Vetëm pas certifikimit të rezultatit, mund të flasim për qeverisje të ardhshme
Vetëm pas certifikimit të rezultatit, mund të flasim për qeverisje të ardhshme
Vetëm pas certifikimit të rezultatit, mund të flasim për qeverisje të ardhshme
Behgjet Pacolli
Disa hapa për besimin tek zgjedhjet
Mediet vazhdojnë të spekulojnë për bisedime për qeverinë e ardhshme, ndërkohë që procesi zgjedhor ende nuk është përmbyllur. Mediet vazhdojnë të supozojnë përbërjen e kësaj qeverie, ndërsa procesi zgjedhor, themeli i çdo qeverisje të drejtë dhe të ndershme, ende nuk është vendosur siç duhet. Duke vlerësuar nevojën që ka publiku për transparencë, unë e çmoj informimin mediatik që ju bë takimeve apo aktiviteteve të mia të premten në Rahovec me kryetarin e LDK-së, zotin Isa Mustafa dhe të shtunën me kryetarin e PDK-së, zotin Hashim Thaçi. Me insistimin tim, gjithçka u bë publike, dhe u konfirmua ajo që ne kemi thënë vazhdimisht, se AKR-ja, gjegjësisht Koalicioni për Kosovë të Re nuk ka vijë të kuqe për bashkëpunimin në të ardhshmen.
Por, unë sot dua të shtroj shqetësimin për cilësinë e rivotimit nisur nga të metat e procesit zgjedhor. Cilësia e mirë e këtij rivotimi, do të sjellë në certifikimin e rezultatit dhe procesit në tërësi. Unë këtë ia bëra të ditur kryeministrit Thaçi, i cili mban përgjegjësinë e vet si kreu i qeverisë, e cila ka kompetenca të rëndësishme për zgjedhjet. Vetëm pasi të kemi certifikim të rezultatit, atëherë mund të flasim për çdo qeverisje të ardhshme, pa paragjykime ndaj askujt, si ndaj atyre që kanë qenë një vit, tre apo dhjetë vjet në qeverisje, si ndaj atyre që vijnë për herë të parë në ekzekutiv. Certifikimi i zgjedhjeve nuk na nevojitet vetëm për krijimin e qeverisë, por dhe për ruajtjen e imazhit të Kosovës, të popullit të Kosovës që i ka kapacitetet të krijojë një shtet funksional. Edhe trajtimi i problemeve të vëna re në fazën e parë të votimit është dëshmi e këtij kapaciteti. Në çdo vend normal zgjedhjet mund të sjellin probleme, por zgjidhja e tyre është dëshmi se shteti funksionon. Janë disa momente ku unë dua të bëj apel për cilësinë e zgjedhjeve, nisur nga vendimet e fundit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, PZAP.
Do i kërkoja PZAP-it, të bëjë publik emrat e të gjithë komisionarëve komunalë të cilët kanë abuzuar dhe kryer transaksione materiale e morale me votën e sovranit. Duke vlerësuar angazhimin e Prokurorisë së Kosovës për të vepruar ndaj krimit elektoral që është dhe krim penal, do të kërkoja që dënimi i komisionarëve që kanë shkelur dhe që do të shkelin ligjin dhe në të ardhmen, të bëhet me procedurë të përshpejtuar. Por kujdes: nuk duhet të ndëshkohen vetëm komisionarët, apo nivelet e ndryshme të personelit kompetent të administratës zgjedhore. Përgjegjësia penale duhet të shtrihet atje ku ekziston dhe tek palët e tjera. Ndëshkimi shembullor i shkelësve sot do të na sigurojë proces shembullor nesër.
KQZ-ja, nisur nga vendimet e PZAP-it për komunat ku do të bëhet rivotim, duhet të bëjë urgjentisht ndërrimin e këtyre komisionarëve. Në ato zona, dhe këtu është roli i qeverisë, duhet të ushtrohet mbrojtja dhe me polici e qendrave të votimit të zgjedhjeve, diçka që do të zvogëlojë hapësirën për manipulime dhe vendime ad hoc.
Komisioni Qendror Zgjedhor, me gjithë vërejtjet që mund të kemi për të, mbetet institucioni themelor për certifikimin e zgjedhjeve. Ne e vlerësojmë vendimin e tij për shtrirjen e rinumërimit në 40% të zonave, një hap që e shton besimin në integritetin e procesit. Por ai duhet të udhëheqë një monitorim shumë më transparent dhe më të ndërgjegjshëm të rinumërimit të votave për subjekte dhe kandidatë në të gjithë komunat e mbetura në Qendrën e rinumërimit. Kur unë them monitorim transparent, dua të potencoj se duhet të raportohet herë pas herë në media lidhur për qartësimin e dyshimeve për rinumërimin e votave në 5 komunat ku do të kemi rivotim, por dhe për pjesën tjetër. Një proces kaq i gjatë deri në dhjetëditëshin e parë të janarit krijon vetvetiu dyshime, edhe sikur të mos kishim informacion për keqbërje. Ndaj ruajtja e një raporti transparent me mediet dhe me publikun, është thelbësor. Ky proces gjithashtu duhet të mbikëqyret 24 orë nga ai që ka nivelin më të lartë të përgjegjësisë- Kryeshefi, bashkë me stafin e tij. Asnjë hallkë e procesit nuk duhet të neglizhohet: as rinumërimi për subjekt, as rinumërimi për kandidat, sepse ka zëra që po luhet dhe me rinumërimin për kandidatë. Për këtë duhet të urdhërohen të gjithë zyrtarët e kësaj Qendre të përmbahen nga të gjithë veprimet e mundshme antiligjore që lidhen me këtë proces.
Unë jam i bindur se Kosova, institucionet e Kosovës e kanë kuptuar këtë herë sesa i rëndësishëm është ky proces zgjedhor, cilësia e tij për stabilitetin e ardhshëm të shtetit tonë të ri, për imazhin e këtij shteti dhe duhet falënderuar miqtë tanë perëndimorë në veçanti ambasadorin amerikan i cili dha me të vërtetë kontribut të jashtëzakonshëm me ndërhyrjen e vet ditën e zgjedhjeve.
Më së fund doja të propozoja diçka që nëse nuk mundet të realizohet që këto zgjedhje, duhet me çdo kusht të kryhet në zgjedhjet e ardhshme. Meqenëse Kosova është vend i vogël ku distancat e largëta përshkohen brenda një kohe të shkurtë, atëherë KQZ duhet ta kryejë në qendër procesin e numërimit të votave për zonat ku do rivotohet në 9 janar. Ky është një moment kyç në reformën zgjedhore të së nesërmes. Çdo individ, pra çdo komisionar është i prirë të abuzojë, por ne duhet krijuar sistemin që ta frenojë atë. Qendërzimi i numërimit në Prishtinë, apo në qendrat e komunave diçka normale për sistemin proporcional kombëtar, është një hap që rrit transparencën, zvogëlon ndikimin e komisionarëve të QV, shton besimin në rezultat. Edhe monitorimi i këtij procesi me kamera, është një masë që rrit transparencën dhe zvogëlon kontestimin.
Jam plotësisht dakord me konstatimin e kryetares së KQZ-së, se problemet filluan kur komisionarët u bënë partiakë. Për të gjithë këto probleme, për numërimin e centralizuar të votave, për komisionarë jopartiakë,për ndëshkime të rrepta për shkelësit e ligjit, për një reformë zgjedhore moderne, duhet ulur në tryezë menjëherë pas krijimit të qeverisë së re. Por më së pari duhet të kryejmë sa më shpejt regjistrimin e popullsisë. Ai është thelbësor për votën, për lëvizjen e lirë të popullit të Kosovës pa viza, për dokumente të sigurt, për gjithçka.
U mundova të tregoj se për ne si Koalicion për Kosovë të Re, nuk është me rëndësi krijimi i qeverisë së re, por një proces i besueshëm zgjedhor. Ky proces kalon nga këto hapa të propozuar e që vendosin besimin mes nesh. Besimi është kyç, për t’ia nisur sfidave të reja të shtetndërtimit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Presidenti mund të zgjidhet javën e ardhshme
» Berisha: Kuvendi mund të shpërndahet javën e ardhshme
» Komunikatë e familjarëve Geci, Dajaku, Kastrati, Azemi, Imeri e Behrami nga Drenica:Me ty Azem Syla mund të flasim edhe me Kanunin e Lekë Dukagjinit
» Vetëm Thaçi mund të më shkarkoj
» Vetëm LDK-ja mund t’ i zgjidhë problemet e grumbulluara në Kosovë
» Berisha: Kuvendi mund të shpërndahet javën e ardhshme
» Komunikatë e familjarëve Geci, Dajaku, Kastrati, Azemi, Imeri e Behrami nga Drenica:Me ty Azem Syla mund të flasim edhe me Kanunin e Lekë Dukagjinit
» Vetëm Thaçi mund të më shkarkoj
» Vetëm LDK-ja mund t’ i zgjidhë problemet e grumbulluara në Kosovë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi