Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beqir Cikaqi & Engjëll Koliqi: Në Krahinën e Venetos u kremtua Festa jonë kombëtare

Shko poshtë

Beqir Cikaqi & Engjëll Koliqi: Në Krahinën e Venetos u kremtua Festa jonë kombëtare Empty Beqir Cikaqi & Engjëll Koliqi: Në Krahinën e Venetos u kremtua Festa jonë kombëtare

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 18, 2010 2:22 am


Beqir Cikaqi & Engjëll Koliqi: Në Krahinën e Venetos u kremtua Festa jonë kombëtare U1_1
Pamje nga programi festiv
Beqir Cikaqi & Engjëll Koliqi: Në Krahinën e Venetos u kremtua Festa jonë kombëtare U1_2Në Krahinën e Venetos u kremtua Festa jonë kombëtare:
QINDËRA SHQIPTARË LËSHUAN KUSHTRIMIN E BASHKIMIT KOMBËTAR
Organizimin e kremtes e kishte bërë shkëqyeshëm Shoqata “Dardania” me seli në Montebelluna të Treviso-s. Muarën pjesë edhe shumë shqiptarë nga qytetet tjera të Venetos dhe të krahinave të tjera të Italisë, madje edhe nga Lombardia. Përveç Flamurit, pavarësisë dhe çlirimit të Shqipërisë, u përkujtua edhe UÇK-ja dhe komandanti legjendar Adem Jashari, si dhe Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tererza, në 100 vjetorin e lindjes.
Shkruajnë: Beqir Cikaqi & Engjëll Koliqi
Treviso, 30 nëntor 2010
Këshilli organizativ i manifestimeve publike i shoqatës “Dardania”, me seli në Montebelluna të Treviso-s, me kohë kishte marrë masa për të kremtuar denjësisht dhe bujshëm kremten tonë kombëtare – Ditën e Flamurit, të Pavarësisë dhe të Çlirimit të Shqipërisë. Në këtë kremte janë inkorporuar edhe paraqitja e parë publike e UÇK-së, ditëlindja e kryekomandantit legjendar Adem Jashari, si dhe 100 vjetori i lindjes së Nënës së botës – Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza. Përgatitjet kishin mbaruar me një detajizim të projektuar dhe kremtja u mbajt të dielën e 28 Nëntorit, në palestrën sportive komunale të Volpago del Montello, më pak se pesë kilometra nga qendra e Montebellunës. Tribunat e palestrës sportive ishin përplot me kremtues – shqiptarë të të gjitha viseve tona (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni) dhe të ardhur nga të gjitha viset e krahinës italiane Veneto e madje edhe nga krahinat tjera, deri nga Lombardia. Ishin aty qindëra bashkëkombas, mbase kishte kaluar shifra mijëshe dhe në fytyrat e të gjithëve vëreheshin shkëndija gëzimi e solidariteti me lirinë e të gjithë shqiptarëve. Kishin ardhur në kremte shqiptarë të të gjitha moshave – fëmijë, të rinj, burra, gra, madje edhe pleqë. Për këtë organizim kaq të bukur ka merita të mëdha e tërë kryesia e shoqatës “Dardania”, por sidomos duhet veçuar kryetarin – Prof. Faik Tafollin dhe koordinatorin e programit kulturo-artistik – Miftar Rraci (muzicist profesionist, i diplomuar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë).

Beqir Cikaqi & Engjëll Koliqi: Në Krahinën e Venetos u kremtua Festa jonë kombëtare U1_3
Prof. Faik Tafolli, duke folur për kremten tonë të shumëfishtë kombëtare

Kremtja ka zgjatur rreth pesë orë dhe në fillim, mbi rrethanat historike të pavarësisë së Shqipërisë dhe të ngritjes së Flamurit në Vlorë, ka folur profesor Faiku, ndërkaq të pranishmit e kanë ndjekur me shumë vëmendje dhe me kënaqësi të posaçme. Ai solli edhe argumente nga historia bashkëkohëse, duke përshkruar vijat kryesore të luftës çlirimtare të Kosovës dhe të pavarësisë së saj. Për jetën dhe veprën e madhe humanitare të Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, ka folur Engjëll Koliqi, i cili përcolli mesazhin e saj, duke i ftuar të gjithë që të hudhim së paku nga një pikë ujë në oqeanin e dashurisë. U bë edhe prezantimi i librit të Koliqit, kushtuar Nënë Terezës “Ylli i Dardanisë rrezaton tokë e qiell”. Me kërë rast, kanë lexuar poezitë e tyre në pjesën monografike të këtij libri, dy autorët e pranishëm – Gëzim Muçolli, ardhur nga Padova dhe gazetari e mësuesi Beqir Cikaqi. I kanë përshëndetur të pranishmit dhe kanë uruar edhe kryetarë dhe përfaqësues të shoqatave të tjera shqiptare të krahinës së Veneto-s, si dhe veprimtarë të dalluar të çështjes kombëtare e kulturore.

Beqir Cikaqi & Engjëll Koliqi: Në Krahinën e Venetos u kremtua Festa jonë kombëtare U1_4
Gëzim Muçolli, duke lexuar poezinë e tij
Beqir Cikaqi & Engjëll Koliqi: Në Krahinën e Venetos u kremtua Festa jonë kombëtare U1_5
Engjëll Koliqi, duke folur për Nënë Terezën

Shumë fjalë miradie dhe lavdata drejt shqiptarëve ka shprehur drejtori i drejtoratit të kulturës të Komunës Volpago del Montello – Salvatore Bettiol. Pastaj, për kontribut të jashtëzakonshëm në veprimtarinë e shoqatës dhe përgjithsisht të mërgimtarëve tanë në këto anë, janë nda mirënjohje, më sa vijon: Familjes së Sadik Bytyqit dhe Kujtim Bytyqit u janë dhënë mirënjohje për kontribut të jashtëzakonshëm në lëmin e sportit. Fatmir Shala me familje ka marrë mirënjohje speciale për kontribut të jashtëzakonshëm për shkollën shqipe këtu. Bashkëkombasit Arben Nexhipit (instrumentist nga Lezha) i është dhënë mirënjohje speciale për kontribut të jashtëzakonshëm në veprimtarinë kulturo-artistike të shoqatës.

Beqir Cikaqi & Engjëll Koliqi: Në Krahinën e Venetos u kremtua Festa jonë kombëtare U1_6
Pamje nga programi artistik
Beqir Cikaqi & Engjëll Koliqi: Në Krahinën e Venetos u kremtua Festa jonë kombëtare U1_7
Sidomos programi i pasur dhe i larmishëm kulturo-artistik, ka kënaqur të pranishmit dhe ka bërë që pesë orët e manifestimit t’u duken pak. Pa mohuar grupin e vallëtarëve, që vallëzuan me stil profesionistësh, po veçojmë vogëlushët – vëlla e motër – Ardon e Adelina Graishta, që shumë lezetshëm kanë luajtur vallen tonë tradicionale Shota. Në vallëzim janë dalluar edhe dy bijtë e Profesor Faikut – Festim e Dardan Tafolli. I pari ka mbaruar fakultetin dhe tani po vazhdon masterin në shkallën e tretë, kurse i dyti është para mbarimit të fakultetit. Të gjitha këngët kanë qenë në nivel të lartë artistik, por nuk mund të mos veçojmë Zonjën Elhame Ahmetaj, e cila duke e përcjellur vetë me çifteli, “me zërin pushkë” e këndoi këngën “Thërret Prizreni mori Shkodër”, që preki thellë shpirtin e të pranishmëve. Do të bënim mëkat të madh, po të mos veçonim nxënëset e shkollës shqipe të Montebellunës – Erblina Bytyqi, Arta Shala dhe Elvana Brahaj, që kanë shkëlqyer me recitime shumë të fuqishme të poezive patriotike dhe e kanë madhëruar këtë kremte të bukur. Kur ka përfunduar projekti i Këshilit Organizativ të manifestimit, mbas afër tri orësh, ka filluar pjesa e dytë e kremtes së lirë, që ka zgjatur edhe dy orë të tjera, me vallëzime e këndime të lira të qindëra të pranishmëve. Ishte vërtetë kënaqësi dhe krenari t’i shihje dhe gjithnjë e më fort dridhte zemrën shprehja tashmë e famshme – OH SA MIRË ME QENË SHQIPTAR!

Beqir Cikaqi & Engjëll Koliqi: Në Krahinën e Venetos u kremtua Festa jonë kombëtare U1_8
Valle e bukur festive


Beqir Cikaqi & Engjëll Koliqi: Në Krahinën e Venetos u kremtua Festa jonë kombëtare U1_10
Korreografi e bukur
Beqir Cikaqi & Engjëll Koliqi: Në Krahinën e Venetos u kremtua Festa jonë kombëtare U1_11
Më së miri këndoi Elhame Ahmetaj
Beqir Cikaqi & Engjëll Koliqi: Në Krahinën e Venetos u kremtua Festa jonë kombëtare U1_12
Pjesë nga të pranishmit në kremte
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi