Nga Zeno Gjika:Përsiatje rreth vëllimit poetik “fryjnë errëra” të Have Halitaj-Elezaj
Faqja 1 e 1
Nga Zeno Gjika:Përsiatje rreth vëllimit poetik “fryjnë errëra” të Have Halitaj-Elezaj
Trëndafila dashurie mbi akull
Libri Nga Zeno Gjika Përsiatje rreth vëllimit poetik “fryjnë errëra” të Have Halitaj-Elezaj Dhe unë, duke marë aromën e tyre me vete, po i rikthej në shënjë mirënjohjeje dhe urimi bashkë, kësaj poeteje të re, si një karafil, nëpërmjet jush dhe Fjalës së Lirë, këto shënime çasti.Mjafton vetëm të mendosh fjalën “kallkan” dhe menjëherë parafytyron, ose diçka të ngrirë nga të ftohtit, ose së paku një fushë të mbuluar nga një dëborë e ngrirë, mbi të cilën fërshëllen era me një ulërimë ngjethëse. Thua se ulërijnë njëqint djaj.Mjafton ta përmëndësh këtë fjalë veç një herë dhe nëpër trup të të kalojnë mornica dhe vetvetiu të kryqëzosh krahët e të mbledhësh trupin, si për tu mbrojtur nga një frushullima e një ere të ftohtë. Çdo gjë mund të parafytyrosh pas kësaj fjale, por çdo gjë që parafytyron është ose e vdekur ose në vdekje.Ndaj të duken tepër të zakonëshme dhe të goditura vargjet e poezisë “errësirë kallkan” ; Era qan me klithma të egra/ errësirë kallkan. Dhe më pas sikur do ta plotësojë formatin e akullsisë vijon me vargjet ngjethëse; Ulërijnë në vesh ogurzezat/…Flakëzjartat vetëtima/spërndritin errësirën kallkan/….e digjen yjet në shuarje nga të ftohtit kallkan.Të duket se po ecën nëpër akull…Duke qënë se më parë patëm lexuar poezinë e çeljes së vëllimit “shfryjnë errëra” e cila na prezantoi një stinë plot errëra çmëndurake, duke qënë se mardhëm ne e mendimet tona te “errësirë kallkan” dhe ca më tepër poezia tjetër “mallkim” na jep një panorama të ferrit dantesk, të krijohet përshtypja e parë se leximi i këtij libri do jetë si një shëtitje në varreza, një ditë dimri, plot ngricë dhe errë të ftohtë.Dhe parafytyron lexim epitafësh ose më e shumta, një kushtim postmortem.Sepse, kursesi në këtë akullnajë nuk shpreson që të ketë mbetur gjallë ndonjë filiz jete. Prandaj befasohesh dhe nxiton të ngrohesh pak te “sytakim” aty ku; sydritë e syzjarr u takuan.Shikoni pak miq, nuk u takua as “sorkadhja me luanin” as thëllëza me fajkoin, as lumi me detin.U takuan sytë e zjarrtë dhe sytë e ndritur. S’di pse më kujtohet një fjalë që thotë; Dashuria fillon nga sytë dhe, fatkeqësisht….. te sytë mbaron.Tash digjen bashkë/dritëezjarreflakë. Me këtë gjetje kaqë befasuese autorja të pregatit për supriza të reja, duke të përmbysur komplet parafytyrimin fillestar, të zymtë e të ftohtë, të trishtë si një varrezë. Ndonëse :Vetullarënë natyra turfullon/ ftohti hekurt kallkan/mbretëron. Dhe mbi këtë të ftohtë ngrihet autorja dhe deklamon; Malet flakë le të digjen/…Ti mos u largo. Sepse;..Digjem në zjarrin tënd/në ëndrat e tua lodroj. Çuditërisht peisazhi ndryshoi si me magji, u zhdukën akulli dhe të ftohtit dhe erra sjell aromë trëndafili. Të duket se je në një trëndafilishte. Kalon sa në një trëndafil te tjetri dhe s’di tek cili të qëndrosh. Sepse te këta trëndafila, nga sytë e hënës së dashuruar pikojnë yje. Dhe këta trëndafila kanë të shkruar në petale disa emra të dashur për autoren nga Peja, disa emra që më shumë se pjesë e familjes dhe e biografisë së saj, janë rrënjët dhe lulet e pemës së jetës së saj. Të asaj peme që i qëndroi përballë dhe i rezistoi, si furtunave dimërore të një jete nën pushtim ashtu dhe kallkanit të një genocidi primitiv. Dhe jo vetëm që i rezistoi si gjallim, por ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se i rezistoi me dinjitet dhe personalitet. Çfaqje e këtij personaliteti është dhe ky vëllim poetik, ardhur në Sarandë nga Shtutgarti dhe të cilin, miku im Timo Mërkuri, insistoi që ta lexoj. Unë e lexova vërtet me vëmëndje dhe kënaqsi, gjithnjë e në rritje. Dhe në rast se ndokush do më kërkonte që me pak fjalë të thoshja diçka portretizuese për këtë poete, unë do t’u thoshja miqve të mi poetë që të presin dhe të mirëpresin surpriza të reja nga kjo simotër e tyre kosovare. Gjithsesi, surpriza të këndëshme. Por le tu marim erë trëndafilave poetikë të këtij vëllimi; Hidhmë njatë shikim/me njata sy/thëngjij zjarri… Përqafomë/nga afër ta ndjej vetëm një cast/në kraharor vullkanin….dhe mos folë asgjë. Gjysma ime/në brendinë tënde përvëluese/ndonjëherë edhe tulatur rri. E kush mund të largohet nga një trëndafilishte e tillë vallë. Dhe po deshe të largohesh;-Mos u buzëqesh luleve/e valës së lumit mos ia pëshpërit hallet/….po deshe të më harosh/haroi pra perënditë. E pra miq, të gjithe e dimë, të harosh dashurinë është si të harosh perëndinë. Aqë e pamundur është. Sepse vetë dashuria është një dhuratë perëndie. Sepse tjetër gjë është të largohesh dhe tjetër gjë është të harosh. Largimi është i shpejtë, harimi është i pamundur. Dhe këtë e thotë një vajzë që rinia e saj …u përshkua furtunshëm. Prandaj nuk është një deklaratë por është një konkluzion. Thashë më sipër se vëllimi nis me akullnajë dhe kallkan.Dhe të kuptojmë se më shumë se sa akull dhe errë e ftohtë shtigjeve e brinjave është fjala për akullin e kallkanin shpirtëror, që na imponohet.A nuk të shkakton mornica në trup edhe një shikim i shtrëmbër i një njeriu që do dhe nga i cili prêt dashuri. Kallkani i një shikimi qënka i tmershëm. Po një klithmë e tipit “alt”, a nuk e ngrin jetën në vënd si shikimi i Meduzës. Nëpër këto klithma ka rendur autorja dhe jo vetëm poetikisht, por ajo që mësojmë nëpër vargje, është fakti i një rendjeje reale. Një rendje, jo vetëm për të shpëtuar jetën, por dhe një rendje për të shpëtuar, dhe mbi të gjitha, për të ritur një dashuri. Të njoha rininë rebele/të pashtruar veç dashurisë pëshpërit ëmbëlsisht autorja te poezia aqë njerëzore që nis me fjalët e gjithë vajzave të botës, me fjalët; Trimi im. Po mërgimi a nuk është një mardhje e shpirtit dhe e shpresave, a nuk rinë ëndrat të tulatura si gruri nën dëborë, në pritje të pranverës së kthimit. Dhe ëndrat aratisen e vijnë në vendlindje, ashtu siç shtegëtojnë zogjtë viseve të ngrohta. Dhe bën shumë ftohtë në Shtutgart të Gjermanisë për këtë çikë Kosove. Ndaj ajo mbajti e riti në zemër, si nëpër sera moderne, trëndafilat e ëndrave të saja, të cilat i mblodhi në një tufë(në vëllimin e saj të parë poetik) dhe na i dërgoi ne. Dhe unë, duke marë aromën e tyre me vete, po i rikthej në shënjë mirënjohjeje dhe urimi bashkë, kësaj poeteje të re, si një karafil, nëpërmjet jush dhe Fjalës së Lirë, këto shënime çasti. |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fatime Kulli: Mendime rreth vellimit poetik “Ndjenjën e lashë në prehërin tënd” të Adile Baletës
» Persiatje ditore rreth keqveprimeve dhe stërkeqjeve institucionale!
» Skënder Braka:Rreth vëllimit me tregime “ DORA E JETËS” e poetes dhe prozatores Viktoria Xhako.
» GJERGJ NIKOLLA:Disa mendime rreth vëllimit me tregime “DORA E JETËS” e Viktoria Xhakos.
» VIKTORIA XHAKO:NGA PROMOVIMI I VËLLIMIT TIM POETIK “TESTAMENTI”
» Persiatje ditore rreth keqveprimeve dhe stërkeqjeve institucionale!
» Skënder Braka:Rreth vëllimit me tregime “ DORA E JETËS” e poetes dhe prozatores Viktoria Xhako.
» GJERGJ NIKOLLA:Disa mendime rreth vëllimit me tregime “DORA E JETËS” e Viktoria Xhakos.
» VIKTORIA XHAKO:NGA PROMOVIMI I VËLLIMIT TIM POETIK “TESTAMENTI”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi