Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Persiatje ditore rreth keqveprimeve dhe stërkeqjeve institucionale!

Shko poshtë

Persiatje ditore rreth keqveprimeve dhe stërkeqjeve institucionale! Empty Persiatje ditore rreth keqveprimeve dhe stërkeqjeve institucionale!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 18, 2010 1:17 pm



Persiatje ditore rreth keqveprimeve dhe stërkeqjeve institucionale! 161505_100000582437455_3297989_n


Persiatje ditore rreth keqveprimeve dhe stërkeqjeve institucionale!


Vjedhja është vjedhje, e brëndshme apo e jashtme dhe hajnia emër tjetër nuk ka! Përvetësimi i votave të të tjerëve për vete apo njerëz tuaj, don të thotë ta vjedhësh "vullnetin" popullor e kjo juridikisht njihet si krim i paramenduar dhe me qëllim e që kërkon ndëshkim!

Vjedhja e votave, tanimë është Temë Dite, temë e çdo ndeje dhe bisede rasti.

Të gjithë njerëzit e mëndjes së shëndoshë dhe të ndërgjegjshëm po pyesin se

deri kur kështu me tema të hajnisë?! Sikur po legaliozohet dhe po bëhet normale

dukuria e komentimit të vjedhjes dhe i bartjes së votës nga njëri kandidat te

tjetri, kjo tashmë brënda të të njëjtes parti.

Pyetja shtrohet: Kush më shumë po vjedhë dhe bartë vota, e në mbrëmje

qoftë kryetarët, zëvendësit e tyre apo zëdhënsët flasin për "demokraci dhe

respektim të vullnetit te qytetarit"?!

Jo rrallherë e kemi shtruar çështjen e demokratizimit të partive politike dhe

institucioneve të Republikës së Kosovës, por siç duket, kjo nuk mjaftoi apo

u injorua. Tashmë Kosova po hyn në rrugë pa dalje, akuzat e fundit të Dik Marty-t

kanë krijuar dridhje të reja në gjithë botën. Do duhej një moibilizim kombëtar për

të ndryshuar këtë te zezë që u plasua në botë.

Kosova nga dita e djeshme është shumë më ndryshe,natyrisht në kuptimin

negativ. Po të kishte pak etikë njerzore, Kryeministri në dorëheqje Hashim Thaçi,

do duhej të tërhiqej në një pushim aktiviteti qeverisës, të paktën deri

në një sqarim dhe ndryshim të këtij opinioni për Kosovën. Paritë politike,

do duhej të mblidheshin dhe bashkërisht të gjenin një koncensus nacional

për ta tejkaluar situatën, por siç duket në Prishtinë, Tema e Ditës është vota,

plotësimi i numrave të sejmenëve të kryetarve të partive politike.

Është koha e fundit për vetdijsim nacional dhe vendosmërisht të reagojmë

kundër të keqes, kundër emrit të keq që po e plasojmë në botë.

Kemi investuar shumë në paqe dhe luftë për tu çliruar dhe krijuar simpati,

atë duhet kultivuar dhe zhvilluar e jo dëmtuar, siç po e bëjmë.

Urojmë të vetëdijsohemi dhe të kenë hapsirë kandidatët që kan fituar votat

e popullit e jo të komisionerëve të partive që po i bëjnë numrat për ata që

janë në shërbim të së keqes së Kosovës. Kosova ka nevojë të dal nga ky terr,

e këtë mund ta bëjnë vetëm njerëzit që e duan Kosovën, duke investuar në

të e jo ta vjelin e vjedhin atë. Apeli i njerëzve që kan kontribuar në afirmimin e

Kosovës dhe çlirimit të saj, i bëjnë apel kreut të LDK-së, që të vepron ndryshe

nga ata që ja qiten faqen e zezë Kosovës dhe tu japë hapsirë të gjithë

kandidatëve që kanë fituar votat e popullit, e jo të atyre të komisonerëve.

Mjaft ishte fushata vetëm e disa individëve të kryetarit, që tërë kohën e

kaluan në televizione e disa as që mund të uleshin në rreshtin e parë gjatë

tubimeve.

Idea e Lidhjes së Re (Demokratike),e proklamuar kohët e fundit, del në

kundërshtim të plotë me Filozofinë Rugoviane dhe angazhimit të mijëra

aktivistëve të LDK-së, që duan ta zhvillojnë, reformojnë, rigjallërojnë dhe

të ia kthejnë namin LDK-së. Salih Çeku, tashmë Hero i Kosovës, pat thënë:

"Ne duam një LDK të fortë e demokratike që do jetë në shërbim të popullit

e jo në dobi të vetëm një grupi të interesit, ngase çlirimi dhe zhvillimi i Kosovës

ishte angazhim i popullit dekada më radhë!"!





Mentor Thaqi - Gjermani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi