Ibrahim Egriu:PERKUJTIM: 6 vjet pa poetin dhe artistin komik dibran, Atli Piperku!
Faqja 1 e 1
Ibrahim Egriu:PERKUJTIM: 6 vjet pa poetin dhe artistin komik dibran, Atli Piperku!
Ibrahim Egriu:PERKUJTIM: 6 vjet pa poetin dhe artistin komik dibran, Atli Piperku!
Sot, më 23 dhjetor*10, mbushen 6 vjet nga dita kur pushoi së rrahuri zemra e komikut të mirënjohur dibran, e aktorit dhe e poetit -Atli Piperkut, vëllai i kompozitorit më të shquar dibran dhe mbarëkombëtar-Musa Piperkut. Ceremonia e varrimit iu bë ne Dibrën e tij kreshnike. Qytetarët dibranë me nderime të mëdha u ndanë përgjithmonë prej tij, duke ia dhënë lamtumirën e fundit, birit të tyre të dashur dhe gjithmonë të buzëqeshur-Atliut; i cili ndërroi jetë në Ditelindjen e Krishtit, duke qene se dhe ai ishte ashtu i drejtë, ashtu i dashur dhe aq
fisnik, bujar dhe me zemer te madhe.
Themi kështu sepse, zemra e tij ka qenë gjithmonë e qërruar nga
nga egoizmat. „ Zemra e qërruar gjithmonë është e gëzuar “. Ai, për herë ka qenë i buzëqeshur dhe kurrë s’dinte t’ia thejë zemrën dikujt. Nga goja e tij rrjedhte vetëm se mjaltë, ndaj, me siguri dhe Zoti i gjithësisë, njerëzve të tillë do t’u ofrojë vende të këndshme në Parajs, ku rrjedhin lumenj të mrrekullueshëm.
S’na harohen asnjëhrë rolet e tij plot humor në dramën”NITA” dhe në pjesët tjera teatrale. Ai, asnjëherë s ’dinte ta ngrejë tonin e zërit e të
të pisket me zë të lartë. Nga natyra ishte i qetë, i ngadalshëm dhe, mjaf
tonte edhe pa folë, vetëm se përmes gjestikulacionit të fëtyrës së tij, nje
riu detyrohej të buzëqesh e jo më kur fliste ai.
Atliu, shoku im, me i dashur qe i pari, i cili me inspiroi qe te merrem me dramaturgji. Imi, me thoshte, sa here qe te perpunosh ndonje fabule me nxenesit e tu, dramtizoje: P.sh: Fabulen “Ujku dhe qëngji”, nxirri dy nxënës dhe, duke ua caktuar rolet, do kesh me shume sukses. Ashtu veprova, sic me udhezoi, Atliu i dashur, per here te pare kur fillova detyren si mesues, ne Ternove te Gostivarit. Pra, ai me ngjalli
dashurinë ndaj kesaj gjirie letrare dhe qe korra sukese të mëdha.
Falënderime o shok e vella i dashur-Atli!
Në fund te shtatorit ’04, Për të fundit herë erdhi se bashku me bashkëshoerten e tij, Bujaren, Atliu ishte shendoshe e mire, si molla dhe, ne çastin kur, Meska i sherbeu me çokollata, Bujarja tha:
Jo nuk dua, duke qene se e kam semundjen e sheqerit!
Menjeherë, nderhyri Atliu i ndjere e tha:
Une e kam semundjen e krypës.-U qeshem me te madhe te gjithe!
Që në vitet e ’ 70 -ta, u kyç në Lidhjen e Studntëve Kosovarë ”Përpjekja”, u aktivizua dukshëm në të. Dashuri të madhe ushqente ndaj popullit të vet të shtypur shekuj me radhë.
Ai e deshte Atdheun të lirë e demokratik. Po aq e deshte dhe Kosovën të lirë e të pavarur.
Ai merrej dhe me shkrime, shkruante poezi dhe ishte anëtar i Klubit Letrar ”Dibra“.
Afërsia e tij, sjellja e tij fisnike dhe vyrtytet e larta njerëzore, gjithmonë kanë qenë dhe do të mbesin udhërrëfim për ne dhe për brezërit e ardhshëm. Ai për herë do jetojë i gjallë në zemrat tona.
Dheu i Dibrës i qoftë i lehtë !
Shpirti i tij i çiltër le të prehet plot dritë !
Malme-Suedi 23 dhjetor ’10 Me dhëmbje, dashuri e respekt,
I. Egriu me familje
Dy poezi, që i shkroi 16 vjet më parë, dora e Atliut të ndjerë!
Fort i dashur dhe i respektuar Ibrahim !
Ma bëre qejfin që ma dërgove fotografinë, por ishte diçka më interesante poezia, të cilën ta kish dedikuar një arsimtare me përvojë nga Mitrovica e Kosovës, zonja Xhezide Isufi, me këto vargje:
Kur bën ftohtë e fryn veriu,
të ngrohtë na mban Ibrahim Egriu.
Eshtë njeri si shumë të tjerë,
por që kryn vepra me vlerë.
Në botën e gjërë, ku humbin gjurmët,
ruan arsimin, zgjëron kulturën.
I tregon botës se kush jemi
dhe prejardhjen nga e kemi.
Me këto punë nderon Atdheun
e qet në shesh dhe Skënderbeun.
XH. ISUFI
P. S:-Si duket ka njerëz që dijnë të çmojnë kontributin dhe angazhimin e të tjerëve për mirëvajtjen e çështjes kombëtare.-Atliu
Ja një poezi të shkurtër, të cilën ua kushtoj fëmijëve të tu:
PRINDER TE SHKELQYESHEM
-Lum Ju që keni Ibrahimin,
patë botën, njohët Perëndimin,
të katër djemtë duhet të mburren,
që kanë Ibrahimin e Mensuren.
Prindër të dashur me plot meritë,
të katër djemtë i nxorrën në dritë.
Dritan o babaxhan,
nderoni prinërit !
Qofshin të rinj ose të vjetër,
se prindët Tuaj s’i ka kush tjetër !
Lulëzim e Ti Sazan,
prindërit Tuaj të tjerët s’i kan’,
sukses e fitore në jetë dhe Ti Jashar,
me dëshir’ që harmonia t’u ecë mbar !
Këta udhëzime dhe dëshira të respektimit,
jua dëshiron shoku më i ngushtë i Ibrahimit,
me nostalgji prej së largu si këng’ e fyellit të bariut,
të fala të përzemërta famijlare keni prej Atliut.
Dibër, më 30 shtator ’94 v. Me repekt vëllazëror,
Atli Piperku
E respektuara Mensure dhe i dashur vëlla Ibrahim,
Duke Ju falënderuar për fotografinë, më inspiroi qëndrmi juaj
në te dhe Ju kushtova një poezi të shkurtër:
Pranë dritares mbi karige ulur
me shikim kah vendlindja e sajë
në një ambient shum’ të bukur
pret një lajm me plot uzdajë.
I ngritur në këmbë-afër shpinës
me buza-gaz tek ajo dritare
qëndron si zogu pran’ Xheraldinës
Ibrahim Egriu nga Dibra e Madhe.
E kam pranë meje fotografinë
ate e sodis unë me respekt
e kujtoj rininë e miqësinë
dhe flas me të në këtë moment.
Me gjithë se mosha e bën të vetën
përsëri shihen shenjat e freskisë
sinqerisht ju them të vërtetën
akoma nuk shoh shenja të pleqërisë.
Pranë meje e mbajta gjatë atë fotografi
ca fjalë me Ju në atë çast bisedova
me plot uzdajë e nostalgji
më në fund të dyve ju përqafova !
Nuk dij se çka më ka inspiruar
me fotografinë duke biseduar
duke Ju uruar çdo të mirë plot shpresë
Ju uroj Vitin e Ri 1995 ( e pesë )
Dibër, më 20 dhjetor 1994 Vëllau juaj, Atli Piperku
-Pra, saktësisht 16-vjet përpara, Atliu i ka shkruar këto vargje, ndërsa para 6 vjet, më 23 dhjetor 2004, ndërroi jetë vëllau e shoku im më i ngushtë e më i dashur i fëmijërisë.
Ndjesë pastë ! Që shpirti t’i prehet plot dritë !
Gezuar Krishtlindjet!
Malme-Suedi 23 dhjetor ’10
Me pietet, dashuri e lotë te pathara:
I. Egriu me familje
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ibrahim Egriu:Pervjetori i vdekjes së Dëshmorit, Naxhi Egriu
» Naxhi Egriu: PËRKUJTIM ME RASTIN E 50 VJETORIT TE LINDJES
» Ibrahim Egriu:23 vjetë më parë …
» Koment dhe letër nga Ibrahim Egriu
» Përkujtim, për kryemjeshtrin Ibrahim Kodra
» Naxhi Egriu: PËRKUJTIM ME RASTIN E 50 VJETORIT TE LINDJES
» Ibrahim Egriu:23 vjetë më parë …
» Koment dhe letër nga Ibrahim Egriu
» Përkujtim, për kryemjeshtrin Ibrahim Kodra
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi