë që një çast me ty të rrinë

© Lediana Kapaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi