Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi planifikon krizë institucionale

Shko poshtë

Thaçi planifikon krizë institucionale Empty Thaçi planifikon krizë institucionale

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 28, 2012 9:10 pm

Thaçi planifikon krizë institucionale F1_28thaci-jpg1348821459

Thaçi planifikon krizë institucionale

Prishtinë, 28 shtator - Përplasjet e fundit brenda PDK-së, partisë më të madhe në vend, mund të shkaktojnë krizë institucionale në Kosovë, duke çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Kjo krizë, sipas analistëve, mund të krijohet nga vetë kryeministri Thaçi, i cili aktualisht gjendet në mes dy zjarreve, para zgjedhjeve të brendshme partiake dhe para reformës zgjedhore dhe kushtetuese.
Duke mos arritur të menaxhojë këto dy çështje, Thaçi do të aplikojë planin “B”, dorëheqjen ose edhe insistimin për mocion mosbesimi në Kuvend, shkruan “Zëri”.
Sipas analistëve, nëse dy partitë opozitare, Vetëvendosje dhe AAK i bashkohen LDK-së dhe nuk i votojnë ndryshimet kushtetuese, atëherë kryeministri Thaçi do ta shfrytëzojë këtë votim si mocion dhe do ta çojë vendin në zgjedhje të reja, sipas modelit të vjetër.
Por, sipas tyre, ekziston edhe tjetra mundësi që Thaçi sapo të shohë se po i rrezikohet vendi në parti, për t’iu ikur refleksioneve të brendshme, të inskenojë, sikurse herën e kaluar, një mocion votëbesimi në Kuvend.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi