LB kundër emërimit të shkollës “Ibrahim Rugova”

Nga Syzana Frrokaj më 11.03.2009 në ora 15:29
Dega e Lëvizjes për Bashkim (LB) ka reaguar ndaj vendimit te Kuvendit Komunal të Kastriotit, për emërimin dhe riemërimin e shkollave, palestrës sportive dhe ngritjes së busteve
Kuvendi Komunal i Kastriotit, në mbledhjen e mbajtur më 25 shkurt 2009, në bazë të ligjit të vetëqeverisjes lokale ka vendosur që emri i shkollës fillore “Pandeli Sotiri” në Kastriot të bartet në shkollën në ndërtim në Kastriot të Vjetër, ndërsa kjo shkollë të emërohet “Dr. Ibrahim Rugova”.
Dega e LB-së konsideron se këshilltarët kastriotas, me këtë vendim, ka bërë gabim të rëndë, i cili nuk është në pajtim me ushtrimin demokratik të pushtetit të deleguar nga ana e qytetarëve të kësaj komune.
“Ndërrimi i emrit të një pishtari të arsimit shqip, me emrin e një politikani nuk mund të konsiderohet ndryshe, pos si emërim politik. Një emërim i tillë, bazuar në tekat individuale a të një grupi, nënkupton që kjo mund të ndodhë sa herë që ndërrohen grupet e qeverisjes së komunës”, thuhet në një reagim të kësaj dege, dërguar medieve.
Në mbledhjen e fundit, KK i Kastriotit, ka vendosur gjithashtu që në sheshin e lirisë të ngrihet busti i Aziz Krasniqit - Zhilivodës; te rrethi i qytetit, në afërsi të hekurudhës, të ngrihet busti i dëshmorit të kombit Fahri Fazliu, si dhe që në parkun e qytetit, para Shtëpisë së Kulturës, të ngrihet busti i Nënës Terezë.
Sipas LB-së, të gjitha pikat e vendimit janë në kundërshtim me aktet normative të vetë komunës, ndërsa pika për ndërrimin e shkollës është edhe në kundërshtim me udhëzimet administrative të Ministrisë së Arsimit. Sipas këtij udhëzimi, Këshilli i shkollës i bën kërkesë Drejtorisë Komunale për Arsim me më se paku tri propozime, e kjo pastaj kërkesën e kompletuar ia dërgon MASHT-it për emërim ose riemërim të shkollës.
“Pra, çështja e ndërrimit të emrave të shkollës as që mund të shtrohet në kuvendet komunale. Ndërsa, për emërimin e shesheve dhe palestrës, sipas ligjit dhe statutit komuna është dashur t’i pyesë qytetarët nëpërmjet ndonjë forme të organizuar”.
Kjo parti akuzon këshilltarët për papërgjegjësi që votojnë vendime në kundërshtim me aktet normative të Komunës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Faruk TASHOLLI:IBRAHIM RUGOVA DHE AUTOSTRADA "IBRAHIM RUGOVA"
» Rugova: Sot u ndje mungesa e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova
» Dr.Ibrahim Rugova - Na Mungon
» Autostrada Ibrahim Rugova
» Ripërtërihet Ibrahim Rugova

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi